Një lutje përpara iftarit!





images

e.zani

 

Në Kuran na mësohet se agjërimi nuk është praktikë unike e muslimanëve dhe vërtet shohim traditat e mëdha të njerëzimit të praktikojnë forma të ndryshme të agjërimit. E shohim tek hebrenjtë, të krishterët, budistët etj.

Të gjitha këto tradita shohin agjërimin si praktikë që ka për qëllim arritjen e një gjendjeje, e një statusi apo një realitetit etik e shpirtëror. Shumë nga këto tradita kanë të përbashkët shumë nga këto tema e ideale shpirtërore. Budhistët panë agjërimin si pjesë të rëndësishme të praktikës së meditimit. Kishat lindore të krishtera e panë si praktikë kundra grykësisë. Në Dhjatën e Vjetër është e qartë që agjërimi detyrimisht duhet të pasohet me solidaritet me të varfërit e bindje ndaj urdhëresave të Zotit. Në Islam agjërimi synon mbi të gjitha të sjellë ndërgjegjsim e afrim me Zotin si dhe disiplinimin e vetes.

Por asnjë traditë tjetër fetare nuk shënon agjërimin si praktikë kolektive komunitare si Islami. Kjo është një përpjekje kolektive e mbështetur në besimin që sa më shumë të ndalojmë ushqimin e plotësimin e kërkesat e bazës tonë shtazore, aq më shumë lartësohemi në potencialin tonë si qenie engjellore dhe pikërisht ngase agjërimi ofron – jo garancinë – por mundësinë e realizimit të potencialit tonë për tu kthyer aty ku njerëzimi nisi rrugëtimin, në afërsi të Zotit. Ekzistenca jonë është e frymëzuar nga malli për atë prezencë, për atë afërsi dhe ne besojmë se ky mall për Zotin gjendet edhe tek ata që nuk besojnë tek Zoti, pasi cdo përpjekje për të krijuar dicka të bukur, cdo përpjekje për të bërë dicka të mirë e të virtytshme është reflektim i këtij malli që gjendet në esencën tonë, në atë esencë që ka ekzistuar përpara se të vimë në këtë jetë – në fitrën tonë.

Të gjithë miqve tanë në këtë faqe e të gjithë muslimanëve ju urojmë përzemërsisht gëzuar e për shumë vjet këtë muaj të shenjtë dhe lutemi të jetë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët e individual për tu afruar me Zotin, për të ftuar në jetën tonë mirësinë dhe bereqetin e Tij. Falenderojmë Zotin që na bëri përftues të bujarisë së Tij dhe lusim Zotin të na bashkojë e të ndajmë bukën e iftarit me njëri tjetrin si dhe të na afrojë zemrat që të ndajmë bereqetin e prezencës së njëri-tjetrit. Le të përkujtojmë njëri-tjetrin në lutjet tona e le të na shërbejnë nevojtarët përreth nesh si përkujtues se të tërë jemi nevojtarë të mirësisë së Zotit.

Përzemërsisht Gëzuar!

 

 

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *