Erdogan-speakingRasim Ozan Kutahyali

Artikulli i fundit i Seymour Hersh, i publikuar në London Review of Books, po debatohet gjërësisht në Turqi.

Në një artikull në të njëjtën periodike në muajin dhjetor, Hersh-i deklaroi se nuk ishte regjimi sirian, por forcat opozitare të vendit ato që përdorën armët kimike. Edhe ai artikull gjithashtu, ngjalli reagime të mëdha dhe u kritikua se nuk i kishte kushtuar rëndësi raportimit të OKB-së dhe provave të tjera të besueshme. Tani, Hersh-i i ka shtuar një dimension sensacional atyre akuzave, duke deklaruar se sulmi me armë kimike ishte planifikuar nga shërbimet sekrete turke dhe është kryer nga Jabhat al-Nusra.

A po tregohet ai realist kësaj here?

Le të përmendim së pari provat e gjetura nga të gjitha shërbimet sekrete – përveç rusëve – dhe hetimet e OKB-së nw terren.

Më 21 gusht të vitit 2013 ishin në shënjestër një duzinë vendesh të kontrolluara nga opozita. Sulmi e pati origjinën nga një zonë që ndodhej nën kontrollin e regjimit. Sulmi u pasua nga një zjarr me artileri të rëndë për të fshirë gjurmët e armëve kimike. Nga raportet e OKB-së u mësua se armët kimike u gjuajtë me raketa vulkan, të cilat u gjetën në arsenalin e ushtrisë siriane.

Tani pyetja është: kush e ka aftësinë dhe kapacitetin për të ndërmarrë një sulm të tillë?

Ndërkohë që raporti i OKB-së nuk përcakton përgjegjësit për sulmin, disa mund të mendojnë se vendimi i regjimit siran për të dorëzuar armët kimike – dhe mbështetja ruse për këtë vendim – tregon se regjimi në mënyrë implicite po e pranonte përgjegjësinë.

Tani, në lidhje me akuzat e Hersh-it dhe problemet në artikullin e tij. Hersh-i thotë se armët kimike ishin prodhuar nga Jabhat al-Nusra, dhe se grupi i përdori armët e transportuara në Damask nga Turqia. Burimi i Hersh-it është një ish-zyrta i shërbimit sekret amerikan në pension. Nuk ka as emra e as dëshmi të tjera për ta mbështetur këtë akuzë.

Sipas Hersh-it me qindra litra armë kimike ishin marrë nga Turqia për në zonat nën kotrollin e regjimit. Në mënyrë të ngjashme, Turqia prodhoi 12 raketa vulkan me specifika të sakta dhe i dërgoi ato në Siri. Këto raketa, të cilat janë mbi 2 metra të gjata, janë lëshuar nga zonat e kontrolluara nga regjimi dhe janë pasuar nga zjarr artilerie. Ndërkohë që e gjithë kjo po ndodhte, as regjimi, e as ndonjë tjëtër organizatë e shërbimeve sekrete, prej të cilave kishte shumë në zonë, nuk e vunë re. Dhe e gjithë kjo supozohet se është kryer nga shërbimet sekrete turke. Mbani mend, këto janë të njëjtat shërbime sekrete turke që nuk ishin në gjëndje as të parandalonin rrjedhjen e një bisede të niveleve të larta në lidhje me Sirinë mes ministrit të jashtëm Ahmet Davutoglu dhe shefit të shërbimit sekret Hakan Fidad. Falë kësaj paaftësie, më 27 mars “dhoma e gjumit” e shtetit turk u hap për të gjithë botën mbarë nga gylenistat. Të mos harrojmë se kamionët që shërbimi sekret turk po përpiqej t’i dërgonte në Siri, u ndaluan nga prokurorët dhe policia gyleniste, dhe përsoneli i Fidanit u rrah.

Gazetari turk Ceren Kenar ka këtë gjë për të thënë në lidhje me pretendimet e Hersh-it:

“Në rethana normale, pa asnjë provë [dhe nuk ka të tilla], pretendime të tilla do të hidheshin poshtë si të pakuptimta. Në fakt, ky ishte reagimi i gazetarëve perëndimorë dhe atyre arabë që merren më çështjen e Sirisë pas publikimit të artikullit të Hersh-it pardje.

Por, vendime që nuk mund ta mposhtin kryeministrin [Rexhep Tajip] Erdogan me metoda legjitime dhe politike, preferojnë t’i trajtojnë pretendimet e Hersh-it sikur të ishin nga Ungjilli, pavarësht mungesës së provave. Meqënëse ata nuk kishin prova për të mbështetur pretendimet e Hersh-it e as nuk dinë gjë në lidhje me këtë çështje, vendime të tilla nuk mund të mbështeten me ndonjë argument, veçse të thonë më zë të mekur “Po ja, Hersh-i është një gazetar me nam dhe me një çmim Pulitzer.”

Është e vërtetë, Hersh-i është një gazetar, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme në të kaluarën. Por, siç shkruan Kenar, të kesh një Pulitzer nuk të garanton se ti do të shkruash raportime të sakta dhe të besueshme gjithë jetën. Për shembull, gazetari i The New York Times Thomas Friedman ka tre çmime Pulitzer, por kjo nuk e ndaloi atë të gabohej në lidhje me pushtimin e Irakut.

A është ky raportimi i parë i dyshimtë i Hersh-it? A nuk ishte Hersh- ai që tha se operacioni për vrasjen e Osama bin Ladenit ishtë një gënjeshtër me bisht? A nuk ishte Hersh-i ai që tha se Fatah al-Islam në Liban po financohej nga Saad Hariri dhe Shtete e Bashkuara? A nuk doli më pas që Fatah al-Islam po mbështetej nga shërbimi sekret sirian?

Një nga burimet e atëhershme të Hersh-it ishte ish-ministri libanez Michel Samaha, i cili është akuzuar tani për organizimin e sulmeve në Liban për llogari të shërbimit sekret sirian.

Dhe a nuk ishte Hersh-i që tha se Shtetet e Bashkuar ishin gati për të sulmuar Iranin?

Le të lëmë mënjanë Hersh-in. Nuk ka asnjë dyshim se qeveria turke është angazhuar në përmbysjen e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe vazhdon të mbështesë forcat opozitare. Por, që ajo t’i sigurojë armë kimike Jabhat al-Nusras, duket, për ta thënë sa më butë, një largim nga realiteti.

Përktheu Enes Neza
http://www.al-monitor.com/pulse/originals/2014/04/turkey-not-supporting-jabhat-al-nusra.html##ixzz2ylUgE8hi

Comments

  • Ky Rasimi eshte njelloj si Meroja ne kohen e Berishes se pare dhe Rames se pare. Kurse Enesi, produkt i fondeve new otomaniste. Gjell qensh. U bon kaculat me u kap me Hershin

    • Z. Hersh nuk pretendon se ka cilesine hyjnore te pagabueshmerise dhe eshte mire te mos i mveshesh gazetarit ne fjale gjera qe ai nuk i pretendon. Sa per produktet e fondeve, ke gabuar vend, shko ne ndonjeren prej ministrive, se ketu je ne vendin e gabuar.

    • C’pune te prishi pekthyesi? Ai shpenzoi kohe dhe solli ne shqip per ata qe mund te mos e lexonin ne origjinal dhe i jemi mirenjohes per kontributin. Nuk jane te dobishme sulmet personale.

      • z.admin, ti je ne “token tende” dhe mund te besh cte duash me komentet tona. Mund t’i heqesh, mund te komentosh me emer tjeter, etj etj. Se me sa shoh, vetem une ti dhe perkthyesi kemi komentuar ketu.
        Por cfaredo qe te besh ti me komentet e mia apo atyre qe nuk bien dakord me mendesine e ketushme kjo nuk ndryshon gje nga fakti qe shkrime te tilla behen per qellime te caktuara, te cilat njerez si une nuk mund te lejojne qe t’ja servirin si djath nderkohe qe eshte sapun.
        Ti mund ti fshish komentet e mia por qe ky shkrim eshte i kontaminuar, perkthyer nga njerez te kontaminuar dhe publikuar nga nje site i kontaminuar kete nuk e luan as topi (jo Bamiri) .
        Mos i beni njerezit budallenj, te hiqeni si te pavarur. Behuni te sinqerte dhe keshtu do t’ju kuptojne me mire.

        Me te mira!

        • Toka ketu nuk eshte e xanun, por eshte e gjithkujt qe ka ide, mendime dhe pikepamje per te ndare. Ajo qe po ben ti, nuk eshte asgje nga keto, por vetem hedhje tymrash, per te krijuar dyshime tek te tjeret. Komentet e tua nuk na kane thene deri tani asnje gjykim mbi shkrimin, asnje ide, por vetem pohime banale mbi nijetet, hallet apo sinqeritetin e te tjereve, si dhe hamendesime mbi identitetin e vertete te komentuesve, te cilet as une vete nuk i di se kush jane. Po merresh me “qellime te fshehta” te blogut (te cilat i di vetem ti), me “qellime te fsheta” te perkthyesit dhe nuk ke hedhur asnje argument apo kritike per shkrimin. Do te ishte i mirepritur ta beje kete, por mesa shoh idete nuk qenkan objekt i interesave te tua. Por te pakten na thuaj se cilat qenkan qellimet apo hallet tona, dhe ndaj kujt qenkemi te varur!
          Ne jemi serioze, e duam lexuesin tone dhe nuk kemi asnje arsye apo tendence per ta bere per budalla, pervec atij qe zgjedh vete te behet i tille. Megjithate, toleranca jone shkon deri aty sa te gjitha banalitetet e tua kunder nesh i kemi lejuar te kalojne ne komente.
          Sinqerisht, nuk kemi pike deshire te diskutojme me ty muhabete si keto, pa lidhje, dhe ne disa raste kemi refuzuar te te kthejme pergjigje, pasi mendojme se nuk ia vlen. Shpresoj qe kjo te jete pergjigjia e fundit. Nese e ke fiksim, vazhdo na akuzo dhe fli i qete pastaj!

  • (S)a eshte e mbeshtetur akuza e Hershit? Per kete ia vlen qe ne menyre te perkore te veshtrosh njeherazi si analizat dhe analistet e shtypit proqeveritar turk(gazetari R.O.K. si artikullshkrues i “Taraf”-it, “Sabah”-ut, qe gjen hapesire edhe te Al Monitor-i joqeveritar) ashtu edhe analizat dhe analistet e shtypit opozitar( Verda Ozer-in, si analiste e “Radikal”-it , “Hurriyet”-it, si dhe “Al Monitor”-it – http://ipc.sabanciuniv.edu/en/people/verda-ozer/ ).

    Ne analizen e saj, znj.Ozer, per shkak edhe mundesise se shfrytezimit te burimeve mjaft te aferta britanike, citon mes te tjerash nje zyrtar te larte britanik te Ministrise se Mbrojtjes qe i ben me dije se “kane qene ruset ata qe i kane ofruar sherbimit sekret britanik elementet kimike per t’u marre ne analize. E qe sipas zyrtarit te larte britanik, burimet ruse nuk njihen per objektivitet a besueshmeri, pasi ruset jane perkrahesit me te fuqishem te regjimit te Asadit”:

    http://www.hurriyetdailynews.com/is-turkey-behind-the-chemical-attack-in-syria.aspx?pageID=449&nID=65037&NewsCatID=466

    Me tej, nga faqet e shtypit opozitar turk, znj Ozer citon edhe z.Hersh, qe veç dy jave pasi (per)shkroi shtjellimin e tij ne revisten britanike, ne intervisten e tij televizive shprehet keshtu: “Nuk kemi dijeni per ç’ka ndodhur ne Siri. Di vetem qe gazi i perdorur nuk perkon me municionet e regjimit sirian”. (Keshtu, vete Hershi i Trete hedh poshte ne ligjerate te drejte Hershin I – qe gishtin e fajtorit e drejtonte te opozita siriane dhe qeveria amerikane, ne muaji dhjetor; si dhe Hershin II – qe gishtin e fajtorit e drejtonte tek Al Nusra dhe qeveria turke).
    Njeherazi, fjalia ‘lapidare’ e Heshit te Trete duket sikur ka synim mjaft te veçante: te ktheje ne diatezen mohore edhe fjaline ne pohore te z.Paolo Pinheiro te OKB-se: “Duket se armet kimike te perdorura ne Siri e kane burimin tek depot e municioneve te regjimit sirian” – Reuters, 5 mars 2014)

    http://english.ahram.org.eg/NewsContent/2/0/95935/World/0/Chemical-weapons-used-in-Syria-appear-to-come-from.aspx

    Vetm 24 ore pasi kater gazetaret franceze u lane te lire, presidenti francez F.Hollande shprehet se “Franca ka informacione qe Bashar Al Asadi vijon te perdore armet kimike “. Lajmin e ofron sot “Reuters” dhe “AFP” dhe mediat e perçimit te ketij lajmi nuk jane as gazeta turke e as proqeveritare:

    a- http://english.ahram.org.eg/NewsContent/2/8/99447/World/Region/France-has-information-Assad-regime-using-chemical.aspx
    b- http://www.timesofisrael.com/hollande-we-have-information-assad-using-chemical-weapons/

    P. s. Nese e gjen te udhes, gjykoj se e-zani ka aq pena te drejtpeshuara e te ditura qe te mund te trajtoje veçmas edhe dukurine trolls-ave, te ketij subjekti qe njihet edhe ne shtypin nderkombetar si individi qe (citoj): ”perpiqet qellimisht te provokoje e nxise sherrin ne bisede, permes fyerjeve dhe shmangies se temes se debatit”. Per shembull, me kete kategori eshte perballur edhe “Huffington Post”-i : edhe pse perftonte mesatarisht 9 miljon mesazhe ne muaj, media ne fjale ishte e shtrenguar qe ¾ e ketyre mesazheve t’i bllokonte, pershkak te nivelit te larte te cinizmit te troll(s)-ave. (http://elpais.com/elpais/2013/11/22/opinion/1385151021_264923.html).

    Sakaq, edhe gazeta “Le Monde”( http://internetactu.blog.lemonde.fr/2014/04/18/faut-il-combattre-les-trolls/ ) , ka shprehur sefundmi shqetesimin e saj per kete nivel komentuesish, duke dhene edhe zgjidhjen e saj si si mund te perballohet sulmi cinik i trollsave(personalisht nuk perkoj fort me kete qasje, sepse ndryshe nga media e-zani qe eshte e detyruar te mbaje qendrime admin-e ‘terhiq e mos e keput’ me trolls-at – ashtu sic bejne edhe mediat me ne ze ne bote – jam i bindur qe nje individ duhet te jete i gatshem, me shume me pahir se me hir, qe te perballet si eagle(2519523) me trollsat origjinale jo vetem ‘skandinave’. Sepse ka raste qe nuk vlen aq shume me shprehja “don’t feed the troll’, sesa ‘don’t freak the troll’:

    *) A troll is a supernatural being in Norse mythology and Scandinavian folklore. In origin, troll may have been a negative synonym for a jötunn (plural jötnar), a being in Norse mythology. In Old Norse sources, beings described as trolls dwell in isolated rocks, mountains, or caves, live together in small family units, and are rarely helpful to human beings”.

  • Admin, ti, si i zoti i kesaj pune, mqs keni marre persiper te beni gazetari, duhet te dini qe lajmesi eshte po aq i rendesishem sa lajmi. Ju zoterinjte qe merrni shume vesh nga feja, nuk e merrni per baze nje Hadith te transmetuar nga dikush qe nuk ofron besim me sjelljen dhe figuren e tij apo jo? Ndoshta palalelizmi nuk shkon aq shume por ky Neza nuk “lodhet per ta perkthyer” ashtu kot per pasion. Dhe ke? Rasimin OMG! Ky Neza eshte figure e kompromentuar ne raport me ngjarjet qe kane te bejne me Turqine pasi eshte investim i shoqatave te kesaj qeverie. Jua di edhe juve hallin, doni te jepni siguri qe s’keni ndryshu qendrim, dmth konfirmim gatishmerie

    • Ne fakt njerez si ty nuk duhen lejuar te komentojne ketu dhe mere kete si paralajmerim. Kemi punuar per vite per te ngritur kete hapsire e nuk do lejojme qe ta perdoret per sulme te tilla. Enesi ka kontribuar me nje perkthim dhe i jemi mirenjohes. Na vjen per te vjell per keto insinuatat qe shpjegojne gjithe njerezit me fonde, me shoqata, me axhenda e aq me pak per njerez qe na qajne hallin per ‘qendrimet tona.’

    • Halli im eshte qe njerezve te mos ju jepen mesazhe me permbajtje te kontaminuar duke ia shitur si te ardhura nga mediume gjasme te pavarura dhe nga njerez gjasme te pavarur. Cdo hall tjeter qe mund te kesh kuptuar ti e ke gabim.
      E them kete si njohes i medias dhe ligjeve si funksionon ajo.

      • Erdo, kur perpiqesh te dekonspirosh “hallet” e te tjereve, duhet te pranosh se je futur vete ne lupen e kerkuesve te “halleve” te tua. Muhabeti degjeneron pastaj tek ty, si njeri gjasme i pavarur qe flet per njerez e media gjasme te pavarura.
        Kur na flet ketu per “hallet” e Ezanit, behesh vetem qesharak, sepse asgje tjeter pervec “halleve” personale nuk mund ta shtyje njeriun te kerkoje “halle”, tek nje medium qe pranon kritiken, pranon debatin, ofron alternativa (edhe kur nuk jane ne perputhje me qendrimet e veta) dhe ka treguar qe nuk ka lidhje me ndonje “halldhenes”. Nese E-zani ka hall per te tregu se nuk ka ndryshu qendrim ndaj Erdoganit, nuk kishte arsye pse e botonte nje shkrim me qendrime te tjera. Vazhdonte shihte “hallin” e vet dhe ishte rehat.
        Si njohes i medias dhe ligjit qe qenke zotrote duhet te kesh kuptuar se ne raste si ky, nuk na hyn fare ne pune “halli” i perkthyesit. 😛

      • ou erdo, ti na njihke mediat?! pjesetaret e forumit ketu mbajne media ne kembe, dhe shprehin kuptim, edhe pse jo mirekuptim, per artikullin, kurse ti na i njihke dhe flet me kapadaizmin e nje kacagjeli. ben mire te flasesh me me teper thjeshtesi dhe te mos hiqesh si shpikesi i mediave.

      • plus qe ne rastin qe hedh aluzione personale, duhet te paraqitesh me emer mbiemer dhe CV ne menyre qe ta dime se ai qe akuzon eshte paraprakisht vete i paster dhe pastaj kerkon pasterti nga nje opinionist apo perkthyes. sidoqofte, te keshilloj te perdoresh gjuhe me te sofistikuar se ketu je ne vend te gabuar, dhe ndoshta mund te dalesh ne poziten e anasjellte qe ke deri me tani me keto komente. opinionisti dhe perkthyesi kane emra dhe adresa shume te qarta. nese ti i akuzon ata,duhet ta vertetosh publikisht, si dhe te ofrosh emrin, mbiemrin dhe adresen tende. ketu keshtu i trajtojme akuzat personale. je i ftuar te veprosh me integritet, ndryshe ketu te kryqzojme dhe nuk te shpallim as shenjt e as hero, por thjesht pallagjyre.

  • Selam alejkum! Sa per informacion te disave qe kane krijuar ca ide te cuditshme, une nuk kam ndonje kopleks per kete pune, pasi kam qene po une qe e kam perkthyer ne shqip artikullin e Hershit ku akuzonte Turqine per sulmin me arme kimike te dates 21 gusht ne Siri. Vetem se eshte botuar diku tjeter. Kesaj rradhe perktheva anen tjeter te medialies. Dhe i kerkova e-zanit ta botoje. Te cilet i falenderoj per gatishmerine. Pastaj se cilen e perkhrah une eshte ceshtje bindjesh personale e besoj qe nuk ka aspak rendesi ne kete rast, meqenese behet fjale per nje perkthim e jo per nje artikull timin personal.

  • Me sa po shoh, ketu po behet nje diskutim midis disa parimeve profesionale mbi te cilat bazohet sic shprehet komentues me nickun Erdo dhe sinqeritetit qe shprehet nga Enesi dhe admini.
    Nuk e di sa qendrojne ato qe thote Erdo, por nqs vertete ka nje gje te tille,une si lexues do te ofendohesha, pasi marr mesazhin qe webi qe po lexoj po me mashtron.
    Autoret mund te kene qellime te ndryshme per botime te ndryshme, puna eshte se ata qe i botojne duhet te kene pakme shume pergjegjesi.
    Gjithnje,nqs qendrojne ato qe thote Erdo.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *