Flamurigay

E-zani

Në një shkrim në faqen Historia Ime Kristi Pinderi shpjegon arsyet përse është kundër skemës së financimit të feve nga shteti. Na vjen keq të konstatojmë që z. Pinderi, si përfaqësues i një komuniteti që propagandon me forcë se ndjehet i diskriminuar dhe përjashtuar nga shoqëria, shfaq qendrime të papranueshme kundër feve. Ai ankohet se nuk dëshiron që taksat e tij të shkojnë për rroga priftërinjsh e hoxhallarësh, sepse paratë publike duhet të shkojnë vetëm për projekte që ofrojnë shërbime për shoqërinë, e mbi të gjitha që ofrojnë shërbime ku individët gej nuk përjashtohen. Gjithashtu ai shprehet se parate e tij si taksapagues duhet t’i shkojnë Azilit të Pleqve, isntitucioneve që ofrojnë shërbime sociale e jo xhamive të palegalizuara dhe kishave, ndërsa gjithashtu shpreh refuzimin mbi mbështetjen e shtetit ndaj institucioneve të cilat, sipas tij, mbjellin urrejtje ndaj personave me orientim të ndryshëm seksual, duke e quajtur mëkat atë.

Duke manipuluar logjikën e të drejtave, lëvizja gej ka arritur të përhapë sofizmin e vet, që jo vetëm i ka dhënë legjitimitet një dukurie negative, prodhuese e problemeve të mëdha për shoqërinë dhe individin, siç është homoseksualiteti, por po përpiqet edhe të përjashtojë një dukuri normale dhe të domosdoshme për një shoqëri, siç është feja.

Së pari, duhet kuptuar se paratë e buxhetit nuk shkojnë ku ia ka qefi secilit kontribues në buxhet. Po të jetë kështu, ka shumë para që shteti i shpenzon për veprimtari pa asnjë miratim të gjerë shoqëror, siç janë ato në mbrojtje të homoseksualitetit ku militon Pinderi: vetë komuniteti gej përfiton fonde nga shteti dhe taksat tona, megjithëse shumica e njerëzve nuk e duan këtë lëvizje.

Së dyti, Pinderi shfaq një konceptim përjashtues mbi fenë kur e respekton rolin social të fesë, duke e kufizuar orientimin e taksave të qytetarëve vetëm në aspektet shoqërore të veprimtarisë së komuniteteve fetare. Pranimi shoqëror i fesë nuk ka kuptim të merret vetëm në aspektin materialist, në efektet sociale të fesë, por duhet të pranojë fetë në një kuptim të tërësishëm pa tjetërsuar thelbin e tyre, që është besimi në vetvete. Sigurisht shteti është laik dhe nuk interesohet për besimin në vetvete, por nëse një shtet laik pranon fenë si diçka të mirë dhe të nevojshme për shoqërinë dhe vendos të financojë këtë veprimtari të jetës shoqërore, duhet ta bëjë këtë duke e pranuar fenë në mënyrë të qensishme e jo selektive.

Së treti, fetë nuk na mësojnë të urrejmë askënd personalisht. Mëkatet e njerëzve nuk janë arsye për t’i urryer ata. Madje homoseksualët nuk mund të ndalohen të frekuentojnë kishat dhe xhamitë, siç shprehet Pinderi, për aq kohë sa homoseksualiteti nuk është diçka që i shkruhet individit në ballë, por është një sjellje private, për të cilën askush nuk i jep sot llogari askujt. Më herët kemi treguar sesi është trajtuar ky fenomen në shoqëritë muslimane, në të cilat ka vepruar ligji i Zotit, ku nuk kemi asnjë dokumentim dhune.

Perceptimi që komuniteti gej i bën qasjes fetare mbi homoseksualitetin si frymëzuese të urrejtjes tregon tipologjinë totalitare dhe përjashtuese që vetë ky komunitet shfaq për ata që kanë tjetër gjykim ndaj këtij fenomeni. Prej këtej, del hapur thelbi i aktivizmit të këtij komuniteti i cili po synon t’i imponojë shoqërisë pikëpamjet e veta për botën, shoqërinë dhe seksualitetit. Pra lëvizja gej po synon jo thjesht të prodhojë një klimë që i bën ata të ndjehen të padiskriminuar për orientimin e tyre seksual, por po kërkon që shoqëria të ketë doemos mendim të mirë për vesin e tyre: kërkojnë t’i imponojnë fesë, Krishtit dhe Muhamedit, qendrimet që kanë ndaj homoseksualitetit. Ata po u kërkojnë feve të predikojnë se homoseksualiteti nuk është mëkat, por se është një sjellje e mirë dhe po aq e virtytshme sa edhe ajo midis burrit dhe gruas. Me një fjalë, lëvizja gej synon t’i detyrojë fetarët të mohojnë Zotin.

Kjo tregon për totalitarizmin që ushqen rrënjët e mendimit të tyre. Teksa ankohen për ngurtësinë e shoqërisë që nuk i pranon, në fakt janë vetë më të ngurtë (ose po aq) se të gjithë të tjerët.

 

Comments

  • Fajin e ka KMSH qe pranon leket sikur eshte dhurate e shtetit kur eshte se duhet te kerkoje demshperblim per pronat e traullet e pronat e vjedhura nga shteti e qe nuk jane kthyer akoma. Le te kthehen pronat – mirefilli – e nuk ka nevoje njeri per taksat e Pinderit – edhe nese paguan taksa, se ai duket sikur eshte non for profit. Po lete sqarohet nje here e mire qe myslimanet nuk maren lemoshe nga shteti po shteti ska lare akoma kusuret nga grabitja ndaj muslimaneve, e nuk ka kthyer pronat. Gjithashtu, ka gjasa qe muslimanet paguajne me shume taksa ne kete vend se sa Pinderi me te vetet.

    • Kjo eshte e vertete. Komunitetet fetare nuk kane nevoje per lemoshe. Pinderi ka te drejte ne shkrim kur thote se nuk shkon motivi i qeverise per t’u dhene fonde komuniteteve fetare per ti pasur ne kontroll. Nga ky kuptim edhe ky motiv qe e ben shtetin te zgjidhe qesen per fene, eshte shume antifetar. Por kjo nuk ishte objekt i debatit per te cilin interesohet ky shkrim.

    • Po mire more, edhe nepermjet Kristit do te gjeni rrugen vetem e vetem per te share pak KMSH? Duke shfrytezuar nje gay doni ta beni kete? Cfare kanibalesh qe paskeni qene, o njerez me 100 mije agjenda!

      Per sa i perket “taksave” Kristit dhe kristerve si ai, melini te shpjegoj:

      -Kristi nuk paguan taksa vete pasi leket qe merr nga sponsoret e tij per te promovuar torrellikun nuk taksohen pasi jane OJF.

      -Kristina nuk zor se te paguaje aq shume taksa sa te shqetesohet kaq se ku shkoje ato duke ditur se shumicen e parave te xhepit i shpenzon per alkool etilik neper mejhanet e Tiranes me nga 70 leke tekja, i cili me shume mundesi futet ilegalisht.

      -Kristina nuk ka rroge fikse qe shteti t’ja mbaje nga rroga.

      -Kristina dhe kristinerat si ai, jane kryesisht te rinj ose te reja “trendy” qe pergjithesisht nuk jane neper punera qe te marrin paga per arsye te ndryshme por harxhojne gjithe diten ne internete, bareve duke folur per strategji galaktike, probleme gejsh dhe si t’ja fusim ketij apo atij.

      -Sa jane keta njerez ne shoqerine shqiptare? Po besimtaret e te gjithe feve? Edhe nje pabuks si keta e di qe pjesen e luanit ne arken e shtetit e perbejne taksat e paguara nga besimtaret e te gjithe feve.

      -Shteti shqiptar i ka borxh komuniteteve fetare tokat e sekuestruara qe nuk ja ka kthyer akoma.

  • Meqe eshte hera e pare qe shoh kete flamurin kombetar te shartuar ne sfondin e ylberit; keto shqiponjat jane te nje seksi-dy koka hesapi- apo jane kompementare. Ka ndonje qendrim Pinderi per shpendin grabitqar??

  • O “Y” vazhdoni merruni me KMSH ju, Kristi i paska bindur ca nga PG qe te jesh gaj eshte mire 🙂 Kape kape statusin e Kristit: “Ja si ndryshojne gjerat ngadale ngadale Pas disa trainimeve qe kemi bere ne Pogradec me mesuesit lokale bashke me Afroviti Gusho Xheni Karaj njera prej mesueseve ne nje gjimnaz te Pogradecit kishte organizuar debat ne klase. Njera prej nxenesve Ejona Bektasha me thote kete: “nje dit kishim mesim me mesuesen qe e njihni ju e ne mesim folem per barezine gjinore e folen per lgbt me duheshe te jepje shum fakte qe te gjithe ne klase ta pranonin kete por per momentin un mesuesja e disa vete te tjere jane pro”

    VAZHDONI hani mish ju daku, Kristi punon 😀

    • Po pra, interesante, nderkohe qe Kristi ben davet e keta komantaxhinjte ketu shajne KMSH-ne, ti e kerkon pergjegjesine tek komentuesit jo tek KMSH-ja. 😛
      Kjo tregon se cfare vlere ka KMSH-ja.
      Por nuk kuptoj ti cdo ketu, dhe rri e merresh me te tjeret nderkohe qe Kristi po ben kerdine andej nga facobooku! 😛

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *