bin-bayyahSheh Abdullah bin Bejah, President i Forumit për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Myslimane, ka dënuar rrëmbimet e fundit të qindra vajzave të reja nga grupi Boko Haram. Ai ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke shprehur shqetësimin e organizatës nga aktet e dhunës që po ndodhin në Nigeri.

“Ne pohojmë me bindjen më të plotë se nuk ka asnjë justifikim logjik apo religjioz në veprimet e tyre. Ne i kërkojmë këtij grupi që t’i lirojnë vajzat e pafajshme duke u dhënë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe gjithashtu të heqin dorë nga këto akte të ulëta që janë të papranueshme për çdo religjion hyjnor. Imazhi dhe shenjtëria e Islamit jan përdhosur nga veprimet e disa individëve që nuk arrijnë të kuptojnë realitetin e tij e as nuk dëgjojnë liderët religjiozë.”

Ai u bëri thirrje shkollarëve myslimanë dhe liderëve të krishterë në Nigeri dhe Afrikën Perëndimore të bashkëpunojnë dhe të mbështesin njëri tjetrin në shpëtimin e jetës së vajzave që janë rrëmbyer.

“Është përgjegjësia e tyre e përbashkët të ndalojnë vrasjet dhe luftimet, të cilët nuk përjashtojnë askënd në shkatërrim, kaos dhe anarki. Liderët e të dy grupeve duhet të mbështesin dhe përpjekjet për paqe jo vetëm në Nigeri, por gjithashtu edhe në Afrikën Qendrore, që kanë dëshmuar dhe vazhdojnë të dëshmojnë ngjarje të tmerrshme.”

Ai gjithashtu u shpreh se të mirat e paqes janë më të mira sesa benefitet e një lufte dhe dhune të vazhdueshme.

“Aktet e hakmarrjes dhe fitoreve afatshkurtra mbi armiqtë nuk sjellin asnjë benefit të qëndrueshëm në terma afatgjatë. Ftesa jonë e sinqertë për këdo është të pohoj shpirtin e vëllazërisë dhe ndjesinë e paqes, kështu që rajoni të shndërrohet në një vend të dashurisë dhe harmonisë.”

Comments

  • Shyqyr qe umeti yne ka akoma lidere te hajrit si Bin Bejah. Keto akte dhune anti-islamike por qe gjoja behen ne emer te Islamit duhen denuar shume me fuqishem nga gjithe dijetaret fetare sepse po perdhosin mesazhin dhe pastertine e Islamit. Nuk arrij ta kuptoj nese kete trapat e Boko Haram vertet besojne ne ato qe thone e bejne apo jane njerez te dale mendsh a qe s’mbushin fare.
    Nje shkrim distancues dhe denues pati shkruar tek Huffington Post para disa kohesh edhe imami i Qendres Islame tek New York University, Kalid Latif http://www.huffingtonpost.com/imam-khalid-latif/muslim-outrage-boko-haram_b_5279101.html e po ashtu dy kongresmenet myslimane amerikane Ellison dhe Karson sebashku me krejt lideret muslimane te Amerikes http://www.huffingtonpost.com/2014/05/21/muslim-leaders-condemn-boko-haram_n_5367486.html?utm_hp_ref=boko-haram

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *