Gaza fuel shortage protest

E. Veseli

Duke lexuar shtypin botëror, i vetmi lajm që rivalizon botërorin, tashmë të kryer, vjen nga përshkallëzimi i tragjedisë në Palestinë. Operacionet ndëshkimore izraeliane në rripin e Gazës shfaqin si përherë tre tablo tragjike. Së pari, zonat palestineze numërojnë viktimat dhe plagët ekonomike e sociale. Rreth 180 [sot mbi 196…] viktima deri në këto çaste, prej të cilëve 33 janë të mitur. Të plagosurit kalojnë numrin 1.400. Banesat e shkatërruara tërësisht janë më shumë se 300, ndërsa të dëmtuarat nuk llogariten. Janë shkatërruar mjaft objektiva civilë dhe jetikë për geton e Gazës, nga porti tek jetimorja. Tani ka fillua edhe sulmi tokësor. Pyetja është se kush po ndëshkohet dhe mbi cilat kritere drejtësie?

Së dyti, ngadhënjimi i Izraelit dhe i mjaft banorëve që kanë zgjedhur të marrin pjesë në bombardime si në një shfaqe teatrale. Justifikimi i fillestar i sulmeve ishte hakmarrja ndaj krimit të shëmtuar ku mbeten të vrarë tre adoleshentë izraelite, që u pasua me vrasjen e një adoleshenti palestinez. Sipas traditës, kur vrasin një izraelit drejtësia vihet në vend me raketa e predha, ndërsa kur vritet një palestinez nga kolonë izraelitë, shteti i tyre premton drejtësi gjykatash!

Mirëpo objektivi i inkursioneve ajrore menjëherë ndryshoi në vullnetin për të neutralizuar mundësinë ofensive ajrore të Hamasit, sepse Izraeli ka të drejtë të bombardojë për vetëmbrojtje, por jo të tjerët, sepse Hamasi është organizate terroriste. Vetëm se duhet përkufizuar çfarë kuptohet me terrorizëm. Hamasi është i tillë ngaqë është i implikuar në vrasje civilësh, por nga ky këndvështrim nuk është më pak Izraeli. Për shembull: vetëm për të eliminuar shefin e policisë së Gazës, janë vrarë 21 persona civilë, plagosur dhjetëra të tjerë e shkatërruar mjaft banesa, që kërkojnë kosto për t’u rimëkëmbur, çka përkthehet në objektivin për ta mbajtur popullsinë kundërshtare në varfëri permanente, natyrisht me justifikime sublime anti-terroriste.Boterori

Për ne shqiptarët kjo metodë sjell në mendje reminishencat e komunizmit, kur objektivi, armiku i Partisë, ndëshkohej me heqje lirie ose me vdekje, dhe paralelisht i sekuestrohej pasuria, ndërsa familja, pasi përjashtohej nga çdo status social, nxirrej në rrugë për t’u “sistemuar” nëpër kampet e internimit, në mjerim ekonomik, pa asnjë shpresë integrimi social. Edhe në atë rast kishte justifikime nga më sublimet, që fillonin nga siguria e popullit. Në thelb ky ishte ndëshkimi kolektiv, që sot aplikohet nga Izraeli me sukses, vendosmëri dhe pa asnjë shqetësim ndërkombëtar e nganjëherë edhe me cinizëm, siç është rasti kur kolektivi i ndëshkuar, për të vetmen arsye se ka lidhje familjare me shënjestrën, ndodh që lajmërohet me telefon para sulmit me avion dhe duhet të mblidhet gjëja e gjallë dhe të evakuohet banesa. E gjithë kjo në 180 sekonda – kush ka telefon, normalisht, sepse kush nuk ka është i destinuar të mbushë statistikat tragjike – ashtu në rruge të madhe, veç me rrobat e trupit, edhe ato sa mund të vishen për 3 minuta.

Kjo ndodh rendomë në Gaza, aq sa nuk është nevoja për të ngritur ndonjë kamp internimi se i tërë territori është tashmë geto moderne, po aq makabër sa ato ku izoloheshin hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, fakt për të cilin duhet të heshtim sot të gjithë, se fundja janë viktima, edhe kur vrasin e sillen me palestinezët aq sa për t’i pasur zili nazisti më i shkalluar.

Së treti dhe së fundmi, tabloja klasike e këtyre ngjarjeve vjen nga faktori ndërkombëtar, i cili e ka gjetur rrugëzgjidhjen e imazhit të vet publik duke avancuar disa kërkesa patetike për ndalim të dhunës ose për të konsumuarën ‘paqe’. Dhe për ironi, kjo përbën lajm: atje vriten gra e fëmijë, ndëshkohen njerëz sepse janë fqinj me një të akuzuar nga Izraeli si terrorist, dhe kjo baraspeshohet me një foto emocionale të Obamës apo me mesazhet e Papës, që përballë F-16 të Izraelit nuk kanë asnjë, po asnjë peshë. Më pas vendosen në një peshore fishekzjarrët e Hamasit të (kosideruara si raketa) me avionë, tanke, predha e raketa që mbjellin vdekje e shkatërrim në një popullsi barbarisht të izoluar. Anashkalohet tërësisht motivimi fillestar i sulmeve izraelite, që fundja është agresion i hapur dhe shkelje e atyre të drejtave ndërkombëtare për të cilat aq shumë u tha se u shkelën, p.sh, nga Rusia në Ukrainë. Maksimumi i gjetshëm në tregun mediatik perëndimor është ndonjë foto fëmije palestinez, i gjakosur e me serum, që e redukton vëmendjen e lexuesit tek sfera emocionale, pa ngacmuar sferën e gjykimit analitik. Po mirë që janë edhe këto foto. Të paktën shërbejnë si përkujtim ndaj asaj tragjedie dhe zgjedhjes së të fortëve për të ushtruar dhunën.

Comments

  • Ja cfare thote nje deputete ne Parlamentin Izraelit:
    “Ata duhet të vdesin dhe shtëpitë e tyre duhet të shkatërrohen në mënyrë që ata nuk do të mund të lindin ndonjë terrorist më shumë”
    “Ata janë të gjithë armiqtë tanë dhe gjaku i tyre duhet të jetë në duart tona. Kjo vlen edhe për nënat e terroristëve të vdekur”.
    Kjo eshte demokracia Izraelite!

  • Barbaritet cnjerzor. Na dhente Allahu durim kunder zullimit te tiraneve atyre te tane dhe te huaj [edit].
    Allahu u dhente durim vellezerve e motrave tona ne Palestine, qe po sprovohen si asnje popull tjeter.

    Vaj per ne. Kemi lene breke [edit] ne Palestine te bejne cubin e gangsterrin me jeten e kalamajve tane. Na falte Allahu per ata qe jemi.

    Ofendimet dhe urrejtja jane te teperta.

  • Izraeli eshte shtet terrorist. Se si do arrinte ne kete pike nje popull qe provoi ne kurriz dhunen e holokaustit vetem Zoti e din.

  • Kush tha qe ne LIIB pati Holokaust nga Gjermanet. Skedimin e atyre qe do te asfiksoheshin ne dhomat me gas dhe me pas do te digjeshin ne krematorium e bente nje staf teper sekret dhe 100% hebrew i instaluar ne nej zyre brenda Raishtagut, tek e cila nuk hynte dot asnje SS, i kryesuar nga Rothshalid. Qellimi? Te pastronin racen e ”paster hebrew” nga ”bastardet”, dmth te gjithe gjysemhebrejte nga babai u eliminuan, duke u kujdesur te ruanin ata qe ishin 100% hebrew dhe ata qe ishin te tille nga linja e nenes. Pas kesaj krijuan perrallen e Holokaustit (term biblik hebrew) duke kerkuar demshperblime marramendese, vrarje e pejetshme ndergjegjeje te Europes qe e ”kishte lejuar” kete masaker, si dhe me kryesorja? Te detyronte Europen t’ju krijonte nje shtet te tyrin ne Palestine.Perse Palestina? Sepse eshte kryqezimi i rrugeve strategjike qe lidhin perendimin me lindjen, sepse sasia e naftes ne toke dhe ne det(kjo mbahet teper sekret) eshte sa e te gjitha vendeve te lindjes te marra se bashku, dhe me kyesorja: Deti i Vdekur me pasurite e tij perrallore ne fundin e tij. Prandaj media boterore hesht. Gjithçka eshte nen kontrollin e tyre tashme. Eshte çeshtje kohe shkaterrimi i atyre qe kane vene ata ne plan. Mes tyre edhe Shqiperia.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *