ministriaBesnik Sinani

Këtë javë, faqja muslimane e-zani.com ka botuar dy shkrime mbi shkeljen flagrante të laicitetit në tekstet shkollore në Shqipëri. Shkrimi i parë, nga studiuesi Enis Sulstarova, i cili u botua më pas edhe në të përditshmen Mapo, tregon se si në librat e historisë ringjallja e Krishtit trajtohet si një fakt historik. Shkrimi i dytë në këtë faqe, tregon se si festat e Pashkëve dhe Krishtlindjes përdoren si ilustrime të ushtrimeve matematikore në tekstin e klasës së parë.

Këto nuk përbëjnë më lajm. Nga bashkësia muslimane janë sjellë shpesh shqetësime për përdorimin e shkollave publike për propagandë fetare të sekteve të ndryshme të krishtera. Kjo është përballur shpesh me realitetin e përjashtimit të muslimaneve që mbajnë shami – akt i devocionit personal, nga i njëjti sistem arsimor që ka lejuar shpërndarjen e Biblave, festime pashkësh, vizita misionarësh e së fundmi që predikon ringjalljen e Krishtit dhe festat e krishtera në tekstet e historisë dhe matematikës.

Lajmi i vërtetë është që këto tekste kanë kaluar në duar editorësh dhe janë aprovuar nga Ministria e Arsimit, janë bërë publike e megjithatë nuk zgjojnë asnjë reagim, asnjë shqetësim publik – nuk përbën lajm që të meritojë as vëmendjen e medias. Në të njëjtën kohë ka një armatë opinionistësh, analistësh, intelektualësh publikë që i kanë shpallur luftë cdo femre me shami që ka guzuar të hedh këmbën në pragun e shkollës publike dhe kanë deklaruar cjerrjen e shamisë së saj si akt i domosdoshëm në mbrojtje të laicitetit të vendit, të vetë esencës së kombit. Laiciteti rrezikohet, sipas tyre, nga një akt individual besimi, por jo nga akti institucional i predikimit të ringjalljes së Krishtit.

Studiuesja Wendy Brown ka vënë në dukje se cdo përpjekje për të përcaktuar kuptimin e sekularizmit sfidohet nga format e ndryshme të manifestimeve të tij. Ajo sjell si shembuj përpjekjet e të djathtës amerikane për praninë e fesë në shkollat publike apo dhe manifestimin në disa raste të sekularizmit si anti-Islam. Në manifestimin e vet si shqetësim, sekularizmi në Shqipërinë post-komuniste është shfaqur shpesh si shqetësim e reagim jo vetëm të ndarjes formale të besimit nga jeta publike, por si manifestim kundra Islamit dhe promovim i Krishtërimit si pjesë e formësimit të supozuar të një identiteti perëndimor.

Ky manifestim kërcënon ekuilibrat në shoqëri, ato ekuilibra që supozohen të mbrohen nga një kushtetutë laike që premton respektimin e besimeve fetare pa promovuar asnjë fe të caktuar dhe nga institucionet shtetrore që i shërbejnë asaj. Nëse vlera e këtyre ekuilibrave do merej seriozisht, atëherë jo vetëm këto libra do duhej të tërhiqeshin urgjentisht, por do duhej dhe të hapej një investigim mbi cfarë axhendash sollën këto libra në bankat e shkollave publike dhe si kaluan filtrat e institucioneve shtetrore. Do duhej hapur sërish një debat publik mbi laicitetin, por jo më nga kalorës të laicitetit me standarte të dyfishta.

*Botuar me pare ne gazeten Dita.

Comments

  • Prej kohesh kam dashur te pyes, a mos valle do ishte me e lehte per vajzat me shami, qe te mbuloheshin ne stilin dhe ngjyrat e murgeshave ? Ndoshta, nje aksion I bashkrenduar edhe me hoxhallare te ndryshem ( qofte edhe per 2-3 dite, tip fushate ), do ju tregonte islamifobeve sa qesharake dhe te turpshme jane fushatat e tyre kunder fese

  • Nje shkelje flagrante e laicitetit ka qene para disa vitesh kur Ministria e Arsimit a e Kultures, s’me kujtohet mire, pati vendosur nje bandiere gjigante mbi fasaden e saj duke uruan Krishtlindjet… sigurisht as qe behet fjale te kete dicka te tille per Bajramllik 🙁

  • Gjithmone ne Shqipri ka pas bashkjetes fetare si per festa tkrishtereve edhe per tmuslimanve , per sa i perket shamive ka shkolla posacerisht per ata lloj njerzish qe kan qef me shku me shamia nshkoll po koht e funit ka ardh edhe nshqipri kjo ekstremizmi musliman , kshu qe ju lutem ekstremizmin musliman ikni e zbatojeni atje ku duhet zbatu jo nshtete laike si shqipria .

      • @ qyqa: cilido te jete problemi i komentuesit me siper, nuk mendoj se problemi eshte prejardhja. Nuk mund ti permendesh tjetrit krahinen prej nga vjen – te vertete apo te supozuar – si cen. Tani c’faj ka Dukagjini? Toke e Zotit dhe ajo. Po te shkosh tek linku i artikullit te botuar tek Dita do shohesh komente qe nuk vine hic nga Dukagjini por qe e ben komentin e komentuesit me siper te duket si i mire-informuar dhe te moderuar – edhe sa e cuditshme mund te duket kjo. S’na e ka fajin Dukagjini, as populli i tij.

        • sigurisht qe nuk e ka fajin toka per mendime te tilla, por ama mentalitete te tilla vijne nga tendenca izolacioniste dhe mbytese per mendjen qe ngjajne me mentalitete thellesisht konservatore te malesivee. nderkohe qe ky tipi ketu ka thjesht nje mentalitet te mbyllur qe nuk pranon asgje tjeter nga ato qe ai di paraprakisht, ata te dita kane problemin tjeter, ate qe shqiperia eshte “shkemb graniti”. kane te perbashket vetem injorancen e perjashtimin dhe asgje tjeter. keta katoliko-centristet duke u heq gjithe diten e dites si viktimat e vetme te komunizmit kane marre tiparet e torturuesit. nuk jam dakord aspak me ate qe nenkupton miku me siper qe injoranca dhe moszbatimi i normave fetare ka sjelle bashkejetesen fetare ne shqiperi, perkundrazi eshte pikerisht njohja e fese ne qytetet e vendit nga ana e popullatave me identitet te theksuar musliman qe ka bere te mundur instalimin e nje pranimi te popujve te librit. sa per ata te dites, Vdekje Fashizmit Liri Popullit.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *