Gjysemshqiponje

E-zani

Televizioni Publik Shqiptar ka mbajtur një heshtje të plotë gjatë muajit Ramazan, duke mos pasqyruar asnjë lajm e duke refuzuar të përfshijë në programacionin e tij gjithçka që ka të bëjë me këtë praktikë të ushtruar nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Genti Kruja, Drejtori i Kulturës në KMSH, denoncon këtë fakt në profilin e tij në facebook, ku dëshmon refuzimin e drejtuesve të TVSH-së për të transmetuar diçka në lidhje me këtë muaj, madje edhe në rastet kur i është ofruar bashkëpunim. Z. Kruja shprehet në profilin e tij:

Myslimanet shqiptare (ska rendesi se sa jane ne % apo numer), jane taksapaguesit e ketij vendi dhe rrjedhimisht paguajne edhe taksen e TVSh, pra televizionit te ashtuquajtur publik shqiptar.
Megjithate edhe pse Ramazani po hyn ne javen e fundit te tij asnje program apo lajm ne lidhje me kete muaj kaq te rendesishem per myslimanet e botes dhe ato shqiptare nuk sheh ne te vetmin kanal shteteror shqiptar.
Edhe kur i ofron bashkepunim sic behet me te gjitha Tv tjera, argumenti eshte me mentalitet komunist, “nuk lejohet propaganda fetare”.

Dikur muaji Ramazan ka qenë i pasqyruar gjerësisht në televizionin publik. Për vite me rradhë ezani transmetohej çdo ditë gjatë orarit të çeljes së iftarit, ndërsa emisione të ndryshëm, dokumentarë, biseda në studio, por edhe filma artistikë shfaqeshin herë pas here, ndëkohë që gjatë festës së Bajramit shfaqej edhe strisha e urimit. Tashmë mesa duket distancimi prej fesë Islame ka avancuar shumë në mainstream dhe terri informativ ndaj aktiviteteve të kësaj feje sa vjen e zgjerohet.

Arsyeja për mospasqyrimin e aktiviteteve fetare, e varur mbi gjykimin se nuk lejohet propaganda fetare, është qesharake. Së pari informimi apo diskutimi i tematikës fetare (ashtu si dhe çdo tematike tjetër) nuk është propagandë. Nëse vërtetë drejtuesit e të vetmit televizion publik nuk arrijnë të bëjnë dallimin midis informimit dhe propagandës, kjo shpjegon më së miri arsyet e dështimit të këtij institucioni për të qenë një meida serioze. Sipas këtij arsyetimi çdo informacion e produksion jofetar i këtij televizioni i bie të jetë propagandë, politike, ideologjike, kulturore, sociale etj. Dhe në fakt, në perceptimin e tyre, i tillë është çdo produksion, gjithmonë në shërbim të pushtetit.

Së dyti, ky isntitucion ka dëshmuar në mënyrë flagrante se nuk e respekton këtë afetarizim esktrem që pretendon. Nuk ndodh e njëjta gjë gjatë festave të krishtera dhe jo vetëm kaq, por në mënyrë abuzive, madje edhe në ditët e muajit Ramazan, gjatë orarit të iftareve, ky televizion ka transmetuar programe të mirëfillta propagandistike, në formate elektorale, kryesisht të grupeve evangjeliste. Mesa duket, edhe në TVSH, ashtu si në institucionet shtetërore, laiciteti u rezervohet vetëm muslimanëve, si një barrierë përjashtuese.

Me të drejtë, një komentues në profilin e z. Kruja evidenton se kjo është në kundërshtim me statutin e Radio Televizionit Shqiptar, sipas të cilit, në nenin 2, pika 1, ky institucion duhet t’i shërbejë “të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë edhe pakicat kombëtare”. rtsh

Neni 2

1. Si një OSHMA i përkushtuar ndaj idealeve më të larta të transmetimit të shërbimit publik kombëtar, RTSH-ja realizon shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare.
2. RTSH-ja zotohet për një mbulim të paanshëm të lajmeve të vendit dhe të atyre ndërkombëtare.
3. RTSH-ja realizon programe, të cilat duhet të pasqyrojnë te dëgjuesit dhe shikuesit e të gjitha moshave larminë e jetës shqiptare. RTSH-ja përgatit programe cilësore e me vlera për pasurimin e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve.

Prej këtej, ky refuzim është në kundërshtim jo vetëm me të drejtën e myslimanëve për të qenë të pasqyruar e në vëmendjen e televizionit publik, por edhe me vetë misionin e tij: “pasurimin e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve”.

Në të vërtetë, nuk e shohim si ndonjë humbje të madhe mospraninë e emisioneve fetare në TVSH, pasi as televizioni nuk është në nivelin e duhur për të përcjellë madhështinë e kësaj feje dhe këtij muaji, as KMSH-ja nuk ka potencialin e nevojshëm intelektual për të transmetuar siç duhet mesazhin hyjnor. Emisione të tjera të zhvilluara prej saj në televizione të tjera private dëshmojnë dukshëm këtë. Gjithsesi rasti na vlen për të evidentuar në mënyrë të ripërsëritur selektivitetin dhe anshmërinë e institucioneve shtetërore në raport me fenë, të cilat evidentohen në çdo sferë të jetës publike. Por edhe për t’i kujtuar drejtuesve të TVSH-së se myslimanë janë pjesa me e madhe e kontribuesve në mbijetesen e këtij televizioni.

 

Comments

  • e forte ishte me edmond tupen ne letren publike qe i kishte drejtu drejtorit te tvsh-se. nder te tjera i thone qe televizioni publik shqiptar ka thyer rende laicitetin e institucionit kur komentatori i ndeshjeve te boterorit gjate gjuatjeve te penalltive, thonte tani vetem Zoti e ka dore.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *