Boko HaramTimothy Winter (Abdel Hakim Murad)

Kapja nga grupi militant Nigerian “Boko Haram” e mëse dyqind nxënëseve vazhdon t’i kallë datën botës. Politikanët Perëndimorë, përfshi edhe kryeministrin tonë (Britanik), janë nxituar ta identifikojnë veten me fushatën e ngritur për të liruar nxënëset. Guvernatori lokal nigerian ka thënë se ai ndoshta mund ta di vendndodhjen e vajzave, por kërkimi për to ende vazhdon.

Disa njerëz në perëndim janë duke shkundur kokat e tyre (në shenjë mosaprovimi) në një mënyrë realisht raciste, sikur duan të thonë se në Afrikën e zëzë gjëra të tilla të tmerrshme nuk janë habi. Në fund të fundit, Uganda ka vuajtur prej vitesh nga Ushtria e Rezistencës e Zotit (Lord’s Resistance Army [LRA]), e cila gjithashtu përdor ushtarë fëmijë dhe rrëmben vajza për t’i përdorur si konkubina. Por, ky stereotip shembet lehtë. Në tryezën time kam raportin e ri të Bashkimit Europian mbi trafkikimin njerëzor. Nën titullin e tij “Skllavëria e kohëve tona” shkruhet: “Qindra mijëra viktima trafikohen nëpër gjithë Bashkimin Europian çdo vit”.
Ndoshta ne në Europë mund vërtet të zotërojmë pozitën e lartë morale, por ndoshta ajo mund të jetë tepër e lëkundshme nën këmbët tona. Sidoqoftë, për myslimanët çështja ka qenë veçanërisht e dhimbshme, jo vetëm për faktin se disa prej vajzave të rrëmbyera vijnë prej familjeve myslimane shumë tradicionale dhe ato tani duhet të jenë duke kaluar trauma të mëdha, por sidomos për faktin se e gjithë kjo mizori nxjerr në pah krizën e lidershipit, i cili në ditët tona është një problem shumë i madh për islamin global.

Rrëmbimet e kryera nga “Boko Haram” janë dënuar nga të gjitha autoritetet tradicionale myslimane, si p.sh. sultani i nigerisë, kryemyftiu i Egjiptit dhe Arabisë Saudite, Universitetet më të shquara islame dhe organizata myslimane kryesore këtu në Angli. Ky ka qenë një moment uniteti, fatkeqësisht ne nuk mund të pretendojmë se e gjithë kjo ka ndihumuar (në zgjidhjen e çështjes). Në dekadën e fundit, përgjatë botës myslimane, fraksione të vogla, por të egra kanë sfiduar liderët tradicionalë dhe e kanë marrë fenë në duart e tyre. Në çdo rast rezultati ka qenë shkatërrimtar për bashkësitë dhe madje edhe për shtetet tona. Përdorimi, nga këto fraksione, të retorikës fetare e cila fshesh në fakt arsyet ekonomike ose politike që qëndrojnë pas këtyre akteve, i ka bërë të humbin shumë prej liderëve fetar.

Në disa raste imamët janë vrarë për shkak se kanë folur kundër ekstremistëve, kjo ka ndodhur në Nigeri si edhe në vende të tjera. Pra, çduhet të bëjnë liderët fetarë? Profeti i Islamit nuk ka lidhje me zellin ekstremist fetar, “Qofshin shkatërruar fanatikët” komentoi ai në një rast. Nëse ai shihte sjellje ekstreme apo urrejtje nxitëse ai e dënonte menjëherë. Liderët fetarë e përmendin këtë gjatë përpjekjeve të tyre për të gjetur mënyra [të duhura] për të luftuar terrozimin. Kësioj, ky skandal është më shumë se çështje me të cilën duhet të merret ushtria e Nigerisë. Ai ther më thellë se kaq. Si të rivendoset autoriteti i lidershipit që përfaqëson rrymën kryesore tek ata të rinj të zemëruar të cilët nuk i besojnë askujt? Spiunët dhe plumbat nuk mund t’i japing fund, në terma afatgjatë, këtyre lajthitjeve. Lidershipi fetar duhet të gjejë disa mënyra për të ripërftuar autoritetin e tyre fetar, në një kohë të ndryshimit të shpejtë dhe padrejtësisë së shfrenuar.

 

BBC 4 Thought for the Day

Comments

  • Duhen sa me shume artikuj dhe leksione nga autoritet te tilla fetare ne menyre qe dhe keta gazetarucet te mos njollosin me Islamin me keta palacot e CIA-s si BOKO HARRAM me shoke.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *