Ozil

Këtë vit Ramazani fillon më 28 qershor, pikërisht në kohën kur nisin ndeshjet e fazës eliminatore në Kampionatin Botëror. Është hera e parë që prej vitit 1986 që ky turne përkon me muajin e shenjtë të Islamit. Kjo do të shkaktojë një dilemë për disa futbollistë muslimanë. Gjatë Ramazanit, muslimanët e vëmendshëm pritet të largohen nga ushqimet, pijet dhe seksi, nga agimi deri në perëndim. Ndryshe nga reputacioni i tyre i shthurur, shumica e futbollistëve mund t’i bëjnë ballë kësaj të fundit. Të ushqyerit, megjithatë, konsiderohet kritik për përgatitjen e një sportisti – veçanërisht në Brazil, ku klima mund të ndëshkojë edhe atletët më të mirë-përgatitur. Në Fortaleza, e cila pret disa ndeshje të rëndësishme, dita zgjat rreth 12 orë, me diellin që lind dhe perëndon rreth 5.30pm dhe 5.30mb. Temperatura mesatare maksimale në korrik është 30ºC; lagështia arrin mesatarisht 92%. Si i bëjnë ballë kësaj futbollistët muslimanë?

Shumë skuadra në këtë Botëror kanë një prani të madhe muslimanësh – dhe jo vetëm ato që përfaqësojnë vende kryesisht islame si Bosnja, Algjeria dhe Irani. Yje të futbollit nga Franca (Kerim Benzema), Gjermania (Mesut Ozil), Zvicra (Filip Senderos), Belgjika (Maruan Felain) dhe Bregu i Fildishtë (Jaja Ture), ndërmjet shumë të tjerëve, do të duhet të vendosin si të bëjnë gjatë Ramazanit, nëse skuadrat e tyre do të vazhdojnë më gjatë në këtë garë.

Lojtarët këshillohen të hanë shumë karbohidrate që dalin ngadalë, si patatja e ëmbël dhe drithërat, jashtë orarit të agjërimit, sipas Zef Ikbal, doktori i klubit të Liverpulit. Ata duhet të shmangin gjithashtu çdo gjë me shumë sheqer, i cili është një karbohidrat që del shpejt. Megjithatë, dietologët e sportit sugjerojnë që mungesa e lëngjeve ka një ndikim më të madh se mungesa e ushqimit. Dehidratimi mund të ndikojë funksionet e vetëdijes (cognitive). Atletët muslimanë raportojnë shpesh se ndjehen të lodhur dhe mund të vuajnë nga luhatje të gjendjes shpirtërore gjatë Ramazanit, sipas një studimi në 2009 nga International Journal of Sports Physiology and Performance. Ai mund të rrisë gjithashtu rrezikun e dëmtimeve. Futbollistëve muslimanë u thuhet të pinë shumë lëngje përpara agimit, dhe të sigurohen gjithashtu të mos stërviten gjatë pjesëve më të nxehta të ditës. Në të vërtetë, meqë agjërimi mund të ndikojë gjithashtu oraret e gjumit, disa doktorë të skuadrave i këshillojnë lojtarët të marrin një sy gjumë të shkurtër pasditeve. Kur këto hapa ndërmerren, shumica e studimeve sugjerojnë se performanca stërvitore e atletëve nuk ndikohet për keq.

Por dehidratimi gjatë ndeshjeve mund të jetë problem. Ndryshe nga seancat stërvitore, koha e ndeshjeve nuk mund të përshtatet me nevojat e sportistit. Kështu shumë atletë muslimanë bëjnë një qasje pragmatike. Ndërkohë që disa, si Kolo Ture, mbrojtës tek Bregu i Fildishtë, janë ndjekës strikt, të tjerë si Maruan Çamah, i Marokut (që nuk u kualifikua), agjërojnë shumicën e ditëve, por jo në prag të ndeshjes apo gjatë vetë ndeshjes. (Z. Çamah thotë se i plotëson ditët e humbura më vonë gjatë vitit.) Të tjerët e shtyjnë agjërimin të gjithë gjatë evenimenteve të rëndësishme. Gjatë Lojërave Olimpike në Londër 2012, të cilat përkuan gjithashtu përkuan me Ramazanin, Abdul Buhari, një britanik në hedhjen e gjyles, thoshte për gazetën The Guardian se besonte se ishte e pamundur të qëndrosh në kushte maksimale gjatë agjërimit, prandaj ai bëri një tjetër zgjedhje: “Unë besoj se Zoti është falës, dhe unë do të plotësoj çdo ditë që kam humbur.”

______________________________

* artikull i përkthyer nga revista The Economist, publikuar online më 22 qershor 2014

http://www.economist.com/blogs/economist-explains/2014/06/economist-explains-11?fsrc=nlw|newe|23-06-2014|5356bdee899249e1cca13160|E

Comments

  • Fundja ata jane udhetar atje dhe mund ta prishin. edhe nese jane te mendimit qe udhetar nuk je mbi nje numer te caktuar ditesh, perseri ndeshjet jane ne qytete te ndryshme larg residencave. nuk e kuptoj si nuk permendet ky lehtesim.

  • Ne rastin konkret debati eshte me shume per skup gazetaresk sesa teologjik. Nga ana teologjike te gjithe futbollistet
    jane udhetar dhe kane justifikim ligjor per te mos agjeruar, aq me teper qe ekipet levizin nga nje qytet ne tjetrin dhe keshtu ata jane gjith kohen ne udhetim.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *