Familja natyrale si e drejtë e njeriut





Unicef_Children-480x229

E. Veseli

Peticioni së fundi i disa personave publikë, të cilët vinë nga fusha akademike dhe ajo e artit, na tërheq vëmendjen rreth debatin mbi familjen natyrale. Ky instrument publik na fton në një debat emancipues për rëndësinë e familjes. Në fakt peticioni nuk sjell diçka të re në evidentimin e familjes si vlerë, por thjesht risjell në diskursin publik standardin e vlerësimit ku, standard i panegocueshëm, por dhe i pacënueshëm, duhet të jetë familja natyrale, e frymëzuar dhe e mbrujtur nga dashuria e një mashkulli dhe një femre.

Peticioni nuk merret drejt përsëdrejti me minoritete me qasje të ndryshme seksuale dhe nuk duket ta ketë pasur këtë qëllim, ndonëse gjykojmë se ka qenë e nevojshme të formulohej më mirë për të mos krijuar keqkuptime. Ai thjesht ngre siparin e shqetësimit dhe e sjell atë në vëmendjen e opinionit publik si problem social. Në peticion nuk nënvizohet shprehimisht një gjë shumë e rëndësishme, ndonëse ai nënkuptohet nga teksti, që ka të bëjë me faktin se e drejta për të krijuar dhe pasur familje bën pjesë në të drejtat e njeriut.

Janë rreth 50 nene në Kushtetutën Shqiptare që ofrojnë garancitë minimale në lidhje me mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, ku ndër më të spikaturat janë e drejta për të krijuar familje dhe ajo e mbrojtjes së fëmijëve. Neni 53 i Kushtetutës i kushtohet mbrojtjes së dy institucioneve më të rëndësishmë të shoqërisë që lidhen me egzistencën e saj siç janë martesa dhe familja. Kushtetuta shqiptare i garanton këto të drejta. Ajo cilëson së “Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje; Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit; Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj.”

Ç’farë do lloj ligji që pengon këto dy institucione është antikushtetues. Kushtetuta iu jep një status të veçantë martesës dhe familjes. Martesa sipas Kodit të Familjes është vetëm ajo që lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje (neni 7). Edhe tek bashkjetesa Kodi i Familjes i referohet një bashkimi faktik të një burri dhe një gruaje. Po në konceptin e familjes Kushtetuta vendos menjëhere pas nenit 53 një nen që lidhet me mbrojtjen e fëmijëve, sipas të cilit ata kanë një mbrojtje të veçantë nga shteti.

Mbrojtja e fëmijëve nga ana ligjore është parë fillimisht duke ju sigurar atyre formalizmin e familjes, pra të drejtën për të pasur të njohur ligjërisht amësinë dhe atësinë. Në këtë kuptim Kodi i Familjes është në përputhje të plotë me konceptin kushtetues të familjes. Akti i lindjes është akti juridik i cili është renditur i pari në seksionin që lidhet me fëmijët (neni 165).

Në Ligjin për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëeve, definicioni i termit “prind” përcakton shprehimisht personat që e kanë “lindur” dhe “birësuar” (neni 3/gj). Megjithëse termi “persona” le hapsirë për tu interpretuar, neni 6/2 e sqaron këtë kompleksitet duke cilësuar “lindjen” si kriter. Më shprehimisht “Prindërit/përfaqësuesit ligjorë kanë përgjegjësi parësore të krijimit të kushteve të jetesës për t’i garantuar mirërritjen, zhvillimin, mirëqenien, edukimin dhe arsimimin fëmijëve të lindur nga martesa dhe jashtë martese”. Ky ligj gjithashtu i garanton fëmijëve ndër të tjera edhe të drejtën për të “gëzuar një nivel jetese të përshtatshëm për zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral” (neni 18).

Një e drejtë e fëmijës që lidhet me familjen është e drejta për të pasur një kujdes prindëror i cili shprehet qartë në nenin 28/1 ku cilësohet se “Prindi/përfaqësuesi ligjor ka detyrimin t’i sigurojë fëmijës mirëqenien emocionale, fizike, sociale dhe materiale, duke u kujdesur për të dhe duke marrë masat e nevojshme për ushtrimin e të gjitha të drejtave të parashikuara në këtë ligj.” Mbrojtja e familjes si qeliza kryesore e shoqërisë nuk është një koncept shqiptar, por ai tashm është i pranuar dhe ratifikuar në të drejtën nderkombëtare.

Më poshtë po rendisim disa nga instrumentave më të rëndësishëm ndërkombetarë të ratifikuar nga Shqipëria të cilët bëjën përcaktimin e “familjes”, por dhe garancitë të cilat shtetet anëtare duhet të ofrojnë.

KOMBET E BASHKUARA

Deklarate Universale e të Drejtave të Njeriut   (1948) përcakton se “Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit… “Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti” (neni 16).

Pakti Ndërkombëtar Për Të Drejtat Ekonomike, Shoqërore Dhe Kulturore (1966), shprehet se “Një mbrojtje dhe ndihmë sa më e gjerë duhet t’i jepen familjes, e cila është element i natyrshëm dhe themelor i shoqërisë, sidomos për formimin e saj dhe për aq kohë sa ajo ka përgjegjësinë për mbajtjen dhe edukimin e fëmijëve në ngarkim…”(neni 10).

Konventa Për të Drejtat e Fëmijës (1989) cilëson në preambulën e saj se “ familja [është] njёsi themelore e shoqёrisё dhe mjedis natyror për rritjen dhe mirëqenien e të gjithё anëtarëve të saj veçanёrisht të fёmijёve, duhet të ketë mbrojtjen dhe ndihmёn e nevojshme që të mund të marrёrsipёr plotёsisht rolin e saj në bashkёsi

KËSHILLI I EUROPËS

Konventa Europiane e të Drejtave te Njeriut e Keshillit të Europes (1950), ndryshimet e fundit janë të vitit 2010, përcakton se “Burri dhe gruaja që kanë mbushur moshën për martesë kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje sipas ligjeve kombëtare që rregullojnë ushtrimin e kësaj të drejte.”(neni 12).

Karta Sociale Europiane (1961), nënvizon se “Familja si një njësi themelore e shoqërisë ka të drejtë për mbrojtje të përshtatëshme ekonomike, juridike dhe sociale për të siguruar zhvillimin e saj të plotë.” (neni 16).

KOMUNITETI EUROPIAN

Karta e të Drejtave Fundamentale të Bashkimit Evropian (2000) shprehet se “ E drejta e martesës dhe krijimit të familjes do të garantohet në pajtim me ligjet kombëtare nacionale që qeverisin ushtrimin e këtyre të drejtave” (neni 9).

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *