Në ndërtim….





Xhamia e namazgjaseV. Popaj

Kur vizitori klikon webfaqen tiranagrandmosque.com, has në pothuajse të tëra ikonat frazën “në ndërtim”. Rubrika të rëndësishme të faqes, si “informacion” dhe “projekti”, jane bosh, ndërkohe që të gjithë megabitet i zenë pamjet e fotomontazhit të xhamisë, që na u servir si projekt, ditën e inagurimit. Një vizitor i rastësishëm, i cili gjendet aty si i zënë në rrjetë nga emri i rëndë i webfaqes, nuk do të arrijë të dallojë nëse fjala “në ndërtim” nënkupton procesin e lartësimit gradual të binasë religjioze apo pamundësinë teknike për të qenë në sinkron me lajmin ose detajet e tij, siç ndodh rëndom kur projekti që promovohet i paraprin vetë menaxhimit mediatik të situatës. Gjithsesi një gjë është ngushëlluese, për një sërë vizitorësh të blogsferës, apo edhe për një pjese të atyre që kalojnë pranë sheshndërtimit dhe kundrojnë tabelën informuese përkatëse: xhamia si imaxh virtual është vezulluese, paçka se në aplikimin e kolazhit, në një prej këndvështrimeve kanë shembur një ndërtesë tjetër, duke sharruar në mes hotelin ngjitur.

Historia e xhamisë tek Namazgjaja kështu si shkoi ka ngjashmëri me atë të Rozafës, me ndryshimin thelbësor se kjo e jona ndërtohet e shembet po gjatë ditës. Edhe një ndryshim tjetër do të duhej të nënvizohej. Duket se ne kemi dështuar në ritualin pagan, në dallim nga ajo që bënë vëllezërit e legjendës për të mundësuar ngjizjen e mureve të kështjellës. Mallkimi na ndjek ende edhe pse disa nismëtarë realë apo fiktivë në vendosjen e përsëritur të gurëthemelit i kemi përcjellë një e nga një drejt pensiont apo botës tjetër.

Prej dy dekadash, u bënë disa politikanë tashmë që prekin bezen elektorale ku është satmpuar imazhi i xhamisë. Nuk është e thënë që suksesi apo dështimi në politikë të jetë determinuar nga përzjerja e tyre me këtë punë. Sidoqoftë ajo që vihet re është së në një moment të caktuar të karrierës, këtyre liderëve u ka zbritur vokacioni përkatës, dhe ja; janë përfshirë në projektin, në dukje sizifjan. Logjikisht, me gjithë këto nxitje dhe ndihmesa, xhamia tashmë do të ishte përfunduar, jo me katër, por edhe me katërmbëdhjetë minare po të kishte.

Deri më tani kemi parë politikanë të kalibrit të rëndë të merren me punën e xhamisë. Renditja fillon me presidentë, kryeministra, kandidatë për të tillë si dhe kryebashkiakë. Madje përflitet se në këtë aferë u përfshi dhe një kryeparlamentar i dikurshëm. Çështja në fjalë është e rëndësisë së veçantë, kështu që vetvetiu kjo përkthehet në interes parësor për imazhin dhe elektoratin e politikanëve në garë. Edhe pse ka pasur luhatje apo ndërrime pozicionesh, performanca e politikanëve me çështjen e xhamisë noton në një angazhim konstant publik, aq sa mund të jetë bie fjala angazhimi i tyre në problemin e punësimit në vend.

Çuditërisht kohët e fundit është parë të artikulojë shpesh mesazhe për projektin ende në letër të xhamisë një ministër nga këta të qeverisë së re. Kjo risi na bën që të kemi pritshmëri të reja për fatin e saj. Nga ky ndryshim rangu në politikanin e rradhës që i ka dalë për zot publikisht projektit, nuk dijmë nëse kjo punë do të vejë për mirë a për keq. Gjithsesi një gjë është e sigurtë; ndërtohet apo jo Xhamia e Madhe e Tiranës, ministri në fjalë me artikulimin e shpeshtë të projektit të saj, karrierën e tij politike ka filluar ta ndërtojë në një dimension të ri.

Comments

    • Heu c’na e paska fut kadoshi gyndogan. Me ngjan se nuk e kam pa, duke na premtu gje gjate inagurimit pompoz te projektit prej kartoni. Vetem nja dy isha qe i fillo emri me S (Sali, Selim) e nje tufe gylenxhish a delenxhish dhe ca imom bajelldi (keta te fundit delenxhi me shume gjasa) qe benin be e rrufe se, me ne fund do ia ndertonin qytetit objektin e kultit qe i mungonte. E gjitha kjo maskarade vetem pak para zgjedhjeve. Maskarade e cila vazhdon prej mese 20 vitesh, e qe,ecejon dhe sot e kesaj dite me palacot e rradhes. Si ai ministri qe permend autori (apo dhe kryeministri aktual). Keta nga fronti politik ndersa ai teologjiko KMYSH-ist, eshte zevendesu 1 (s) me 1 (s) tjeter, delenxhit poshte ngelen po ato.

  • Do ishte mire KMSh ti informonte besimtaret per statusin e projektit se thuhet se projekti eshte gati por ka mbetur marreveshja e tokes pa perfunduar

  • se shpejti, ndoshta brenda maj-qershorit, duhet te fillojne punimet per se mbari, me paret e turqve sigurisht

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *