ben-blushi-kopertina-hena-e-shqiperise-640x448Vehap Kola

Në vitin 1924, intelektuali dhe kleriku i madh shqiptar Hafiz Ali Korça shkroi esenë e tij të mirënjohur “7 Ëndërrat e Shqipërisë” që në vitin 1944 do ta zgjeronte në një libër me të njëjtin titull. Edhe Hafizi e shihte me frikë të ardhmen e vendit, ndaj vendosi t’ua bënte dhuratë deputetëve të asaj kohe, që kishin marrë udhën e ujqërve që nuk të çonte në Qabe, por të qorrollepste nëpër shkretëtirë. Ankthi më i madh i Hafizit ishte bolshevizmi. Këtë ankth-mynxyrë ai e dëshmoi edhe njëherë kur shkroi veprën tjetër të madhe të tij “Bolshevizma a Çkatërrimi i Njerëzimit”, duke i bërë zbulesë katrahurës ku mund ta theqafte shoqërinë shqiptare skenari i ardhjes së mundshme të komunistëve në pushtet. Komunistët erdhën në pushtet dhe fatkeqësisht ëndrra më marrafrymëse e Hafizit u bë e vërtetë. Kuçedra që digjte ç’kishte rrotull dhe që rrekej përdhunisht të ngadhënjente mbi të tjerët i shkaktoi Shqipërisë jo pak, por 3 plagë të thella, që zor se mund t’i mbyllin shekujt: turrja verilindore drejt Moskovit, rindarja e Kosovës dhe sheshimi i strukturave sociale.

Janë pikërisht këto tre gjëndrra-zhgjëndrra lebetitëse, të cilat aktivizohen saherë në trupin e sëmurë të kombit shqiptar futet thika e helmuar e bolshevizmit. Në një situatë të tillë gjendet Shqipëria sot. Ish-Partia e Punës është ngjitur në pushtet me një votë të gjerë popullore dhe ka rrokur skeptrin e rindërtimit të shtetit dhe shoqërisë nën logon e Rilindjes. E përdhunshme dhe urrejtëse, natyra bolshevike e Rilindjes është shumë flagrante. U desh vetëm një hop majtist që politikani i majtë Ben Blushi të botonte traktatin e tij “Hëna e Shqipërisë”. Me synimin të parathotë Shqipërinë e pas 100 apo 200 viteve, rilindasi Blushi shpall një garë me rilindësin Sami Frashëri. I zënë në panik për mundësinë e dështimit të atyre tre projekteve bazë të marksizmit shqiptar, autori është vënë në punë për të sugjeruar një trajektore vetëpërmbushëse të profecive të tij.

Turrja verilindore drejt Moskovit ka 22 vite që është ndërprerë nga një zvarritje e sforcuar e shqiptarëve drejt Europës. Natyrisht, për autorin, kjo zvarritje është aq sizifiane sa ç’është orientale Shqipëria. Po për ç’arsye është Shqipëria orientale? Për fetarizmin politik dhe pabarazinë. Ja ky, bash ky, është pistili revolucionar i Blushit, ku pjalmohen idetë e tij të majta me dashurinë për Moskovin. Sekularizmi teorik i implementuar përmes asgjësimit të fesë edhe në sferën individuale nuk ka mjaftuar për çrrënjosjen e gjallnisë shpirtërore tek shqiptarët. Lufta me Zotin duhet të vazhdojë – mëton libërshkruesi – sigurisht, e sofistikuar me nocione, në dukje demokratike dhe plurale. Frymëzimi erdoganian, kërcënimi gylenist dhe politicizimi i Islamit janë thjesht disa cytje tinzare për myslimanët naivë, që mund të jenë inkurajuar nga konsiderata për perspektivën politike të këtij komuniteti. Politika religjioze është një kërcënim për bashkëjetesën fetare dhe një skenar i pamundur në Shqipëri. Është në misionin përçarës të së majtës dhe majtistëve shqiptarë që të ngjizin çdo ide të konfliktit me baza fetare, krahinore, ideologjike dhe sociale. Myslimanët shqiptarë e kanë të qartë tashmë vizionin e tyre për Shqipërinë dhe ai është: Shqipëria një vend i mirëqenë dhe i radhitur në krah të atyre që kanë ndihmuar ekzistencën e shtetit tonë, pra SHBA-ve dhe BE-së. Ndryshimi i kësaj kahjeje përnga Rusia, ëndrra në sirtar e majtistëve si Blushi, është tërësisht antikombëtar, një dhéshitje e njohur e internacionalistëve komunistë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë e Amerikë.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është sot një mundësi reale dhe më e afërt se kurrë. Nacionaliste apo jo kjo deklaratë, komunistët e treguan me sa dashuri e shihnin këtë mundësi, kur e krisën ashtin e kombit në konferencën e Bujanit. Paniku që zë të majtën shqiptare nga opsioni i bashkimit me Kosovën nuk është thjesht elektoral. Ai është gjenetik. Është në palcën ideologjike të saj. Lufta e brigadave partizane ne Kosovë kundër shqiptarëve atje dhe masakra e Tivarit formësuan skeletin politik të komunistëve dhe vazhdojnë të ushqejnë qëndrimin e ashpër kundër çdo mundësie bashkimi.

Një ndër dëmet më të mëdha që i ka bërë diktatura komuniste Shqipërisë është shkatërrimi i konfigurimit social dhe sheshimi i çdo qelize të autoritetit në vend. Zhdukja e pronës private, shtetëzimi i ekonomisë, asgjësimi i autoritetit fetar dhe shpërbërja e familjes krijoi një kamp të madh përqëndrimi dhe maksimizoi mundësitë e skllavërimit dhe kontrollit nga shteti. Në emër të Barazisë Jakobine, diktatura qëllimisht i la shqiptarët pa lidership, që të endeshin si çifuti në shkretëtirë për 45 vite. Vetëm në atë derexhe, Shqipëria nuk do të ishte e aftë ta kundërshtonte dhe t’i rezistonte regjimit komunist. Po ç’barazi e brengos Blushin: ajo e shqiptarëve apo ajo e grupit të tij parlamentar? Me të drejtë, pabarazia e atij rendi rrezikon ta lerë pa parti.

Libri i Blushit “Hëna e Shqipërisë” orvatet t’u imponojë shqiptarëve parimet komuniste si vlera universale dhe t’i frikësojë nga statusi i zhvillimeve të deritanishme. Larushia socio-ekonomike përkeqësohet qëllimisht duke e shëmbëllyer me pabarazinë (lexo: padrejtësinë dhe shtypjen) dhe duke diktuar inversen e saj, barazinë, si synim të dëshirueshëm dhe moral. Askund nuk paraqet ndonjë shqetësim Blushi për krizën morale të shoqërisë shqiptare, që është vërtet një errësirë ku vendin e krodhi ai deformim shpirtëror-etik i komunizmit dhe prej nga nuk po del dot edhe pas 23 vitesh. Pragmatizmi dhe relativizmi moral kanë shërbyer si vatra të qelbëzuara në trupin social shqiptar për t’u shfrytëzuar nga çdo sulm majtist që, prej së andejmi, të rrëmbejë frerët e fuqisë dhe pushtetit. Por kjo nuk është plaga e tij. Kjo është preja e tij. Ky është altari i tij. Plagët e tij janë të qarta dhe të kuqe. Edhe ëndrrat e tij janë të njohura, të parashikuara dhe të interpretuara me kohë. Shqipëria ka ëndrrat e saj. Sepse fle gjatë. Nuk i ka ikur gjumi Shqipërisë, që të mbesë në shpresë të ëndrrave-plagë të tij.

Comments

  • Vehap, mos e tepro! Qasjet e qendrimet e Blushit nuk ka pse konfondohen me Rilindjen qe ti e urren, nganjehere dhe irracionalisht, derisa je bere i bezdisshem tek shume njerez. Bushi ka shkruar keshtu dhe kur PS-ja ishte ne opozite. Ke plotesisht te drejte te mos pelqesh nje pushtet a nje qeverisje, te jesh kritik ndaj tyre, por duhet te kuptosh nje gje: qe perballe Berishes, jo Rilindja, por ne pushtet do kish ardhur dhe nje parti romesh. Aq e ndyre e aq flliqur ishte ajo. E per te dale tek ajo qe ti me te drejte urren, komunizmi, nuk kishte pra si te ndodhte ndryshe, derisa Berisha ka qene e eshte po aq komunist sa c`jane komunistet, qe komunstllekun me te madh e shfaqin ne padeshiren dhe pamundesine per te mos qene te tille.

  • Vehap, une te kam mbeshtetur shume gjate protestes per armet kimike dhe punen qe ke bere atehere ne facebook.

    Po statuset e tua te fundit perfshi dhe kete shkrim jane komplet irracionale per mua. Ti besh nje kritike islamit ne Shqiperi pas ngjarjeve qe kemi pare ne lidhje me Sirine eshte komplet normale. Po te kalosh matane kufirit gjen disa imam akoma me te cmendur qe nuk e dija se mund te rriteshin mes nesh.

    Per sa i perket zhvillimeve shqiptare, kupto nje gje qarte dhe paster. Opozite me komode se Sali Berishen, Rilindja nuk mund te kete. Jane pafund njerezit si une qe do te donin t’ia perplasnin ne fytyre arrogancen dhe mediokritetin intelektuar Rames, po nuk mundem une te ndjek Berishen. Leksionin e morri ne 23 qershor, tani ajo cka po ben eshte ne thelb antidemokratike. Nga te gjithe lideret e Europes Perendimore vetem Berlusconi eshte sjelle keshtu, duke refuzuar te largohet mbas humbjes. Te gjithe te tjeret kane lene politiken dhe jane marre me jeten personale. Kjo qe ben Berisha sot nuk eshte as liberale e as djathte, sepse ka bllokuar ne mes konkurencen normale politike ne te djathte. Kjo qe Berisha ben sot eshte komunizem i paster.

    Pra nese do qe ti versulemi Rilindjes, kerko ne fillim te iki Doktori, pastaj vime vete.

    • Se pari, mbeshtetja per mua gjate protestave te armeve kimike nuk ka kuptim si argument, sepse ajo nuk ishte axhende e imja personale. Une jam gjendur ne protesta si te gjithe qytetaret. Kush deshiroi te merrte pjese, mori. Une isha nje prej tyre. Dhe isha atje vetem per vete. Per familjen time. Nuk isha atje per te shpetuar Shqiperine, sepse eshte pertej mundesise time per ta bere nje gje te tille. Isha kunder arrogances. Por ndoshta jo te gjithe ishin kunder saj. Kesisoj, nuk hyn aspak te pune qe kjo “mbeshtetja ndaj meje” te perdoret si nje koncension per te shprehur qendrime kritike ndaj qendrimeve te mia.

      Se dyti, ne artikullin tim nuk ka asnje aluzion rreth te ashtuquajtures “ceshtje e Sirise”. Duhet te argumentosh pse e sjell kete ceshtje ketu. Duhet te deshmosh arsyet.

      Se treti, irracionaliteti nuk provohet duke paraqitur qendrimin tend subjektiv, por duke treguar cfare eshte racionale ne kete rast.

      Se katerti, irritimin dhe pakenaqesine qe mund te kesh ndaj qendrimeve te mia te tjera, nuk e gjej me vend ta shprehesh ne kete artikull, sepse rrezikon te duket si pakenaqesi ndaj meje personalisht.

      Se pesti, edhe njehere per “armet kimike”: Sic e thashe, kam dale ne protesta krejt individualisht. Nuk e kam bere kete si detyre ndaj askujt. Madje askush nuk mund te me urdheroje te bej dicka, qofte kjo e nje rendesie kaq te madhe sa ishte ajo ceshtje. Per te njejten arsye, askush nuk mund t’i jape vetes te drejte te me vleresoje cfare bera mire e cfare keq. Pse u dashkan bere zgjedhje kur ne kemi autoritete si ju per te gjykuar dhe zgjedhur ne Shqiperi? Mendimet dhe qendrimet e mia nuk jane te detyrueshme per askend dhe une jam i lire t’i shfaq. Te tjeret nuk kane te drejte te kene pritshmeri ndaj meje, sepse nuk kam shpallur ndonje platforme a program perfaqesimi.

      Se fundi, gjithkush duhet te kete kurajon te tregoje kush eshte dhe jo te perdore pseudonime, nese eshte i sigurte ne qendrimet e veta.

  • Komunistet jane gjithcka e keqe qe mund te deshironi, po nuk mund te jene elitiste e raciste, dhe libri i Blushit eshte elitist e racist ne thelb. Shiko si e perdor fjalen ‘turk’, si faj, shiko shqetesimin e tij mbi ngjyren e lekures se shqiptareve te neserm, shiko pandjeshmerine ndaj vuajtjes ne Palestinen e pushtuar dhe krahasimin e saj me qytetet e provinces ne Shqiperi, varferia e te cilave qenka faj i Islamit, jo i Partise se Kico Blushit, as i Partise se Ben Blushit, apo edhe asaj te Sali Berishes.

    Ben Blushi e sheh problemin musliman si problem i te varferve, pa treguar ndonje empati komuniste ndaj kesaj varferie. Per Blushin faj i varferise se islamikeve qe kercenojne eliten nuk eshte padrejtesia, mungesa e shtetit ligjor apo larg qofte mungesa e shtetit social. Jo, faj per varferine e tyre eshte Islami qe predikoka dembelizem. Receta e zhdukjes se varferise dhe pabarzise qenka deislamizimi, jo lufta kunder aleances se mafias me sistemin partiak neoliberal ku ben pjese dhe Blushi.

    Mos ia hiqni kuptimin fjales komunist si ia heq Blushi fjales musliman ose turk.

    • Shume sakte. Blushi nuk eshte komunist, rrjedh nga komunistet qe nderruan gune pas kolapsit te 1991, por kjo eshte teme tjeter. Blushi nga tezat qe hedh me teper afron me Agimin e Arte sesa me Pasokun. Libri i tij famekeq “Te jetosh ne ishull” mund te sherbej si manifest i neoandarteve sesa i trashegimtareve te EAM-it.

  • Ta shohesh Blushin larg lupes se majte te te analizuarit ngjarjet eshte sikur ti perdoresh dylbit por mbrapsht dhe ne vend ta afrosh objektin i largohesh akoma me shume. Filozofia qe eshte rritur dhe edukuar Blushi nuk ka te bej thjesht me socialen si term te barazise por ne konceptin e te majtes jo larg asaj te majte komuniste qe eshte ne lufte me moralin dhe jo vetem me moralin. Keshtu eshte rritur Beni dhe ska si te mos e percjelli kete duke marre rolin dhe te profetit te se ardhmes dhe pse ne ideologjine e tij ai beson se nuk ka Zot por eshte rastesia pjese e se gjithes.

    • Jo cdo ateist eshte komunist, aq me pak i majte.

      Pastaj dhe akuza qe komunistet ‘nuk kane moral’ nuk eshte shume e sakte. Morali nuk eshte vetem pune seksi, ku na shkon mendja direkt kur permendet fjala moral, po eshte edhe papajtueshmeri me padrejtesine, genjeshtren, vjedhjen dhe shtypjen e njerezve. Eshte shume komode ta perkufizosh moralin sipas regjistrit te gjendjes civile, dhe jo sipas regjistrit te tatim-taksave, per shembull. Profeti i Zotit na mesoi se Zoti e fali nga gjithe mekatet prostituten qe i dha uje te pije qenit te etur dhe e shpetoi. Ajo prostitute padyshim eshte me e moralshme se te ndershmit qe tolerojne vuajtjen, padrejtesine, mashtrimin, hipokrizine duke votuar, pershembull, kriminele e hajdute te mirenjohur, ‘se ashtu eshte nje pune’.

      Morali eshte me vepra, jo poza e llafe. Nuk numerohen dot komunistet e te majtet qe kane dhene jeten ne histori per hir te moralizimit te shoqerise kunder varferise artificiale te prodhuar prej Ben Blusheve te gjithe kombeve, qe fajesojne kulturen lokale, fene ose Zotin per varferine, jo konspiracionin e banditeve kunder shoqerise. Mesimi kryesor i komunizmit nuk eshte as revolucioni e aq me pak ateizmi, po eshte mesimi se varferia eshte imoralitet, eshte semundje e fabrikuar nga kriminelet, totalisht e evitueshme.

      Eshte kollaj te gjehet e keqja tek komunistet, si e gjen Blushi tek muslimanet, po nuk i ndihmon ndryshimit as kuptimit te gjerave kollajlleku i fajesimeve.

      Pervec Blushit, pallavra po kaq fyese kunder inteligjences, me teper sesa kunder muslimaneve, ka shkruar edhe fondamentalisti kapitalist ultra i djathte Spartak Ngjela, ka shkruar dhe antikomunisti Aurel Plasari, apologjet i vrasjeve te Berishes me 21 janar, ka shkruar po aq edhe antikomunisti Maks Velo qe eshte besimtar i madh, edhe fondamentalisti katolik Adrian Ndreca, ka shkruar edhe berishisti i Zonjes se Keshillit te Mire Tritan Shehu apo i bekuari nga Papa Fahri Balliu. Organet e te djathtes berishiste ne vend si 55 e Mapo jane bastione te propagandes me te organizuar kunder muslimaneve shqiptare, historise, dinjitetit e fese se tyre. As 55 as Mapo nuk jane organe ateistesh, aq me pak komunistesh, perkundrazi ne menyre te rregullt 55 boton perdite lajmet e direktivat e Vatikanit, kurse Mapo te demokristianeve te te gjitha partive shqiptare, dhe te dyja bashke fetvate e neoliberalizmit.

      Si tha dashi? Nuk ka mundesi te ma kete honger ujku çunin.

        • Na ilumino ti o MULLETI BEJ, se Qazim Mulleti dora vet, ka pas qene antikamunist i modh mer jahu, jo kshu delenxhiu si po bo tina. Por ene tiba ke brigada kuqe flinke 😀

          • Edhe u dyshova nji here nese je “tironas” prej verteti apo jo, pra e ke caracin ne fund te oborrit dhe duhet me ta pre qe te zesh men, apo nuk ke as baçe e as carac. Konfirmimin per kete ma dhe ti dora vete, kur me kerkon qe te te “iluminoj”. O na rafte pika kerkon “tironasi” iluminim. Rreceta ma e mire per kallupin tat do te qe te shkosh e te moresh avdes kur flet per keto gjona, pra me u kthjellu. Sa per Qazim Beun, ka qene nji dava legen qe e ka shit :::: sa tek jugusllavt e sa tek italiont. Kur u bo deti kos erdh edhe ai me luge ne brez te kusia e italionve dhe me doren tjeter, poshte carcafit, ferkonte Myslym Pezen. Gjoja ma me mend qe qullosi ishte qe ja krisi per ne Itali ku ju sos dhe fryma.
            Keto lecitjet me brigada dhe divizione merri dhe pija longun se tjeterkujt nuk i bojne fajde.

      • Te pershkruash “MORALIN” vetem ne kornizen e nderit eshte mosdije ose qellimisht me dashje te besh sikur morali eshte vetem nderi, apo hajduteria ose vese te ulta. Morali eshte shembulli i mire, me sakt mesimi nga shembulli i mire, dhe shembullin e mire e dha profeti a.s, nen kete sens ske bere asgje tjere sa ke nxire disa rreshta kot. Prandaj profeti a.s keshillon silluni mire me njerezit dhe me moral te mire, pra sjellja dhe morali jane gjera te ndryshme.
        Nuk kame cilesuar askund me siper qe ateistet jane vetem komunistet, sepse rrjedh e ekstremit Darvinist eshte dhe komunizmi. Engelsi ne nje leter qe i ka derguar Marksit i rekomandon ta lexoj Darvinin si nje gje te shkelqyer. Marks dhe Blushin kane te perbashket se e shohin cdo gje si pjese te konfliktit , komunizmi i largoj njerzit nga feja dhe morali i mire dhe smund ta pranoj asesi qe komunistet kane moral.
        Nuk mund te kesh te njejten shkalle krahasueshmerie sic ben ti per gje krejt antagoniste moralin e komunisteve qe kishin idhull DARVININ me moralin e ISLAMIT.

      • Zoti Blu,

        Nuk kisha aspak deshire te vazhdoja komentimin ne vijim te ketij artikulli, por e gjej te domosdoshme, pas komentit tuaj, t’ju sjell vetem nje paragraf, qe mendoj se i jep pergjigje qendrimit tuaj.

        “… sepse socializmi nuk eshte vetem aspirate e punetoreve, apo e te ashtuquajtures shtrese e katert, por mbi te gjitha ceshtje e ateizmit, ceshtje e kulles se Babelit, qe ngrihet pikerisht pa ndihmen e Zotit, jo per te shkuar nga toka tek qiejt, por per te zbritur qiejt ne toke.” (Dostojevski, ‘Vellezerit Karamazov’)

  • MENTOR KIKIA:

    Aktualisht, më shumë se rreziku i shndërrimit të fesë në lëvizje politike, të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë dhe vendit po e kërcënon shndërrimi i politikës së korruptuar në fe.

    Dhe, ndryshe nga ajo që parashikon Blushi se mund të ndodhë pas 20 vjetësh, kjo tjetra ka ndodhur ndërkohë. Ndryshe nga islami që zgjeron terren duke shfrytëzuar edhe varfërinë, korrupsioni politik dhe shtetëror është bërë feja elitare, është bërë “Masoneria” e re shqiptare. Dhe ndryshe nga besimtarët radikalë të islamit, “masonët” e korrupsionit nuk mbajnë mjekra dhe pantallona treçerekëshe, por përfaqësojnë edhe shtresën më moderne të shoqërisë, duke mos ngurruar të organizojnë edhe ballo bamirësie për të ndihmuar ata që i vjedhin. Shndërrimi i fesë në politikë është padyshim një gjë e keqe, por shndërrimi i politikës së korruptuar në fe është edhe më e keqe. Është kjo fe e re që ka marrë peng vendin dhe shoqërinë dhe është shndërruar në një kërcënim real e shumë serioz. Mendoj se nuk ka ekzagjerim në përcaktimin e politikës së korruptuar si fe, pasi politika sot i është imponuar me dhunë dhe mashtrim shoqërisë, ashtu siç edhe feja në mesjetë, apo edhe sot në disa vende të botës të pazhvilluara.

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=146492

    • faleminderit Blu; i keni thene te gjitha. do ishte mire qe secili te qendronte ne fushen ku eshte i specializuar: te barazosh bolshevike e komuniste me PS-ne qe ka hyre ne kredi per te demshperblyer pronaret (e rinj e te vjeter) tregon nje nivel aq te dobet analitik te politikes sa eshte per te ardhur keq qe ka gjetur hapesire ne kete forum.

      • ahhaha o sara dhe ti pjese e struktures se luftes se kllasave qenke, tashme dhe shprehja e mendimit eshte e ndaluar, sa me ngjason me 1945

        • une jam e interesuar per nivelin e blogut. secili pastaj ka te drejte te riprodhoje brockullat e Berishes si t’ia doje qejfi – ka aq shume hapesira virtuale per ta bere kete sa mund te na kursehet ky blog nga ky nivel.

          • Po Sara, po na rrenqethet mishi tani :P, mos me thuaj dhe ketu faji e ka SALIU ahahhahahaha…
            Gjithashtu Sara urime per delirin e madheshtise qe paske 😛

    • Kikia: “Në librin e tij eseistik “Hëna e Shqipërisë”, gazetari, prej më shumë se 15 vjetësh politikan me rëndësi, Ben Blushi, cek edhe rrezikun e transformimit të fesë islame në rrymë politike dhe shndërrimin e xhamive në seksione të partive me bazë fenë islame. Kjo, ndër të tjera, edhe si pasojë e nevojës së shoqërisë për të mbushur vakuumin e dështimit të politikës dhe humusit që të ofron varfëria në shumë zona. Blushi ngacmon sërish debat lidhur me rolin e fesë islame, e cila është prekur edhe më parë në krijimtarinë e tij.
      Teza e tij lidhur me lindjen së afërmi të partive apo shndërrimin e fesë islame në ideologji apo lëvizje politike, mund të mos jetë e pabazë edhe pse mbetet thjeshtë një profeci. Por, për të analizuar përhapjen e sforcuar të fesë islame, duhet bërë një dallim mes atyre që quhen rryma fetare dhe kryesisht asaj që është jashtë “juridiksionit” të Komunitetit Musliman, institucionit të vetëm që njeh shteti si përfaqësuese e këtij besimi. Janë pikërisht këto bashkësi, që dallohen për një mënyrë më radikale të trajtimit të besimit dhe rolit të besimtarëve në shoqëri. Në këtë kuadër, paralajmërimi i zotit Blushi është një shqetësim që duhet të marrë vëmendje, edhe pse shteti, për të frenuar fuqizimin e kësaj rryme ka prodhuar më herët dhe vazhdon t’i forcojë mekanizmat ligjorë. Dua të sqaroj se jam i një mendjeje se islami radikal dhe akoma më keq, shndërrimi i besimeve fetare (pavarësisht se cili) në lëvizje politike është një rrezik jo thjeshtë për të ardhmen dhe synimet e Shqipërisë për t’u integruar në Europë, por edhe për vetë mënyrën e jetesës në këtë vend. Por, ndërsa deri këtu jemi në kushtet e një parashikimi, doja të ngrija një tjetër shqetësim, gjithnjë brenda dualizmit fe-politikë që Blushi ka trajtuar. Aktualisht, më shumë se rreziku i shndërrimit të fesë në lëvizje politike, të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë dhe vendit po e kërcënon shndërrimi i politikës së korruptuar në fe. ”

      Islamofobi e paster e Blushit dhe Kikise bashke… sa turp.

  • Blushi eshte harruar brenda partise, por ky kostum i bie ngusht, prandaj fantazon ide provokuese. Ne kete menyre mund te jete ne qender te vemendjes. Blushit nuk i mbahet mend nje shkrim parashikues me sfond gjeopolitik apo mbarekombetar. Nese tani eshte bere i ditur, kjo sigurisht nuk duket nga emrat e referencave qe ai perdor.

    Te thuash, p.sh, qe Palestina dhe Shqiperia jane realitete te ngjashme eshte provokim qe shet librin dhe njeheresh marrezi, per te mos thene diçka tjeter. Vetem ne vendin tone nje paaftesi e tille mund te botohet, natyrisht nga nje medioker me para si Cili, dhe te shitet per Guru.
    Libri ‘Te jetosh ne ishull’ pati sukses pikerisht sepse dikush e disa ia moren seriozisht fantazite. Me kete liber, ne fakt, ai nuk fantazon (me letra) por mban qendrime, pa çka se jane pa baza logjike deh spekulative. Po a ia vlen te “analizohet” Blushi?

    Nese ne Shqiperi do te krijohet nje force politike islame, siç profetizon Blushi (jo se nuk ka te tilla), kjo do te ndodhe vetem per arsye te arritjes se neverise se qytetareve shqiptare ndaj kesaj klase politike ne nje nivel padurueshmerie.

  • Sa e ndan Ben Kiço Blushin ‘laik’ nga Ilir Enver Hoxha ‘ateist’, vetem nje qime floku. Ne te njeten kohe qe Blushi Junior ndermori sulmin ‘publicistik’ ndaj objekteve te kultit dhe besimeve fetare, Hoxha Junior perligj sulmin publik’ ndaj objekteve te kultit dhe besimeve fetare te te atit te tij biologjik e shpirteror.(Shtypi i DITES ta ofron falas kete qasje anti-islame, ku Iliri i Enverit pergezon grate e djemte e Durresit qe moren revanin per te (ter)hequr shamite nga kokat e muslimaneve dhe per te vervitur kavot e qysqite ne objektet e kultit).

    Beme baba te te perngjaj i thone kesaj. Iliri kerkon te perligje frymen antiislame te te At-it. Beni kerkon te ringjalle frymen e Atit(Enverit) te te atit(Kiços).

    At pas AT-i dhe Atu pas Atu-je, ne dy korsi te se njejtes autostrade dexhallliste. Kjo eshte gara Blushi Junior @ Hoxha Junior.

  • Blushi deklaroi sot ne nje televizion se eseja qe ka nxjerre tregon se si eshte dhe si mendon se do jete Shqiperia, por ka ndermend te bej nje liber se si deshiron te jete Shqiperia. Duke e degjuar po perfytyroja se si do e donte Blushi Shqiperine ku “Janullatosi do te ishte president, kryeminister Ben Kico Blushi dhe kryetar Parlamenti Vasil Bollano, te gjithe do te kishim lende detyrese ne shkolle greqishten dhe ku Skenderbeun e therrisnim Jorgo.

  • Te majtet dhe te djathtet, luajne pingpong me pallaska ajri, kush fiton sundon. Kurse ne jemi spektatore, i brohorasim.
    Njeri polic i mire tjetri polic i keq. Njeri ben grate burra per hater te barazise gjinore tjetri i zhvesh lakuriq dhe ben te verber burrat per hater te barazise gjinore. Njeri te vesh ne gri tjetri si karagjoz. Njeri harbut e tjetri kopil.

    Ndryshimi eshte se here pas here ne kete lojen e pingpongut, del ndonje i marre nga te majtet o te djathtit, dhe mendon se eshte kampjon kinez e do te fitoje cdo loje, kurse trishtimi eshte spektatori qe brohoret me zemer njeren ane apo tjetren dhe ai qe mundohet te rrembeje pallasken e ajrit e ja fut vrapit. Cmenduria. Myslymanet ne salle.

    Blushat pastaj e kompani jane ata pa vlere qe kendojne himne e levdata gjate ndeshjes spektatoreve te lodhur.

  • …ej po si ratë të gjithë në kurthin e një “intelektuali të ndritur të së majtës europeiste” siç është shoku Ben Blushi…po pse jeni kaq skeptikë e nuk doli njeri e të thoshte: Po shoku Blushi siç e thotë edhe Mentor Kikia ajo që ju parashikoni të “Hëna e Shqipërise”do te ndodhe…Po po do te ndodhe….ne te gjitha kohrat , ka njerez te tille Si Ben Blushi qe jane ne krize identiteti pasi kane pesuar shok nga perballja e vetes me realitetin dhe aftesive te tyre mendore , delirizmit te brendshem dhe pafuqise per tia dale . Nje kategori e dobet e ketyre qenieve , nderton papafingo dhe …iken…Tjetra ku ben pjese autori i “Henes se Shqiperise”, nuk ka ate brishtesi mentale per te ndertuar papafingo…por zoteron artin e manipulimit te tjetrit . Iu mbaruan maersianet Ray Bradbury-t? Dan Brown u konsumua? Ben Blushi e di cfare shet me shume ne kete kohe dhe ne kete vend” bjeri Islamit dhe je i famshem , i shitshem, ne faqet e para te gazetave , pasi “axhanda” e Blushit deri ne detaj kurohet nga “Kikite, Çipat, Çilat & kompani”. (More Blu qe kur keta qe citon ti si tritan shehu,spartak ngjela, fahri balliu e maks velo na qenkeshin antikomunist, po keta jane produkti i paster i regjimit mo)
    PS: keshtu çuna eshte kurth,ma mire shifni pune tuej, kursejini dijet tuaja dhe investoni ne ceshtje me madhore se kjo e Henes …se Ben Blushi eshte i biri i Kicos po ka dhe gjak Shuteriqesh ,( shen.red. kujto vjedhjet artistike te ketij te fundit, baterdi) nuk eshte i biri i Bilbil Klosit….ate pune ka ai te shese e provokoje me debate fetare , tipike per nje qenie te lige… do jete fatkeqesi per ju nese bini ne kete kurth

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *