Krimi fetar dhe laik





gjakmarrjaH. Omari

Nga përzgjedhja brilante që Mapo na dhuron vazhdimisht mbi ngjarjet nëpër botë, dje u tregua mbi vrasjen e një gruaje në Pakistan. Duke konsideruar se, tek lexuesi shqiptar, asociacioni mendor mes Pakistanit dhe vrasjes mund të ketë për rezultat të menjëhershëm fenë, kuptohet soji informativ i vendit tonë. Tani që Erdogani e kaloi sërish valën e trazirave të radhës, si mund të mos kishte Mapo habere islame?

Një grua shtazënë është vrarë për vdekje me gurë nga familja e saj, pëprara Gjykatës së Lartë në Pakistan, pasi u martua me burrin që donte. Rreth 20 pjestarë të familjes së gruas […] sulmuan atë dhe burrin e saj […]. Qindra gra virten çdo vit tek shumica muslimane në Pakistan, për arsye të “nderit”, nga burrat apo familjarët e tyre, si ndëshkim për tradhëti të dyshuar apo, siç i konsiderojnë ata, verpa të paligjshme sekusale.

Babai i viktimës u dorëzua pas krimit duke e konsideruar veprimin si “vrasje nderi”. “E vrava vajzën time pasi ajo ka fyer të gjithë familjen tonë duke u martuar pa pëlqimin tonë dhe unë nuk jam aspak i penduar për veprimin e kryer”, ka thënë ai. Sipas Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Pakistan, në vitin 2013 janë vrarë rreth 869 gra për çështjet e nderit.

Materiali i ofruar nga Mapo paraqitet i redaktuar, por më shumë se korektimin e gabimeve – shtazënë, pëprara, pjestarë, virten, tradhëti, verpa, sekusale – redaktori është kujdesuar të nënvizojë shumicën myslimane në Pakistan dhe sportin e preferuar të vrasjeve për nder. Është njëlloj sikur vrasja e një femre në Itali (në këtë vend vritet një grua në tre ditë) të shpjegohej edhe me përkatësinë fetare të vrasësit apo të shoqërisë ku ndodh vrasja. Disa statistika tregojnë se top-lista e rajoneve me numrin vjetor më të lartë të vrasjeve të femrave (nga 66.000 që është totali global) kryesohet nga Amerika Latine, Karaibet dhe Amerika Qendrore, ndërsa lista e shteteve kryesohet nga Salvadori (12 x 100.000 femra), Xhamajka (10.9), Guatemala (9.7), Afrika e Jugut (9.6) dhe Rusia (8.7).

Po a mund të guxojë redaktori deri në këtë baraspeshim informacioni kur eprori i tij është njëherësh edhe “senator” demokristian? Po kur vrasja “për nder” ndodh në Shqipëri? Një vrasje në Kurbin, bie fjala, komentohet në këtë mënyrë:

Rreth orës 10 e 30 minuta, Marjan Lleshi ka nxjerrë nga banesa dy fëmijët dhe me një shkop në dorë ka nisur të godasë bashkëshorten në trup dhe në kokë. Për oficerët e policisë, 44-vjeçari ka deklaruar se krimin e ka kryer pasi nuk duronte më që e shoq-ja t’i kthente dorë. “Kemi rreth një vit që zihemi, pasi ajo nuk sillej mirë. Më kthente fjalë dhe dorë”, – ka thënë Marjan Lleshi për policinë.

Një tjetër kronikë-model e vrasjes “për nder” mund të sintetizohet me sa vijon:

Tiranë Kompjuteri “lap-top” i 15-vjeçares Gesara Keqi mbetet shpresa e vetme e hetuesve për të zbardhur krimin e dyfishtë në Fushë-Kuqe të Kurbinit. […] hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen e rëndë, ku 40-vjeçarja Mimoza Keqi vrau me automatik vajzën e saj vetëm 15 vjeçe dhe më pas veten. Sipas burimeve të policisë mësohet se sherri mes nënës dhe vajzës kishte nisur disa ditë më parë. Policia dyshon se nisja e grindjeve mes tyre ka ardhur pasi 40-vjeçarja ka parë të bijën duke folur në rrjetin social Facebook.

Bëhet fjalë për vrasje-vetëvrasjen e ndodhur në Kurbin para disa ditëve, e motivuar nga një mishelë traditash, morali dhe nderi familjar, ku klani dominon mbi individin. Përse këtu filtri është psiko-social ndërsa në Pakistan duhet të jetë fetar? Përse edhe në një rast tipik të prapavijës kulturore këmbëngulet tek motive gjaknxehtësie dhe agresiviteti që individualizojnë veprimin?

“Katolicizëm oriental”

Por katandia jonë nuk ka të sosur. Në lidhje me të njëjtën vrasje të dyfishtë, Agron Gjekmarkaj, në misionin e tij amfib, dhuron një nga perlat e radhës. Sipas tij “shoqëria shqiptare kalon një sërë krizash të cilat drejtpërdrejtë lidhen me faktorë social e kulturor dhe kushtëzohen nga një mentalitet oriental shekullor që e ka vënë femrën […] në pozita diskriminimi”. Kultura të cilën fajëson profesori (laik aq sa ç’mund të jetë Obama biond) është orientale, e importuar. Deri në malet tona? Ata sikur mbahen për rezistuesit ndaj orientit, osmanëve, islamit. Po, me sa duket, sipas pedagogut, deri aty, deri në palcë. “Kodi i nderit, pastërtia morale janë koncepte që mësohen qysh në djep me një këmbëngulje orientale, pa përfillur ndjenja e dëshira”, vijon logjika e autorit, duke arritur majat e parodisë.

I njëjti person rrok gjithashtu idenë se kultura orientale, ajo osmane në veçanti, ka elemente perverse, pra të lidhura domosdoshmërisht me dëshirat; ndërsa mbron gjithashtu paradigmën e pastërtisë së shqiptarit, ngaqë katolik dhe me kode nderi antike. Tani që vrasja vjen nga habitati i kulluar, për motive tipike nderi, të kultivuara me këmbëngulje nga ai Kanun që e pretendojmë plot mburrje si tonin (përfshi edhe Gjekmarkajn), duke pohuar me krenari se asnjë fe (sado autoktone) nuk iu mbivendos, na del i kudondodhuri orient si gomone shpëtimi për të ekstraduar barbarinë në brendësinë tonë. Nocionet stereotipike transformohen në: “vrasje orientale” në emër të “një kodi kanunor oriental”, që, kundër “dashurisë perëndimore”, vret me “automatik oriental”, mbase të zotëruar që “në 1997 orientale”, në familjen e Markut, këtij fushori me origjinë të hershme “malësore orientale”. Kjo vetëm e vetëm që nipi i hipur në samarin e pedagogut duhet të përmbushë detyrën, atë të fëlliqjes së çdo ngjarjeje (qoftë edhe të vrasjes) me përralla orientalo-fetare, aty ku është e mundur. E nëse ngjarja nuk e lejon, mjafton një hartim i stilit panegjirik mesjetar për ndonjë Lin ose Cin dhe sigurisht citatet e pashlyeshme të maestrove klerikë, që duket se i janë përshtatur mirë laicitetit të publicistikës postkomuniste sepse kanë arritur të zëvendësojnë me shpejtësi citatet e maestro Marksit: kohë të tjera, maestro tjetër, por i njëjti model.

Në fund mbetet shija e hidhur e propagandës dhe përdorimit të vdekjes, aktruar nga një organ shtypi plot parime trashendente dhe moralizëm fetar, ashtu si edhe nga shpura e katapultuar në institucionet publiko-laike të këtij vendi. Si i thonë fjalës: kur të këndon qyqja të këndon edhe ciripupja.

 

Comments

  • Nuk eshte mire qe te paragjykuarit te behen paragjykues. Shkrimi me lart i Mapo eshte perkthyer nga The Guardian dhe nuk besoj qe gazeta ne fjale eshte raciste, islamofobe etj etj. Fatkeqesisht ju ketu percillni shume pasaktesi, po aq sa gabimet gramatikore ne shkrim. Pasi shkrimin e kam kerkuar te publikohet une, qe jam edhe redaktor te Online dhe jo Alfredi qe eshte zevendeskryeredaktore (vini re edhe pasaktesin tuaj) te gazeta dhe ben vaki as e ka lexuar fare kete tekst. Te dalesh ne konkluzionet qe dilni ju eshte mjaft e rende, sidomos kur nuk behet fjale per nej rast ne Shqiperi ku eshte theksuar feja e personit qe ka kryer krimin… Nga ana tjeter faleminderit qe na njoftuar per pasaktesite, u perpoqem ti korrigjonim, po ashtu vendosem linkun per ne shkrimin origjinal… me respekt Vladimiri

    • Pasaktesite jane problemi me i vogel i nderuar z. redaktor. Ata u sollen si anashkalim, normal do te thoja per mediat shqiptare, por kur vjen puna tek asociacioni islam-dhune aty sikur mungon kalimi anash. Nga ana tjeter nuk besoj se eshte korrekte te pergjithesohet nje pasaktesi – roli i Leles ne krye ose pak me poshte, informacion per te cilin ju falenderojme. Niveli i simpatise se Leles per islamin eshte i tepert te komentohet, sepse mbetet hapesire e respektuar personale, ndersa qendrimi i shprehur permes nje mori shkrimesh, perkthimesh e intepretimesh te MAPO-s eshte diçka publike. Ne mos gabohem kur u arrestuan disa persona te akuzuar per terrorizem, Lela ia beri gjyqin, e jo vetem, por kerkoi edhe kufizimin e lirive fetare. Ky eshte vetem nje shembull, besoj i mjaftueshem per ta kundershtuar akuzen per para-gjykim me nje pas-gjykim te faktuar.

      Ceshtja shtrohet disi me ndryshe. Pak rendesi ka nese Lela e ka lexuar nje perkthim ose shkrim: kur percaktohen disa linja, nuk besoj se nevojitet vigjilence absolute.
      Shkrimi eshte postuar per t’u lexuar dhe lexuesi Omari shikon drejtimin interpretativ te gazetes mbi ngjarje qe direkt ose indirekt lidhen me fene islame ose me nje vend qe ne si shqiptar perveç reminishences fetare nuk na ngacmon fare interesin. Cdo dite vriten femra gjithandej. Ne menyra makabre ose jo, ato vriten. Vrasja ne vetvete eshte kriteri i percjelljes se lajmeve tek ju? Nuk besoj dhe nuk e shikoj gjekundi.
      Asnjeri nuk foli per fobi apo racizem. Thjesht u nenvizuan dy menyra leximi krejtesisht te kunderta per dy tipologji te njejta (jo identike) ngjarjesh.
      Tani t’i marrim pak me shtruar, pasi me duket ka nje keqkuptim thelbesor. Ne artikull del qarte se percjellja e lajmit te “vrasjes per nder” ne Pakistan pershkohet nga prania e fese, natyrisht islame, çka nuk ndodh tek “vrasja per nder” ne Kurbin. Ne fakt, duhet pergezuar mosidentifikimi i ngjarjes se Kurbinit – e homologeve shqiptare – me ndonje fe. Edhe kjo na duhet. Por ç’i duhet lexuesit shqiptar fetarizimi i vrasjes ne Pakistan? Ky eshte thelbi. Kete ceshtje shtron autori. Dhe ju lutem te mos e justifikoni se ishte perkthim, pasi ne te kundert duhet te bindni lexuesin qe perkthimi behet qorrazi, me perzgjedhje bingoje.

    • Ok, jam ngaterruar ne pozicionet qe i kam shperndare stafit, por kjo nuk shmang thelbin e asaj qe une kam thene. Cfare rendesie ka per publikun shqiptar vrasja e nje gruaje ne Pakistan, nderkohe qe nuk harrohet te paraqitet edhe feja e popullsise ne ate vend? Nese te njejten gje ben edhe The Guardian, kjo nuk justifikon asgje per disa arsye.

      Se pari, perse eshte e pamundur qe edhe The Guardian te kete paragjykime apo edhe qellime stereotipizuese ndaj kulturave te tjera e sidomos asaj muslimane? Ka autore te shumte qe kane shkruar libra mbi problemet qe ka krijuar media ne perhapjen e stereotipeve kulturore e konfliktualitetit social.

      Se dyti, The Guardian nuk eshte gazete e nje shoqerie me te njejten ndjeshmeri apo ekuilibra fetar si Shqiperia, e cila ka gati trecerekun e popullsise muslimane ne shkalle shteti e gati 90 perqind ne rang kombetar. E pervec kesaj shoqeria britanike nuk ka te njejtat probleme me fene si ato qe kane filluar te shfaqen ne Shqiperi.

      Se treti, MAPO nuk eshte gazete me te njejten ndjeshmeri globale si The Guardian, pasi nuk i drejtohet nje publiku aq te vemendshem mbi ngjarjet ne bote, sa ai i The Gardian. Media te tilla si The Gardian jane me impakt nderkombetar dhe kjo i ben te kene me shume sy ne vende te tjera, gje qe nuk para ndodh ne Shqiperi, ku gazetave dhe publikut nuk ia ndjen shume mbi cfare ndodh as ne rang rajonal, e jo me mbi cfare ndodh ne Pakistan. ja p.sh: çfare hapesirash kane ne mediat shqiptare vende si Mali i Zi? C’di lexuesi shqiptar per kete vend? E pra e kemi fqinj, banohet nga nje minoritet shqiptar me i rendesishem se ai grek ne Shqiperi, zhvillojme tregti, e vizitojme gjeresisht per turizem ose tranzit.
      Jam i bindur qe as gazetaret tuaj te arenes nderkombetare nuk dine se kur jane mbajtur zgjedhjet e fundit ne Pakistan e si ka dale rezultati, e si u interesokan mbi vrasjen e nje gruaje per motive kanunore atje.

      Se katerti, kam te drejte te jem skeptik kur shoh se gazeta juaj po kontribuon jopak ne promovimin e zerave qe çdo fondamentalist do t’i kihshte zili, te tille si Ardian Ndreca, Agron Gjekmarkaj, Alfred Lela, Ndue Ukaj, Valentin Brucaj, Lush Gjergji, Shan Zefi, katolikocentrike si Romeo Gurakuqi apo edhe islamofobe si Imer Mushkolaj, Alma Lama, Arbana Xharra e deri nivelet me banale si Fahri Xharra dhe websiti qe ai perfaqeson.

      Se pesti une nuk ndjehem i paragjykuar personalisht, por ndjej se feja ime paragjykohet shume. Dhe nuk po bej ate qe ndjej se po ma bejne te tjeret pasi une nuk paragjykoj katolicizmin per kunderpeshe, por une perpiqem here pas here te shkruaj kunder diskursit publik qe i sherben stereotipizimit te fese sime. Mendoj se nuk e kam bere keq kete gje, me aq pak sa kam shkruar per keto pune, ndonese mund te mos jesh dakort me gjithcka. E nuk kam ofenduar me asnje etikete komunitetet e tjera, e aq me teper te kem manipuluar informacionin, qofte edhe duke intepretuar nje fakt sipas bindjeve te mia fetare.

      • Sidoqofte Haris, duhet bere dallim midis drejtuesve ne gazeten MAPO. Jo te gjithe kane te njejtat qendrime. Z. Karaj eshte treguar njeri i hapur dhe i arsyeshem ne qendrimet e tij ndaj nuk duhet identifikuar me pjesen problematike te gazetes.

  • KUJT I INTERESON KY SHKRIM?
    (Në lidhje me artikullin “Krimi fetar dhe laik” të datës 29/05/2014)

    Komenti që Omari i bën shkrimit “Pakistan, gruaja shtatznë vritet me gurë nga familja e saj” e datës 28/05/2014 tek Panorama, është krejtësisht i shtrëmbëruar për të mos thënë i falsifikuar.
    Së pari: fjalet e policit Rana Mujahid, vihen ne pronesinë e redaktorit, i cili është kujdesur të nënvizojë shumicën myslimane të Pakistanit (sipas Omarit) dhe më pas autori mundohet të bëjë qesharak redaktorin për gabimet e shtypit. Ironi, sarkazëm, sidoqoftë për seriozitetin e debatit që nis më duket e pavend. (http://www.huffingtonpost.com)
    Fakti që lapidacioni-vrasja me gure1 është ende e pranishme në juridiksionin e disa shteteve islamike, shënimi, togu, “shumica myslimane në Pakistan” nuk ka përse t’i shkaktojë nje reaksion të tillë Omarit.

    Pastaj thërret Italinë në ndihmë (nuk e kuptoj ku është paralelizmi e se ç’hyn Italia). Fakti që sjell autori është i vërtetë dhe institucionet qeveritare e jo e ndjejnë këtë problem dhe pohojnë me shqetësim:

    Dall’inizio dell’anno(2012), secondo Telefono Rosa, sono 100 le donne uccise. Si è passati da un omicidio ogni tre giorni registrato l’anno scorso a uno ogni due giorni. E nella maggior parte dei casi gli autori di questi delitti sono mariti, ex fidanzati, comunque persone nella cerchia affettiva delle mura domestiche.

    …anche dall’avvocato Maria Teresa Manente … presso la Commissione per i diritti umani del Senato .., ricordando che nel 2011 in Italia sono state assassinate 137 donne, Manente ha spiegato che “il femminicidio è l’estrema conseguenza delle molteplici forme di violenza degli uomini contro le donne …

    … dalla Casa delle donne di Bologna … il macabro bollettino che nel 2013 segna 134 donne uccise contro le 126 del 2012 e le 130 del 2011.
    I dati divulgati rivelano altri aspetti: il 69% degli autori di questi delitti sono partner o ex partner, (huffingtonpost.it/2014/03/07/femminicidi)

    Il responsabile della violenza è nel 48% dei casi il marito, nel 12% il convivente nel 23% l’ex partner.( repubblica.it/cronaca/2013)

    Paralelizmi i vrasjes (nuk po e quaj ekzekutim) së Farzana Parveen dhe i fakteve që sjell artikulli “Il femminicidio nel mondo” nga http://www.spiëeb.it nuk qëndron aspak dhe duhet të theksoj që janë dy drejtëza jo paralele por të kithta, janë vrasje që duhen dënuar me forcë pasi jane vrasje, pamvarësisht se me motive të ndryshne. Autori harron, ose fsheh analizën e shifrave që bie, spjegimin, domethënien e vrasjeve të grave, arsyet, ndalet vetëm tek shifrat për të argumentuar tezën e nënvizimit të shumices myslimane, duke harruar motivet e për të krijuar sensacion.
    Farzana Parveen u vra nga njerzit e familjes së saj, sepse u martua me nje burre që donte, ndërsa për Italinë nuk gjeta ndonjë të dhënë dhe i lutem autorit të më tregojë ku mund të gjej të dhëna për gratë që janë vrarë nga vëllai, i jati apo dikush tjetër nga familja sepse donte të martohej me filan fistekun që ata, familjarët nuk e donin.
    Nuk e kuptoj me çfare kuraje autori citon nga “Il femminicidio nel mondo” dhe “harron” që në të njëjtin artikull ka edhe një shënim për Pakistanin, që po e sjell më poshtë, gjë që nuk e nderon aspak si opinionist ose mbrojtës të së vërtetës:

    Pakistan, La strage delle donne che educano le bambine
    Prima Malala (http://27esimaora.corriere.it/articolo/andare-a-scuola-sfidando-i-talebani-diario-di-malala-ragazzina-pachistana/), poi le maestre di una scuola elementare. In Pakistan chi si prodiga per l’istruzione delle bambine rischia la vita per mano dei fondamentalisti islamici. Gli obiettivi dei terroristi sono sempre gli stessi: impedire l’alfabetizzazione delle donne, che è ferma a un misero 46 per cento, e combattere le vaccinazioni contro poliomelite e morbillo che sono considerate un escamotage dell’Occidente per sterilizzare i musulmani. Lo scorso dicembre il governo è stato costretto a sospendere la campagna sanitaria dopo l’uccisione di alcuni operatori sanitari che somministravano i vaccini anti-polio ai bambini. E all’inizio di gennaio i fanatici hanno nuovamente colpito nella provincia Khyber Pakhtunkhëa al confine con l’Afghanistan dove i talebani un tempo la facevano da padroni. Oltre a cinque maestre hanno perso la vita anche un’infermiera e un suo collega. L’agguato è avvenuto nella città di Sëabi, a circa 75 chilometri da Islamabad, non molto lontano da Sëat dove fu ferita Malala, la ragazzina che voleva studiare e far studiare le sue coetanee.
    Nel 2012 il World Economic Forum ha post il Chad, il Pakistan e lo Yemen in fondo alla classifica del Rapporto Internazionale sul divario tra i generi (Global Gender Gap Report). In Pakistan le donne subiscono atrocità come lo stupro, i delitti d’onore, le nozze forzate, la prostituzione forzata e gli attacchi con l’acido. Diffusa è anche la pratica della sposa data alle fiamme per accaparrarsi la dote. 2

    Së dyti: në vijim Omari, i bën thirrje arkivit dhe na sjell si material për vertetimin e tezës së tij nje tjetër artikull po të tijin. E thënë ndryshe ‘argumenton argumentin e argumentuar’ duke hedhur baltë sa majtas e djathtas, duke sjellë biografine e njerit e tjetrit, për të bërë sa më të besushme ato që do të thotë më poshtë. Dhe fjala është për dy raste “mjaft domethënëse” sipas autorit, që mbyllen me pyetjen retorike: Përse këtu filtri është psiko-social ndërsa në Pakistan duhet të jetë fetar?

    Dhe pas kësaj pyetje autori heq maskën e të paanit që ka mbajtur deri në këtë moment dhe më duket se është i interesuar më shumë të mos merret kush me Pakistanin mysliman, se pastaj t’i “nxjerr lakrat në shesh”, e aspak për vrasjet në Shqiperi dhe përsetë e tyre.
    Më poshte autori fillon të argumentojë argumentin e argumentuar me ironi, “Katolicizëm oriental” bazuar në një tjetër artikull, për të cilin jep edhe link-un. Normale, por pasi lexon artikullin e përveç përmendjes dy herë të fjales oriental/e, (sipas meje një herë me vend e një herë pa vend) analiza e shkurter dhe kritika për situatën psiko-morale të popullsisë, sipas meje qëndron,
    Omari vuan, shtjellon, fantazon atë çka mund dhe ka në mendje Gjekmarkaj, dhe duket sikur kënaqet me mosvlerat e shqiptarit, duke vënë në dyshim edhe autorësinë shqiptare të Kanunit të Lekës.

    Në të njëjtën ditë që Marjan Lleshi vret gruan, për motive të dobta, ka ndodhur edhe një tjetër vrasje pak a shumë për motive të njëjta. Ilirian Cani vret gruan me automatik. Këtë të dytin Omari nuk e përmend. Përse?
    44-vjeçari Marjan Lleshi ka deklaruar se krimin e ka kryer pasi nuk duronte më që e shoqja t’i kthente dorë. “Kemi rreth një vit që zihemi, pasi ajo nuk sillej mirë. Më kthente fjalë dhe dorë”, ndërsa për Ilirian Canin, 39 vjeç thuhet që grindjet nuk kishin të ndalur për shkak të problemeve ekonomike por edhe varësisë nga alkooli.
    Do të ishte shumë më mirë që në vend të ironive për “fushorin me origjinë të hershme malësore”, Omari të merrej me shkakun e vërtetë të këtyre motiveve dhe të ndihmonte sado pak për eleminimin e këtyre dukurive, në vend që të bëjë ironi të pa vend me lodra fjalësh.
    Si perfundim kemi një lajm për një vrasje në Pakistan, ku gjithë problemi është fraza “shumicë myslimane në Pakistan”. Dhe për të argumentuar të drejtën e protestës, te vërtetën, Omari sjell ne diskutim dy vrasje të tjera dhe masakrimin e grave ne të gjithë botën. Pra kemi tre vrasje, dy në Shqipëri dhe një në Pakistan.
    Pa u zgjatur për të analizuar dhe nxjerrë motivet e vrasjeve, pasi është detyrë e organeve kompetente, rastet e Lleshit, Canit, Keqit janë mjaft të ndryshme nga rasti i Farzana-s. Këtë rast e rëndon edhe më tepër fakti se ngjarja ka ndodhur para Gjykatës, insitucion që nuk mund të mëndohet pa prezencën e forcave të rendit, që nuk kanë ndërhyrë. Dhe kohë zgjatja e vrasjes nuk ishte një e shtënë pushke.

    Së treti i gjithë shkrimi është i mbushur me mllef, me një inat të pa spjegueshëm, që nuk kuptohet se me kë e ka, me aktin e vrasjes së një të pafajshmi, me këtë akt të pa moralshëm siç është vrasja, me këtë plagë që uroj të shërohet sa më shpejt, apo me autorët e të tjerë të përmëndur në shkrimin e tij, apo me idenë se katolikët po sulmojnë islamin, po shvlerësojnë fenë islame. Në shkrimin e tij Omari nuk sjell në asnjë rresht qëndrimin e tij mbi këto ngjarje, si në Pakistan, si në Shqipëri, por rradhit gabimet ortografike, “pa ndershmërinë” e njërit e tjetrit, merret me personat e jo me fenomenin vrasje në familje dhe mendoj se në rradhë të parë ky duhet të jetë qellimi i autorëve që shkruajnë tek Zanit i Naltë në të mirë të edukimit mbarë shqiptar.

    V.Koka në “KULTURA ISLAME SHQIPTARE NË VITET ’20 – ’30 TË SHEKULLIT XX” thotë:
    “Për kulturën islame kishte rëndësi jo vetëm kuadri nacional, por edhe ai ndërkombëtar, sinkronizimi i fesë islame me kohët moderne, Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën ‘Zani i Naltë, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor çka është e mirë, por jo çka është e keqe’. Sinkronizimi me kohët moderne konsiderohej në natyrën e doktrinës islame, e cila kishte evoluar gjithnjë. Për këtë i referohej Kur’anit ku thuhej se duhej hapur rruga e dijes, por duhej pasur kujdes nga anët negative të zhvillimit.”

    Duke lundruar në sipërfaqe të problemit, vetëm e vetëm per të shkaktuar debat jo vetëm të pavlefshëm por edhe të dëmshëm, Omari sjell më poshtë me sarkazëm të pa vend të tjera argumenta të mbrapsht dhe provokues.
    “a mund të guxojë redaktori deri në këtë baraspeshim informacioni kur eprori i tij është njëherësh edhe “senator” demokristian?”
    Aluzioni profesion-politikë e më pas politikë-fe që bëhet me qëllim, së pari shvlerësimin e TJETRIT(që në fund të fundit është kolegu yt) dhe së dyti për ta kanalizuar debatin në përplasjen e feve, kujt i sjell dobi, kredi?
    Unë si qytetar i thjeshtë a kam të drejtë të pyes Omarin kush është eprori yt, apo ku e merr ti rrogën?

    Ndërsa Imami Vehbi Ismaili në “BAZA E ÇDO FEJE – PËRSOSSHMËRIA MORALE” thekson:
    Fetë, të gjitha pa pëjashtim, kërkojnë prej çdo individi në radhë të parë përsosmëri morale, nderimin e prindërve, dashuri për të afërmin, respekt, mëshirë, dhimbshuri, zemërgjërësi, e si të tilla janë të barazvlerëshme…
    dhe më poshtë:
    Me shpresë te Zoti, qoftë i lavdëruar emri i Tij, Shqipëria në shekullin që vjen do ta gjejë veten në Evropën e Bashkuar … sepse Evropa është djepi i qytetërimit, lirisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave njerëzore, pra, edhe të besimit fetar. Aq më tepër tani vlen të kihet parasysh se në shtetet të fuqishme të Evropës, Francë, Gjermani, Angli, Itali, tjka komunitete islamike të mëdha, të cilat respektohen si çdo komunitet qetër fetar.
    Dua t’i mbyll këto shënime duke theksuar se rinia shqiptare ka nevojë të mësojë traditat fetare, harmodhe tolerancen që ka dalluar kurdoherë udhëheqësit fetarë të Shqipërisë, kontributin që ato kanë dhënë, si në historinë e kulturës kombëtare, ashtu edhe në atë fetare, që nga Hoxhë Tasimi, Hoxhë Vokri, Hafizët: Ali Korça, Ali Kraja, Ibrahim Dalliu, etj.

    Së fundi kujt i shërben ky artikull? Vetëm idesë që ATA, katoliket, me anë të zëdhënësve të tyre po sulmojnë orientin dhe orientalizmat, po sulmojnë islamin. Pra…

    Marin GOJANI

  • shkrimi “krimi….” vs kritikes ” kujt i vlen ky shkrim…”,

    gjithmone eshte me e lehte te ananlizosh punen e te tjereve, sesa te krijosh. Dhe midis analizave, kuptohet qe me e lehta eshte zhvleresimi i punes se tjetrit.
    Une nuk e di dhe nuk marr persiper te analizoj mjedisin ku u ngjiz shkrimi “krimi fetar dhe laik”, per arsyen e thjeshte sepse nuk dua te bej kritikun e ketij shkrimi, gje e cila duhet te jete abc e cdo kritikuesi.
    Mundet qe autori ( te me fale per ndonje aludim ne funksion te idese) e ka bere nga frustrimi i islamofobeve, mundet te jete frymezuar nga perjashtimet e vazhdueshme te praktikave islame nga jeta e perditshme, qe nga vajzat me shami qe perjashtohen nga shkollat, deri tek problematika e ndertimit te objekteve te kultit.
    Mundet qe autori ka fobi se po “pushtohemi” nga misionaret katolike, protestante, ortodokse, etj etj.
    Ky eshte fillimi i kritikes, e cila vazhdon me fushen perkatese, pra me median, per te cilen fatkeqesisht, perseri mungon analiza e sjelljes qe nga programet e festave fetare, deri tek perzgjedhja e e lajmeve te tipit “sot ne kopshtin zoologjik” deri tek injoranca e perdorimit te termave fetare .
    Ne fund vjen kritika mbi mesazhin e shkrimit, kritike e cila permban 2 elemnete,
    -1- ku eshte gabimi i shqetesimit qe ngre autori, kushdo qofte arsyeja pse shqetesohet,
    -2- shembulli personal, se si mbrohet nje ide, pozicion i mire me ane te aktivizimit ne media.

    Fatkeqesisht mbyllja e kritikes me fjalet :
    “Dua t’i mbyll këto shënime duke theksuar se rinia shqiptare ka nevojë të mësojë traditat fetare, harmodhe tolerancen që ka dalluar kurdoherë udhëheqësit fetarë të Shqipërisë, kontributin që ato kanë dhënë, si në historinë e kulturës kombëtare, ashtu edhe në atë fetare, që nga Hoxhë Tasimi, Hoxhë Vokri, Hafizët: Ali Korça, Ali Kraja, Ibrahim Dalliu, etj. ” tregon qe asnje nga keto 2 elemente nuk jane pjese e artikulimit te fjales se kritikut, dhe per me keq nuk kane qene dhe mesa duket nuk do jene pjese e informacionit mediatik.
    Cilado qofshin arsyet e kesaj mungese, kjo duhet te na shqetesoje realisht

  • Ne paranteze dua te shpresoj qe reagimi i mësipërm është fryt i një moskuptimi te drejte te shkrimit tim dhe i një gjykimi te vrullshëm emocional. Me lejo t’i marr ceshtejt siç i ke shtruar ti z. Gojani.

    Artikulli – i botuar nga MAPO e jo nga Panorama, ose te paktën unë mora shkas nga gazeta e pare – ka tre elemente thelbësore: vendi (Pakistani), karakteristika (feja) dhe ngjarja (vrasja). Pak rendësi ka nga e nxori gazeta artikullin. Me sa u kuptua ishte përkthim qe fillimisht nuk u shoqërua as me një cope link, por kjo është problematike tjetër qe flet vete për nivelin mediatik shqiptar. Përkthimet nuk bëhen vetvetiu. Mendoj se arsyeja e fokusimit te MAPO-s ne përkthimin konkret ishte ekuacioni fe-dhune dhe jo vrasja ne vetvete. Po te ishte kështu do te lexonim mbi vrasje te ndodhura edhe ne vende te tjera, shume me te afërta. E jo rastësisht solla Italinë ne vëmendje. Arsyet janë te qarta: dhuna ndaj femrave, afërsia, interesi me i larte. Sigurisht dy ngjarjet nuk janë paralele, por qëndron fakti se feminicidi është shqetësues për Italinë.

    E vertete, nuk e specifikova Pakistanin ne listen e linkut te propozuar nga une. Kjo per arsyen e thjesht se tek Pakistani eshte fokusuar MAPO, e cila ka ofruar vrsajen e nje femre. Linku i propozuar nga une ka mjaft shtete perpara Pakistanit. Perpara se te arrihek tek feminicidi ne kete shtet, duhet kaluar permes shteteve te tjera. Pikerisht kete nuk ben MAPO. Une dhe as blogu i e-zanit, sic e shikon, nuk e kemi aspak ne fokus fenomenin qe shtjellon MAPO. Sikur te ishte e vertete e kunderta, atehere do te qendronte verejtja. Ndersa mund verejtja t’i shtrohet pikerisht MAPO-s.

    E nëse MAPO interesohet për humbjen e jetës te një femre, teorikisht duhet ta shtrije pasqyrimin. Nëse linjës editoriale i bën përshtypje makabriteti, mund te na ofroje ngjarje nga Meksika, ku, ne shume raste, viktimat me pare torturohen e dhunohen seksualisht, e ne mjaft raste nuk gjenden kurrë. Nëse i intereson vrasja e femrave ne një vend te ashtuquajtur islamik, atëherë dalim tek supozimi im dhe e kote qe diskutojmë. Unë kështu mendoj. Ti me bind se e kam gabim, se MAPO-n e shqetëson dhuna ndaj femrës.

    Pikërisht për te forcuar mënyrën time te leximit te kësaj gazete solla indiferencën ndaj dhunës ne Itali, pra jo për te barazuar ngjarjet. Do te me thuash se njëra është dhune e ligjshme e tjetra jo. Sigurisht, për disa raste, por këtu, ne rastin korrekt gabohesh rende. Se pari unë nuk i njoh ligjet ne Pakistan dhe te sfidoj ty, e stafin e MAPO-s ne bllok po deshe, t’i interpretojnë. Ti vete je konfuz pasi pohon se “lapidacioni-vrasja me gure është ende e pranishme në juridiksionin e disa shteteve islamike, shënimi, togu, “shumica myslimane në Pakistan” nuk ka përse t’i shkaktojë nje reaksion të tillë Omarit”. Vrasja e nuses shtatzëne nuk ishte pjese e ndonjë ndëshkimi ligjor. Gurezimi eshte ndëshkim publik ndersa përkthimi specifikon se “megjithatë, vrasjet ne publik janë të rralla”. E sikur te mos mjaftonte: “babai i gruas është arrestuar për vrasje dhe se policia po punon në kapjen e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në krim”.

    Te ishte ndëshkim i ligjshëm nuk do te kishim pasoja te tilla. Apo jo? Fakti qe ti bie ne këtë lapsus vërteton pikërisht stereotipet qe ngre një përcjellje e tille e informacionit dhe ç’bagazh kane ato te cilët zotërojnë pushtet mediatik për ta ndërtuar këtë format. Pa dashje, shpresoj, shtrembërove informacionin, duke i veshur ngjarjes, te paligjshme ne Pakistan me sa kuptohet nga artikulli, me legjislacionin fetar ne fuqi. Mund te jete ne disa vende, por jo këtu, dhe ne po flasim për ngjarjen ne Pakistan. Unë jam i bindur se kjo mënyrë transmetimi te ngjarjeve kultivohet posaçërisht për te lidhur vrasjen me fenë islame si prapavije e ligjeve. Te falënderoj qe me konfirmove shqetësimin tim.

    Ceshtja e “katolicizmit oriental” është e këndshme. Paradigmat e ngritura nga soji i Gjekmarkajt thonë se katolicizmi është shenje e perendimorizmit tone. Thonë gjithashtu se përmes kësaj feje është ruajtur shqiptariteti, ashtu i pastër. Tani qe vjen puna tek një vrasje te dyfishte, ne një zone me ndikim kanunor dhe me tradita te mirëfillta katolike (pak me larg lindi Republika Katolike e Mirdites), na del ne pah Orienti. Mësojmë, po nga këto ideologë qe vjedhin rregullisht identitetin shqiptar, duke e gërshetuar me fenë katolike, se edhe “ata te pastrit” qenkan te ndotur me orientin. Ironia është se Gjekmarkaj vendos ne dyshim shqiptarësinë e Kanunit, jo Omari. E bën këtë për ta shfajësuar, për t’i etiketuar ‘mos-vlerat’ qe citon ti me traditën orientale.

    E shiko se Orienti përdoret vetëm për ndotje. Kur vjen puna tek ndonjë vlere pozitive e jona, aty nuk ka vend Orienti, por ka vetëm tek aspektet negative te shoqërisë shqiptare. Nëse nuk është kjo fobi e pastër (mllef, revansh, urrejtje etj) nuk e di ç’mund te jete tjetër. Por tragjikja është se ky indoktrinim realizohet përmes një tragjedie siç ishte vrasja e dyfishte.

    Kur sjell shembullin e vrasësit Cani, me duket se je serish ne konfuzion. Nuk e përdora Lleshin me bindjen se rasti i tij ishte vrasje me prapavije fetare, por sepse ishte interpretuar si “vrasje në familje”, si ajo ne Pakistan, sepse femra kishte cenuar autoritetin e mashkullit. Dhe shtroj serish pyetjen qe nuk i dhe përgjigje: pse atëherë vrasja ne Pakistan shoqërohet me specifikimin e fesë? Pse kur vrasja ndodh ne Shqipëri për motive nderi e kodi kanunor na qenka e motivuar (edhe) nga mentaliteti oriental?

    Ne fund, te lutem evitoji shembujt përfshirës me “Hoxhë Tasimi, Hoxhë Vokri, Hafizët: Ali Korça, Ali Kraja, Ibrahim Dalliu”, jo vetëm se ke lënë jashtë mjaft “orientalë” te tjerë, por sepse është bere një mode tallëse. Dua te ndalem pak vetëm tek Hafiz Ali Kraja, i persekutuar nga Zogu, fashizmi dhe enverizmi. Ky personazh nuk ishte fare ne posterin me te cilin Instituti i Krimeve te Komunizmit kishte vendosur te promovohej duke përkujtuar, nder te tjerë edhe disa klerikë te persekutuar. Nuk ishte as Hafiz Ibrahim Dalliu. Pastaj dihet qe Instituti ka lindur nen varësi te Kuvendit Popullor ne kohen qe e drejtonte Jozefina Topalli.

  • “Me shpresë te Zoti, qoftë i lavdëruar emri i Tij, Shqipëria në shekullin që vjen do ta gjejë veten në Evropën e Bashkuar … sepse Evropa është djepi i qytetërimit, lirisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave njerëzore, pra, edhe të besimit fetar. Aq më tepër tani vlen të kihet parasysh se në shtetet të fuqishme të Evropës, Francë, Gjermani, Angli, Itali, tjka komunitete islamike të mëdha, të cilat respektohen si çdo komunitet qetër fetar.
    Dua t’i mbyll këto shënime duke theksuar se rinia shqiptare ka nevojë të mësojë traditat fetare, harmodhe tolerancen që ka dalluar kurdoherë udhëheqësit fetarë të Shqipërisë, kontributin që ato kanë dhënë, si në historinë e kulturës kombëtare, ashtu edhe në atë fetare, që nga Hoxhë Tasimi, Hoxhë Vokri, Hafizët: Ali Korça, Ali Kraja, Ibrahim Dalliu, etj.”

    Janë cituar nga cumtesa e Imam Vehbi Ismailit në “BAZA E ÇDO FEJE – PËRSOSSHMËRIA MORALE”
    M.GOJANI

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *