minber
Më shumë se 64 hoxhallarë kanë shprehur solidaritetin e tyre kundër ekstremizmit, por edhe identifikimit muslimanëve me të. Ata kanë apeluar ndaj të gjithë besimtarëve për të refuzuar çdo shfaqje ekstremizmi, por kanë shprehur gjithashtu denoncimin e tyre ndaj asaj pjese të elitës politike e kulturore që përpiqet ta identifikojë të gjithë bashkësinë muslimane me raste sporadike brenda saj. Deklarata është bërë publike në faqen «Xhamitë e Tiranës» në facebook dhe përveç imamëve dhe predikuesve fetarë të cilët e kanë nënshkruar, ka krijuar përkrahje të gjerë, teksa nuk mungojnë edhe zëra kundër, të cilët e shohin këtë reagim si nënshtrim përballë presionit mediatik. Megjithatë, e vërteta është se shumë prej nënshkruesve të kësaj deklarate kanë kohë që denoncojnë pikëpamje të tilla si ato të personave të arrestuar, gjë që tregon se qendrimet e kësaj deklarate janë shqetësime reale të tyre.
Më poshtë po sjellim deklaratën të plotë si dhe emrat e nënshkruesve të saj:

Ne hoxhallarët shqiptarë të poshtëshënuar, kemi ndjekur me vëmendje e shqetësim realitetin e krijuar me arrestimin e tetë besimtarëve, prej tyre dy prijës fetar, nën akuzën e terrorizmit. Nuk ka dyshim se ngjarje të tilla na trishtojnë dhe na bëjnë të ndjejmë keqardhje të thellë që ato bëhen pjesë e realitetit tonë. Keqardhja jone forcohet kur akuzat e personave të arrestuar, po rëndojnë edhe mbi të gjithë bashkësinë, duke bërë që shumë njerëz, të vetëdijshëm apo jo, ta identifikojnë atë me individë që nuk përfaqësojnë të gjithë bashkësinë.

Theksojmë se është e ditur nga gjithkush, se feja Islame nuk ka kurrfarë lidhje me terrorizmin, agresivitetin apo qëndrime anarkiste kundër ligjit dhe rendit publik. Identifikimi i të gjithë muslimanëve shqiptarë, me veprimet individuale të dikujt, të kontestuar mbi të gjitha nga vetë komuniteti i tyre, përbën një përpjekje jo të sinqertë e cilat me dashje apo pa dashje përbalt një entitet themelor për këtë vend. Ne besojmë se muslimani është i obliguar të mësojë artin e të jetuarit në një shoqëri, të cilën duhet ta pranojë me anët e saj pozitive dhe negative të saj dhe të kontribuojë me të gjitha mundësitë e tij në kultivimin e virtyteve morale dhe përmirësimin e saj të gjithanshëm.

Islami na ka urdhëruar të jemi të drejtë e të bashkëjetojmë, që 1400 vjet më parë, në shembullin frymëzues të profetit tonë Muhamedit (bekimet e Zotit qofshin mbi të). Ne dënojmë çdo përpjekje për të sfiduar shtetin dhe ligjet e tij, si veprim i papjekur dhe i pajustifikuar në fenë tonë, i cili çon në shkatërrimin e themeleve të shoqërisë. Ata që veprojnë kështu, nuk arrijnë të ndajnë dot shtetin nga pushteti dhe kjo padituri i dërgon në veprime të papërgjegjshme.

Duhet thënë se, qëndrime të tilla i kemi mbajtur në konsekuencë që herët, duke këshilluar dhe dënuar idetë e gabuara, e jo vetëm ne, por edhe shumë imamë të tjerë e shërbyes të fesë Islame, që për arsye kohe nuk firmosën këtë deklaratë.

Ritheksojmë se ata njerëz që kanë shkuar atje duke përligjur këtë veprim janë treguar kokëfortë, nuk na kanë dëgjuar dhe nuk kanë reflektuar si duhet mbi kuptimin e drejtë që feja ka mbi problemet që ata trajtojnë, pa dyshim se përgjegjësi mbajnë edhe ata që i indoktrinojnë apo rekrutojnë, jashtë çdo konsulence islame, duke i orientuar besimtarët për të ndërmarrë veprime të tilla që dëmtojnë shumë në shoqërinë shqiptare botëkuptimin e saktë mbi Islamin. Megjithatë, gjykojmë se çdo kush meriton një gjykim të drejtë e të paanshëm, si qytetar i këtij vendi, në pavarësi nga qëndrimet e tij ndaj ligjit edhe shtetit shqiptar

. Siç edhe e sanksionon edhe feja jonë, çdo njeri meriton të trajtohet me dinjitet, në pavarësi të veprës penale që mund të ketë kryer, për të cilën duhet të përgjigjet përpara ligjit. Konsumimi i një vepre penale nuk e shlyen detyrimin tonë dhe të institucioneve shtetërore për t’a trajtuar individin me dinjitet. Sulmet kolektive me terma agresivë që po bëhen sot për këta njerëz që janë në proces e sipër, nuk përkojnë me vlerat që duhet të dëshmojë një shoqëri që respekton lirinë dhe dinjitetin e njeriut. Me keqardhje konstatojmë ndër të tjera se kjo ngjarje po krijon një klimë armiqësore ndaj fesë Islame.

Kësaj klime i kanë shërbyer edhe intelektualë e media të ndryshme, të cilët, të motivuar prej skupit dhe shitjes së lajmit, por jo rrallë edhe prej paditurisë, jo profesionalizmit e madje edhe keqdashjes, po ushqejnë antiislamizmin e islamofobinë. Mënyra e trajtimit të lajmeve në mjaft raste duket sikur po kërkon të përhapë panik në mes njerëzve, ndërsa shumë opinionistë po flasin me një gjuhë aspak të përgjegjshme, që sjell vetëm indinjatë. Kjo shpjegon edhe shpërthimin e frikshëm të gjuhës së urrejtjes nëpër blogje e komente të shumta, të cilat kanë prodhuar tashmë një mjedis të tensionuar. Shteti shqiptar do të duhej të tregohej mbi të gjitha i kujdesshëm, duke vepruar me maturi, për të mos lënë pasoja më të rënda se ato që po kërkon të shërojë.

Nuk kish arsye që operacioni të ishte kaq spektakolar, që medias t’i ofrohej kaq shumë material, që në shumë rast është ende i pavërtetuar e që më shumë shton panikun e paragjykimet sesa informon publikun. Të gjitha këto, jo vetëm që nuk i shërbejnë solidaritetit shoqëror duke nxitur konfliktualitet, por dëmtojnë edhe vetë procesin gjyqësor, duke rritur ndjeshmërinë ndaj tij, gjë që vështirëson mundësitë për një proces të drejtë e objektiv. Në këto kushte shpresojmë që procesi të normalizohet pas rënies së habisë mediatike të shfaqur në fillim, duke i lënë vendin maturisë dhe seriozitetit, në mënyrë që të mund të zhbëhet sa më shumë nga e keqja e krijuar. Shteti, mediat dhe shoqëria civile duhet të kuptojnë se duhet të kontribuojnë në krijimin e kushteve për një marrëdhënie të shëndetshme të shoqërisë me fetë, e jo në të kundërtën, t’i fryjnë antagonizmave që kërcënojnë ekuilibrat shoqërorë. Vlen të theksohet se muslimanët shqiptarë janë pjesë integrale e kësaj shoqërie, si një komunitet me kontribute të jashtëzakonshme që në krijimin shtetit shqiptar.

Muslimanët shqiptarë, së bashku me shumë përfaqësues të besimeve të tjera, kanë qenë themelues të këtij shteti, si dhe luftëtarë të flaktë për krijimin e tij. Ky vend ia ka dalë të formohet e të mbijetojë falë kontributit të vyer të muslimanëve shqiptarë, shumë prej të cilëve kanë qenë klerikë, e që kanë sakrifikuar gjithçka për këtë komb. Për këtë arsye, ata që sot mundohen të përjashtojnë apo izolojnë muslimanët nga kjo shoqëri, përveçse përshfaqin një nga format më të liga të racizmit po minojnë gjithashtu themelet mbi të cilat ajo është ngritur. Shpresojmë që kjo deklaratë të sqaroje sadopak opinion në lidhje me situatën e krijuar.
Ju Faleminderit.
Neshkruesit e kesaj deklarate ( sipas renditjes alfabetike ).

1. Agim Duka
2. Ahmed Kalaja
3. Altin Cullai
4. Altin Plumbi
5. Arjan Haskasa
6. Arjan Kuteli
7. Arben Ramkaj
8. Arenc Gjevori
9. Azem Bardhoshi
10. Behar Qosja
11. Besim Nuzi
12. Besim Dervishi
13. Besnik Mollosi
14. Bilal Shkrepi
15. Bledar Haxhiu
16. Bledi Ali
17. Dashnor Karaboja
18. Durim Aliaj
19. Dritan Rrahmani
20. Edmond Cifliku
21. Eduart Gjediku
22. Eduart Jaho
23. Emrim Koci
24. Emin Bilali
25. Esat Gjokja
26. Fadil Bardhoshi
27. Fatjon Isufi
28. Fatmir Bajrami
29. Fatmir Gjediku
30. Festim Doka
31. Flori Kola
32. Gazmir Rrustaj
33. Gezim Shahu
34. Gezim Karaj
35. Genc Plumbi
36. Gentian Uku
37. Haxhi Gjediku
38. Irfan Tota
39. Justinian Topulli
40. Kastriot Bardhi
41. Migen Matraku
42. Mitat Daja
43. Muhamed Estrefi
44. Muhamed Mata
45. Murat Basha
46. Mustafa Terniqi
47. Neki Kaloshi
48. Pellumb Bajrami
49. Renato Numanaj
50. Rifat Bajrami
51. Ruzhdi Plangaj
52. Sadik h 53. Sali Bardhoshi
54. Sokol Kondakci
55. Sulejman Rustemi
56. Shaqir Shahu
57. Shuajb Rexha
58. Uthman Agolli
59. Vendim Plaku
60. Kastriot Bardhi
61. Kujtim Hasani
62. Ylber Tafa
63. Ylli Buraniqi
64. Ylli Rama

 

Comments

  • Deklarata me duket shume e sakte, dhe mendoj se ishte e nevojshme. Ndoshta duhet te ishte shprehur dhe nje lloj solidariteti me popullin sirian, por gjithsesi flm imameve per kryerjen e ketij obligimi publik.

  • Se pari, deklarata eshte shume e vonuar dhe thuajse nuk ka asnje pike rendesie pas ezaurimit te debatit ne te gjitha hallkat e sferes publike.

    Se dyti, deklarata tregon se hoxhallaret nuk e kane kuptuar akoma se realiteti perkates nuk eshte krijuar ne arrestimin, por ka shperthyer me kete akt. Ky realitet eshte krijuar prej 15 vitesh, qekur studentet e pare filluan te vijne nga Arabia Saudite, Siria, Jordania, Egjipti etj. Gjate gjithe kesaj kohe, keta nxenes dijeje kane kontribuar ne menyre percaktuese ne krijikin e sektarizmit dhe frymes se gjykimit te atyre muslimaneve qe kishin dallime ne doktrine dhe ne metode. Ndonese dalengadale nje pjese e te ashtuquajturve hoxhallare jane perpjekur te pershtaten me konditat shoqerore, sidoqofte ata kane ruajtur te paprekur sektarizmin ne doktrine dhe metode. Ngjarjet e fundit ishin kurorezimi i deshtimit te plote te klases se nxenesve te dijes dhe arsye e mjaftueshme per reflektim dhe doreheqje te plote te tyre nga detyrat qe kryejne aktualisht. Ky ishte nje deshtim i pergjithshem i KMSH-se, shoqatave dhe nxenesve te dijes. Sot, muslimanet nuk doli askush t’i mbroje dhe te mbaje pergjegjesi perpara shoqerise shqiptare. Atehere per cfare qendrojne mbi kokat tonna keta organizma dhe individe? Per te na detyruar apo orientuar dhe per te na e lene individualisht pergjegjesine?

    Se treti, pozita e muslimaneve ne Shqiperi eshte me shume se kurre e dobesuar dhe e cenueshme per shkak te injorances, kryenecesise dhe korruptimit te perfaqesimit. Kjo kaste perfaqesuese e ka humbur legjitimitetin te orientoje dhe perfaqesoje muslimanet shqiptare dhe duhet te dale te deklaroje publikisht deshtimin dhe terheqjen nga pozicioni perfaqesues. Nje perfaqesim i ri dhe me dinjitet duhet te perzgjidhet jashte influencave te organizatave dhe grupimeve te interesave ekonomiko-politike brenda xhematit.

  • kjo deklarata mban eren me ka cuar nona me la gojen.Se pari duhet te ishte permendur ne deklarate mbeshtetja ndaj popullit sirian,duhet te ishte bere para arrestimeve te personave tani me mbrapa i bie keq muhabetit gjoja po e bejme per ti bere qejfin shtetit.
    Me sa kuptoj une loja e arrestimeve eshte loje e piste qe ne te ka dhe dore KMSH per te fut ne totalitarizem hiarkik cdo shoqate institucion apo xhami qe eshte jashte juridiksionit te saj.Tani pertani KMSH po hudh nje vizion sikur po hapet me teologet duke bere dhe keshillin e tyre, sa te miratojne nje ligj qe asnje shoqate ska te drejte te kete institucion fetar apo mesime fetare pa nje kontrate paraprake me kmsh.Mbas miratimit te ketij ligji kmshistet do fillojne operacionin fshesa brenda ne kmsh dhe xhami duke larguar cdo rryme qe nuk perfaqeson rrymen sektare gylenxhije.

    Sipas gjasave skenari i arrestimit ishte planifikuar kur muslimanet shqiptare do benin kongresin e pare te muslimaneve te organizuar nga lidhja e imameve .Skenari do ishte i frikshem e mund te kishte dhe arrestime ne sallen e kongreseve, por kjo nuk duhet ti frikesoje muslimanet qe te punojne rreth asaj qe duan te veprojne.

    KEto hoxhallare qe kane firmosur kete deklarate duhet te firmosin e shume deklarata te tjera per hapjen e KMSH me te gjitha rrymat dhe grupet e interesit dhe jo vetem me klanin Gylenxhi.

    Per kete arsye une i bej thirrje muslimaneve shqiptare qe KMSh mos e shikojne me syrin e nje organizate qe i perfaqeson ato sepse dardha e ka bishtin mbrapa.

    • Ne te gjitha komentet ka te verteta qe i dime, por nuk mund te vesh shenja miratimi ose kundershtimi per te gjitha qe shkruan Skenderi apo te tjeret. Qe vellezerit tane qe jane arrestuar e kishin tepruar me kokefortesine e tyre dhe injorancen(duke nxjerre teori te veten per cdo gje dhe ben te prishur gjithe hoxhallaret qe nuk mendonin si ata) kjo nuk ka dyshim dhe nuk mund ta quash kete si nje presion qe ka bere KMSH ndaj rrymave dhe grupevev te tjera duke u bere pale me shtetin per t’i arrestuar ata pavarsisht qe mund t’i jete bere qejfi disa individieve brenda KMSH. KMSH ose ato qe e perfaqesojne duhet ta dine mire qe nuk kane aq xhemat sa kane perfaqesim ne strukturat drejtuese te KMSH. Skenderi me plote te drejte thote qe nuk ka ne deklarate asnje perkujtim dhe lutje per popullin e Sirise. Gjithashtu duhet te dime qe ata njerez jane arrestuar ne menyre te paligjshme sepse ligji per te cilin ata jane arrestuar nuk eshte miratuar akoma ne Parlament (eshte miratuar vetem ne komisionin e ligjeve me sa kam dijeni). Megjithate une jam i mendimit qe deklara pavarsisht se ishte pak e vonuar duhej bere.

  • Turp per imamet qe flasin kundra besimtareve dhe perkrahin te padrenten. Po i ka hy frika se po mbyllin xhamite e tyre e po i arrestojne . Po si nuk doli nje i hajrit ne mes ketyre mor aman , i bie qe fatos lubonja te jete nje shembull i si duhej te ishte reagimi i ketyre kalem prishurve. Po pervec Allahut mos kini frike kend tjeter o hoxhallare . Apo kujt i plasi rendesi ka qe ne darke jeni ngroht ne krevatin tuaj. Turp. Gjith kto teolog dhe ju vune nje kryetar xhahil ne koke dhe nuk vendoset as nje firme kund haha. Edhe pse keni studjuar fe prap shqiptar ne shpirt jeni lum si ne per ju. Po para nesh ne gjykim tek Allahu kush do dali? Apo i keni rujt ca firma? Ptuuu

    • Fatos lubonjen shikoje tek diskutimi mbi shamite ti sa drejt flet,megjithese deshira e mire egziston tek dikush nuk mjafton kur don te besh dicka qe s mundesh ta besh …prandaj merr pergjegjesi aq sa mundesh se pastaj jo vetem qe nuk zgjidh gje porse prish dhe pune sepse nuk i le rradhe te tjereve per te vepru.

  • Leave a Reply to A Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *