Fre-Palestine2Palestinezët si çdo shoqëri tjetër nuk mund të reduktohen tek Hamasi e as nuk mund t’u mohohet e drejta për t’i rezistuar okupimit.

Hamid Dabashi

Në shumicën e mediave perëndimore dhe amerikano-veriore kemi njëraportim mbi masakrën që Izraeli po i kryen palestinezëve, dëgjojmë jo pak herë refrenin se Hamasi gjithashtu ka lëshuar disa raketa drejt Izraelit. Duke pasur parasysh mbrojtjen e sofistikuar Izraelitase, një dashamirësi e taksapaguesve amerikanë, asnjë nga këto raketa nuk ka goditur ndokënd fatmirësisht. Ky fakt duket se i ka shqetësuar BBC, CNN apo ndonjë media tjetër që paturpësisht mban krahun pro-Izraelit duke u përpjekur të “balancojë” raportimin mbi Gazën nëpërmjet përmendjes së faktit se edhe Hamasi ka sulmuar me disa raketa kundër shtetit izraelit.
Në një shembull të tillë, Diane Sawyer e ABC na tregoi një foto të disa palestinezëve në mbijetesë ndaj bombave izraelite, të cilat ia paraqisjte publikut amerikan sikur këta ishin izraelitë që i kishin mbijetuar një sulmi nga raketat e Hamasit.
Por sido që të jetë, faktet flasin se Hamasi ka sulmuar me raketa ndaj Izraelit, që megjithëse nuk kanë dëmtuar askënd, kanë synuar të shkaktojnë dëme. Kështu operacionet dhe sulmet e Hamasit kanë për qëllim që të dëmtojnë Izraelin, por këtë nuk munden ta bëjnë këtë për shkak të mjeteve ushtarake që nuk kanë prejardhjen nga SHBA.
Falë AIPAC dhe lobimeve të tjera izraelite apo milionerëve pro-izraelitë, mes tyre janë ata që inkurajojnë presidentin e SHBA, Barack Obama të sulmojë Iranin për hir të Izraelit, ky i fundit ka një miqësi të ngushtë me një nga forcat ushtarake më të fuqishme në planet dhe ndikon gjithashtu në vullnetin e kësaj force. Hamasi, nga ana tjetër, ka humbur betejën me Izraelin për mbështetje nga jashtë e nëse ata mund të marrin ndonjë armë, kjomund mund të vijë vetëm nga ndonjë vend si Irani, që vështirë se mund të krahasohet me armët e SHBA-së.

Raketat e gabuara
Janë aq të pavlera, përse Hamasi vazhdon t’i nisë këto raketa dhe përse nuk i ndalon ato? Përse vazhdojnë të godasin? Ato nuk përbëjnë thuajse asnjë problem për ushtrinë Izraelite. Fundja, Hamasi është Davidi dhe Izraeli është Golia në këtë ndeshje. A do të ishin më mirë palestinezët pa Hamasin në përpjekjen e tyre për të mbrojtur Gazën?
Këtu në fakt ne duhet të hedhim një vështrim më të gjerë. A nuk është Hamasi një organizatë legjitime Palestineze që ka mbështetës në rrënjët e të gjithë palestinezëve, se ai ka fituar me një shumicë të madhe zgjedhjet parlamentare në Gaza në vitin 2006? Kam njohur dhe njoh gjithashtu shumë palestinezë që nuk e pëlqejnë Hamasin, nuk bien dakord me ideologjinë e tij dhe e kundërshtojnë qasjen e tyre. Por këta palestinezë që kanë mendime të tjera politike janë po aq pjesë e rezistencës palestineze kundër okupimit sa edhe e rrëmbimit që Hamasi i ka kryer tokës së tyre.
Si çdo shoqëri tjetër e diversifikuar, Palestinezët janë të përbërë nga pasues të shumë besimeve fetare, mendimeve të ndryshme politike dhe ideologjike. Palestinezë ka të krishterë, myslimanë, ateistë dhe a gnostikë. Ata janë nacionalistë dhe/ose socialistë. Ata janë sekularistë, islamistë, post-Islamistë dhe post-shekullaristë. Ata janë feministë, modernistë, post-modernistë, dekonstruksionistë e shpesh herë janë nativistë, kozmopolitanë në forma të ndryshme, unionistë, pacifistë, militantë e çfarëdo. Njëri prej tyre ka qenë një prej themeluesve të mendimit kritik atij post-kolonialist.
Gjatë gjithë kësaj kohe palestinezët e kanë kundërshtuar okupimin dhe rrëmbimin e tokës së tyre përmes mosbindjes civile. Rezistenca për palestinezët është definitive për të përcaktuar se kush dhe çfarë janë. Atje mund të jetojë një poet si Mahmud Dervishi, një novelist si Ghassan Kanafani, një regjizor si Michel Khleifi, një artisti si Mona Hatoum, një feministe si Lila Ebu Lughod – por për të bërë atë që bëjnë, ata kundërshtojnë sfidojnë dhunimin e vendit të tyre.
Gjithaq kemi dhe palestinezë që marrin armët dhe bëjnë oponencë të armatosur dhe të dhunshme. Si pjesë e rezistencës së tyre, Hamasi është një pjesë integrale e lëvizjes Palestineze për liri, por si ç’do formë tjetër e rezistencës, Hamasi nuk është shumica e Palestinës.

Free-PalestineMakina propaganduese Izraelite
Ajo që përpiqet të kryejë makineria propagandistike izraelite është reduktimi i entitetit palestinez, siç reduktimi i rezistencës së shumëllojshme palestineze vetëm tek Hamasi e më pas demonizimi i kësaj të fundit. Kjo strategji po funksionon sidomos e ndihmuar nga korporata të fuqishme mediatike si BBC, ABC ose CNN. Ekzekuto këtë strategji dhe më pas vazhdo dhunën, gjymtimet dhe vrasjet e palestinezëve.
Tani për hir të argumentimit, le të supozojmë se nesër në mëngjes nuk do të ekzistojë më Hamasi, nuk do kemi më asnjë predhë të lëshuar ndaj Izraelit. Atëherëçfarë? A mos vallë dashamirësia e Izraelit do të vihet në veprim duke ia lënë tokën e vjedhur pronarëve të saj? Natyrisht që jo. Supozoni sikur Hamasi të mos ketë ekzistuar kurrë! Çfarë do të ndodhte? A do t’ia jepte Izraeli tokën e tij pronarëve të saj legjitim? Natyrisht që jo.
Palestinezët janë të shumëllojshëm dhe kanë mënyra të ndryshme për të kundërshtuar okupimin e tokës së tyre – kjo kundërshti mund të vijë nga një këngë e bukur nga Muhamed Assaf, një poezi e Mahmud Dervish, një film nga Elia Suleiman, një roman nga Ghassan Kanafani, një libër mbi etnografinë Palestineze nga Uidad Kavar, apo mbi kuzhinën palestineze nga Rauia Bishara apo nga ndonjë organizatë ushtarake marksistësh FPÇP (Fronti Popullor i Çlirimit të Palestinës), apo mbase përmes ideologjisë islamiste të Hamasit.
Dikush nuk mund të bjerë dakord me Hamasin, nuk mund të bashkohet me të, por nuk mund ta shndërrosh të gjithë rezistencën Palestineze vetëm tek Hamasi, përndryshe kërkoi Hamasit të çarmatoset duke i premtuar se Izraeli do t’ia kthejë pronarëve legjitimë Palestinën!
Kështu që propozimi fals se Hamasi provokon Izraelin e ky i fundit sulmon gazën jo vetëm që është ana narrative e pavërtetë, sepse veprimet ushtarake të Izraelit në Palestinë kanë qenë kryer përpara krijimit të Hamasit, e nga ana tjetër vetë Palestina nuk mund të reduktohet e tëra tek Hamasi e as nuk mund t’u mohosh palestinezëve të drejtën për të rezistuar ndaj okupimit në cilëndo formë që ata e mendojnë të nevojshme. Duke i ndarë këto forma rezistence në të “moderuara” dhe “militante” nuk do të mund të shpiesh askund tjetër, përveç se në molepsjen e ekspertëve në Washington.
Një film nga Annemarie Jacir, një instalacion arti nga Emily Jacir, një poezi nga Rafeef Ziadah ose Dana Dajani, apo një këngë e ndjerë nga Rim Banna janë qindra herë më radikale se sa një raketë e lodhur e lëshuar nga Hamasi. Makina propagandistike e Izraelit nuk dëshiron që bota t’i dijë këto forma radikale të protestës nga rezistenca Palestineze e cila e ka kapur për fyti sionizmin për gjenerata me radhë e që nuk po e lejon këtë të fundit ta përtypë Palestinën. Por ato përpiqen që të lartësojnë Hamasin si fytyrën e Palestinës.

Mizoritë ushtarake
Në një të ardhme ku Palestina do të jetë e lirë dhe demokratike, kush e di se sa vota mund të marrë Hamasi. Por ne nuk jemi fare pranë këtij momenti, dhe Izraeli me ushtrinë e tij që kryen veprime kriminale janë pengesa kryesore pse jemi larg kësaj pike. Deri në ato çaste, Palestinezët janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur vjedhjen e tokës së tyre me çdo kusht përfshi këtu, por asnjëherë duke e mbajtur atë si flamur, edhe bashkimin me Hamasin.
Hamasi nuk e provokon Izraelin për të sulmuar Gazën. Palestinezët po. Vetë emri Palestinë, vetë të qenurit palestinez, të qenurit dëshmitar i korrupsionit moral dhe vetë idesë së sionizmit e provokon Izraelin. Vetë ekzistenca e Palestinës është mohimi i Izraelit dhe ideologjisë së tij sioniste. Kjo është arsye që Golda Meir ka deklaruar se nuk ka palestinezë, sepse nëse do të kishte të tillë, ajo do të qe një shaka. Kështu që asaj iu desh të shprehej se nuk ka palestinezë në mënyrë që të ishte kryeministre e Izraelit.
Prandaj sa herë që dëgjoni një propagandist izraelit që përmend fjalën “Hamas”, zëvendësojeni atë me “Palestinë” sepse ky është kuptimi i vërtetë i asaj që përpiqen të thonë. Ata po përpiqen që ta pastrojnë etnikisht këtë tokë e ta quajnë Izrael dhe ta pastrojnë ashtu siç një djalë i ri izraelit u shpreh qartazi, palestinezët në det.
Sionizmi si një makineri vrasëse e pushtimeve koloniale nuk do të përfundojë derisa të merret edhe centimetri i fundit i tokës Palestineze – ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të rezistojnë në shtëpitë e tyre: këndojnë, krijojnë, kërcejnë, kompozojnë muzikë dhe bëjnë poezi, filma, drama, organizojnë akte mosbindjeje civile, mobilizohen për BDS … e natyrisht që disa prej tyre marrin armët dhe luftojnë ushtrinë më të sofistikuar që i ka rrëmbyer tokën e tyre.

___________________

Hamid Dabashi është Hagop Kevorkian Professor i studimeve Iraniane che letersise se krahasuar në Universitetin Columbia, New York.

Shkrimi është marrë nga: http://www.aljazeera.com/indepth/opinion/2014/07/hamas-provoke-israel-attack-201471512246535512.html

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *