Feja, futbolli dhe Europa





10410149_654841164592164_9148637962726068944_n

e-zani

 

Në këtë periudhë të energjizuar nga ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit, një nga pyetjet më të rëndësishme mediatike ka qenë ajo se kush do agjërojë e kush jo prej muslimanëve. Organizata të ndryshme mediatike sjellin edhe lajme kontradiktore ku disa prej tyre konfirmojnë se Mesut Özil i kombëtares gjermane nuk do agjërojë e të tjera na thonë me të njëjtën siguri se do agjërojë.

Na sillet më pas opinioni i figurave fetare muslimane në Amerikën e Jugut, disa prej të cilëve sigurojnë që agjërimi duhet të mbahet e madje shton produktivitetin në fushën e futbollit e disa të tjerë që thonë se ditët e humbura mund të plotësohen më vonë.

Edhe mjekët e FIFAs nuk kanë munguar të shtojnë ujë e miell në këtë dilemë ku disa thonë që nuk ka efekte negative mbi lojtarët nëse agjërojnë e të tjerë se ata nuk duhet të agjërojnë. Profeti Muhamed, paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë se mendimet e ndryshme janë mirësi e mëshirë. Atyre muslimanëve që për profesion në jetë kanë zgjedhur futbollin u urojmë Ramazan të begatë në cfarëdolloj mënyre që kanë zgjedhur ta adresojne këtë dilemë. RNS-MUSLIM-WORLD-CUP

Por është interesante se në disa media shqiptare këto punët e agjërimit vazhdojnë transmetohen si kuriozitete nga bota duke mos vënë re që, fjala vjen, Xherdan Shaqiri i kombëtares zviceriane, i cili ka pompuar me performancën e tij krenarinë e kaq fansave shqiptarë në FB, është një prej lojtarëve të këtij botërori që i kërkohet të zgjedhë mes fesë apo futbollit.

Ajo që është vënë re në këtë botëror është prezenca publike e fesë. Lojtarët brazilianë e meksikanë që luten ethshëm përpara penalltive, apo bëjnë kryq përpara hyrjes në fushë, algjerianë që për përkulen në tokë në shenjë falenderimi për favorin hyjnor të shprehur me ndonjë fitore, apo dhe figurat ikonike si Özil apo dhe Shaqiri që ngrenë duart përpara fytyrës për të dërguar një lutje.

Ajo që është sërish interesante këtu është se në këtë performancë unike të solidaritetit kombëtar e nacionalizmit sic është Botërori, disa nga kalorësit më me zë të Europës në këtë betejë të kombeve janë emigrantë apo fëmijë emigrantësh e shumë syresh muslimanë. Agjërimi, duart e ngritura në lutje janë pjesë e një dileme më të rëndësishme se ajo e supozuara midis Fesë dhe Futbollit.

Tifozë anglezë me ngjyrë janë sulmuar, e njërit ju kafshua veshi nga një tifoz i bardhë që mendonte se një njeri me ngjyrë nuk duhet të bëjë tifozllik për Anglinë. Racizmi është bërë pjesë e njohur e botës së futbollit europian e dilemma e vërtetë nuk është mes futbollit e fesë por ajo se çfarë përfaqson Europa.

Këto shfaqje publike religjioni nga lojtarë që përfasojnë kombëtaret europiane janë indikues të dilemës midis një Europe të eksklusivitetit mesjetar racor, fetar e etnik, potencuar nga partitë e djathta në Francë, Hollandë, Zvicër, Angli e gjetkë, apo një projekti që nuk ka frikë nga diversiteti i vet. Özil, Shaqiri, Benzema janë individë të sukseshëm në profesionin e tyre siç qëllojnë të jenë edhe besimtarë muslimanë, por u ka rënë të jene edhe postera publikë të Europës së diversitetit dhe për këtë Europë ja vlen të bësh tifozllik.

 

Comments

  • Po pra gazetaret tane jane gallat. me kujtohet para disa vitesh kur luante kombetarja e turqise dhe te gjithe komentatoret sportiv i thoshin Abdula me theks latin, thua nuk kishin patur ndonje te aferm me emrin Abdullah apo shkurt Dull.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *