Garsia Markez nuk ishte hero





MarkezCharles Lane

Drejtues shtetesh e vlerësuan lart romancierin Gabriel Garsia Markez, fitues i çmimit Nobel, i cili vdiq më 17 prill në moshën 87 vjeçare. “Bota ka humbur një nga shkrimtarët më të mëdhenj vizionarë – dhe njëri nga të preferuarit e mi nga koha e rinisë sime” tha presidenti Obama; ai e quajti autorin e “100 vjet vetmi” një përfaqësues dhe një zë të popullit të Amerikave. Juan Manuel Santos, president i vendit të lindjes së Garsia Markezit, e çmoi atë si “Kolumbiani më i madh i të gjitha kohërave.”

Shkrimi që unë do të doja më së shumti të lexoja mbi vdekjen e Garsia Markezit, nuk do të shkruhet kurrë. Kjo sepse autori i këtij shkrimi do të ishte poeti kuban Herberto Padilla – i cili ka ndërruar jetë 14 vjet më parë. Askush nuk është më i kualifikuar për të vlerësuar mpleksjen e çuditshme të rrezatimit letrar me kalbëzimin politik që karakterizoi karrierën e gjatë të Markezit.

Në 1968, bash kur “100 vjet vetmi “ po e shtynte Markezin drejt famës, Padilla botoi një përmbledhje poezish të titulluar “Jashtë lojës”. Autoritetet kulturore kubane fillimisht e lejuan dhe madje edhe e vlerësuan librin e Padillas, pavarësisht protestës së tij mes rreshtave kundër kontrollit zyrtar të mendimit që po ia merrte frymën Kubës që prej një dekade nga revolucioni i Fidel Kastros në 1959.

Më pas, urdhërat ndryshuan: Regjimi i Kastros filloi një fushatë kundër Padillas dhe intelektualëve që mendonin si ai, që kulmoi në marsin e 1971-it kur agjentë të sigurimit të shtetit arrestuan Padillan, konfiskuan dorëshkrimet e tij dhe e vunë atë nën një muaj të tërë hetimi brutal.

Poeti doli më vonë dhe e denoncoi veten e tij para kolegëve shkrimtarë se ishte treguar “i pandershëm dhe aspak mirënjohës ndaj Fidelit, për të cilin unë kurrë nuk do të lodhem së penduari.“ Ai implikoi kolegët dhe madje edhe bashkëshorten si kundërrevolucionarë.

Intelektualë nga e mbarë bota, të udhëhequr nga ylli i ‘lulëzimit’ letrar latino amerikan, Mario Vargas Llosa, e dënuan këtë spektakël stalinist. Figura të shumta kulturore të cilët e kishin mbështetur revolucionin kuban të Kastros i dolën kundër për shkak të çështjes Padilla.

Për Markezin, megjithatë, kjo qe një pikë kthese e një lloji krejt tjetër. Kur iu kërkua të nënshkruante një letër të hapur të shkrimtarëve drejtuar Kastros ku shprehej “ turpi dhe zemërimi” në lidhje me trajtimin që iu bë Padillas, Garcia Markezi refuzoi.

Që prej atij momenti, kolumbiani gradualisht nisi të vlerësohej lart nga Havana, duke arritur të bëhej kësodore një anëtar de fakto i rrethit të ngushtë të Kastros.

Fideli e mbuloi “Gabon” me përfitime, përfshirë këtu një vilë të madhe si dhe themeloi në Kubë një institut kinematografie, nën drejtimin personal të Garsia Markezit.

Shkrimtari, nga ana e tij, ia huazoi famën dhe gojëtarinë e tij mullirit të propagandës së regjimit, duke e përshkruar diktatorin kuban në vitin 1990 si një “njeri me zakone të serta dhe ëndërra të pashueshme, me një edukatë formale alla modë e vjetër, me fjalë të zgjedhura me kujdes dhe sjellje të rafinuar, dhe cili e ka të pamundur të ngjizë ndonjë ide që nuk është tej të zakonshmes”.Markes_e_Kastro

Për të racionalizuar këtë marrëdhënie të rehatshme, Garsia Markez ofroi veten e tij si një ndërmjetës shtinjak kur Kastro lironte herë pas here disidentë për t’iu lajkatuar Perëndimit.

Ajo që gabo nuk bëri kurrë ishte të ngrente zërin, apo të ngrente qoftë edhe një gisht, në emër të të drejtave të kubanëve që ata në radhë të parë të shpreheshin lirisht.

Larg nga të qenit “një përfaqësues dhe një zë i popullit të Amerikave”, ai ka shërbyer si një zëdhënës de fakto i tiranëve të tyre.

Garsia Markez shkoi deri aty sa edhe mbrojti dënimet me vdekje që Kastro u dha zyrtarëve kubanë politikisht heterodoksë – njëri prej të cilëve kishte qenë personalisht i afërt me shkrimtarin – pas një gjyqi të inskenuar në vitin 1989.

Dikush mund të imagjinojë shumë motive për këtë sjellje të shëmtuar, disa mund të jenë më mirëkuptues se të tjerët. Aktivist i ri në partinë komuniste në vitin 1950, Garsia Markez i përkiste një brezi intelktualësh latino-amerikanë për të cilët anti-imperializmi ishte një ideologji e mirëqenë, si edhe një shenjë dalluese sofistikimi: ndoshta ai kurrë nuk shkoi përtej kësaj.

“Miqësive” me njerëz si Kastro është e vështirë t’u shpëtosh – megjithatë, dukë parë përfitimet që ai kori nga kjo marrëdhënie, të prekshme a jo, duket se Garsia Markez nuk e çoi ndonjëherë ndër mend të prishej me Fidelin, qoftë edhe fshehtas.

Cilatdo qofshin shkaqet, apolegjia që Garsia Markez ka bërë për Kubën do të njollosin përherë trashëgiminë e tij. Madhështia e vertetë letrare është një funksion jo vetëm i aftësive narrative dhe kreativitetit gjuhësor, që Markezi e kishte me bollëk, por gjithashtu i kurajos morale, e cila atij i mungonte. Përballë të këqijave të shumëfishta, qoftë shoqërore qoftë politike, që pllakosën rajonin ku ai lindi, ai i dëshmoi ato duke u treguar selektiv.

Në fund Kastro e la Heberto Padillan të largohej nga Kuba për në SHBA në 1980. Në kujtimet e tij në 1989, “Autoportret i Tjetrit“, poeti thotë se ai i kërkoi Garsia Markezit ndihmë për të marrë një vizë dalëse nga Kuba, por shkrimtari u përpoq ta bindte që të mos largohej, duke i thënë se armiqtë e Kubës mund ta përdornin largimin e tij për qëllime propagandistike.

Krahas këtij libri, Padilla shkruajti fare pak. Ai lëvizi si lektor nga një kolegj në tjetrin para se të vdiste, si një njeri i rrënuar, në Auburn të Alabamës. Ai ishte 68 vjeç.

Në të vërtetë, Heberto Padilla nuk kishte as gjysmën e talentit të Markezit. E megjithatë, shumë prej nesh atë e admirojmë më tepër.
Washington Post

Comments

  • Ky nuk paska bere asgje me shume se sa Kadare, Agolli, Kadri Roshi, Sul Pitarka, etj. Pceshtja eshte se ne dime me mbajt qendtim shume lehte per te keqijat e botes por jo tonat

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *