Shpullat e xhihadistëve





k-4-copy_9083

 e-zani

 

Opinoni mediatik me të drejtë është alarmuar pasi siç njofton Express e Kosovës e prej andej dhe të tjerët:

Në YouTube po qarkullon një video e cila është bërë në Kaçanik ku disa persona godasin dhe flasin fjalët më fyese para shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Personat të cilët shfaqen ekstremistë në këtë video, përdorin fjalë fyese teksa flasin për jetën e Skënderbeut.

Fjalët që përdorin personat në fjalë, tregojnë mjerimin e tyre përballë një figure kombëtare siç është heroi, Gjergj Kastrioti.

Videoja, siç shkruhet edhe vetë në titullin e saj, është bërë në Kaçanik, që njihet edhe si foleja e xhihadistëve nga Kosova.

Ku, ku…

Së pari, po pse janë xhihadistë këta të fortit që ja fusin në shpullë bustit (me një lloj hezitimi, me sa shihet në video) dhe busti nuk u kthen dorë? Një shpjegim i qartë është se video – njofton Express –  mbart logon “Shteti Islamik-ISIS”. Problemi është se ata që bëjnë tifozllik për ndeshjet e futbollit nuk i bën tifozlliku futbollistë e as këto logot patetike në emrin e këtij shtetit që nuk egziston nuk i bën ata të papunët në video xhihadistë.

Së dyti, ju lutemi shumë, pak konseguencë! Mos u mjaftoni tani ta quani Skenderbeun thjesht Hero Kombëtar. Jo, jo, jo, jo! Ku e latë Kalorësin e Krishtit që mbrojti Europën prej Islamit, kreun e kryqzatës që nuk u krye? Pati shumë syresh të cilët kërkuan që Skënderbeu të lihej në pediestalin ku e vendosën rilindasit, por pati shumë të tjerë që kërkuan doemos ta fetarizojnë bustin, t’ua vjedhin atë muslimanëve e ta linin ashtu si test vetë-ekskomunikimi fetar, si heroi fetar i kryqëzatës që nuk u krye. E pra këta të mjerët në video janë efektet anësore të kësaj fushate shumëvjeçare. Keni fytyrë pastaj të talleni me ‘provincializmin’  e të tjerëve meqënëse nuk thonë ‘Kaçanik’,  por ‘Kaqanik’?!

Këta tifozët e ISIS duhet të jenë ca më seriozë. Heronjtë e tyre po deklarojnë që do shembin Kabën në Mekë meqënëse – thonë ata – populli që shkon atje adhuron gurin e jo Allahun. Po këta si deklarojnë një copë gur të jetë ‘qafir’?

Gazeta Express me këtë rast vërteton atë që kanë thënë fqinjët tanë veriorë në Serbi se bombardimet e NATO-s kthyen Kosovën në vatër të xhihadizmit. Për këtë arsye duhet thirrur prapë NATO e të bombardojë Kaçanikun, këtë fole të xhihadizmit, siç njofton Express.

Për arsye humanitare i duhet dhënë popullisë civile – nëse ka të tillë – dy ditë afat të largohen e të mund të shkojnë refugjatë në Fort Dix të ShBA-së. Testi për të dalluar xhihadistët që meritojnë të bombardohen nga të tjerët, përveç mjekrës së rritur, do jetë se në postbllok do testohen me pyetjen: ‘ku banon?’. Nëse përgjigja është ‘në Kaçanik’ do lejohen, ndërsa kush thotë ‘në Kaqanik’ të pushkatohet në vend ose të mos lejohet të kalojë e të largohet nga vendi në mënyrë që bombardimi humanitar të bëjë punën e vet. Ky ka qenë në thelb edhe rekomandimi i shumicës së lexuesve të Express-it, kësaj tribune vigjilente në luftë kundra xhihadizmit.

I propozojmë Express-it të deklrojë në ballinën e vet: ‘T’i shpallim xhihad xhihadizmit’.

 

Comments

  • Te keqen e kemi nga mrena or mik. Kur punet e historise dhe simboleve kombetare kane ra ne duret e Shefqet Krasniqeve, Irfan Saliheve & co, normal qe Ekspresi do ferkoje duart e do e shqepe gojen.
    Ja kane dale edhe keta trimat e forumit te kalamajve myslimane qe japin ultimatume: Te hiqen bustet e putave te krishtere si Skenderbeu.
    Per Zotin, me vellezer si keto, qafirin e ke shpetim.

    • Nuk jam dakord.
      Irfani, Shefqeti etj, e keqinterpretojne historine si pasoje e nje manipulimi paraardhes te ndermarre nga Shanerat, Lusherat, Doderat, e nje mori intelektualesh, kryesisht nga Kosova. Jane keta zoterinj qe marrin persiper t’u shpjegojne shqiptareve edhe se çfare islami duhet te kene, se çfare eshte islami shqiptar-kosovar e me radhe. Ne kete loje, Irfani e Shefqeti kane rene ne gracke me te dyja kembet dhe kane marre pozicionin qe regjia e Skenderbeut = Hero i Krishterimit ka shpresuar dhe planifikuar qe ne krye te heres.
      Ne Kosove eshte punuar te ndertohet figura e Skenderbeut kryqtar, jo me paresisht shqiptar, siç e deshi Rilindja. Tani po mbledhin te korrat. Natyrisht qe me i humbur del imazhi i myslimaneve, sepse ky eshte edhe qellimi. Me kete nuk dua te shfajesoj budallallekun e dikujt dhe te disave, por ekstremizmi ne Kosove, megjithese margjinal, eshte padyshim sintetik, i kerkuar nga shume institucione, perfshi shtetin me shkeljet e laicitetit, e pastaj me radhe elita intelektuale e angazhuar ne institucione publike e private, disa media dhe vete segmete te Kishes Katolike.

  • Keta jane turpi I kombit tone keta jane mbeturina e kombit. , si eshte e mundur qe te manipuloheni kaq Leht , vetem tek ne shqipetaret okupatori qe na la 500 vite mbrapa e quajn Vella , kurse herojt e kombit quhen trathtare , Edhe un jom musliman Por UN I FALIMINDEROHEM ZOTIT QE ME LINDI SHQIPETAR SE PARI E PASTAJ MUSLIMAN , skenderbeu edhe familja kastrioti na vuri ne harten e botes si kombe kurse Turku me fene muslimane na la 500 vite mbrapa e te coptuar , Turku ishte ai qe nuk na linte te jemi shtet sikur Serbia sikur Bulgaria e tjeret ai ishte qe na shtypi e na coptoi trojet tona , te keni turp ju qe propagandoni helm e coptime po ju shtrenguan ose shtrydhen Mir juve nga 1 I juve do dalin 7 Serb ose grek

    • ti or Gani, meso te flasesh e shkruash shqip njehere, qofte edhe me dialekt, s’ka problem, por mjaft te jete shqip, kurse kjo ketu siper, nuk eshte shqip. po ta shtrydhesh kete shkrimin tend, del koke e kembe injorance gjuhesore, kurse po te shtrydhesh mendjen tende, del nje krijese propagandistike qe nuk ka asnje aparat as per te menduar e as per te gjykuar. kurse po te shtrydhesh pjesen tende qe thua se je musliman… ate ia le Zotit, sepse s’kam pune une. se kush i copetoi trojet dhe kush na la mbrapa, nuk paske lexuar gje pervec ndonje letyre qe vjen arome guresh gjirokastre.
      kur te vish here tjeter kendej, merr dhe buke me vete.
      paqe ty

  • Bukur ,
    Se pari perdore Emrin e vertet kur tju drejtohesh dikujt APo ke frig nga diqka , se dyti po te kishe pakes edukate do sillesh me respekt, Por mbasi nuk as edukate e as respekt ateher do te trajtoj ashtu ! Ju mua as qe me njifni e hapeni gojen sikur gomari mbas barit te njome, Keni te drejt kur mendoni se keni lexuar ndonji diqka me siguri ate qe keni lexuar eshte shtypur ne athine or afganistan APo Beograd , kurse se qfar muslimani jeni ju ???un te tregoj se qfar , musliman qe duhet derguar ne bjeshked e afganistanit me te gjith at helm mbas teje e kurr te mos shkelish me ne trojet e SKENDERBEUT, e tjetra un kur kthehem ne vendlindje kthehem me koke lart edhe nji respekt edhe ndere per kontributin Tim ndaj vendlindjes ime , kurse ju edhe ata sikur ju meshifeni neper vrimat me te Vogla qe mundeni ti gjeni, Mjerisht Turku na sundoj 500 vite e na la mbas tere botes 1000 vite edhe tani mundohet te na sundon me propogandat e juaja e te qiftit juaj , Edhe ju I luteni zotit pergjdo dit qe tju fal te zezat qe mundoheni ti futni Nder popullin ton , tju pyes si nuk keni turp eshte nji pyetje qesharake , sepse ju nuk keni as moral as turp e as shpirt , ton diten luteni zotit e ton naten vritni gra e femij ne siri irak e afganistan , ju jeni turpi edhe mbeturina e njerezimit

  • o admin, qe kur tolerohet urrejtja fetare ne ket faqe… ky Gania s’merret me personin, por me fene e personit.

    • Po jemi a s’jemi faqe shqiptare? Tolerojme vetem gjuhen e urrejtjes ndaj islamit, po jo te tjereve. Mbas kesaj qe shkruajta, detyrohem tu kerkoj disa lexuesve te kuptojne ironine.

  • “bukur”, besoj e din ate shprehjen, “cfare do mbjellesh, do korresh..” Me apo pa gabime ne shkrim, Gani shprehu mendimin e tij; ti s’ke pse ta sulmosh ate direkt. Nuk eshte shenje pjekurie te besh dicka te tille e me pas ti ankohesh administratorit. Sa per temen ne fjale, pajtohem me perqasjen e E-zanit. Personalisht me vjen keq qe jemi kaq te ngerlaqur si komb e ua bejme punen shume te lehte te gjithe armiqve tane. Nje gje ta kemi te qarte qe pervec vetvetes nuk i bejme dem askujt tjeter.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *