Të prishësh agjërimin (Iftarin)





iftari-i-kryministrit-4Loela Xhafa 

Edhe këtë vit nuk kishim se si të shpëtonim nga iftaret qeveritare e politike. Jo më tepër nga iftaret vetë, sesa nga mesazhet që përcillnin shtetarët tanë. Në këto iftare binte në sy pjesëmarrja e një spektri të gjerë politik e social, teksa në fillim e në fund të iftarit flisnin me përdëllim për këtë muaj të madhnueshëm dhe retorika ishte komplet e kundërt me atë që mund të dëgjoje, ta zëmë para disa muajsh përpara marrjes së statusit. Sa i dëmshëm e pengues na kish qenë Islami për marrjen e statusit, aq i këndshëm e përbashkues, qëllon të jetë në muajin e madhnueshëm.

Nëse do të dëgjonim mesazhet e politikanëve në zë e jo në figurë, do të pandehnim se kishim të bënim me besimtarë. Sidomos kur jepnin këshilla se paraja e pushteti nuk të bëjnë të lumtur. Vërtet, i madhnueshëm është muaji i Ramazanit, përderisa ata pranojnë me gojën e tyre dicka të tillë e ndoshta ky mund të jetë edhe momenti më i sinqertë i tyre.

Muaji i ramazani kohë e artë për të folur jo vetëm për paqe por edhe për dije. Urdhri i parë i engjëllit për profetin është lexo. Ramazani është bërë për na kujtuar etjen për dije. Nuk e fsheh dot që do të ma donte zemra për ata që përpiqen që me te tyren duan te bëjnë më të mirën për vendin se mund ta rrezatojmë më së mirë vendin përmes harmonisë fetare“ – tha Rama.

Presidenti Nishani do të pohonte:

“Dhuna totalitare e komunizmit ateist ra ashpër edhe mbi ju, ajo ju vrau, burgosi, persekutoi, rrafshoi ngrehinat tuaja. Por ju, të mësuar në sakrifica, i qëndruat atij besimi se një ditë Muaji i Ramazanit do të niste prapë në Shqipëri e feja juaj do çelte prapë syth si një pemë e mbjellë në shtëpi. Në këtë muaj ata synojnë të përsosen edhe më tepër në rrugën e gjatë që kanë për të përshkuar deri në botën e përtejme. Prandaj unë, si President i zgjedhur i të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, ndihem tepër i lumtur që të respektoj me ju këtë periudhë kohe kur ju vetësakrifikoheni për të qenë më të denjë për shoqërinë njerëzore”

Të njëjtën gjë bëri kryeopozitari Basha e kryeparlamentari Meta. Mirëpo të nesërmen do të vazhdojë jeta dhe besimtarët, në mos e mbyllshin televizorin, do t’u duhen akoma edhe disa ditë të mbajnë gojën mbyllur nga bëmat e rradhës të deputetëve, shtrues iftaresh ose jo, se përndryshe u prishet agjërimi.

Teksa urojnë besimtarët muslimanë për Ramazan, akoma nuk e dimë se për kë muslimanë e kanë fjalën. Vetëm për muslimanët në Shqipëri, apo edhe për ata në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi, sidomos pas etiketimesh të shumta që u kanë vënë në shtyp.

Sidoqoftë iftari politik nuk është ndonjë e re shqiptare. Tashmë eshte bërë traditë edhe iftari i shtruar në Shtëpinë e Bardhë. Prej vitesh Presidenti Obama uron muslimanët për muajin e Ramazanit. Por urimi është vështirë të gëlltitet nga pjesa tjetër e botës islame që ngryset e gdhin në realitete të tjera, si në Afganistan, Pakistan, Irak, Siri, e sidomos në Palestinë etj, mes frikës, terrorit, vdekjes jo vetëm nga luftrat, por edhe nga avionët e tipit dron, që shfarosin në masë dhe mbajnë popullsinë në gjendje terrori e lufte.

Më pikantja e këtij iftari ishte prania e neocons-ve, e ambasadorit izraelit, si dhe evokimi i “të drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje” dhe sulmet në Gaza.

Edhe në këtë rast nuk e dimë se kë muslimanë ka parasysh presidenti Obama kur uron Ramazanin.

 

Comments

  • Spekullohet se ky i gjati kishte pyt se “a duhen heq kpucet?” ngaqi e ka merak ate pune qe nga koha kur punonte mas xhamise se sahatit.

  • Spekullohet se ky i gjati kishte pyt se “a duhen heq kpucet?” ngaqi e ka merak ate pune qe nga koha kur punonte mas xhamise se sahatit.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *