Tekstet fetare ne shkollat publikeE-zani

Për të disatën herë arsimi shqiptar shkel laicitetin me këmbët e veta, duke trajtuar subjekte fetare në tekstet mësimore. Teksti i mëposhtëm është marrë nga matematika e klasës së parë, hartuar nga Diana Starja dhe Zenepe Shkoza, duke ilustruar ushtrimet me informacione mbi festat fetare të krishtera.

Ushtrimi gjendet në faqen 129:

«Krishtlindjet vitin tjetër do të jenë të djelën.
Kjo është një ngjarje e mundur.
Krishtlindjet vitin tjetër do të jenë në 31 dhjetor.
Kjo është një ngjarje e pamundur.
Pashkët do të jenë të djelën.
Kjo është ngjarje e sigurt.»

Teksti i në fjalë të krijon idenë se duhet t’i përkasë një shkolle fetare, përderisa edhe ilustrimet priret t’i gjejë në fushën e fesë, e madje eksluzivisht në një fe të vetme. Nuk e dimë përse autorët kanë preferuar t’i kërkojnë shembujt e ilustrimeve të tyre tek festat fetare dhe përse pikërisht vetëm tek një fe. Ndoshta gjithçka mund të ketë ardhur në mënyrë të pavullnetshme, por gjithsesi edhe kjo ilustron shumë mirë klimën e pabarazisë fetare që është ndërtuar në Shqipëri gjatë këtyre viteve, ku Islami përjashtohet dhe madje cënohet vazhdimisht nga institucionet publike, ndërsa katolicizmi në veçanti, e krishterimi në përgjithësi, promovohet në kundërshtim të plotë me parimet e laicitetit.

Në kushtet kur ndeshemi me një prirje sistematike për margjinalizim të Islamit nga institucionet publike, nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin të mos vëmë re paralelisht një prirje të vazhdueshme për të kristianizuar hapësirat publike, të cilat mbeten «zonë e ndaluar» për muslimanët. Kemi para sysh këtu një mori rastesh të denoncuara në blogun tonë, ku janë evidentuar shkelje flagrante të laicitetit dhe barazisë fetare, por edhe një sërë fenomenesh të cilat i ndeshim haptas, si urimet e krishtlindjeve në/nga institucionet shtetërore, organizimi i ceremonive festive të krishtlindjeve në/nga kopshtet e shkollat tona «laike», organizimi i ceremonive përkujtimore e festive në ditën e lumturimit të Nënë Terezës, të pasuruar shpesh me recitime vjershash me tematikë të mirëfilltë fetare në mjedise shkollore, shndërrimi i Kuvendit Popullor në sallë celebrimi të festave të fundvitit, ndërkohë që laikisht kemi një festë fundiviti, “spastrimin” e personazheve të klerit islam nga listat e panteonit kombëtar, shndërrimin e përfaqësive diplomatike në mekanizma promovimi të figurave dhe aktivitetit kishtar, e mbase Ambasada e “jonë” në Romë dhe xhepi i saj në Milano kryesojnë në këtë sport sepse janë dëmtuar nga fusha elektromagnetike e antenave përreth.

Në Shqipëri janë bërë të shpeshta rastet e misionarëve të krishterë që shpërndajnë fletushka e libra në mjediset shkollore. Tekstet mësimore janë të pasura me fragmente që nuk ngurrojnë të shfaqin hapur anësinë e tyre fetare, ku, teksa mbrohen si shkencore pikëpamje doktrinale të krishtërimit, Islami paraqitet nëpërmjet tezave më anti-myslimane në qarkullim. Gjithashtu teksa vajzat muslimane me shami nuk lejohen të frekuentojnë shkollat publike (megjithëse nuk ka asnjë ligj që i ndalon, të gjithë drejtorët e shkollave i binden në unison urdhërave nën zë për moslejimin e tyre), muret e mjaft institucioneve arsimore në Shqipëri tapicohen me portrette t një gruaje me shami, por me një fe tjetër, të cilës ia festojme edhe lumturimin: me sa duket për institucionet arsimore shqiptare laiciteti është vetëm për nxënësit e jo për shkollën. Shkolla ka të drejtë ta promovojë shaminë kur është katolike, ka të drejtë të festojë festa fetare, të promovojë figura fetare, madje edhe të predikojë vlerat e krishtërimit nëpër tekstet mësimore, ndërsa nxënësit fetarë nuk kanë të drejtë të hyjnë në shkollë, nëse janë të dallueshëm publikisht se janë të tillë.

Në fakt shteti shqiptar po i jep vetes të drejtë t’i trajtojë grupet fetare në mënyrë të diferencuar: disa të vetët e disa të njerkës. Ky dopio-standard është i rrezikshëm, jo shumë për muslimanët, por më shumë për vetë shoqërinë, e cila po shkon drejt krijimit të konfliktualiteteve fetare krejt të panevojshme. Nëse një grup i madh social margjinalizohet dhe krijon perceptimin se shteti është armiqësor për ta, kjo përbën natyrisht një kërcënim të ekuilibrave socialë. Mund të shkaktojë izolim dhe reagime kolektive që refuzojnë kontratën me shtetin, që kërkojnë zgjidhje përtej kësaj kënete politike. Mund të shkaktojë një antipolitikë të pastër. Jo se kjo klasë politike nuk e meriton të refuzohet në bllok, por të paktën qytetarët duhet të besojnë tek roli i shtetit-garant. Mirëpo në këtë mënyrë pu-shteti po neutralizon edhe besimin bazik ndaj tij.

Shteti shqiptar është krejtësisht gafil për të kuptuar efektin negativ të këtyre dukurive, por më e keqja është se akoma më gafil është Komuniteti Musliman, i cili nuk ka, deri më tani, asnjë reagim për raste të tilla, e as kur vihet në dijeni nga xhematet apo edhe media të ndryshme. Ne kemi bërë disa denoncime si këto, por nuk kemi konstatuar veprime konkrete nga KMSH. Nëse Komuniteti Musliman nuk e ndjen këtë për detyre, nuk di se çfarë detyre mund të ketë tjetër, përveç pritjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë arsye pastaj për t’u habitur kur dalin grupe që radikalizohen e më pas nuk e njohin KMSH-në. Natyrisht, kur KMSH nuk ka interes të mbrojë bashkësinë dhe fenë e vet nga shkeljet dhe padrejtësitë, besimtarët kanë të drejtë të ndjehen të braktisur.

 

 

Comments

  • Akoma me Komitetin ju. Komiteti ku te rregulloje ndonje leje medrese/kolegj ne Ministri e jo me te ankohet a ta padise. Ndersa te tjeret fusin ne planprograme Krishtelindjet me gjithe peme, Komiteti i fut nje ziqer me rruza, duke peshperit ne ekstaze: “tolerance”, “tolerance”, “tolerance”…..

  • Mendoj se kjo nuk eshte shkelje laiciteti, por propagande e hapur fetare ne shkolla dhe ne te gjitha nivelet e saj, po te kemi parasysh edhe shkrimin e Elton Hatibit (Situate problemore). Jam e bindur se po te permblidhen shkeljet e propagandat kjo nuk del me pune shkeljeje, por me rende se kaq.

  • ‘Shkelje laiciteti’ eshte konstatim korrekt dhe njekohesisht eufemizem, sepse verehet qarte propaganda fetare krahas shplarjes se trurit qe ne klase te pare. Dhe me ‘tru-shplarje’ nenkuptoj menjanimin e fese islame nga prania publike, per ta zevendesuar jo me nje fe laike porse me krishterimin. Pastaj dikush ankohet se keto 100 vite mund te kete adresim te myslimanve drejt nje politike me ngjyra islame.

  • A. Lexo me kujdes.

    B. Njyros (!) përgjigjen e duhur.
    Bir arsim i shtetit, çfarë të qaj më parë, drejtshkrimin apo laicitetin?

    • @Rrok. Perderisa nuk na pelqejne kur na na fusin te tere muslimaneve ne nje thes, le mos e bejme dhe kete per te tjeret. Je i sigurte ti qe kete pune bejne te gjithe prifterinjte? Nuk mund te jesh i sigurte e keshtu qe mos abuzojme me gjuhen. Keto shkrime nuk drejtohen kundra te krishtereve por kundra institucioneve shtetrore qe shkelin laicitetin.

      • çfar flet o admin.
        Ti e kupton mire se mundesite aty jane 33. 33%. Kjo eshte e sigurte.
        Se e kam mbiemrin Berisha kjo nuk do te thote se jam musliman.
        Kjo eshte e mundur
        Sa per pedofiline ne gjirin e kishes, sot mediat po kritikojne shenjterimin e J.P II si ai qe me qendrimin e tij e konsideroi ate te pamundur.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *