‘I’m happy’





56143c20-d8c1-4d99-9612-1e37e53afef4_16x9_788x442Për disa ditë, në rrjete sociale, mjaft muslimanë, e jo vetëm, u angazhuan të debatojnë videon e prodhuar nga një grup muslimanësh britanikë të quajtur Honesty Policy, që tregon muslimanë anglezë duke kërcyer e kënduar nën tingujt e ‘I’m happy’ të Pharrell Williams.

Umeti dhe Imperializmi

Përtej debatit legalist, që do adresohet më poshtë, një sërë komentesh janë fokusuar tek pretendimi se kjo video ishte një përpjekje e sforcuar për t’u treguar të integruar, e nxitur nga dëshira për t’u përshtatur imponimit të një axhende liberale e për t’u pranuar nga shoqëria britanike – një vend imperialist, tek e fundit, që ka shkaktuar dhunë e dhimbje në vende si Iraku. Nënteksti i këtij pretendimi është detyra e supozuar e muslimanëve në Britani për rezistencë ndaj Anglisë imperialste. Ky nënteskt kërkon rezistencë ndaj Anglisë në emër të lojalitetit të umetit. Po ku është umeti? Çfarë ofron umeti në shkëmbim të këtij lojaliteti.

Së pari, umeti dhe Anglia janë entitete krejtësisht të ndryshëm. Umeti nuk ofron mbrojtje, të drejta, punë, banesë. Umeti është një kombësi imagjinare, nëse do huazonim nga Benedict Anderson. Interesi i umetit shpesh artikulohet nga ata që kanë zërin më të lartë, ata që bërtasin më shumë. Por në fakt, nuk ka detyrimisht kundërthënie midis solidaritetit me muslimanë që vuajnë nga forma të ndryshme dhune e padrejtësie si në Irak me të qenit qytetarë të një vendi si Anglia. Në fakt, sa më të integruar e sa më shumë zë të kenë muslimanët në shoqërinë britanike, aq më shumë do mund të avancojnë kauza të drejta si lëvizja kundra luftës në Irak, apo kundra mbështetjes së okupimit izraelit të territoreve palestineze.

Por mbi të gjitha, Anglia është shtëpia e këtyre muslimanëve, vendi ku kanë lindur, ku kanë ndërtuar jetën e tyre dhe është po ai vend që siguron të drejtat e tyre qytetare. Qeveritë e vendeve me shumicë muslimane kanë bërë gjëra të tmerrshme, po nuk i kërkon njeri egjiptianëve, tunizianëve apo kuvajtjanëve mos duan e mos respektojnë vendin e tyre.

Atëherë, ç’është ky reagim ndaj integrimit të muslimanëve në Perëndim? Në fakt, pyetja është se për çfarë integrimi bëhet fjalë, pasi këta muslimanë janë në shtëpinë e tyre në shoqëritë ku jetojnë dhe ligjërimi kundra integrimit që vjen nga disa muslimanë nuk është shumë i ndryshëm nga ligjërimi i të djathtës evropiane kundra muslimanëve.

Përtej Hallallit dhe Haramit

Pritej që një pjesë e debatit do lidhej me anën legaliste: a është kjo këngë e valle hallall apo haram. Por a është jeta e muslimanëve kudo e ngaherë reflektim i manualeve të fikhut? Kudo në shoqëri muslimane ka forma celebrimi që fukahatë i kanë parë në mënyrë kritike dhe ky tension midis praktikave të shumë muslimanëve dhe fukahave është aq i lashtë sa zanati i fukahave. Nuk ka asgjë për tu habitur e asgjë për tu alarmuar dhe detyra e fukahave ka qenë përherë që të krijojnë një ligjërim moralist si barazpeshë në shoqëri. Pritet dhe është normale reagimi i atyre që e kanë parë në terma legalistë dhe është më se e shëndetshme, nëse nuk fryhet përtej përmasave normale.

Në shumë shoqëri muslimane ka forma celebrimi, prej shekujsh, që fukahatë i kanë parë me sy kritik, por jeta ka vazhduar. Në Egjipt apo Marok muslimanët këndojnë e kërcejnë në forma të prodhuara në kontekstin e tyre kulturor e është normale që muslimanët në Angli të celebrojnë në mënyrën e tyre.

AN41783879video-was-createPërtej abc-së së hoxhllëkut

Kjo video pati qysh në fillim një dozë legjitimiteti me prezencën në video të T.J. Winter (aka Abdel Hakim Murad), profesor në Universitetin e Kembrixhit, i trajnuar në mënyrë tradicionale në shkollën shafi dhe një nga figurat më të njohur të muslimanëve britanikë. Pati njoftime që Prof. Murad ishte distancuar nga video, por më pas ai deklaroi mbështetje të videos e siç citohet nga the Guardian:

‘Jam më se i kënaqur të shoh rezultatin e videos së Happy British Muslim, e cila ka çliruar një valë vullneti pozitiv përeth botës dhe ka ndryshuar në mënyrë domethënëse imazhin e Muslimanëve në sytë e shumë skeptikëve. Islamofobët do jenë duke shtrëngaur dhëmbët teksa shohin muslimanë të racave e grupmoshave të ndryshme të bashkuar në këtë shprehje lumturie. Askush nuk do prodhojë një argument sheriati kundra hedhjes përpjetë nga lumturia.’

Por mësojmë ca më shumë nga një njoftim të Murad të postuar në FB ku ai na thotë më shumë rreth pjesmarjes së tij në këtë projekt:

‘Le të fillojmë duke kujtuar një pikë të rëndësishme. Dijetarët nuk kanë arritur të krijojnë lidhje me adoleshentët dhe as nuk e dinë këtë. Sot gjatë faljes së të Premtes pashë të rritur e fëmijë po nuk pashë adoleshentë. Nuk ka ndërtues urash për t’i sjellë pranë. Nëse do i njihnit do dinit se ata ende duan të jenë muslimanë dhe se e duan Islamin po nuk duan të dëgjojnë ‘leksione të bezdisshme.’ Nuk janë kundra përmbajtjes së atyre leksioneve, por nuk munden t’i dëgjojnë. Ata janë në një tjetër botë – në botën e shpejtë në mediave sociale, apps dhe YouTube. Ose do shkëputemi krejtësisht prej tyre dhe t’i lëmë të vazhdojnë të operojnë gjërat në mënyrën dhe resurset e tyre – e kjo po ndodh me dhjetra milionë të rinjë muslimanë përreth planetit, përfshi në Mekë dhe Medinë, ose mund të gjejmë rrugë që të qëndrojmë me ta e t’i dëgjojmë. Ata e dinë fare mirë se ne nuk jemi dakort me të gjitha format e kulturës së tyre, por ata duhet të dinë që ne mund tu ofrojmë atyre më shumë se sa qortime pa fund.

Kështu që sigurisht që nuk kërceva me ta, por të jesh prezent, të jesh dëshmitar, të afirmosh dashurinë e tyre për jetën dhe Islamin pa aprovuar detyrimisht ndonjë gjë – e ata e dinë këtë – kjo është mënyra e atyre që duan njerëzimin e duan rininë.’

Shumë nga pyetjet që lindin nga ky debat janë relevante për bashkësinë tonë, për marrëdhëniet tona me njëri – tjetrin, me pop kulturën, me trashigiminë tonë legale, me dilemat tona fetare, me rrugën e gjithsecilit në kërkim të Zotit në realitetin e jetës tonë. Ky nuk është promovim i një lloji të caktuar muslimanësh, por i vetëdijës së diversitetit brenda nesh dhe rrefuzimit të nocioneve të politikave identitare që kërkojnë të pozicionojnë muslimanët në realitete imagjinare pa patur këmbët në tokë. Kërkon, gjithashtu, të ngrerë pikëpytje mbi autoritetet fetare që shohin rolin e tyre si makinë kohore fantastiko-shkencore që transporton fetvatë nga shekuj më parë në ditët e sotme pa u lodhur të kërkojnë thellë e të kërkojnë të flasin për atë që bashkësitë përjetojnë në këtë vend e në këtë kohë.

Comments

  • per hir te diversitetit aq shume te reklamuar ne kete shkrim, do ishte mire qe admin te merrte parasysh jo vetem mbrojtjen e kesaj videoje, por edhe kritikat e mundshme ndaj kesaj shfaqeje, qe nga kritikat kulturale, ideore, fetare etj.
    Madje, ashtu si ne nje ndeshje futbolli jane te pranuara te tre rrezultatet ( pa llogaritur shtyrjen e ndeshjes ), ezani mund te zgjidhte edhe te mos futej fare ne kete debat, qe do marri jo pak nga energjite tona.
    Pyetja e fundit do te ishte, nqs kjo video do te prezantohej ne aktivitetin e organizuar nga KMSH per ditelindjen e Profetit Muhamed savs, cfare qendrimi do mbante admini ( gjithmone ne emer te diversitetit ) ?

    • @ 1×2: po i gjithe shkrimi eshte dialog me ‘kritikat e mundshme ndaj kesaj shfaqeje, qe nga kritikat kulturale, ideore, fetare etj.’

      Sa per hallin qe ke per energjite, e ke kollaj, mos i shpenzo.

      Pergjigjen per pyetjen e fundit e ke ne shkrim. Shkrimi as nuk kerkon qe te jesh dakort me kete projekt, ashtu sic e ben te qarte dhe Dr. Murad e madje thote qe fukahate duhet te bejne punen e tyre dhe nuk ka asnje problem nese shprehen kundra, puna eshte – perseri tek fjalet e Dr. Murad, tek prezenca, mos-perjashtimi dhe dashuria per tjetrin.

      Po eshte trishtim ama nese gjithe referenca celebruese per disa mbetet tek ‘aktivitetin e organizuar nga KMSH per ditelindjen e Profetit Muhamed savs’.

      • @ geronimo, admin dhe te tjere,

        sikur shkrimi te kishte vetem fjalen e Dr. Murad, do te ishte vertet nje perle, dhe ne nivelin e shkrimeve te fundit te e-Zanit.
        Por ajo qe me shqetesoi mua ( dhe me beso vjen nga dashuria qe ezani te shkelqeje sa me fort ) eshte pikerisht harresa e mesazhit te Dr. Murad kur vjen puna per tjetrin, jo tjetrin qe te pelqen, po ate tjetrin qe nuk na pelqen.
        Keshtu psh jane shume larg dashurise dhe mos perjashtimit, termat dhe mesazhet qe percjellin “abc hoxhlliku”, ose ” makinë kohore fantastiko-shkencore që transporton fetvatë nga shekuj më parë në ditët e sotme pa u lodhur ” ose ” …tallava…” etj.
        Lista e shembujve qe tregojne eZanin ne nje pozicion krejt te kundert me mos-perjashtmin dhe dashurine, do ishte shume e gjate po te hapim arkivat dhe te shikojme se si jane kritikuar pa kriterin e mases ngjarje, personazhe ose grupe sociale.

        besoj se ngelem e mos perjashtuar dhe e dashur

        • Solidariteti investohet mbi te perjashtuarit pasi ata qe perdorin ” makinë kohore fantastiko-shkencore që transporton fetvatë nga shekuj më parë në ditët e sotme’ jane ata qe kane monopoluar xhamite e institucionet, ligjerimin tone kolektiv, jane ata qe percaktojne axhenden e bashkesise pa konsensus e na ne lene te tjereve te meremi me kusuret e veprimeve te tyre te papergjegjshme. Keta nuk kane nevoje per solidaritet po per kritike dhe kjo kritike eshte treguesi i dashurise dhe i shqetesimi per bashkesine.

  • Diversitet nuk do te thote te mos diskutosh mbi vlerat, parimet apo qendrimet e ndryshme. Perndryshe, diversiteti qe imponon heshtje eshte artificial. Shkrimi nuk merr persiper te legjitimoje asnje nga qasjet, pavaresisht se e shpreh hapur simpatine per kete nisme. Ne jemi ketu per te hapur debate dhe jo per ti shmengur. Sigurisht nuk hapin cfaredolloj debatesh, por mendojme se nje diskutim i arsyeshem dhe qytetar eshte i dobishem per shoqerine tone. Mbi te gjitha, mesazhi i percjelle nga kjo nisme eshte mjaft me vlere per te gjithe ne.
    Ndersa per pyetjen e fundit, nese je prane mjedisve ku merren vendimet e KMSH-se dhe i druheni nje reagimi te E-zanit per keto pune, ju sugjeroj te mos druheni por ta prezantoni prezantoni videon, pavaresisht se ne parim, jam krejtesisht kunder koncerteve tallava me korre medreseje qe ben KMSH-ja.

    • Cfare i kritikon saktesisht programeve te KMSH? Pergjıgja nuk duhet te jete shume e lodhshme meqe marrim parasysh se nuk keni probleme me elementet e perbashket te kesaj videoje me festivalet e KMSH. Dmth meqe zdo merreni fare me te kenduarin, ‘ekspozuarin’ etj… ne thelb, cndryshım ka videoja qe po e promovoni (flm se nuk e kisha pare) dhe programet KMSH, kur te dyja qellimin kryesor e kane te njejtin dhe eshte qellim vertet i mire.

      Se mos nuk jam shprehur qarte.. jam dakord fare me videon, por edhe me organizimet e KMSH, me ilahite e Sidrit Bejlerit, poezite, shperndarjet e librit mbi Profetin a.s etj… qe ju quani koncerte tallava.

  • se dija qe prezenca e nje hoxhe, i jepka doze legjitimiteti nje vepre si puna e muzikes, kercimit, zbulimit te femres, apo cfaredolloj vepre. aq me teper te qenka kjo pertej abc-se se hoxhllikut. me duket se eshte te abc-ja e nje fillestari ne islam.
    edhe pse u mundove ta shmangesh anen legale, do sdo aty perfundove dhe eshte mese normale.
    Tani pertej anes legale , sjam dakort edhe me mesazhin qe percjell. s eshte qellimi i jetes se muslimanit qefi, “lumturia” si kjo ne video.
    Profeti salallahu alejhi ue selem thote: asnje prej jush ska per te besuar (tamam) derisa deshirat tuaja te ndjekin ate me te cilen u dergova.
    Lumturia e besimtarit eshte ne adhurimin ndaj Zotit, ne namaz e pune te mira.
    nese kjo video do titullohej arab happy , apo refugjat happy dhe te perfshinin te gjithe te huajt psh. te cfaredolloj feje, tjeter gje do ishte. mos thuj qe jane anglez se ste ben pashaporta pjestar te nje kombi.

    • Legjitimitet vepres nuk i jep prezenca e nje hoxhe por gjykimi i shume autoriteteve te dijes islame, pergjate te gjithe historise se saj. Mbi te gjitha kur, parimi i mirenjohur ne keto ceshtje eshte se gjithcka eshte e lejuar, derisa te kemi argument te prere e definitiv se ajo eshte ndaluar. Rrjedhimisht cdo veper ka legjitimitet, derisa te kemi unanimitet dhe vendime definitive te padiskutueshme nga burimet e sheriatit se ajo eshte e ndaluar. Perderisa te tilla nuk kemi, perderisa ka pasur historikisht debate mbi keto pune, atehere keto vepra jane legjitime (te pakten per ata qe zgjedhin ti kryejne). Pervec kesaj, diskursi yt eshte spekulativ, gje qe verehet edhe ne paraqitjen sikur videoklipi ne fjale po “zbulon femrat”. Klipi as nuk i zbulon dhe as nuk i mbulon femrat, por i paraqet ashtu sic ato jane ne realitet. Nuk mund te kete klipe te kufizuara vetem tek femrat e mbuluara, sepse kjo do te ishte nje falcitet. Klipi u drejtohet te gjithe muslimaneve, me dhe pa shami, me dhe pa mjeker, ne pavaresi nga bindjet dhe perkatesite e tjera racore, etike, kulturore etj. Dyert e vellazerise jane te hapura (dhe duhet te jene te tilla) ndaj te gjitheve, me dhe pa shami. Ky eshte mesazhi dhe per mua eshte percjellur drejt. Projeksionet tuaja imagjinare me njerez te uniformizuar e ngurtesuar neper vizione sureale, nuk jane me kembe ne toke dhe nuk i pergjigjen dot realitetit, po ne te njejten menyre sic nuk i pergjigjet aspak realitetit pretendimi yt se muslimani e gjenka lumturine vetem ne adhurim! Perkundrazi, lumturia eshte e shperndare kudo dhe muslimani mund ta gjeje nga pak ne cdo send, dhe Zoti, pikerisht per kete arsye, na i ka lejuar te gjitha gjerat e kesaj bote pervec nje pakice gjerash qe jane te demshme.

  • kalove nga pretendimi per spukulim ne spekulim. as nuk thashe dhe as nuk pretendoj qe dyert e vellazerise jane te mbyllura dhe vlen vetem per ata qe jane strikt te devotshem(ne dukje te pakten),perkundrazi duhet te sillemi mire dhe me butesi me te gjithe. dhe me ata adoleshentet qe permend hoxha, dhe kjo s eshte e re sic na paraqitet.
    sa per legjitimitetin, nuk thashe une qe hoxha i dha legjitimitet, per ironi nuk e tha as hoxha, por autori i shkrimit.
    pastaj hera e pare qe e degjoj qe nje veper te jete e ndaluar duhet te kete unanimitet. dyshoj te gjesh edhe per shirkun dhe llojet e tij unanimitet, jo me per te tjerat. kjo eshte shume spekulative.
    nuk thashe as qe klipi zbulon femrat ose mbulon. thjesht sme duket fetarisht normale qe klipi paraqet muslimanet pa shami te lumtura. pavaresisht realitet njeriu duhet te ftoje te me e mira,edhe pse pa kembe ne toke, dhe ta marre me sportivitet te verteten,realitetin. pa rene ne depresion dhe shfryrje inati(si disa hoxhallare psh).
    e di, e veshtire te gjesh ekuiliber…

    • dear sh 🙂

      kur deshira eshte te afrosh njerezit, i pranon ata sic jane. pastaj, kur njerezit te ndjehen te pranuar, e kuptojne qe ftesa per tek me e mira eshte ne dobi te tyre dhe nuk eshte thjesht “shfryrje inati”; keshtu ftesa iu ngjit, ndersa ne te kundert me e pakta eshte ftohja, por mund te ndodhe edhe rebelimi.

      ke te drejte, eshte e veshtire te gjesh ekuiliber. ama realiteti eshte baza prej ku nisemi. realiteti themelor eshte ekzistenca e Zotit, prej ketu rrjedhin parimet tona per te cilat tregohemi strikte. ama per t’i aplikuar parimet ne realitetin e dynjase, na duhet ta marrim parasysh edhe ate vete, se ndryshe behemi anakronike.

      selam e me te mira!

  • pertej modes se fundit…..urime eZanit per kete kendveshtrim qe sjell, ne fakt pas kercimit mbare boteror te “gangnam style” , dhe kercimit jo aq boterer te “kercimit te pinguinit” ishte koha qe edhe muslimanet te binin ne gracken e modes se kercimit se ndonje hiti te famshem qe kercehet lart e poshte, dhe eshte vertet per tu pershendetur qendrimi qe sjell eZani kesaj here, ndryshe nga cfare kemi pare te shprehet per shfaqje te ngjashme artistike, show mediatik, sport etj

    • tej e pertej ironise, sikur ka shume pretendente ky roli i te caktuarit kolektiv se ne cfare gracke duhet e nuk duhet te bien muslimanet – kolektivisht.

  • Si fillim cilesia artistike e kesaj kenge, klipi dhe aktrimi ne klip eshte shume me teper se e ulet. Vetem prezenca e Muratit sikur ja ngre pak rytben me zor dhe na detyron te themi ndonje gje.Thene kjo, i bie qe ky lloj projekti i lumtur te diskutohet me nje sy mbyllur e me pak hater, hajt po ja falim kesaj here. Rastesisht e pashe tek lajmet e RTL-se kete klip dhe komentin e tyre te matur por edhe te perpikte. Kur shoh ne youtube ky Farelli na i kishte klipet ne gjithe boten gati dhe me erdhi pak inat me thene te drejten me ata te RTL-se, qe ishin kujtuar ta jepnin si lajm vetem kur dolen ca mjekra e ca shamija te lumtura. Se si u ndjeva keshtu si me qene ndonje nxenese medreseje e veshur me pahir me nje uniforme jashtekosori, dizenjuar me kasten e shemtuar per te me mbajt larg nga bashkemoshataret e prishur. Apo si me qene ndonje emigrant turk andej nga Hauptbahnhof qe gjezdis me qesen e ALD-dit ne nje dore dhe me pitet e ramazanit nga dora tjeter. Po te isha emigrant shqiptar pervec qeses se ALD-dit do kisha veshur tuta sporti dhe corape te bardha ne kepuce te zeza e me keto do te shkoja ne Deutsches Museum te diskutoja mbi shkencen e teknologjine(ky eshte perfytyrimi qe kane per ne andejza). Nuk eshte se nuk kane pare te ketille po thjesht habiten te shkretet dhe ta thone vetem kur kane shume konfidence e me shume kujdes. Tani ky lloj klipi mua me ben te ndjehem keshtu. Do thoni ju po kujt i behet vone si ndjehesh ti. Po mire thojeni. Ndersa une premtoj qe kur kete klipin ta shoh me kalamajt e mi dhe me kalamjte e kalamajve te mi te tallem e ta shaj sa te me doje qejfi, sepse nuk dua qe femija im te turperohet nje dite keshtu sic u turperova une e te ndjeje keqardhje per veten keshtu sic e ndjeva une. Nuk jane keta modeli qe te bashkon me adoleshentet sot, keta jane pjese e izoluar e nje sockulture te caktuar qe nuk kane asgje te perbashket me adoleshentet, qytetare shqiptare a gjetke. Po i tregove keto me siguri qe nuk te qasen. Nuk ka nevoje madheshtia e fese islame per leokoplaste te rastit. Mjafton te jemi te natyrshem pa qene kopje e askujt, pervecse shembullit te Profetit e te sahabeve. Eshte shume me bukur kur gjerat mbeten gjysme mister dhe gjithesecili ka mundesine te vije e te gjeje veten si ne nje vizatim ne drite hije qe pret modelin per tu plazmuar.
    Shume Selame dhe faleminderit per mundesine per ta diskutuar kete teme.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *