Martin Leka

E-zani

Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar Martin Leka ka bërë shaka me rastin e festës së Bajramit, duke postuar në profilin e tij në facebook një foto ku ai shfaqet me veshje arabe në zyrën e tij. Foto shoqërohet me një urim dashamirës për festën: «Gëzuar Bajramin! Paqe e dashuri! – gjë të cilën miqtë e tij komentues e kanë marrë si shprehje të tolerancës fetare nga z. Leka, i cili njihet dhe vlerësohet prej tyre si katolik i bindur.

Pa dashur të gjykojmë qëllimin e brendshëm të z. Leka, shakaja e tij pa kripë stereotipizon myslimanët shqiptarë, duke i identifikuar ata me kulturën arabe. Natyrisht, nuk ka asgjë të keqe të jesh arab dhe nuk shohim asgjë fyese në identifikimin e kujtdo me këtë kulturë, por trualli stereotipik ku serviret ky ekzibicion, i mbarsur egërsisht me paragjykime, racizëm e urrejtje ndaj kulturave të tilla krijon atashime problematike. Minimalisht, asosacioni i prodhuar krijon idenë e një feje të huajt dhe të largët kulturalisht me shqiptarët, ndërkohë që Islami është një fe autoktone dhe kombformuese në këtë vend. Për këtë arsye, shaka të tilla i shohim të padobishme dhe të pahijshme prej një figure publike, aq më tepër, prej një funksionari të medias kyresore të Shtetit Shqiptar.

Sidoqoftë do ta kishim kaluar me indiferencë një gjest të tillë nëse nuk do të konstatonim një mungesë të thellë dashamirësie nga Drejtori i RTSH-së ndaj fesë myslimane. Jo më larg se dy ditë më parë botuam një shkrim ku treguam terrin informativ që televizioni publik ka pasur gjatë këtij muaji mbi aktivitetet fetare të mbajtura në vend, e përforcuar kjo edhe nga denoncimi i një prej zyrtarëve të Komunitetit Mysliman, i cili theksonte se drejtuesit e këtij televizioni kanë refuzuar çdo bashkëpunim me KMSH-në.

Si për t’u bindur më tej për këtë, në komentet e miqve të z. Leka mbi foton e tij, dikush sjell një link nga gazeta Express, ku Profeti a.s. krahasohej me Hitlerin, ndërsa Drejtori i RTSH-së i bën like. Shkrimi ishte një paçavure bajate, akumulim masiv injorance dhe paragjykimi, i mbushur me citime abuzive, të përdorura në mënyrë krejtësisht amatoreske, siç di të bëjë gjithmonë gazeta Express. I botuar në ditën e fundit të Ramazanit duke mbërritur deri në darkën e Bajramit, ky shkrim ishte një shpalosje brutale urrejtjeje islamofobike, që fëlliqtazi, përveç sulmeve fetare, synon të prishë edhe shijen e festës, gjë të cilën kjo gazetë e bën rregullisht.

Pëlqimi i këtij shkrimi prej drejtorit të medias më të madhe shtetërore në vend tregon paaftësinë e tij për të kuptuar pozicionin që i është besuar, e aq më pak për të arritur ushtrojë përgjegjësinë në ruajtjen e ekuilibrave socialë që i ngarkon ligji. Fotoja e tij me shallin arab mbi krye i shton vetëm groteskun këtij realiteti ku shteti përdoret si armë në funksion të kauzave primitive sektare.

Comments

  • Kam qene gjithnje kureshtar te dij se cbejne njerez si Martini me kohen e lire te tyre, pervec aktiviteteve kishtare me te miturit. Ja ku u zbardh dhe misteri. Vishen me kostume para pasqyres dhe bejne selfie per facebook.

    Gezuar Martin gjithashtu. Urime te tilla si kjo qe na dergove pac gjithe jetes.

  • Ky nuk eshte as humor. Kur u be nje skec humoristik me Papen, u kerkua deri doreheqja e drejtorit, ne ate kohe A. Zheji. Kurse ky Martini tallet me myslimanet pa pike turpi. Eshte edhe nga vellezerit tone katolik , pa le. Pastaj nuk na e njohin as tolerimin qe u bejme plehrave te tille.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *