muslimanet e moderuar

Nathan Lean

Ishte e kuptueshme që diskutimi i panelit Heritage Foundation, i cili po diskutonte javën e shkuar mbi sulmet në Benghazi në vitin 2012, do të ishte një diskutim tendencioz, duke qenë se atje ishte prezent Brigitte Gabriel, e vetëquajtur “analiste e terrorizmit” me një listë e cila në përbërje ka patur të gjitha sulmet e mundshme për Islamin dhe Arabët. Mirëpo kur i pranishmi, Saba Ahmed, një student i ligjit në Universitetin Amerikan, shpjegoi se jo të gjithë myslimanët janë terroristë, Gabriel iu përgjigj se “mazhoranca e paqshme ishte irrelevante” në Shtatorin e 2011, njësoj siç gjermanët pacifistë ishin irrelevant gjatë Holokaustit.

E gjitha kjo nxiti shumë reagime, sidomos nëpër televizione, mbi heshtjen e supozuar të “Myslimanëve të moderuar” në këtë kohë të supozuar të ekstremizmit Islamist. Ajo për çfarë askush nga debatuesit nuk pyeti është legjitimiteti në vetvete i frazës “Myslimanët e moderuar”.

Gjatë viteve që kam harxhuar duke shkruar dhe studiuar mbi fenomenin e Islamofobisë, kjo frazë më ka shqetësuar përherë. Myslimanët dhe jo myslimanët gjithashtu abuzojnë me të, ku të fundit u kërkojnë të parëve që të jenë të tillë. Ajo që më shqetëson nuk është se ata nuk janë “myslimanë të moderuar”- nga perspektiva ime, ata janë të tillë. Problem i panjohur është se si ajo frazë e ndikon gjykimin tonë.

Brigitte Gabriel, fjala vjen, u shpreh për Australian Jewish News në 2008, “Cilido mysliman praktikant është një mysliman radikal,” duke nënkuptuar se “të moderuarit” janë vetëm ata që nuk e praktikojnë religjionin e tyre. Ateisti i mirënjohur Sam Harris shkruan se “Myslimanët e moderuar” janë ata që shprehin skepticizmin e tyre mbi origjinën hyjnore të Kuranit dhe “kuptojnë se të gjitha tekstet e [shenjta] janë për t’u hedhur në koshin e plehrave.” Më pas kemi një kolumnist konservator John Hawkins, i cili rendit shtatë kritere që një mysliman të konsiderohet i “moderuar”, ndërkohë që mbretëresha e sulmeve ndaj myslimanëve, Pamela Geller, bëri një pyetje shumë provokuese dhe në modë, “Ku qëndron ndryshimi? I moderuari i sotëm është një vrasës në masë nesër.”

Për të qenë të ndershëm, nuk është se diskutimin e zotërojnë vetëm këta persona. NewsweekNPRWall Street Journal, Reuters, TIMEThe New Republic dhe shumë të tjerë e kanë përdorur këtë frazë për të përshkruar myslimanët që i përshtaten një profili të caktuar. Shumë myslimanë vetë e kanë sjellë në vëmendje këtë dikotomi, vetëm e vetëm për të distancuar veten e tyre nga të ashtuquajturit ekstremistë dhe radikalë – për të garantuar qetësinë e jo myslimanëve, apo në fjalë të tjera, për të thënë: “Unë nuk jam ai lloj myslimani.”

Si mund të flasim ne për myslimanët njësoj siç mund të flasim për biftekun, duke ua matur “potencialin”, jo përmes kritereve objektive, por përmes preferencave personale? Ne kërkojmë të përzgjedhim më të butin moderate-muslimsprej tyre dhe jo atë më kryeneçin që mund të na bezdisë, por ama kërkojmë që të mos jetë aq i butë sa të na bëjë të zgjerojmë diversitetin tonë fetar.

Ideja e një “islami të moderuar” ose “myslimani të moderuar” është një term intelektualisht i ngathët sepse e ndan botën në dy kampe: Myslimanët e “mirë” dhe myslimanët e “këqij”, siç dhe profesori i Columbia University, Mahmud Mamdani ka vënë në dukje. (Saba Ahmed përdor fjalën “e keqe” për të përcaktuar panelin e Heritage.) Deri në çastin që ata të dalin të mirë, apo në rastin konkret “të moderuar”, të gjithë myslimanët duhet të perceptohen si “të këqij” ose potencialisht ekstremistë. Ne nuk mund ta harxhojmë kohën tonë duke kërkuar atje jashtë të krishterë apo çifutë të “moderuar”, por mendojmë se Westboro BaptistsLiga Mbrojtëse Çifute e kështu me radhë janë rravgime nga normalja. Me shumë mundësi, myslimanët na kanë dhënë shumë shembuj të këqinj, por është faji ynë që i lejojmë këta shembuj të na blindojnë aftësinë tonë për të zbatuar parimet bazë të logjikës.

Gjatë diskutimit në panel, Gabriel argumentoi se “15-25 përqind” e botës myslimane janë ekstremistë dhe se pjesa tjetër e mbetur është e “moderuar” dhe “irrelevante” (nuk kam arsye të shpjegoj se zakonisht mazhoranca e një grupi të caktuar e kthen minoritetin në irrelevant, e jo anasjellas). Bazuar në këtë llogari mendojmë se janë 240 milion nga 1.6 bilion myslimanë – apo ekuivalenti i çdo myslimani në Shkretëtirën Sub-Sahariane, ose thuajse 6 herë numri i myslimanëve në gjithë kontinentin Evropian. Ku janë shembujt e një ekstremizmi kaq të përhapur? Edhe sikur një 1% i 1.6 bilion myslimanëve të jetë i përkushtuar ndaj dhunës, përse nuk kemi parë 16 milion sulme të dhunshme?

Aprovimi i të qenurit i “moderuar” është një kurth, gjithsesi. E vetmja mënyrë për t’ia dalë kësaj është duke arritur pritshmëritë e personit që ke përballë. Për Gabriel dhe të tjerët, është përmes mbështetjes së fuqive perëndimore dhe politikave të tyre në Lindjes e Mesme, duke mbështetur vazhdimisht politikat ushtarake të Izraelit, e duke mohuar gjithashtu disa lidhje islamike. Ja pse një figurë si Zuhdi Jasser, shumë i dashur prej Partisë Republikane dhe dëshmitari më i rëndësishëm i Peter King në fjalimet e tij mbi “radikalizmin”, jo pak herë mbahet si një trofe ndërsa Saba Ahmed përqeshet e përçmohet.

Ky është problem me “myslimanët modernë” dhe nonsensin e tyre; ata forcojnë aktivistët anti-myslimanë duke i mëshuar gradës së prakticitetit që një mysliman ka ndaj religjionit për të përcaktuar statusin e tij potencial si terrorist i mundshëm. Kështu, një mysliman që mësimet e Kuranit i merr në mënyrë të “moderuar” është në rregull, por nëse i fillon fal namazin, shkon të premteve në xhami apo – Zoti mos e dhëntë – agjërojnë gjatë Ramazanit, atëherë ai po flirton me ekstremizmin. Ky lloj mendimi është predikuar në nocionin e pazbuluar që ortodoksët religjiozë domosdoshmërisht detyrojnë myslimanët të sillen keq. Gjithashtu përfshin “moderimin” religjioz që përtyp një narrativë të caktuar politike.

Së fundmi, ftesa që i bëjmë “myslimanëve të moderuar” për të dënuar aktet e dhunës apo veprime të tjera prezumon që, nëse dikush nuk e bën këtë veprim, ai është një terrorist potencial. Kjo i jep kredi mendimit dhe idesë se vetëm ata që janë në shenjë dhe në krye të politikave kredenciale Islame janë njerëzit e paqes, ndërkohë që të tjerët që janë skeptikë dhe pyesin “ku janë myslimanët e moderuar” janë arbitër të mjaftueshëm për të përcaktuar se çfarë është e çfarë nuk është Islami.

Në mënyrë që të arrijmë në një shoqëri më të drejtë dhe më paqësore, ne duhet të heqim dorë nga të shndërruarit e vetes në autoritet fetar të besimeve të tjera, për të përcaktuar se çfarë është e mirë dhe e keqe për to. Diversiteti brenda traditës religjioze është po aq i rëndësishëm sa fabrikimi pluralistik i Amerikës, sa edhe diversiteti i traditave fetare. Duke i ndarë bashkëpatriotët tanë myslimanë në kategori që përmbushin mendimet dhe pritshmëritë tona se si duhet të sillen, kjo nuk do të na dërgojë askund.

 

http://www.newrepublic.com/article/118391/troubling-phrase-moderate-muslims-only-empowers-islamophobes

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *