Leksione elektorale nga Turqia





Supporters of Turkey's ruling AK party cheer after the election results, in Ankara.N. Seitaj

Nga të dhënat e fundit të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme lokale në Turqi  fitorja e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) udhëhequr nga kryeministri aktual Rexhep Tajip Erdogan është  sa e thellë aq edhe debat-ndjellëse, jo më për ndershmërinë e tyre – edhe pse kontestimet elektorale mes palëve në vendet demokratike janë normë – sesa për të ardhmen e vendit më të rëndësishëm të Mesdheut Lindor. Edhe pse ishin të karakterit lokal, angazhimi energjik i vetë kryeministrit Erdogan në fushatë si dhe jehona e përcjellë në shtypin perëndimor ishin tregues të qartë se në këto zgjedhje nuk luhej thjesht loja rutinore mes partive rivale në gllabërimin e fetës elektorale, por vetë legjitimiteti i Erdoagn-it, legjitimitet i cili, pas “skandaleve” të fundit të arrestimeve të eksponentëve të rëndësishëm në radhët e partisë së tij, të dyshuar për përfshirje në afera korruptive, dhe shtypjes së protestave në Gezi Park, dukej sikur kishte pësuar luhatje.

Në trajtimin që faqet e disa të përditshmeve të huaja më në zë i bënë rezultateve paraprake dhe deklaratave të menjëhershme të liderit të AKP-së, pavarësisht dritëhijeve interpretative, në fokus emëruesi i tyre i përbashkët ishte qëndrimi i mundshëm që Erdogan do të mbante me “tradhtarët” –ithtarët e Fetullah Gülen-it, të cilët akuzohen prej tij si regjisorë në puçit institucional kundra tij – dhe rreziku i polarizimit të mëtejshëm mes islamistëve dhe laicistëve. Në artikullin e saj kushtuar zgjedhjeve në Turqi, e përditshmja amerikane The New York Times shpreh shqetësimin se “gjatë fjalimit të vet z. Erdogan përmendi shpesh Pensilvaninë [rezidencën aktuale të Fetulla Gülen], dhe sugjeroi se rrjeti gylenist në mbarë Turqinë do të ishte shenjestra e radhës e qeverisë”. Në vijim e përditshmja njujorkeze e definon Turqinë si “vendin e përleshjes dhe konkurrencës mes narrativave kombëtare pretenduar prej palëve, ku në njërën anë kemi kryeministrin e vendit luftëtar islamist klasik, që gëzon mbështetjen e pjesës konservatore të shoqërisë – e cila përbën gati gjysmën e vendit dikur e shtypur nga elita shekullariste – dhe nga ana tjetër oponentët e të gjitha ngjyrave, që nga intelektualët urbanë, turqit shekullarë dhe grupimet nacionaliste, të cilat i bashkon vetëm armiqësia ndaj Erdogan-it dhe se fare pak vend i lihet mundësisë për pajtim kombëtar”.

Partia më e madhe opozitare CHP (Partia Popullore Republikane), kështjella e laicizmit turk, themeluar nga Mustafa Kemali, kërkoi me çdo kusht ta zgjeronte bazën e saj mbështetëse duke e kanalizuar të gjithë të keqen në vend tek figura e Erdogan-it, por rezultatet e këtyre votimeve sugjerojnë një të ardhme fare të paqartë për rivalin e tij më të fortë opozitar.  E përditshmja britanike The Guardian gjatë anketave të bëra të dielën pranë një qendre votimi në një lagje (low-middle-class) të Stambollit solli këto opinione:

“Dua stabilitet dhe qetësi që të kthehem në Turqi – thotë biznesmeni Jusuf Dindarol. Që kur doli puna e skandaleve në dhjetor biznesi im shkoi drejt zeros. CHP-në e kemi provuar për 80 vjet dhe ata ishin të paaftë të na ofronin prosperitetin që na ofroi AKP. Nëse CHP fiton, Turqinë e mori lumi. Unë mendoj pragmatikisht dhe ekonomikisht, e hë për hë kundra AKP-së nuk ekziston asnjë alternativë e mundshme”.

Një tjetër votuese nënvizon arritjet pozitive të qeverisjes Erdogan dhe pohon: “ajo që më intereson mua janë shërbimet; unë punoj shumë larg prej shtëpisë dhe me linjën e re të metrosë këtë distancë e përshkoj vetëm për 30 minuta”. Ndërsa një tjetër votues i anketuar shfaqet “i zhgënjyer nga AKP-ja, sidomos pas shtypjes së dhunshme të protestave në Gezi Park dhe ndalimit të Twitter-it”.

Po sipas kësaj të përditshmeje, me gjithë kontestimet e palëve dhe dhunës në disa qendra votimi në kufi me Sirinë, të cilat kishin të bënin me konflikte lokale, procesi vazhdoi i paqshëm. I jashtëzakonshëm ishte edhe angazhimi i shoqërisë civile, ku si rrallëherë shpresa për një frymëmarrje demokratike të vendit ishin  të prekshme. Mijëra vullnetarë i mbanin sytë të mbërthyer nga kutitë e votimit.

Këto zgjedhje dëshmuan se opozita turke është mjaft e dobët, e orientuar nga kundërshtimi i dhunshëm, pa alternativa, madje duket sikur ekziston thjesht si lëvizje anti-Erdogan. Ndërsa nga ana tjetër, politikat ekonomike dhe sociale të kryeministrit Erdogan i japin shpresë, siguri e mirëqenie miliona familjeve. Në fundin e analizës së tij kritike mbi votën në Turqi, Dr. Muhammad Abdul Bari, ndër të tjera, këshillon se “që Turqia të arrië një demokraci të fortë duhet të ketë në radhë të parë një opozitë të fortë dhe të përgjegjshme […], pakënaqësia që ata mund të kenë me qeverinë sfidohet vetëm duke forcuar bazën e mbështetjes politike dhe duke u treguar të përgjegjshëm e jo duke iu kthyer dhunës”.

Për t’u nënvizuar së fundmi, – duke iu kthyer atmosferës tonë mediatike, që prej kohësh përcjell me kërshëri e patos ngjarjet në Turqi, sikur të ishin probleme globale direkt të lidhura me Shqipërinë, – rezultati i zgjedhjeve lokale turke kaloi pothuajse në heshtje, por jo i harruar, ndryshe nga hapësira dhuruar çdo proteste antiqeveritare në atë vend. Ajo çka iu kujtua lexuesit shqiptar mund të përmblidhet me titullin domethënës Përgjaken zgjedhjet në Turqi, skenarët për partinë e Erdogan: Turqia i dha një leksion demokracie edhe Italisë, e cila drejtohet nga një kryeministër tavolinash (të një partie që ka 1/3 e votave), ndërsa mediat tona theksojnë “përgjakjen” e ndodhur në kufi me një vend që është në luftë prej tre vitesh. Mund të kuptohet qendrimi i thatë i shtypit, bie fjala, spanjoll, por jo indiferenca e një shtypi që ka dekoruar faqet e veta, thuajse çdo ditë, me bëmat opozitare turke, çka të lë shijen e një zie informative. Aq më tepër kur Erdogan ka rritur përqindjen e votave nga 39% (2009) në rreth 45%, dhe pa mekanizmat LSI.

Comments

  • Po twitterin e ka ndal Rusia 24 her , sh.b.a 280 her , Anglia 140 , Franca mbi 200 here ….. mir ja bojn twitterit se sosht twiterr modernizim !

  • Eshte interesant fakti qe ne Shqiperi ne shume gazeta dhe faqe interneti kemi lexuar plot lajme ku kritikohej qeveria turke dhe kryeministrin ne menyre te vazhdueshme. Pa folur pastaj per postime kritike ndaj qeverise, like e komente te ndryshme ne facebook (nga turqishtfoles te ndryshem shume prej tyre punojne ne institucione serioze zyrtare ku kane dhe bashkepunim me qeverine turke).
    Nuk e di se pse shqiptaret duhet te kishin kaq shume informacion rreth probleme te brendshme te Turqise thuaj se do te votonin ne zgjedhjet lokale. Besoj qe ndikimi xhemator i nxori jashte kontrollit gjithe shkruesit antierdogan te cilet si rralle here dolen zbuluar duke vene “ne rrezik” investimet edhe bizneset e tyre ne Shqiperi. Pas zgjedhjeve shume komente ishin hequr nga adresat e tyre te fcb dhe nje qetesi e plote pllakoi faqjet e internetit.
    Per me shume po dergoj disa nga materialet te dy faqeve me aktive rreth lajmeve te Turqise. Mund te shihni dhe disa nga bizneset qe reklamojne ne keto faqe nder ta Universiteti Bedr….
    Po dergoj disa linke te faqeve Albeu dhe gazetastart duke i bashkengjitur dhe ndonje pjese te shkurter interesante dhe domethenese te cdo artikulli.

    http://www.albeu.com/bota/partia-e-kryeministrit-erdogan-shpallet-fituese-e-zgjedhjeve-lokale-ne/146483/
    Por, pavarësisht rezultatit të deritanishëm, për herë të parë në Turqi vihet në dyshim rezultati zgjedhjeve pasi pas fillimit të numërimit, në 35 qytete të ndryshme të Turqisë ka patur ndërprerje energjie, për të cilat opozita dhe mediat e pavarura hedhin hije dyshimi ndërsa për herë të parë ka kontestime rezultatesh në mbi 1000 vendvotime.

    http://www.albeu.com/bota/defne-samyeli-femra-qe-tmerron-erdoganin-foto-lajm/146296/11/#foto
    Defne Samyeli, ish-Miss Turqia, mund të jetë gruaja protagoniste në një video “me dritë të kuqe” me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan.

    http://www.albeu.com/bota/turqia-pa-twitter-erdogan-kerkon-te-nxise-protesta-kunder-vetes-/145217/
    Sipas sondazheve Erdogani ka zbritur 29% te votave….

    http://www.albeu.com/bota/ku-po-shkon-turqia/144680/
    A eshte Guleni një shpëtimtar i Turqisë
    http://www.gazetastart.com/turqia-voton-prove-e-rendesishme-per-erdoan-in_21659.html
    60% e turqeve mendojne qe akuzat ndaj Erdoganit jane te verteta
    http://www.gazetastart.com/turqi-qeveria-bllokon-twitter-in_21253.html
    Me bllokimin e pjesshme te twiterit Turqia qendron perkrah vendeve si Koreja e Veriut, KIna, Arabia Saudite dhe Irani
    http://www.gazetastart.com/turqise-i-duhet-nje-kushtetute-e-re-per-te-ruajtur-demokracine_20850.html
    Fethullah Gulen-FInancial Times
    http://www.gazetastart.com/turqi–kryeministri-erdoan-ben-te-qaje-bosin-e-gazetave-turke-video_20737.html
    http://www.gazetastart.com/turqi-erdoan-shpall-fitoren_21685.html
    Ne keto zgjedhje Erdoganit i erdhi ne ndihme dhe krahu i opozites qe nuk u bashkua ne nje front te vetem opozitar
    Nga sa shihet me te interesuar per zgjedhjet kane qene pasues te kundershtareve te Erdoganit sesa simpatizante te cilet jane te shumte ne numer dhe disa here me fanatik dhe te ashper ne debate por qe kete here nuk i kemi pare te shkruanin ne gazeta apo te jepnin lajme kundra Gulenit dhe pasuesve te tij. Me sa duket personat qe kane interesa financiare me levizjen e Gulenit u munduan te benin nje zhurme te panevojshme duke treguar qe model i Islamit politik te Erdoganit eshte i deshtuar dhe vetem alternative e tyre eshte zgjidhja me i mire. Por votimet e fundit treguan edhe njehere qe populli voton njerezit qe jane me afer tyre dhe i sherbejne direkt, ndersa grupimet “elitare” jo shume transparente, qe e lidhin sherbimin me biznese vazhdojne te jene te dyshimta dhe te paperkrahura nga masa e popullit. Shpresojme qe perplasjet e tyre ne Turqi te mos reflektohen negativisht dhe ne vendet e tjera sepse te humburit do jene muslimanet e ketyre vendeve.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *