Kur do të flasë Bedri arabisht?





Beder
V. Popaj

Jemi në muajin e Ramazanit, muaj që quhet gjerësisht si “Muaji i Kuranit” sepse në këtë muaj nisi revelata e tij për njerzimin dhe sepse besimtarët gjatë Ramazanit shpeshtojnë këndimin e tij në raport me pjesën tjetër të vitit. Këtë muaj, përtej ritualeve tradicionale, si teravitë apo mukabeletë publike nëpër xhami, ndërmerren nisma të organizuara institucionalisht për të shpeshtuar përmendjen e Kuranit, siç është, fjala vjen, dhe aktiviteti “Sofra e Kuranit”, falja masive e teravive Natën e Kadrit apo tubime të ngjashme.
Ne besojmë se Kurani i zbriti njerëzimit në gjuhën arabe dhe bashkësia historike e muslimanëve në unanimitet, duke i qëndruar besnike autenticitetit tradicional, e reciton atë dhe ia ka transmetuar tekstin brezave në gjuhën origjinale, gjuhën arabe. Është e tepërt të përmendet këtu përkujdesja maksimale nga dijetarët muslimanë, arabë ose jo, ndaj kësaj gjuhe, për të mundësuar kuptimin sa më të saktë të mësimeve kuranore.
Ndërkohë kjo nuk ka pse ndodh me muslimanët e sotëm shqiptarë. Ne shqiptarët ende nuk kemi një shkollë, apo traditë kombëtare të mësimit të arabishtes në funksion të dijeve fetare. Sidomos këto dy dekadat e fundit arabishtja është mësuar kryesisht në istitucione mësimore jashtë shqiptare, pa përjashtuar këtu dhe mësimin sporadik me metoda akademike të patestuara.
Fill pas lejimit të fesë, shqiptarët filluan të shkojnë për të studiuar në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, vende ku mësimi i dijeve fetare arrihet përmes gjuhës arabe. Megjithëse me qindra studentë teologjie apo dhe të shkencave sociale janë kthyer prej vendeve arabe, nuk është shënuar ndonjë përpjekje publike për të institucionalizuar mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës arabe. Hapja e Universitetit Bedër nga Komuniteti Musliman Shqiptar u pa si një mundësi e mirë për ta sjellë mësimin e fesë në vend në nivele akademike dhe për këtë arabishtja do të duhet të zinte vend domosdoshmërisht në kurrikula. Por pas kaq kohe, kur brezi i parë i studentëve të nivelit të parë është diplomuar tashmë në Bedër, ende aty era e arabishtes nuk ndihet fare.

I ndjeri Sabri Koçi, lideri i parë i Komunitetit Musliman Shqiptar, ishte njohës i arabishtes në nivele të kënaqshme, duke pasur parasysh faktin se me persekutimin e tij nga diktatura komuniste, ai nuk e pati mundësinë të lëvronte dijet fetare në kushte normale. Si njohës i Kuranit dhe i arabishtes, duke komunikuar drejtëpërsëdrejti dhe me termat e duhur, Hafiz Sabriu ishte dhe muslimani më i njohur në qarqet muslimane jashtë Shqipërisë, kjo në momentet më jetike për bashkësinë e muslimanëve shqiptarë. Më pas trjektorja e përfaqësimit mori një kahje të çuditshme. Kreu i muslimanëve do të instalohej një inxhinjer, njohës i gjuhës çeke, ish student në “vendet mike”. Stafeta e lidershipit kaloi nga një figurë e përndjekur prej komunizmit, tek një relike e ricikluar e Luftës së Ftohtë, i cili me stilin ideologjik të djepit prej nga u mëkua, si dhe me paaftësinë intelektuale të rrezatuar plot krenari, e izoloi institucionalisht bashkësinë ndaj pjesës tjetër të aktorëve muslimanë në botë, duke përjashtuar istitucionet fetare të Republikës Turke.beder-4
Tashmë kreu i muslimanëve përfaqsohet denjësisht nga një i ri turkofil dhe turkofon, doktorant i shkencave pedagogjike, mishërim ideal i politikës shekullarizuese të lidershipit musliman shqiptar. Trendi historik i kësaj bashkësie, duke kaluar përmes aksidenteve dhe agonive të gjata, është kthyer kokëposhtë. Harruam aksionin energjik të hoxhallarëve me mjekrra dhe çallma (mbi të gjitha, me mend në kokë) për ruajtjen e fesë dhe kontekstualizimin e saj në përputhje me sfidat e kohës – hoxhallarë që shpesh i përkujtojmë e si papagaj i përmendim formalisht, por që nuk dimë t’ua çmojmë vërtetë kontributet. Janë pikërisht këta hoxhallarë që hodhën një sërë hapash të rëmdësishme, krejt të ndryshme nga këto që ndërmerren sot. Janë ata që me kompetencë na shkëputën prej xhonturqve, dhunuesit e gjithçkaje joturke në Perandori, ata që për punët e fesë jepnin fetva apo intervista dinjitoze në gjuhë të ndryshme të botës, ata të cilët gjuhën turke nuk e përfshinë në kurrikulat e Medresesë së Tiranës në favor të gjuhëve të tjera më të pasura të Lindjes. E harruam këtë traditë dhe ndjekim verbërisht eksperimentin modernist që vjen i paketuar nga jashtë si projekt biznesi, me ngjyresa nacionale joshqiptare dhe entuziazëm globalist.

Le të kthehemi te Bedëri, projekti më i rëndësishëm arsimor i KMSH-së gjatë këtyre viteve. Siç shihet dhe në faqen online të universitetit, synimi në përgatitjen e një studenti të shkencave islame arrihet përmes një performance që ka braktisur gjuhën arabe, burimin themelor të shkencave dhe spiritualitetit islam. Ndërkohë energji dhe financime derdhen në favor të përgatitjes së turkologëve, dhe anglofonëve, pashpjegushmërisht të domosdoshëm për bashkësinë e besimtarëve. Shprehimisht qëllimi i studimeve islame përmblidhet këtu:

“…formimi i një individi që përmbledh në vetvete cilësitë dhe aftësitë e leximit dhe perceptimit të burimeve themelore të shkencave islame, që ndjek nga afër nevojat dhe ecurinë e informacionit në këtë fushë, kërkues, aktiv, bashkëveprues, që arrin kompromise, i kulturuar, zotërues i cilësive etike dhe estetike, i integruar në shoqëri, që ka asimiluar vlerat universale dhe që zotëron siç duhet profesionin e tij.”

Zgjatja e tepërt në këtë lloj formulimi, jo vetëm konceptualisht, por edhe përmes gjuhës teknike që përcjell, më tepër se formimin akademik pranë një institucioni arsimor, duket se ka për qëllim përshtatjen efikase të operatorëve myslimanë në realitetin islamofob që promovohet dendur nga qarqet elitare në vend. Me këtë lloj të ri eunukllëku të institucionalizuar që formatohet në universitet, sigurisht që arabishtja do të ishte e tepërt dhe madje e dëmshme.

Gjithsesi për ta çdramatizuar disi situatën, realiteti na jep mundësi për t’iu qasur edhe kështu problemit. Tregu këto ditë na ka dhënë sinjale pozitive në favor të nevojës publike për mësimin e arabishtes nga shqiptarët, dhe kjo pa na alarmuar se mund të ketë të bëjë me shkencat islame. Këto sinjale besoj do të prezantoheshin nga zyrtarët e KMSH-së, pranë qarqeve me të cilët bashkëmenaxhojnë punët e Islamit në Shqipëri, si justifikim bindës në favor të kauzës së arabishtes në Bedër. Bëhet fjalë për punësimin e qindra, mbase mijra, punëtorëve shqiptarë në Emiratin e Katarit për ndërtimin e komplekseve sportive të Botërorit të vitit 2022. Marrëveshja flitet së është nënshkruar ndërmjet autoriteteve të Katarit dhe atyre shqiptare dhe në media janë bërë publike dhe detaje të saj.
Meqë Katari është kritikuar kohët e fundit për kushtet jo të mira ndaj puntorëve të huaj, Bedër mund t’i vinte në ndihmë elektriçistëve, hidraulikëve, bahçevanëve apo prerësve të xhamit me elmaz, që përveç kualifikimeve profesionale të çertifikuara në zanatet e tyre, të zotëronin edhe diploma të gjuhës arabe me qëllim që kjo të sjellë jo vetëm lehtësimin e komunikimit të tyre verbal me punëdhënësit, por edhe hartimin sa më të drejtë të kontratave individuale të punës. Shpresojmë se me këtë nismë të mundshme bashkëatdhetarët tanë të përfaqsëojnë sa më denjësisht Shqipërinë në botën arabe dhe mbi të gjitha të korrin atje sa më shumë lekë.

 

Comments

  • edhe medresete kane te njejten mangesi arabishtja eshte fakultative ndersa turiqshtja dhe anglishtja e detyruar.Cfare universiteti islam eshte nje universitet qe nuk merret me shkencat islame si tefsiri, hadithi, usuli, fikhu etj

  • Per ate Cunin Erges qe shruan ne fb:
    Shif ne faqen e pare te Beder “Kalendarin e aktiviteteve” dhe do te gjesh
    1 “Citizenship, Education and Islam” konference nderkombetare
    2 “agjerimi dhe shendeti” panel i hapur??!!
    Kaq aktivitete per fene ne simestrin e dyte, feja e pare si problem te cilit duhet me i gjet justifikim, feja problem sigurie (Citizenship) “shpejt shenjat e gishtave”. Pjesa tjeter e aktiviteteve eshte vari kaçuben, shife vete(Xhemal Qefalia, shorteu futbollit, roli i KQZ ne punet e zgjejdhjeve, etj).
    Ne Guide Staf (per boten jasht, anglisht) http://issuu.com/universitetibeder/docs/staff_giude_web?e=7519518/1638754
    ne faqet 6-7-8, ne zerat “A short history of… Beder”, “Mission”, “Vision” e ne vazhdim, por edhe te fjala e rektorit ne krye, nuk ka asnje shenje qe ky universitet eshte i Komunitetit Musliman Shqiptar. Ky eshte Skandal. E gjitha kjo eshte edhe ne faqen kryesore ne shqip, per ata qe duan te lexojne. Kur ta kepusin kerthizen gylenxhinjte me KMSh do te jemi deshmitar (dashte Allahu) se si do te dalin letrat e kesaj paçavurje. Institucioni do te dale i perdor si ajo gjoja dhe do flaket tutje.
    Ja dhe senati i universitetit
    Përbërja e Senatit

    Nr. Emri Mbiemri Pozicioni
    1 Dr. Ferdinand Gjana Kryetar
    2 Prof. Dr. Ayhan Tekineş Anëtar
    3 Dr. Ahmet Ecirli Anëtar
    4 Prof.Asoc.Dr. Rahim Ombashi Anëtar
    5 Dr. Bayram Karcı Anëtar
    6 Dr. Adem Balaban Anëtar
    7 Dr. Hasan Uğur Anëtar
    8 Cengiz Soral Anëtar
    9 Emilton Asllanaj Anëtar
    10 Fatih Ufuk Bağcı Raportues
    Perveç nje “ferdinanti” dhe nje “hamiltoni” te gjithe jane te huaj,me specifikisht, Turq.
    Ja dhe Antaret e Keshillit te administrimit

    Anëtarët e Këshilli të Administrimit

    Nr. Emri Mbiemri Pozicioni
    1 Dr. Ferdinand Gjana Kryetar
    2 Prof. Dr. Ayhan Tekineş Anëtar
    3 Dr. Ahmet Ecirli Anëtar
    4 Dr. Atakan Derelioǧlu Anëtar
    5 Dr. Bayram Karcı Anëtar
    6 Dr. Adem Balaban Anëtar
    7 Dr. Hasan Uğur Anëtar
    8 Dr. Ferdinand Xhaferraj Anëtar
    9 Lokman Coşkun Anëtar
    10 Ramadan Çipuri Anëtar
    11 Emirjon Senja Anëtar
    12 Cengiz Soral Anëtar
    13 Fatih Ufuk Bağcı Raportues
    edhe ketu raporti eshte 9 me 4 ne favot te turqve ( si rezultati ndeshjes Brazil-Gjermani). Pra shqiptaret, d.m.th KMSh ka çelsat e kashtes.
    Ja dhe Administrimi i institucionit
    Administrimi i Institucionit
    Titullarët e institucionit
    Dr. Ferdinand Gjana Rektor
    Prof. Dr. Ayhan Tekines Zëvendësrektor, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane atekines@beder.edu.al
    Dr. Ahmet Ecirli Dekan i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit aecirli@beder.edu.al
    Fatih Ufuk Bagci Kancelar (Sekretar i Përgjithshëm) fbagci@beder.edu.al
    Përgjegjësit e departamenteve dhe qendrave kërkimore
    Dr. Bayram Karci Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit bkarci@beder.edu.al
    Prof. Dr. Ayhan Tekineş Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame atekines@beder.edu.al
    Dr. Ferdinand Xhaferaj Përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë fxhaferaj@beder.edu.al
    Dr. Adem Balaban Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke abalaban@beder.edu.al
    Dr. Hasan Ugur Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze hugur@beder.edu.al
    Emirjon Senja Drejtor i Qendrës së Edukimit të Vazhduar dhe Formimit Profesional cepd@beder.edu.al
    Ramadan Çipuri Drejtori i Qendrës së Medias dhe Komunikimit rcipuri@beder.edu.al
    Dr. Bajram Karci Drejtori i Qendrës Kërkimore Zhvillimore për Shkencat Islame bkarci@beder.edu.al
    Ramadan Çipuri Drejtori i Qendrës Kërkimore Zhvillimore për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe rcipuri@beder.edu.al
    Përgjegjësit e zyrave administrative
    Z. Nertil Bërdufi Përgjegjës i zyrës së burimeve njerëzore dhe çështjeve juridike nberdufi@beder.edu.al
    Z. Erlis Çela Përgjegjës i zyrës së marrëdhënieve me publikun dhe median ecela@beder.edu.al
    Z. Uğur Aslan Përgjegjës i zyrës së teknologjisë së informacionit uaslan@beder.edu.al
    Z. Genci Hodo Përgjegjës i zyrës së përzgjedhjes dhe pranimit të studentëve ghodo@beder.edu.al
    Kuptohet qarte se ato 4- 5 shqiptare drejtor qendrash por jo dekane jane gjimastorka, peshen reale e kane turqit, joshqiptaret. Anladim mi??
    Marrëdhëniet me Publikun dhe Median ja kane lene nje shqiptari, helbete duhet nje vendali per tu ujdis me te tjeret.
    Dekani i Studimeve islame paska libra te botuar (edhe spanjisht) qe nuk duket te jete ne formatin akademik por divulgativ, per popllin. Niveli akademik i tij nuk mund te testohet online, por sidoqofte nuk duket te jete ndokushi, nje nga qindra prof. doc. dok, ass, mst. te universiteteve sekondare turke, tip “Sakarja Univeritesi” a te ngjashem.
    Lista e kurseve qe ofron Departamenti i shkencave Islame nuk duket kerrkund ne faqen online.
    Dhe qershia mbi torte: Iris Luarasi me petagoget e Beder ne Stamboll, qoka islamofobeve publike. (Shih foton ne balle)

    • Me pelqen afrimi i Iris Luarasit tek Bedri. Ka dhe te tjere qe Bedri ka ditur t’ua bleje zemrat si Persida Asllani, Mark Marku. Kane aftesi t’ua prishin mendjen islamofobeve dhe ti kthejne ne islamofile.
      Por goditja ne shenje ketu eshte Ferdinand Xhaferri qe ka marre edhe dy poste ne ngarkim. Pasi nuk u be dot kryetar bashkie ne Durres, sepse njerezve nuk iu mbush mendja se do te permiresonte cilesine e diellit, e ka marre bedri per te permiresuar cilesine e henes se plote.
      😀

    • A haaaa , tani e kuptuam pse iu pervesh Ferdinand Xhaferri Erdoganit.. meqe Gyleni iu kundervu Erdoganit, edhe ky nuk mund te rrinte mbrapa shefit…

      • Eeeee bravo ju qofte. Nuk po ua var njeri me sa duket. Vazhdoni…Cfare do thoni mbas 5-viteve? ua them un, Do ju vije TURP. Po qe se do jeni besimatare deri ne ate kohe kuptohet, se ku i dihet askush nuk e ka te sigurt PERFUNDIMIN…APO JO!
        *Ramazani i 10-fishon sevapet (edhe gjynahet).

        • Digjo cuno, nuk ka rendesi fare se car do jemi pas 5 apo 15 vjetesh( gjithsekujte i dhimbset vetja e tije). Rendesi ketu, tani e kurdohere ka qe te verteten ta shohesh ne sy dhe ta evidentosh, qe njerzia te ftillohet. Nese ka te paverteeta aty lart, dil dhe thuaji t’i degjojme. Nese jo, vazhdo me tekniken enveriste “qente lehin, karvani ecen perpara”.

        • Mesa duket, ia arriten qellimit. Sapo e deshmove kete dhe sapo deshmove gjithashtu ironine katunareske te te gjithe te leqendisurve, qe kur u dalin lakrat, behen keshillues te te tjereve per t’i larguar ata nga “gjynahet” qe marrin nga denoncimi i tyre. Ky quhet keshillues ne konflikt interesi me keshillen.
          Sa per info ti sapo bere te njejten gje per te cilen po keshillon te tjeret sepse je duke akuzuar gjithashtu.

          • Nuk jam duke akuzuar njeri. Por me vjen keq kur shof se si besimtaret kritikojne njeri tjetrin ne vend qe te mbeshtesin kedo qe mundohet ne nje menyre apo tjeter te perhaper fjalen e Zotin mbi toke. Ne vend qe te kritikoni Bedrin apo bedristat neper website, ju beni te kunderten e bedrit. Tregoni me shembuj dhe me vepra konkrete se keta njerez e paskan gabim. Late name, a thu se keta nuk qenkan musliman. Di gje un ku ju rreh juve….

          • Po edhe ti je duke kritikuar kritizeret. Nese i beson kesaj qe thua, ne vend qe te kritikosh kritizeret, qe perpiqen te largojne te keqen duke e denoncuar, bej vete te kunderten, trego se keta qe shajne Bedrin e kane gabim.
            Po eshte per t’u cuditur se perse juve ju shqetesojne ata qe kritikojne, e nuk ju shqetesojne ata qe ua fusin muslimaneve, duke pushtuar institucionet perfaqesuese, e duke perjashtuar te gjithe te tjeret qe nuk jane te hizmetit.
            Ec e gjeje tani se ku ju rreh juve…

  • Me vjen keq kur lexoj te tilla komente nga goja e njerezve qe mendojne se jane besimtare

    Po me pelqeu komenti i vareja.

    Po i dashur se e the vete “qen” le te lehin bederi ec perpara

    Shyqyr qe e ke kuptuar dhe nuk ben te tjeret te hyne ne gjynah. Zoti na falte se u hyme ne hak qeneve

    • Ne mjerimin intelektual prej nga kuturis je i magjishem.
      Fraza ne komentin tim i referohej enverizmit i cili me kete parrulle dhe te tjera te ngjashme e coi popllin ne katastrofe humanitare.
      Ata “qente” qe vetem sa lefnin kunder komunistave pergjithsisht jetonin ne Perendim, dhe privilegjin me minimal kundrejt shqiptareve brenda vendit kishin mishin pa tallon dhe qumshin kur t’i tekej e jo ne 3 te mjesit, e jo me qe disa edhe jepnin mesim neper katedra universitare (prej verteti).
      Pala tjeter qe e quante socializmin si “karvani” qe po ben cudira ne botene fakt jetonte ne nje utopi luksoze deri kur ja kepuste komandanti endrren pergjysem.
      I vetmi i humbur ne total ishte populli per te cilin grindeshin “qent” dhe karocieret e “karvanit”.
      Nese ti beson te projekti gylenci, vazhdo. Bi rruh, bi dem, Kurdoher.

    • Nuk ta themi se jeni prej atyre ‘qe ne emer te popullit’ doni ti punoni qindin armikut te hizmetit.

      • Pa dashur te merrem me nijetin e ketij qe pyet, po ju pse e mbani sekret emrin dhe me ca merret autori? Apo eshte pseudonim? Nuk eshte problem, ka autore te medhenj qe kane shkruajtur me pseudonim, por duhet bere e ditur megjithate.

    • Sic kemi sqaruar vazhdimisht, ne si staf kemi pranuar si praktike pune te botojme edhe shkrime pa emer, apo edhe me nick name (sic eshte psh. Furkani apo ndonje tjeter), por gjithmone duke vleresuar parimet etike, nivelin e mendimit dhe aftesine e artikulimit ne shkrim. Ka mjaft raste kur, autore te ndryshem, per shkak te angazhimeve te tyre ne jeten personale e arsye te tjera, nuk kane deshire te behen shume publike ndaj zgjedhin, te qendrojne anonime apo te vendosin inicialet duke u shfaqur vetem ndaj nje pjese te lexuesve qe arrin te dalloje se per ke behet fjale. Per arsye etike ne nuk pranojme shkrime qe ofrojne deshmi nga anonimati, por shkrime qe ofrojne analize, koment dhe arsyetim, nuk ka arsye perse te mos i botojme. Eshte praktike e njohur gjeresisht ne blogosfere (jo vetem shqiptare) te shkruarit me nick name dhe nuk e shoh problem kete. Pra sulme dhe deshmi nga anonimati nuk mund te kete, por ide po.
      Popaj eshte tashme nje personazh qe ka krijuar nje profil, ndonese me nje tematike, deri diku, te zgjeruar. Referojuni shkrimeve te meparshme te tij, per tu njohur me tej dhe nuk mendoj se ka nevoje te merremi ketu me biografi autoresh.
      Mendoj se devijimi i bisedes tek emri i autorit perben zhvendosje te debatit nga thelbi dhe ajo cfare eshte me vlere, tek elemente periferike pa vlere. Une mendoj se shkrimi ka rrokur nje nivel analize mjaft te mire e cila ofron refleksione dhe sinteza qe kane nevoje per diskutim. E kuptoj qe ketu preken grupe njerezish me pushtet ne KMSH, por shqetesimi eshte me i rendesishem dhe nuk ka perse te mos e trajtojme. Ju lutem qendrojini problemit te shtruar ne artikull dhe mos u merrni me biseda pa vlere!

      • Admin, edhe une ate thash. Ka shume raste kur njerezit shkruajne me nick name. Edhe rasti ne fjale keshtu me duket prandaj edhe bera nje arsyetim te tille. Nuk di nqs tema ne fjale mund te trajtohet duke qene personi anonim apo jo nga ana etike, por me sa duket ju keni vendosur qe te lejoni publikime te tilla.

        Ky eshte nje risk qe merrni ju ne raport me ata qe ju lexojne. Cdo media ka riskun e vet, edhe te shkruarit me nick ka te sajen. Per kete besoj se jemi dakord.
        Kerkova per kete autor ne blog dhe del qe trajton tema shume delikate qe do ishte mire qe dikush ti veje gjoksin dhe ti dale ballazi jo me nick. Nqs nuk e trajton dot, me mire lerja te tjereve qe mund ta trajtojne me emer.
        Pa armiq !

        • Une nuk kuptoj diçka te thjesht. Te shqeteson autori, produkti i tij apo problemi, nese mund te quhet keshtu, qe ai ngre? Kush jane ata qe po i vene gjoksin? Kush dhe ku? Se fundmi, te lutem me thuaj se ne cilin shkrim te autorit ka nje rreshkitje ne trajtim, aq sa mund te quhet ‘pamundesi’.

          • Nuk me kuptove. Une po thoja qe tema te tilla delikate qe trajton me nick zoteria ne fjale duhen trajtuar me emer dhe foto. Une jam filani, mendoj dhe jam i bindur se X apo Y gje nuk shkon dhe ja ku jap mendimin apo reagimin tim.
            Te shkruar me nick ben qe te kesh probleme me besueshmerine dhe qellimet e mundshme qe qendrojne pas autorit.
            Shkrimet qe po flasim karakterizohen nga nje norme e larte subjektiviteti dhe fakte te paverifikueshme. Shkencerisht, ti qe me thua dicka duhet te me japesh mundesine qe te ndjek te njejten rruge qe ke ndjekur ti dhe me metodat e perdorura prej teje (autori pra) te mund te vertetoj ate qe ke vertetuar ti apo te mos e vertetoj.
            Ne te gjithe shkrimet e tij te shkruara me nick une nuk kam mundur qe te marr nje ceshtje dhe te bej verifikimet per ato qe thote autori. Prandaj them qe ka nje norme te larte subjektiviteti, ku duhet medoemos qe te besosh apriori ate qe thuhet.
            Pastaj, cdokush qe fshihet pas nje nicku duhet te kete nje arsye madhore qe ta beje nje gje te tille, si rreziku per jeten, familjen, sigurine financiare, biznesin, etj. Une nuk shoh ndonje rrezik potencial qe detyron kete zoteri te shkruaje me nick lidhur me ceshtjet qe trajton.
            Pa armiq!

          • Po vazhdoj mos te te kuptoj.
            Ti shqetesoh se autori (qe ti nuk e di kush eshte) behet i pabesueshem?!
            Kush te kerkoi te besosh tek autori?
            Kush te tha se autori i ketij shkrimi eshte me nick?
            Me lart kam folur ne pergjithesi, per te te treguar praktiken tone te punes, dhe te permenda raste kur autori zbulon identitetin e vet te plote, te pjesshem dhe kur e fsheh identitetin. Tregova qe kjo eshte ne deshiren e autorit dhe ne nuk i nderhyjme.
            Kush tha qe shkrime si ky qenkan delikate?
            Me fal, por te kritikosh hizmetin eshte gjeja me e lehte dhe me ashiqare ne bote. Gjerat bejne muuu dhe nuk kerkon ndonje aftesi te madhe apo guxim te jashtezakonshem. Nese shkrimi ishte i holle e i thelle, kjo nuk do te thote se situata eshte delikate.
            Ku qendron paverifikueshmeria e shkrimit dhe cfare kerkon te verifikosh fundja?
            Shkrimi eshte analize. Verifikimi eshte ceshtje racionale. Per informacionet qe perdro, ke linket qe autori ka sjelle, te cilat jane marre nga faqe publike (sic eshte ajo e vete Universitetit Beder).
            Me interesantja, ne momentin kur ti mendon se nuk e di se kush eshte autori, ku e di ti atehere se cfare arsyesh paska ai per tu “fshehur”? Ku e di ti se te gjitha ato qe the nuk jane arsyet e “fshehjes” se autorit pas nje pseudonimi?
            Ku e di ti, ndoshta autori mund te kete marredhenie biznesi me hizmetin, apo mund te jete ne pune ne institucionet e pushtuara prej tyre (psh. ne KMSH apo ne Beder) dhe ka hall se i nderpresin marredhenien e biznesit apo e pushojne nga puna?!
            Ju lutem qendrojini tems sepse, sa here ketu flitet per tema te tilla “delikate” (sic thua ti), ka nje dore qe e devijon gjithmone biseden ne ceshtje te tjera duke u marre, ose me E-zanin, ose me autorin, ose me menyren sesi behet debati e kurre me vete debatin, kurre me thelbin e asaj qe po flitet.

  • Hahaha po mire more, me anonime do i shkulni gylenxhit ju 😛 ? Kur nuk keni guximin ti rrini pas atyre qe shkruani mos hidhni shashka kot te fshehur pas pemes. Mungesa e identitetit te autorit demton rende permbajtjen dhe besueshmerine e ketij shkrimi. Nqs jeni te bindur qe keto qe thoni qendrojne pse fshiheni? Keni te gjithe te drejten e botes te dilni hapur dhe te bertisni “oo milet..” po me emer ama jo keshtu skuthce. P.S: Personalisht e di kush eshte ky V-ja .

  • E pra, megjithese subjektive, tema me e komentuar e Popajt eshte kjo e Bedrit, e ndjekur nga ajo argetuesja e pellazgologjise dhe (e treta), rastesisht, xhamia ne postera e Namazgjase. Si shpjegohet kjo? Si shpjegohet qe subjektivizmi nenvizohet vetem ketu? Pastaj, eshte fare e lehte te gjurmohen referencat e shkrimit dhe argumentet.

    1. Arabishtja dhe teologjia jane vrimat e fundit ne kavallin e Bedrit.

    Nje anekdode:

    Nje dite shkoi njeri tek Bedri. Qelloi te ishte profesor dhe besimtar, dhe e zuri vakti i faljes. Kerkoi sallen e posaçme tek Bedri, dhe, nga roja, mori si pergjigje se ate dite do te vinte nje kontroll nga Ministria e Arsimit, prandaj e kishin mbyllur sallen e faljeve. Mirepo, qelloi qe profesori besimtar ishte edhe ai qe Ministria e kishte derguar per inspektim!
    Ky eshte Bedri. Universiteti i hoxhallareve me dijetar Mark Markun dhe me specialist Dritan Shakohoxhen (6 vite per ta mbaruar te mesmen).

    2. Sabri Koçi dinte arabisht dhe ishte i persekutuar; Selim Muça ishte inxhinjer dhe produkt i regjimit; ky i fundit eshte plotesisht siç e pershkruan shkrimi. Nuk verifikohen keto argumente? Cfare ka subjektive ketu?

    3. Mjaft hoxhallare kontribuan ne formimin e shtetit dhe identitetit shqiptar. Edhe kjo eshte e verifikueshme.

    4. Brezi i sotem i hoxhallareve ka shume pak lidhje me ate te fillimshekullit XX. Ata ishin publikisht mysliman; keta qe prodhon Bedri identifikohen si te tille vetem ne bordero.
    Edhe keto elemente verifikohen fare lehte.

    5. Qe Katari do te zhvilloje nje kampionat boteror dhe qe ka nevoje per force punetore, eshet shqiptare, kjo dihet publikisht.

    Pra, çfare ka subjektive ketu, qe nuk eshte objektive?

    • Universiteti Beder nuk eshte mbyllur. Eshte pezulluar: kjo do te thote se kete vit nuk mund te pranoje studente te rinj, por studentet e vitit te dyte dhe te trete mund te vazhdojne studimet ne kete universitet. Pezullimi nenkupton permbushjen e disa kushteve brenda ketij viti akademik, me pas ne rast permbushje te kushteve, universiteti mund te rifilloje pranimet ne vitin e pare te bachelor dhe ne vitin e pare master.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *