Dorëheqje misterioze në KMSH





kpkmsh2.10-4E-zani

Transformime rrënjësore po ndodhin në Komunitetin Musliman. Tashmë katër anëtarë të kryesisë, dy prej të cilëve nënkryetarë, kanë dhënë dorëheqjen në të njëjtën kohë, për arsye misterioze, duke habitur të gjithë, jo vetëm besimtarët, por edhe miqtë dhe të afërmit e tyre, të cilëve u ka ardhur krejt e papritur kjo gjë. Nënkryetari Gazmend Aga, Drejtori i Marrëdhënieve me publikun Agron Hoxha, Drejtori i Arsimit Altin Shima dhe një nga katër nënkryetarët e rinj të zgjedhur para 5 muajsh, emri i të cilit nuk u bë kurrë publik (nuk ka arritur as të përditësohet në faqen e zyrtare të KMSH-së), u tërhoqën njëherësh nga detyra gjatë këtyre ditëve.

Kjo ngjarje ka tiparet e një rasti unikal: katër funksionarë të lartë të një institucioni po aq të lartë, sa ambasadorë të ndryshëm i bëjnë tavaf herë pas here, japin dorëheqjen brenda ditës me diell, në kushte krejt normale, pa asnjë problem e motiv, madje duke qenë të vlerësuar me superlativa dhe admirim për punën e tyre nga të gjithë kolegët. Themi pa asnjë problem duke pasur parasysh standardin e normalitetit që ka ky institucion krejtësisht anormal në hermetizmin e tij, sepse në fakt, nëse gjërat duhet të ecnin si duhet, katërshja as që duhej të ishte. Megjithatë, në mënyrë paradoksale, duket se në KMSH nuk ka vend për ata që punojnë mirë, përderisa largohen.

Kushdo e kupton se ata që i kanë vënë në këto poste mesa duket kanë tashmë projekte të tjera, gjithmonë informale e jopublike, duke u sugjeruar të katërve të reflektojnë dhe të ndjejnë në të njëjtën kohë se ka ardhur koha të largohen, ndonëse kanë punuar mirë e kanë bërë vepra të mëdha për këtë Komunitet. Me propozim nga poshtë e orientim nga lart ndodhin gjithnjë mrekullira! Sidoqoftë, vlerësojmë se largimi i tyre është po aq i kotë sa dhe emërimi, dhe se asgjë serioze nuk pritet të ndodhë në këtë institucion, përderisa të njëjtat mekanizma funksionojnë në vijimësi. Madje, përkundrazi, gjasat janë që gjërat të përkeqësohen, duke parë se metoda e punës sa vjen e bëhet më parodike. Zëvendësimi i Gazmend Agës me Ma. Ali Zaimin (në KMSH vdesin t’i paraprijnë emrat me grada) është një ogur «i mbarë» në këtë drejtim. Zaimi i ka të gjitha potencialet për ta banalizuar akoma më shumë nivelin e përfaqësimit të Komunitetit Musliman Shqiptar, siç e kemi parë edhe në shfaqjet e tij televizive.

Duhet thënë se si gjithnjë ndryshimet janë shoqëruar me heshtje të plotë në faqen zyrtare të KMSH-së, teksa kjo faqe nuk ngurron të pasqyrojë edhe aktivitetet më periferike e ngjarjet më pa peshë në jetën rutinore të këtij institucioni. Mesa duket dorëheqja e katër anëtarëve të kryesisë nuk përbën lajm me interes publik për besimtarët.

Metafizika e dorëheqjes

Duhet shënuar se ky është është rasti i parë kur një funksionar në KMSH ikën nga detyra megjithëse të gjithë mendojnë se ka punuar mjaft mirë: zakonisht i nxjerrin me polici ose me raporte. Jo vetëm që ndodhi për herë të parë, por u ndodhi njëherësh katër vetëve në të njëjtën ditë. Ja si shprehet vetë Aga në profilin e vet në facebook:

“Miq, prej sot nuk jam me punonjes i KMSH’se. Ishte nder dhe kenaqesi te perpiqesha per ti sherbyer fese per 3 vite e gjysem ne KMSH. Jam njohur me shume kolege, myfti, imame e besimtare te shumte te cilet perpiqen realisht per te bere dicka per fene e njerezimin e lutjet e mia gjithmone do te jene per ta.”

Pas kësaj nuk ka asnjë shpjegim se përse njeriu mund të ikë nga kjo detyrë, por vetëm urime për suksese të mëtejshme nga miq e kolegë. Madje Gentian Kruja shprehet me superlativa mbi punën e tij në një koment më poshte:

“I dashur Gazi. Allahu ta shperblefte per cdo pune te hajrit qe ke ba ne keto vite ne Lezhe si myfti, si drejtues qendre Islame ne SHBA dhe si nenkryetar ne KMSH. Perfaqesimi qe i ke bere Islamit dhe KMSH kudo qe ke qene, sidomos ne evente nderkombtare, eshte shembull per te gjithe ne. Te qofte udha e mbare dhe Zoti te dhente sukses kudo qe shkel dhe i sherben Atij.”

Akoma më interesante janë mesazhet e shprehura nga Agron Hoxha. Në tre statuse në facebook ai shpreh emocionet e veta pas largimit të tij misterioz:

«Nuk ka vend për lot, lamtumirat i humbin kohë njeriut. A erdhi koha, duhet të dish të ikësh. Është një traditë e bukur mosprishja e balancës delikate mes ikjes dhe qëndrimit.
Mysafiri më i mirë është ai që e di kohën e ikjes. Ikja para kohe është mungesë respekti për të zotët ë shtëpisë, qëndrimi më shumë se duhet është mungesë edukate dhe dhunë.
Ikja është e rëndësishme, e detyrueshme, një nevojë të cilën nganjëherë nuk e vëmë re. Kur ekziston ikja, padyshim që ka edhe një vend se ku të ikësh.
Është e rëndësishme që të ikësh para se të shtypesh mes katër mureve, pa marrë asgjë me vete, i shpronësuar nga gjithçka materiale. Duart në xhepa, fishkëllima në buzë, sytë që shkëlqejnë nga dashuria që pret pas ikjes…»

DominoKomenti i Gentian Krujës në statusin e tij, përveç habisë se përse vjen kjo dorëheqje që përforcohet nga superlativat me të cilat ai vlerëson punën e kolegut, sqaron edhe sportivitetin e të dorhequrit në largimin prej detyrës. Duke pritur të fillojë menjëherë një detyrë të re në Universitetin Bedër, natyrisht që largimi nuk ka sesi të të ligështojë.

Z. Kruja shkruan:

«I dashur Agron Hoxha, kolegu im ma i vjeter ne KMSH! Lus Zotin e Madheruar qe ta kete pranuar cdo pune e miresi qe ke ba ne KMSH prej 11 vitesh, si kryeredaktor i Drita Islame, e cila pas 20 vitesh gazete u kthye ne nje reviste mbarekombetare ne saje te kurajos tande. Ti ne historine e KMSH-se ke hyre edhe si Drejtori i pare i Medias dhe MP, nga e cila eshte pasqyruar fytyra ndryshe e KMSH-se. Nen regjine tande programi festiv per Profetin a.s. ne Pallatin e Kongreseve eshte bere nje marke e paevitueshme e artit dhe kultures Islame ne Shqiperi. Zoti ta shperblefte dhe te qofte udha e mbare ne projekte te reja dhe ambicioze qe do realizosh ne detyren e re ne Universiteti Bedër».

Akoma më interesant duket komenti i Drejtorit të Burimeve Njerëzore Dorian Demetja, i cili duket se ka rrokur shembullin e paprecedent të kësaj dorëheqjeje:

«Per here te pare minimumi te nje dekade, qarkullimi i disa anetareve te kryesise se KMSH-se ne nje pozicion tjeter pune, po behet shembull konkret se si duhet te reagoje nje mysliman ne raste te tilla. Te gjithe keta anetare punuan shume per ngritjen e imazhit te Islamit dhe institucionit dhe u larguan pa e cenuar aspak kete. Madje, duke na dhene te gjitheve ne kuadrove ne shkalle republike mesimin e fundit qe nevojitet te marrim perballe sprovave te ngjashme. Lutem per ta dhe per te gjithe qe Zoti te na drejtoje ne çdo hap te jetes. Amin

Domino

Poezitë e z. Hoxha, dhe metafizika mistike e dorëheqjes që pasuron vargjet e tij, shoqërohen edhe me humor auto-ironik, teksa poston një foto duke luajtur domino në lulishten e namazgjasë disa metra para godinës së KMSH-së. Duhet thënë se dominoja ka qenë mjaft fatsjellëse në historinë e institucioneve shqiptare gjatë këtyre viteve. Dhe ja, mësojmë se z. Hoxha pret të fillojë menjëherë një detyre «të rëndësishme» në Universitetin Bedër. Mesa duket, ata që ia kanë «pranuar» dorëheqjen, nuk janë kapur dhe aq gafil, por kanë gati rrugëtimin e ri në karrierën e tij, tashmë në universitet, aty ku D. Shakohoxha komenton gazetari si i ftuar nderi.

Interesante është kjo linja urbane KMSH-Bedër, një rrugë me dy korsi ku Hoxhës i është dashur të përshëndetet rrugës me Kryetarin e ri, teksa transferohen me drejtime të kundërta nga njëri institucion tek tjetri: Hoxha duke shkuar nga KMSH në Bedër, ndërsa Bruçaj duke shkuar nga Bedri në KMSH. Nuk po dijmë tani se cila prej të dyjave quhet ngritje në detyrë e cila ulje, ndaj dhe vështirë e kemi të përcaktojmë se kujt i ka ndritur fati më shumë.

 

Comments

  • O ezan, ku I gjete mor aman ato perla komente, eeee ? Ua sa kam qesh.
    Si amvise e mire qe jam, po ju them nje shprehje ” nuk ndehen breket ne ballkon ”
    Besoj se do ju vleje

    • Me mire me i nde breket ne ballkon sesa me i lone pa la. Keta sorollop njerezish na kane nxjerre pa breke hic ne syte e miletit dhe e na e kane nxire faqen sa na vjen turp te themi qe jemi muslimane. Po mire na e bejne tek e fundit. Gjejne e bejne.

    • Shqiptaret duhet te ngrene nje permendore per dominone, sepse eshte simboli i gjithckaje qe bejme. Ne mos, KMSH duhet ta ngreje patjeter nje te tille. Me kete rast eshte ne rregull edhe me selefite, sepse nuk ka fytyre njerezish, si monument.

      Interesante eshte kariera e Gazit. Nga drejtues i nje qendreje te ashtuquajtur kulturore, ku rekrutohen te rinj per strukturat e hizmetit, ne nenkryetar te KMSH. Kur erdhi nuk e njihte askush. Askush nuk e mori vesh se si e pse erdhi. Cfare e shtyu KMSHne te transferonte dike qe nga Amerika per te drejtuar nje institucion ku kushdoqofsh do te ngrohesh veze te ziera gjithe diten. Kush e njihte dhe si u vu ne kupolen e nje institucioni kabriolet si KMSH?!
      Edhe vete Gazin nuk besoj se ka njeri qe ta kuptoje se c’e shtyu te lere Ameriken dhe preherin e ngrohte te udheheqesit te madh nga Pensilvania, per te care derrasat me betimet, zaimet, hushet, spahite e KMSHse.
      Tani, po iken po kaq pa kuptim, pa paralajmerim, pa revokim, pa arsye, pa shpjegim.
      Cudira ndodhin ne kete vend!
      Por nje moral e ka dhe kjo fabul: Cuna, luani domino se nuk i dihet!
      Per ju goca nuk ka ende ndonje ilac se deri tani, nuk kemi pare ende gra ne kete institucion. E vetmja perspektive per ju eshte te gjeni ndonje burre qe ia thote mire dominose.

  • @ deshtimin, ti ke dy gabime, nje gabim teknik, sepse ngaterron procesin e larjes me te tharjes, nje gabim parimor, sepse kujton se une jam kunder publikimit te perlave te tilla. Ne fakt shkrimi I ezanit ka gjasa qe ti frenoje ( sic po ndodhte qe dje neper reply ne Facebook ) shfaqjen e larte poetike te KMSH . Duke pare artin e larte te psh z. Kruja, ezani mund te propozonte qe ti shkonim bashkarisht per ngushellim, aq thelle vuante. Duke I lene te lire te shprehen keta ma/as/pr etj mund te nuhasnim nqs kjo ngjarje ishte feste apo hidherim per kryetarin e ri, ndersa keshtu enigma behet me e thelle, sepse shkrime te tilla e ndryllin e deformojne talentin e intelektualeve

  • Nje koment i bukur do ishte “Rilindje ne KMSH”, mirepo pa dashur ta politizoj kete largim mendoj se direktiva mund te vij dhe nga Ha-mer-ik-a.Ndoshta Gyleni eshte menduar shume dhe duke pasur parasysh lakmine e natyres njerzore per pushtet ka dashur qe te prese kokat e dashit me qellim qe te beje ligjin Dashi i Kopese.Ne kete aspekt une me shume se sa fetare do ti quaja ish kmsh-istat e dorehequr misionare.Pra misioni mbaroi terhiqu ne baze, marre si me degjon.
    Nuk e di me kerkesen qe do beje Erdogani per riatdhesimin me hir ose me pahir te gylenit ne Turqi do jete goxha tunduese te shikojme se si do perfundojne sistemi i lidhjes se ketyre tipave medresiste.Shpresoj qe medresete gyleniste te zevendesoheem me medrese erdoganiste.

    • Ben Blushi ka deklaruar se gylenxinjte kane kapur 10 perqind te shtetit. Deri tani nuk kemi pare asnje pergjigje ndaj kesaj deklaratae. Mesa duket qenka e vertete. Dhe kur kane kapur 10 perqind te shtetit, imagjino c’i kane bere komunitetit musliman.
      Hizmeti po e perdor komunitetin per interesat e veta. Gazi, Goni, Genti, Skenderi, Bujari, Zaimi, Gurra jane vecse gure dominoje ne doren e hizmetit qe i heq e i ve si te doje. Fatkeqesia eshte qe islami ka mbet ne dure te gurve te dominose se hizmetit, qe na kane felliq faqe njerezve.

  • Ka shume mundesi qe kjo metoda e doreheqjeve te njepasnjeshme te jete nje fiktivitet per tu bere shembull per mynyren e largimit me qellim qe kur te keputen kokat e tjera nga vargu i hudhrave te KMSh atehere te dine si te sillen ne ikje , duke korrigjuar keshtu rebelizmin ndaj institucionit.Ja psh sikur mbas ketyre doreheqjeve ti shkoi nje shkrese Myftiut te Kavajes, Atij te Shkodres apo atij te Elbasanit qe na vjen keq por duhet te jepni doreheqjen si pasoje e nismes per nje Ringjallje pink te KMSH, duke pare shembujt e ish nenkryetareve te larguar nga supershtimi i fundit parazgjedhjes se kryetarit , ju kerkojme me respekt qe dhe qendrimi juaj ne doreheqje te jete ne te tille nivel qytetar.
    Pra fundi fundit ne ju heqim duke ju kerkuar doreheqjen, a ka gje me te bukur si kjo? Nese kerkoni te miren e Islamit mos na delenisni neper media por behuni dele te buta te kooperatives sone e cila ne vazhden e reformes ju percjell me buzeqeshje edhe pse keni punuar me perkushtim te plote, mirepo ky eshte misioni jone qe grupin tone ta shperndajme ne gjithe shqiperine, pikerisht per kete pune beme dhe keshillin e teologeve qe ti japim doren pastaj tu marrim krahun.Keshilli i teologeve bashke me te gjithe imamet dhe myftinte duhet te na mirekuptojne ne kete reforme te kerkeses per doreheqje dhe jo per shkarkim.

    • Muhabet kot. Si qenka ky lajm per respublica-n po nuk eshte lajm evidentimi i shkeljes se laicitetit ne shkollat publike ne Shqiperi. Ato gjera nuk ua kap syri tes e-zani atyre. Oportuniste dy-lekshe, aman se nuk meritojne vemendje.

  • Me sa duket bashkepunoki me Respubliken e Naimit dhe sojeve te tij qe mendjen e kane pas e nga fund shpina. Edhe tek e pershtjellueshmja vijne tipa fiks me veth ne vesh te djathte, e byzylyk grash, gjithnje me ndjenjen brenda vetes se ata dine gjithcka dhe i perkasin modernesen. Lidhja me ezanistes nuk mund te jete tjeter vetem se horizontale, sigurisht nga para e nga pas!

    • Simon, po te toleroj keto postime, por jo te tjere. Kjo nuk eshte gjuha qe ne kerkojme ketu dhe nuk kemi ndermend te shkaterrojme debatin me budalleqet inatcore te tua. E para paragjykon njerez pa i njohur, ben lidhje pa asnje gje reale, fyen, akuzon nga te kater anet vetem e vetem qe te shplash dicka qe vjen ere nje ore larg. Nese mendon se ky shkrim eshte i gabuar, bujrum ofro argumentet e tua. Strategjia, mbrojtja me e mire eshte sulmi, eshte shume banale per ate cfare kerkon ky blog.

      Per informacion:
      1. Ky blog ka pasur kritika te forta ndaj Respublica-s ne vijimsi, e po ashtu kemi pasur shkrime masakruese ndaj Naimit qe ti permend, dhe e vetmja lidhje qe kemi me ta, eshte kritika qe u bejme ne vijimsi.
      2. Naimi nuk ka lidhje me Respublican dhe kjo tregon paditurine tende ne keto pune.
      3. Permendja e disahershme qe i beni nje biznesi privat shume te suksesshem si E7E eshte pa lidhje ketu, sepse E-zani eshte gje tjeter nga E7E-ja dhe fakti qe ai biznes drejtohet nga miqte tane, dhe njerez qe e mbeshtesin blogun tone, nuk i ben te jene e njejta gje.
      4. Perdorimi i paragjykimeve ndaj klienteve ne nje bar normal ne Tirane, eshte, me fal per shprehjen, idiotesi. Te paragjykosh njerez per hesap te vet, pse mbajne vathe apo floke te gjate, apo sepse jane moderne, dhe me keq akoma te besh lidhje midis tyre me nje shkrim si ky ketu, eshte problem i thelle mendor. Edhe ne qofshin problem djemte me vathe, cfare lidhje ka fakti qe ata frekuentojne nje lokal te nje shokut tim, me shkrimin tim per KMSH-ne?! Per Zotin, mos na gajasni me keto budalleqe!
      5. Personalisht nuk jam modernist, madje perkundrazi E-zani ka pasur shkrime te forta kritike kunder modernitetit, por ndryshe nga njerez me mentalitet privinciale si ju, nuk kemi asnje paragjykim ndaj modernizmit dhe nuk e quajme krim.

      Ju lutem, mentalitetin tuaj mbajen aty ku ju shkon. Ky blog nuk mund te behet tribune e vulgaritetit dhe banalitetit tuaj provincial. Ose diskuto per shkrimin, ose gjej habitatin tend per ti bere keto muhabete!

    • Duke qene se po verej nje rritje te vulgaritetit ne komente, u detyrova ti hedh nje sy IP-ve, gje qe nuk para e bejme fare ne moderimin e kesaj liste. Por, verejta qe ky Simoni me budallekun e vet po ngaterron gjithcka, duke prodhuar edhe veten edhe kundershtarin e vetvetes, per ta cuar debatin neper shtije banale, duke krijuar idene sikur po prodhohet nje situate e rrezikshme konfliktuale. Ju kerkoj ndjese per postime te tilla, te cilat nuk do te lejohen me. Ju ftoj te ofroje secili gjykimet dhe komentet e veta mbi thelbin e diskutimit ashtu sic i ka hije njerezve qe kane qytetari dhe mend ne koke!

    • Ky Simoni duket eshte lojtar dominoje nga keta qe hizmeti i ka lene ne stol te rezervave ne sheshin e namazgjase, te bere grope tani ne pritje te nje xhamie fantazem.
      Keta jane mesuar te bejne shtet brenda shtetit, dhe e kane bere hallall skuthllekun ne emer te levizjes. Perse te mos e bejne kete edhe tek E-zani?

  • Javen tjeter vjen babloku nga Turqia dhe e kerkon zonen te paster. Mendoj se pas ketyre do te iki dhe kryetari. Sic duket kohet po ndryshojne dhe keta te shkrete hengren sa hengren , por tani sic duket nuk jane me te vlefshem dhe jane te konsumuar per kohen qe vjene. Sic duket kollareve ne Islam avash , avash do ti vije fundi. Troc do te shkoj haka tek i zoti.

  • Me mendimin se ky koment do publikohet, meqe thate se doni debat, po them ballas, jo nga prapa, se ju te Ezanit njiheni dhe diheni si bicim agjitpropistesh te krahut te ashtuquajtur te majte ne Shqiperi, prandaj mos te ju vije keq qe ju akuzon ai me siper per lidhje me media te majta se shume prej jush kane shkruar ne to, kane bashkepunuar me to dhe jane paguar nga to.

    Keshtu qe sot qe kmsh po rimodelohet sipas pushtetit mos te ju vije keq fare, bile po te isha ne vendin tuaj do ta pergezoja kete aksion qe con gjerat ne vendin te cilin e keni kerkuar edhe ju.

    Tek e fundit, sic e tha edhe njeri nga ju, ai “sociologu” i ndritur, Islamin e kemi me lloje, kemi edhe islam shqiptar, ashtu sic do kemi edhe islam europian.

    • Na vjen keq, nuk eshte ky debati qe kemi kerkuar. Debati ka nje teme dhe tema nuk eshte sa i keq eshte E-zani, sa i majte eshte, sa leke merr nga s’di se ku, por tema ka te beje me doreheqjen e kater funksionareve te larte te KMSH-se.
      Meqe i ke leshuar disa mufka, qe kemi vite qe i degjojme te riperseritura, po pergjigjem shkrutimisht.
      E-zani nuk eshte aspak i majte. Madje perkundrazi, po ti besh nje bilanc shkrimeve tona, del shume me i djathte se ju.
      E-zani nuk ka asnje lidhje me gazeta te tilla te majta apo te djathta sic thoni ju. Nese Res-publica ka nxjerre here pas here ndonje shkrim tonin, kete e ka bare sepse ne kemi ditur te prodhojme lajm dhe normalisht kemi terhequr vemendjen e disa gazetave. Tek Respublica kemi terhequr me shume vemendje, sepse ne natyren e saj, Respublica funksionon duke ofruar pasqyre nga blogjet dhe shtypi, mbi shkrime qe ngrejne debate. Por megjithate, shkrime tonat jane botuar edhe djathtas, sic ka qene gazeta standard, metropol, por se fundmi edhe faqja e internetit opozita.com, qe eshte nje faqe ultra e djathte.
      Sa per pagesa, te lutem na thuaj kush sa dhe kur ka marre keto pagesa, se ne per vete nuk dime gje. Nese del kunder fjales tone, na jep prova, se perndryshe quhesh mashtrues e shpifes.
      Megjithate, i gjithe ky muhabet zhvleftesohet komplet sepse edhe te jesh i majte, edhe te paguhesh nga gazetat e majta per shkrimet qe ben nuk eshte krim dhe nuk e kuptoj c’e keni kete tendence idiote per te akuzuar per gjera qe jane normale (sic bente edhe ai i fandaksuri me pare, qe na akuzon se mbajme floke te gjata)!

      Me interesantja ne postimin tend eshte pohimi se KMSH-ja po rimodelohet sipas pushtetit. Keto qe thua, jane akuza me e rende qe i behet KMSH-se, te cilen, c’eshte e verteta, as ne nuk ia kemi bere. Nuk kemi shkuar deri ketu. Por, naiviteti yt ben te te duket normale kjo.

      Ndersa sa per sociologun tone “te ndritur”, ia fut kot, sepse nuk ka bere ndonjehere pohime te tilla. Natyrisht, te gjithe ne kemi diskutuar mbi tema te tilla si Islami shqiptar apo europian, por ne nje tjeter rrafsh diskutimi, te cilin ti as e ke kuptuar dhe mesa dukesh nuk ke takat ta kuptosh. Diskutimi yne ka qene ne rrafsh kulturor dhe nuk ka te beje aspak me keto qe thua. Megjithate, ke te drejte t’ia fusesh kot, por jo ketu, jo jashte teme dhe jo per gjera qe kerkojne fakte. Ky ishte postimi i fundit i ketij lloji qe u lejua per ty. Kemi deshmuar ne vijimesi se nuk shqetesohemi aspak kur na shajne, akuzojne e shpifin per ne, por nuk mund te lejojme pafundesisht qe cdo diskutim mbi KMSH-ne apo ndonje imam, te shnderrohet ne diskutim mbi E-zanin, te riperseritura dore per dore per qindra here, ndonese kane qene bajate qe heren e pare.
      Ne kerkuam debat qe t’i qendroje temes, qe t’i qendroje nje niveli minimal racionaliteti, etike e qytetarie. Debati qe na ofrove ti nuk kishte asgje nga keto dhe per kete arsye postime si ky nuk do lejohen me.
      Shpresoj te jesh qartesuar!

      • Ja ti qenis dhe une ja dy fjale dhe ti ne dac botoji ne dac jo, per mua ka rendesi te marresh vesh dicka.

        1-Askush nuk duhet te trembet nga te parit te gjerave nga kendveshtrime te ndryshme,perkundrazi kjo mund te jete edhe pozitive. Por ne fakt ju u shihni gjerat vetem nga nje kendveshtrim, ku te gjejme mundesine tu biem “gylenxhive”, kmsh-se a thua se keta jane ufo dhe jashte fese kurse ju me sociologet dhe marksistet tuaj te asaj kafes se famshme (spo ja permend emrin se nuk dua te bej reklame apo anti-reklame) jeni te kulluarit!!

        2-Me shumicen e postimeve qe beni ketu ju po beheni shkak per percarjen e besimtareve ku ne nerva e siper njerezit ofendojne dhe prekin zemrat e njeri-tjetrit edhe pse me pas mund te pendohen. Shkaku jeni ju qe nuk e keni problem te shpifni dhe hidhni balte.E di qe pas kesaj do thoni ato shpjegime qe shprehni shpesh.

        3-Cfare te thonit nqs do dilte dikush tjeter neser dhe te bente te njejten gje kunder administratoreve te ketij blogu ne publik?? Si do ndiheshit po t’u permendeshin emrat dhe aktiviteti juaj etj etj?? Ju do thoni qe personat qe ne po permendim jane publik, por edhe ju jeni bere publik per aq kohe sa keni kohe qe hidhni balte sa nga “selefet” sa nga “gylenxhit” sa nga Vis Naci sa nga Ahmed Kalaja etj etj.

        3-Duket qe Zotin nuk e keni frike pasi ndryshe nuk do benit thashetheme dhe shpifje. Shpresoj te gabohem ne kete pike.

        4-Juve mund t’ju duket e lehte dhe asgje kjo qe po beni me xhematet duke shkaktuar ndarje dhe percarje por pasojat mund te jene te medha edhe pergjegjesia juaj po ashtu.

        5-Kujt i sherbeni duke percare besimtaret??

        Dhe e fundit:

        FTOJ te gjithe besimtaret e sinqerte qe te mos mendojne se nisur nga tematikat e shkrimeve te e-zanit, administratoret i perkasin ketij apo atij xhemati. NUk i perkasin askujt, i perkasin vetes se tyre dhe qellimeve te tyre. Koha do t’i zbardhe.
        Prandaj, mundesisht mos ofendoni xhematet respektive ne komente.

        Cunat e e-zanit, behuni te pergjegjshem dhe mos i fryni zjarrit.

        Shkruesin e ketyre radheve mund ta konsideroni ne daci gylenxhi ne daci selefs ne daci sulejmanxhi apo si te doni. Lexoni dhe kuptoni me kujdes

        • Nuk na intereson fare perkatesia sketare e shkruesit te ketyre rradheve, ndonese ca gjera duken qarte dhe sic e kemi shprehur shpesh (pavaresisht se ju lexoni cka jua ka qefi), ne nuk i ndajme njerezit ne selefi, gylenxhi apo ezanxhi. Pergjithesisht perpiqemi ti ndajme njerezit ne njerez me mend apo pa mend, me qytetari apo paqytetari, te drejte apo te padrejte, te kthjellet apo te verber. Nga ato cfare thua, me shume se gylenxhi dukesh thjesht i pakthjellet dhe pa vullnet per ti pare gjerave jashte konfliktit te interesit te perkatesive.

          Sic thashe, ju lexoni ne menyre selektive dhe jeni ju qe lexoni ne menyre percarese e nuk jane percarese shkrimet tona. Kjo do te thote se percarjen nuk ua sollem ne, por e gjetem mes tuaj. Per pasoje eshte absurde te denosh ate qe “i fryn zjarrit” (nese eshte se ne po e bejme kete) nderkohe qe zjarrin nuk e kemi ndezur ne, por ju qe i keni krijuar keto grupacione dhe funksiononi me mentalitet sektarist. Ekumenizmi i grupacioneve qe nga prapa komplotojne njeri-tjetrin dhe nderkohe i kundervihen dikujt qe po i shpreh hapur qendrimet ndaj ketyre veprimtarive, eshte falcitet. Sic jemi shprehur gjithmone, ne nuk kemi asgje kunder gylenizmit ne vetvete si nje qasje fetare, e as kunder selefizmit, te cilet i konsiderojme legjitime, per aq sa ato ndjekin interpretime te mbeshtetura mbi autoritete fetare te respektuara. Por ajo qe ne denojme jane makinacione te tilla qe grupe te ndryshme thurin per te sunduar mbi te tjeret. Mos me thuaj tani qe gylenxhinjte e kane marre me hak komunitetin dhe se kane te drejte te heqin e te vene njerez si te duan, duke na bere te perfaqesohemi nga anonime qe nuk i njohim e nuk i duam.
          E pra, ne nuk kemi asgje kunder gylenizmit si nje botkuptim fetar ne pune te vet, por kemi shume gjera kunder veprimtarise klanore te gylenxhive qe uzurpojne institucione ne menyre korruptive. Besoj arrin ta besh dallimin. Dhe mos na thuaj me neve percares, sepse nuk ka gjase qe percares te jete ai qe reagon ndaj padrejtesive, por percares eshte vetem ai qe i ben padrejtesite, pavaresisht nese pastaj prodhon retorike false te nje ekumenizmi te shtirur. Ky nuk mund te jete bashkim e kjo nuk mund te jete gjithperfshirje dhe ne qe i denoncojme keto nuk mund te jemi percares.

          Se dyti, kur na thua neve shpifes, je i detyruar te provosh se ku kemi shpifur, perndryshe shpifes je vetem ti. Fetarisht, sipas sheriatit kjo eshte veper penale dhe ti meriton denim ligjor per kete fjale. Rrjedhimisht ai qe nuk e ka frike Zotin ketu je ti.

          Se treti, ne mirepresim cdo lloj kritike dhe madje e vleresojme kritiken duke qene nga te paktet ne rrethet muslimane qe promovojne mendimin kritik. Sic mund ta kesh vene re, ky blog lejon jo vetem te kritikohet ne komentet e tij, por kemi lejuar edhe ofendime, ironira me madje edhe shpifje kunder nesh dhe kjo tregon se, ndryshe nga ju dhe shejhleret qe qendrojne pas jush, ne kemi kurajo e burrni te perballemi ne debat. Por natyrisht ne i kunderpergjigjemi akuzave qe na behen me pa te drejte, sepse te pranosh kritiken nuk do te thote t’i thuash “si urdheron” cdo budalleku qe thuhet kunder nesh. Perkundrazi ata qe nuk kane kurajo te perballen, e qe reagojne gjithmone me mjete te uleta, me akuza e shpifje e goditje nen brez jane gjithmone njerez si ju. Qe kur ka dale E-zani, ju prodhoni vetem antikriticizem si kritike kunder kritikes.

          Se katerti, ne e duam diversitetin dhe natyrisht qe mendojme se kendveshtrimet e ndryshme jane pasuri. Besoj kemi dhene aq prova sa cdo njeri ta kete te qarte qe nuk na tremb kjo gje, por perkundrazi na kenaq. Por ndryshe nga ne, mentaliteti i nje pjese te mire te xhematit, te perfaqesuar nga mentaliteti i lidereve te tij, ka treguar dhe tregon vazhdimisht se e urren pluralitetin. Vete reagimet ndaj E-zanit e deshmojne jopak kete. Por megjithate pluraliteti dhe e drejta e gjithkujt per te patur mendim, nuk legjitimon si te drejte cdo mendim dhe ne kemi te drejte te shprehim qendrimet tona ndaj mendimeve qe i konsiderojme problematike. Te pranosh pluralitetin e mendimeve nuk do te thote te vleresosh doemos edhe mendime te pavlefshme.

          Se pesti, akuzat e riperseritura qe na beni duke na quajtur marksiste, majtiste etj. i konsideroj si psikopati qe buron nga paaftesia per t’u mbrojtur nga te vertetat qe ne themi. Nese i hedh nje sy blogut do te gjesh shkrime qe zberthejne marksizmin me themel, e qe godasin ne menyre te artikuluar, thelluar e te pakompromis cdo veneracion, qofte mbi te kaluaren komuniste te Shqiperise, e qofte mbi marksizmin e neomarksizmin si ideologji. Ne menyre te prere, ne kemi mbrojtur ne vijimsi me force qasje qartesisht konservatore e tradicionaliste e madje kemi ofruar kritika te forta ndaj modernitetit, progresizmit, revolucionarizmit e liberalizmit. Fakti qe nuk i merr ne konsiderate keto (kam dyshime fillimisht se e kupton se per cfare po bej fjale), do te thote qe flet qesim, i motivuar nga verberia inatcore dhe asgje tjeter.

          Se gjashti, pergjegjshmeria eshte dicka qe na karakterizon ne cdo germe qe shkruajme. Te jesh i bindur se adminet e ketij blogu, mendohen dhjete here per cdo rresht dhe perpiqemi qe cdo shkrim e cdo fraze ta shohim me syrin e cdo kategorie sociale e grupi shoqeror qofte ky ideologjik, kulturor, fetar etj. muslimane ose jo, qofshin madje edhe ekstremisht larg bindjeve tona. Natyrisht, mund te kete gjera qe na shpetojne, por keto jane te pashmangshme. Fakti qe ne kritikojme, atakojme, denoncojme, ironizojme, satirizojme jo vetem qe nuk tregon papergjegjshmeri, por tregon pikerisht te kunderten, tregon vendosmerine tone per te mos qendruar pasive ndaj problemeve. Kurajo per ta thene te verteten tregon pikerisht se jemi te pergjegjshem. Ata qe fshihen pas retorikave ekumenike te shtirura e shterpe, teksa nga mbrapa bejne gjithcka per te triumfuar mbi te tjeret me mjete te padrejta, jane qeniet me te papergjegjsme midis nesh.

          E vetmja gje e sakte qe ke thene, eshte se ne nuk i perkasim askujt prej grupeve dhe xhemateve dhe per kete jemi krenare. Ne perfaqesojme vetem zerin tone dhe zerin e te gjithe muslimaneve si ne, qe perpiqen te ndertojne kendveshtrime me te kthjelleta, me te paindoktrinuara dhe me te artikuluara mbi Islamin dhe shoqerine muslimane ne kete vend. Njerez si ne ka shume, por mediokriteti ku eshte zhytur bashkesia muslimane, nen peshen atrofizuese te lidereve te saj, i ka spostuar e nxjerre jashte vemendjeje pjeset me te shendosha te xhematit.

          I ofrova keto sqarime, per te ndihmuar kedo qe ka pyetje te tilla ne koke. Gjithsesi edhe ti je jashte teme.

          • Shoku, ti me ke pozicionu mua si gylenxhi dhe ke derdhur te gjitha shpjegimet qe ke qene i detyruar te besh pas ketij pershtjellimi qe keni krijuar ketu. I gjithe ky carcaf nuk ju shpeton nga pergjegjesia per sulme personale ndaj njereve te ndryshem. Une nuk po flas per kete me siper por frymen qe karakterizon kete blog ne pergjithesi. Ndoshta ky shkrim me nxiti tju them ca gjera qe duhet ti merrni parasysh. Duke u sjelle ne menyre te papergjegjshme nuk i sherbeni besimtareve. Dhe mos e ndrysho mbiemrin

          • Gjithcka ne rregull me sa thoni, po pse botoni foto personale ju konservatoret e tradicionalistet e djathte te e-zanit, kete nuk e kuptoj? Kritika eshte e ligjshme ndaj operacioneve mekanike ne KMSH, hiq e ve pjese kembimi ne administrate. Po c’pune kane fotot e dominose qe dikush i vendos per qejfin e vet e te miqve te vet? Cfare i shtojne debatit ato pervecse kotesi e ulje etike?

            Po gjthsesi po qe se e konsideroni veten ‘te djathte’, konservatore e tradicionaliste, ndoshta po shfrytezoni traditen e neveritshme te se djathtes ne Shqiperi me Fahri Balliun e Mero Bazen, te vetmit qe botonin fotografi apo detaje personale nga jeta e te tjereve. Progresistet ne Shqiperi nuk kane bere e nuk bejne keshtu pislleqesh. Kjo eshte tradita jone e djathte, vjen nga koha e Enverit qe botonte karikatura njerezish qe luanin domino ne orarin e punes.

          • Foton personale nuk ia kemi vjedhur nga albumi fotografik privat qe mban ne shtepi, por e kemi marre nga faqja e tij publike ne facebook. Duke qene funksionar i nje institucioni qe ka interes per te gjithe ne, natyrisht dhe postimet e tij ne facebook, na vlejne si reference per te treguar sesi sillen funksionaret tane me postet e tyre.

            Kjo nuk ka lidhje me Fahri Ballizmin, sepse ne nuk po merremi aspak me gjera personale te personit ne fjale. Nuk po i cenojme as nderin, as familjen, as dinjitetin, por thjesht po tregojme raportet e tij me detyren qe kryen, si nje funksion publik.

  • Po e vazhdoj ketu.

    Tani o “admini” i ezanit, ti kur me kundershton beje si duhet jo duke shtremberuar ato qe them une, se bjen ne fallaci llogjike, meqe e keni qejf kete fjalen e fundit shume, duke bere strawman argumentin.

    Kur kam folur per para nga mediat e tjera, nuk kam folur si ezan, por si shume nga ju te ezanit jane paguar nga mediat e tjera. Besnik Sinani psh. qe shkruante tek Shekulli pa para e bente?

    A eshte gje e rende per nje musliman te shrkuaje ne nje pacavure te tille? Eshte njelloj sikur nje musliman te pranoje te punoje si roje ne nje shtepi publike.

    Ezani eshte krejt i majte, prandaj edhe ju nxjerrin shkrimet tuaja bllogje e media te tjera te majta. Mjafton te shikosh propaganden tuaj kunder qeverise paraardhese dhe shkrimet e perkthimet qe publikoni tani, per te pare nje mishmash qe mund ta quajme, revolucionaro-islamist.

    Tani ti mund ti jesh i majte ose i djathte gjithe diten, mund te vesh edhe vath ne vesh, Shqiperia, te pakten ne leter eshte vend demokratik liberal, une po flas nen driten islame.

    Sa per akuzat qe qeveria po ven doren e ngrohte te saj ne komunitet, kete akuze nuk ja beni dot qeverise dhe kmsh-se ju se e dini vete pastaj. Me kmsh-ne merreni shume, por kur vjen puna qeveri kmsh aty e lidhni gjuhen.

    Me hyqymetin nuk luani ju.

    “Sociologu” juaju i ndritur ka pohuar me gojen e tij islamin shqiptar dhe rrjedhimisht edhe ate evropian te te ngjshmeve te Tarik Ramadanit.

    Nese vazhdoni duke perdorur kete “rrafsh kulturor” do te thote qe ju nuk kuptoni cfare eshte kultura dhe feja. Po te kemi Islam shqiptar ose europian, do te thote qe ne te kemi ndryshuar fene, doktrinen, sistemin e besimit.

    Sa per ato fjalet tipike qe degjohen ne bllogjet qe frekuenton ti, qe ben si i ditur dhe na akuzon ne qe te kundershtojme per naive apo qe s’i kuptojme keto gjera, he se nuk me impresionon dot, jemi mesuar me keto perpjekje paternaliste ne debat.

    Une fene e Zotit e kam mesuar ne mnyre autodidakte, shkollimin e kam per dije te tjera dhe krejt ne Perendim, qe po te ti tregoj kualifikimet e mija, “sociologu” dhe gjithe ezani ikin me vrap ose te pakten e kufizojne shume gjuhen qe mundohet te ule te tjeret pa i njohur fare.

    • Ma bej hallall se nuk kam nge te tjerr muhabete pa fund me kedo intelektual pastiqeje te shkolluar ne perendim. Ka ca gjera qe jane logjike elementare, nje dhe nje bejne dy dhe per te treguar nje lidhje domosdoshmerie kerkon proven ne mes. Nuk e di me cfare logjike arrin ne perfundimin se nisur nga fakti se dikush shkruan nje shkrim ne nje gazete, ai duhet te jete paguar patjeter per kete? Me tej akoma, nuk e di me cfare logjike (perendimore apo lindore) mund te thuash se, nga fakti qe dikush boton ndonjehere ndonje shkrim ne ndonje gazete te majte, ai duhet te jete patjeter i majte, mbi te gjitha kur adminet e E-zanit kane botuar nje mori shkrimesh ne gazeta te djathta. Te lutem perpiqu te arsyetosh e na i kurse keto diskutime koti!
      Perpiqu te kuptosh o rob i Zotit se Besnik Sinani shkruan per ceshtje qe kane te bejne me Islamin ne Shqiperi dhe nuk shkruan per para (jo se ka ndonje problem qe te paguhesh per shkrimet qe ben). Sinani nuk interesohet per politiken drejtperdrejte, por interesohet per problemet qe muslimanet kane ne kete vend. Shkrimet e tij kane qene per laicizmin, ndalimin e vajzave me shami ne shkolla, per akuzat qe na behen si fondamentaliste etj., ne gazeten shekulli. Per te gjitha keto nuk eshte paguar asnje lek sepse as Sinani nuk ka pasur per qellim pagen per keto shkrime e as mediat nuk japin para per shkrime te tilla. Po fundja pse nuk na akuzon po njesoj se jemi paguar edhe nga gazetat e djathta kur kemi bere shkrime ne to? Te lutem na i kurse keto lloj muhabetesh se na bajalldise fare!

      Po keshtu bajalldia vazhdon kur thua se nuk na e mban te luajme me hyqmentin. Jo me larg se dy dite para ketij shkrimi kemi botuar nje satire ku tallim keq Ministrine e Brendshme dhe ate te Mbrojtjes ne lidhje me trafikun e droges http://www.e-zani.com/2014/05/06/gazitari-lufte-e-forte-midis-ushtrise-dhe-policise/, e ti na thua se kemi frike prej qeverise! Qe kur eshte hapur ky blog ne kemi goditur rregullisht qeverine e Berishes ashtu sic po godasim fort qeverine e Rames, duke perfshire ketu, Policine, SHIK-un, Ministrine e Arsimit, gjykatat… Nuk kemi lene politikan pa goditur Berishen, Ramen, Meten, e nje varg te gjate ministrash e deputetesh, kurse ti na thua se ne lidhkemi gjuhen kur flasim per qeverine! Me fal vella por, ose je i pire e nuk di c’flet, ose po futesh per here te pare ne kete blog dhe flet qesim.

      Po e le debatin mbi islamin shqiptar e Europian se e shoh qe eshte kote!

    • Ke disa kontradikta edhe pse mund te zoterosh kualifikime turperuese per “gjithe e-zanin” dhe bashkepunetoret.

      Se pari, nuk eshte ndonje problem te paguhesh per botime ne gazeta te politizuara. Ma thuaj nje qe nuk eshte e tille ne Shqiperi dhe me jep nje force politike qe per myslimanet eshte ose ka qene me e sinqerte se te tjerat.
      Ti nuk e pyet veten fare se shkrimet e botuara tek Shekulli mund te jene te marra pa lejen e e.zanit dhe autoreve. Keshtu ka ndodhur pothuajse perhere. Madje nuk ka pasur as falenderime e as linkun nga eshte marre artikulli, jo me leje e aq me pak pagesa. Te gjitha shkrimet e percjella nga keto gazeta nuk kane karakter politik. Pjeset politike nganjehere u hiqen. Shikoje shkrimin ‘Islamokracia vs Islamoneveria’: pjesa mbi Liken mungon tek Shekulli.

      Mediat e djathta shqiptare jane te llojit Gazeta 55, e drejtuar nga nje ish-komunist i perfolur si spiu, qe paguhet per misionarizem kishtar. Nje tjeter eshte Mapo, ku i ashtuquajturi senati kristian filtron dhe krijon linjen editoriale. Dikur aty ishin grupuar eksponente te Insitutit De Gasperi, ku spikat Urdhri laik i intelektualeve katoliko-centrike, nga Plasari tek i rendomti Gjekmarkaj. Tani, sigurisht, kane kaluar tek Panorama, nje gazete me ngjyrat LSI dhe dashamirese ndaj te pushtetshmit Berisha. Kjo na kujton edhe aleancen e Berishes me segmentin me te felliqur te te majtes shqiptare, qe deshmon se ndarja bipolare nuk ka aspak identitet ne vendin tone, por ekziston per te dalldisur elektoratin dhe eshte vertet tragjike qe nje mysliman arrin gati ta konsideroje haram botimin ne nje gazete te majte.
      Duke u rikthyer tek Mapo,ajo ka lindur si çerdhe laikesh filo-kishtare, ka botuar artikuj promovues te panikut kolektiv ndaj nje lloj islami, myslimani, turku apo shqiptari. Nuk di te kete media te tjera te djathta me me ndikim se Mapo, megjithese ka degraduar dhe mbase nje arsye ka qene pikerisht ekspozimi i tepert ne sherbime romake. Tani, me thuaj, eshte nder dhe obligim fetar per myslimanin te botoje e te paguhet nga ky soj mediatik?

      Se dyti, kur pohon se “me kmsh-ne merreni shume, por kur vjen puna qeveri kmsh aty e lidhni gjuhen”, bie perseri ne kontradikte me akuzat e tua. Nese e-zani paskeka kritikuar poziten (qeverine) e djeshme, do te thote se nuk e lidh gjuhen. Mund te replikosh se e-zani ben dallime mes qeverive, por eshte fakt se qeveria e larguar ishte shume me afer KMSH-se dhe prandaj me e kritikueshme pikerisht per nderhyrjet ne punet e komunitetit me te madh ne vend, per arsye elektorale sigurisht, ndersa e shkelte laicitetin per hire te qokave ndaj Kishes katolike. E sotmja ka kohe per te ndertuar nje raport te ngjashem, e per rrjedhoje per t’u kritikuar ne kete drejtim.

      Te shqeteson e-zani, autoret, shkrimi apo transformimi i KMSH-se ne nje institucion privat ordiner? Besoj se kjo e fundit te perket me shume dhe shkrimi e nenvizon.

  • Kjo doreheqja e ketyre me duket si vetevrasja me dy plumba e shokut Mehmet.
    Eshte si ajo qe ka thene shoku Sillo: “Xha Braho, kemi thene ne qe te japim jeten per partine po te jete nevoja? E pra, tani partia te do te vdekur!”
    Gjithe kjo histori dhe mesazhet e tyre neper fejsbuk na ka nxjerre mallin e birose se xhaxhit Enver. Ky Dor Demetja sidomos, me ka nxjerre mallin e komunisteve te devotshem neper mbledhje. Edhe termat (“neve kuadrove te rinj”, shembulli “ne rang republike”) jane nxjerre nga thellesite e asaj kohe!
    Revolucioni Marshon!

  • Nuk e kuptoj kete furtune ne gote. Jane bere disa dorheqje nga poste publike ne KMsh. Siç eshte tradite ne ate institucion, 0 informacion zyrtar per publikun. Nderkohe te dorhequrit dhe miqte e tyre i publikojne ne fb komplet te shkujdesur nga efektet e lajmit. Lajm ne vetvete eshte qe keta djem te “mire” ndermarrin nje veprim moral siç eshte dorheqja dhe as qe i shkon nder mendje te informoje publikun, ate publik qe u mbush sallen ne raste festash. Kjo tregon shume ne kete rast, KMSh as qe ndjen detyrim moral qe te informoje mijra ndjekes aktiv te veprimtarive fetare dhe kulturore qe kryhen nen ombrellen organizative te ketij institucioni periodikisht. Te tjerat, pse dhe si e publikoi “Ezani”, e mori “Respublika” dhe e lançoi “Tema”, jane te majte a te djathte adminat e blogut, a ia ndjen per fene apo jo atyre, keto jane krejtesisht sekondare. Mund te haj debat se si mund te percillet ky lajm ne publik, por dhe kjo eshte sekondare. Here tjeter vellezer “gylenxhij” me te kujdesshem me informacionin, sepse nese nuk jua ndjen per xhematin e gjere dhe te larmishem kur nderrmerni “reforma” strukturore, ashtu nuk duhet te jua ndjeje kur dikush nga xhemati ose jo, merr dhe ju zhbirilon veprimet qe sipas standarteve minimale publike jane nje detyrim moral per tu respektuar.

  • Për të gjithë vëllezërit në kryesinë e KMSH apo simpatizantët e tyre që komentojnë këtu:
    Lëvizja e Hizmetit ka meritat dhe të metat e saj, ashtu si çdo organizim tjetër në shërbim të Islamit në Shqipëri. Por veprimtaria e saj nuk e justifikon mënyrën se si keni ardhur në drejtimin e myslimanëve shqiptarë dhe si po vazhdoni të silleni me KMSH, sepse në realitet përfaqësoni vetëm një pjesë të vogël të myslimanëve praktikantë. Një nga vërejtjet më të mëdha që keni për këtë faqe është se drejtuesit dhe komentuesit e saj nuk i frikësohen Allahut kur flasin për ju. Po ju a i frikësoheni Allahut që drejtoni një institucion përfaqësues të myslimanëve ndërkohë që vetë nuk ju kanë zgjedhur myslimanët, por keni ardhur në fuqi nga lojërat e pushtetit?
    Këtu ka dy gjëra: 1) ose mendoni vërtet se e keni me hak postin drejtues pa ju zgjedhur njeri, çka tregon injorancë dhe arrogancë nga ana juaj, sepse i shumëzoni myslimanët e tjerë me zero, nuk ua merrni parasysh mendimin; 2) ose keni ardhur për interesa personale tuajat dhe të krerëve tuaj dhe nuk pyesni për makinacionet që ju kanë çuar aty, çka ju nxjerr hipokritë kur u kërkoni myslimanëve të tjerë të kenë frikë Allahun e të mos ju quajnë uzurpatorë dhe vegla të tarafeve të ndryshme brenda apo jashtë vendit.
    Nëse jeni të sinqertë në shërbim tuaj ndaj fesë, bëni transparencë të veprimtarisë suaj. Nëse nuk e bëni dot se nuk keni fuqi, ngaqë janë të tjerë ata që i tërheqin fijet, atëherë dilni nga kjo lojë dhe denoncojini ata që luajnë me fatet e myslimanëve. Ose së paku dilni në heshtje dhe mos u përzieni me zullumin, që të ruani veten tuaj nga përgjegjësia në Ditën e Gjykimit. Jeni guximtarë shumë të mëdhenj që të merrni përsipër drejtimin e punëve të myslimanëve në këtë mënyrë kaq të errët dhe jotransparente që nuk përputhet kurrkund me rrugën e Profetit a.s. Apo edhe këtë e keni “tedbir”, si shumë lëshime fetare që ia lejoni vetes, me justifikimin se po i shërbeni një qëllimi madhor (A nuk është ky makiavelizëm)?!

  • s`e kuptoj cfare faji ka ezani , kur te dorehequrit i kane bere gjerat publike ne facebook-et e tyre qe i kane te hapura dhe i lexojme te gjithe ne qe nuk i kemi as miq ata..
    a me erdhi keq qe iken apo u dorehoqen etj etj?… hic fare, thjesht pashe: sic ben , e gjen.. erdhen ne menyre te pandershme ne pushtet , dhe iken po ashtu..

    • Ai qe nuk ka lidhje me muslimanet eshte KMSH, qe eshte kthyer ne nje aneks te interesave sektare te gylenxhive. Jane ata qe kane kapur me makinacione komunitetin dhe e perdorin per interesat e tyre duke hequr e duke vene njerez anonim qe nuk i njeh e nuk i zgjedh askush.
      Ky shkrim po ben ate qe duhet ta kish bere vete komuniteti, informimin e besimtareve. Eshte detyre e tij te jete transparent, dhe fakti qe kete detyrohet ta beje kjo faqe, eshte per turpin e tyre. Ju duhet ta kishit falenderuar E-zanin per informacionet qe jep, nese vertete do te interesoheshit per Islamin, por ju, mesa duket interesoheni me shume per interesat sektare tuajat dhe mllefi qe shprehni ketu ndaj kesaj faqeje qe po ben detyren, dhe shume me teper se detyren, eshte krejt pa lidhje me islamin.
      Te keqen kerkojeni tek vetja!

  • O ezani me thoni pak me te vertet ju intereson informimi i popullit apo thashethemet per kmsh e gylenxhij. Po si more nuk ishihni pak ceshtjet pa syze po genjeni veten se gjoja po sherbeni per te informuar popullaten. Zoti ju dhente basiret per te pare qarte e zemer per te medituar qarte e te mos e genjeni veten me genjeshtra te tilla se kemi kaq vite qe degjojme nga mohues,cifute e te krishtere. E di qe edhe kete nuk do ta botoni si nje sere shkrumesh te derguar me pare po ska gje un me ju e kam nese e lexoni ju per mua kjo ka rendesi.

  • Te falenderojme per dashamiresine, dhe meqe ke hall te na keshillosh ki miresine te na thuash se ku kemi genjyer dhe ku kemi informuar gabim!
    Dhe, per te qene i sinqerte, duhet te na sqarosh gjithashtu se perse nuk informon vete KMSH-ja duke i lene njerezit ne terr e duke na e falur neve kete mundesi!

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *