Mapo, apo mirazhi i pabesisë





images

e-zani

 

Në një shkrim të botuar në këtë faqe, një nga komentuesit ishte njëherësh edhe redaktor në gazetën Mapo, gazetar që në fakt ka referuar në artikujt e tij shkrimet e qëndrimet e faqes tonë në mënyrë korrekte e profesionale. Në komentin e tij akuzonte faqen tonë dhe autorin e ftuar si paragjykues dhe të pasaktë në vlerësimin se si raportohet apo komentohet në Mapo rreth islamit e muslimanëve apo për asosacionet negative ndaj islamit.

Dje Mapo kishte botuar një artikull të titulluar Pabesia e Islamit Politik. Tek emri i autorit shohim ‘The New York Times’ që të bën të mendosh se është një editorial i gazetës së njohur amerikane, një nga organizatat më të rëndësishme mediatike në botë.

Por nëse kërkon në faqen e kësaj gazete nuk mund të gjesh as editorialin e as titullin. Titulli i vërtetë i artikullit është Mirazhi i Islamit Politik dhe autor është Mustapha Tlili, një shkrimtar tunizian. Pasi numëron mëkatet e islamistëve në Egjipt dhe Tunizi, ai kritikon administratën amerikane për naivitet, sepse besoi fasadën demokratike të islamistëve ‘të moderuar’. Si alternativë demokratike ndaj islamistëve autori propozon Sisin, gjeneral-presidentin e Egjiptit. Shkruan Tlili:

Washingtoni duke të njohë realitetin dhe të bashkëpunoj me qeverinë Sisi në Egjipt dhe me partitë politike sekulare tuniziane përpara zgjedhjejeve kombëtare më vonë po këtë vit.

Na rezulton, natyrshëm, se ky nuk është qëndrimi editorial i gazetës The New York Times, e cila ka shprehur qëndrimin e vet (këtu apo dhe këtu) ndryshe nga entuziazmi i Tlili-t për gjeneral-president Sisin, por edhe vetë artikulli i përkthyer nga Mapo nuk justifikon kapërcimin në përkthim nga termi ‘Mirazh’ tek ‘Pabesi’.

Gazetarët e Mapos nuk kanë nevojë për leksione mbi dallimin midis editorialit dhe opinionit, por keqinformimi i lexuesve që besojnë në standartet e redaksisë së Mapos padyshim sjell bjerrje besimi dhe krijon përshtypje të tjera. E nuk besojmë se kanë nevojë as për leksione anglishteje apo të artit të perkthimit në vetvete. Sigurisht që kur ka përkthim ka përherë përshtatje, për të lehtësuar kuptueshmërinë e kalimit nga një gjuhë në tjetrën, por se si bëhet ‘mirazhi’ ‘pabesi’ kjo mbetetet logjikisht e shpjegueshme vetëm me rregulla që anojnë nga paragjykimi i peshkuar kudo ku flitet për islam, pa çka se konkretisht pasohet me nofkën ‘politik’. Të krijohet përshtypja se për të njëjtat arsye diskretituese injektohen vazhdimisht artikuj, bie fjala, edhe rreth Turqisë erdoganiane.

 

 

Comments

      • Nuk mund ti kursej kohe vetes kur i jeni qepur mapos me gure ne traste dhe komentoni cdo shkrim te saj. Ke perpiqeni te mbroni zoterinj? Mursin qe theu qafen?

        • Mapo abi, qe me Mapon ke lidhje aq sa berberi im me Obamen, ti ke postuar ketu sa e sa komente dhe tek asnjeri nuk i kursen kritikat ndaj faqes tone. Tani mos u bej sensibel.
          Ne mjaft komente duket se mundohesh te promovosh nje komplotizem global kunder levizjes gyleniste, me qeverine Erdogan ne krye te armiqesive. Kuptohet perse e ke merak çdo gazete qe mbush faqet me kritika ndaj Erdoganit. Kishe bere edhe avokatin e Kmsh-istave te rinj e deri edhe te dosja.net. Po i konsideroj rastesi.

  • Fundja mund te kishe kurser gjizen tende.
    Po eshte e kuptueshme qe, gjizeprishur nga ndonje shkrim masakrues qe Ezani mund te kete bere ndaj shehlereve apo abilereve te tu, e ke detyre partie thartohesh ketyre aneve.

  • C’ka ketu per tu shqetesuar, a e drejton Cili dhe Zheji ate gazete? Kjo ehste ceshtje morali qe ka njeriu. Pyesni pak po nuk e ditet se cfare morali ka Cili apo Zheji, c’marredhneie kane ata me te drejten, te verteten, njeriun, rrenen, servilizmin, ah servilizmi!!!! proverbial i tyre.

  • Eshte teper interesant fakti qe e lidhni apriori me gylenistet cdo fenomen/reagin qe nuk ju pelqen. Vjen kjo nga urrejtja qe keni per keta njerez apo nevojes per te unifikuar rradhet duke projektuar armikun tek tjetri?

    • Eshte teper interesante sesi te gjithe gylenxhinjte, e konsiderojne si njeri te alarmuar e me urrejtje ne zemer, kedo qe tallet me ta apo i kritikon. A mos valle keni nevoje te projektoni veten si armik te armiqve qe u projektoni vetes? 😛

  • Politika, sidomos kur zhvillohet brenda sistemeve te korruptuara si ato te Lindjes se Mesme, tenton te prodhoje perhere pabesi. Nga halli ose nga qejfi, nuk ka rendesi, po deshtimi sistemik ku operojne forcat politike te Lindjes se Mesme lyp aleanca jo te shenjta, propagande te vulgarizuar deri ne piken qe te shkoje prane masave te varfra e analfabete, abuzime me fene per te njejten arsye, dhe marredhenie te rrezikshme me kapitalin dhe varferine. Islamistet qe veprojne ne keto vende duhet besuar se kane qellime te mira, po edhe ata duhet te punojne ne kuadrin ekzistues.

    Titulli qe ka falsifikuar MAPO eshte patjeter problem, por sic na e kujton pa deshiren e vet dhe nje komentues i Hizmetit ketu, ndoshta i pershtatet mire politikes ne Turqi, ku islamistet qe deri dje putheshin sot peshtyhen me njeri-tjetrin, Si t’u themi gylenxhinjve dhe erdoganxhinjve, njerez te beses? Gazeta MAPO ka akuzuar publikisht me terma fyese Fet’hullah Gylenin, e ka ngaterruar me neoosmanizmin dhe partine e Kreshik Spahiut, por sot nje ndjekes i Gylenit behet mbeshtetes i sektorit te shemtuar te MAPOs, vetem per inat te ca muslimaneve qe nuk jane te sektit te tij. Keshtu bejne dhe gylenxhinjte e erdoganxhinjte kudo sot, shfrytezojne islamofobine neper Europe e Amerike kunder njeri-tjetrit. Kane bese keta? Kane qene te pabese perhere apo i beri politika keshtu? Sigurisht qe si muslimane te mire qe jemi, besojme se i beri politika. Politika kur zhvillohet ne nje sistem te shemtuar do te marre formen e enes dhe do t’ua ndryshoje karakterin pjesemarresve aq sa ne siklet e siper do ta harrojne fare pse i hyne ketyre puneve. Zoti na ruajt nga politika- thoshte Said Nursiu, paste rahmet, po nuk ia vune veshin.

    Allahu e ruajt Turqine mike, e le te fitoje me i miri ne perpjekje, po neve ketu mundesisht te na lene rehat te dyja palet e le t’i vazhdojne pabesite e veta aty ku kane kuptim, ne luften politike ne Turqi. Na dalin e na teprojne pabesite tona politike ketu me PD-PS, po keto pabesite tona te pakten nuk i kemi perzier akoma me fe.

    • Ceshtja nuk shtrohet tek besa e islamisteve. Natyrisht, nje analize e ftohte dhe objektive do te vereje shume defekte tek Mursi dhe ihuanet, por kjo nuk ka ndonje rendesi per t’u thene. Thelbi eshte se perballe Mursit, qe megjithe gabimet e veta, ishte deri diku tolerant ndaj kundershtareve, u perpoq te ndertoje nje sistem parlamentar, natyrisht pluralist, e mbi te gjitha erdhi ne pushtet me vote te lire, keta “liberalet” e Mapos (si dhe te gjithe antimuslimanet, islamofobe totalitare) mbeshtesin nje kriminel, diktator si Sisi, qe jo vetem e merr pushtetin me grusht shteti, por organizon gjyqe ku denohen njerez per krime kolektive, te cilat, edhe ato, nuk dihet kush i ka kryer. Nuk ka bere vaki te nje gjykate te jape denim me vdekje per 500 vete menjehere, per nje veper te vetme.
      Nga ana tjeter, organizon zgjedhje qesharake ku fiton 93 perqind te votave dhe instalon nje diktature barbare, menjehere pas nje drite shprese demokracie qe iu hap Egjiptit pas kaq e kaq vitesh. Fakti qe keta delenxinjte e Mapos behen me Sisin dhe vazhdojne retoriken kunder vellazerise muslimane, perballe nje kriminaliteti te tille, tregon greminen e mendjes dhe shpirtit te tyre.
      Nga ana tjeter kemi disa muslimane per te ardhur keq, qe kerkojne te gjejne mursizem brenda xhamive. Kete e bejne ne fakt nga komplekset e krijuara prej faktit qe ndjekin verberazi nje lider aq larg problemeve te tyre, e qe e kane shnderruar ne Profet. Per kete arsye duan t’u mveshin te tjereve nga nje baba shpirteror te ngjashem, per te legjitimuar vetveten, per te pasur ku te kapen.
      Po kaq i shpifur eshte edhe antierdoganizmi i tyre. Une jam pervete kritik ndaj erdoganit, por lufta e paskrupullt dhe histerike e tyre kunder Erdoganit ne nje vend si Shqiperia, ku Erdogani nuk eshte, duket aq qesharake sa dhe e ligesht.

  • Me vjen mire qe Ezani po e merr seriozisht punen e demaskimit te palacolleqeve te mediave shqiptare ne lidhje me Islamin. Ndihem i ofenduar nga keto marifete te ulta te gazetes Mapo, por jo i habitur. Sic e thote dikush me lart, c’mund te presesh nga ata qe e drejtojne kete gazete? C’mund te presesh nga ata qe promovojne fundamentaliste katolike si Agron Gjekmarkaj, Ardian Ndreca, apo Romeo Gurakuqi? Per Alfred Lelen mjafton ky citim nga nje shkrim i tij i dikurshem per te kuptuar se cfare mentaliteti ka: Të dyja jetojnë në një Balkan baazar të së përditshmes, ku të gjitha marrëdhëniet i shpjegon orientalizmi i qelbur inshallah.
    http://www.e-zani.com/2011/07/19/papergjegjshmeria-e-licences-gjuhesore-kundra-islamit/

  • Mua me pelqen konseguenca e MAPOs. Edhe mbasi i vihet ne dukje qe ja fut kot, nuk lodhet as te shtoje emrin e autorit ne artikull se varja pastaj metamorfozes se ‘mirazhit’ ne ‘pabesi’. Mediat shqiptare jane han pa porta, apo dicka e ngjashme qe tregon se jane ku therret qameti (mund te shtoni frazeologji pa teklif, po u mor vesh muhabeti).

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *