Arrestoni Imer Mushkolën!





Imer Mushkolaj E-zani

“Shtypni Kokat!” – ishte titulli monstruoz i një shkrimi kriminal të Imer Mushkolajt në gazetën, gjithaq kriminale “Express”. Nuk e dimë se ku e gjen kurajon një njeri, aq më tepër një opinonist, të shprehet në mënyrë kaq të papërgjegjshme, por dijmë se ky nuk ka asnjë ndryshim nga aktet barbare të prerjes së kokave prej Lavdrim Muhaxherëve të Irakut. Titulli është një ekzibicion dhune dhe kriminaliteti verbal që buron nga perversioni intelektual i helmatisur me urrejtje për të dhunuar hapësirën publike duke u ekspozuar befas, pa pullën e kuqe të parandalimit për largimin e fëmijëve dhe skrupulozëve.

I vetmi ndryshim midis tij dhe muhaxherëve xhihadistë është se muhaxherët janë njerëz periferikë, pa shkollë e pa formim, të cilët i viktimizon mbi të gjitha injoranca e tyre, ndërsa mushkolajt janë në mainstream dhe predikojnë nga zemra e pushtetit mediatik urrejtjen e tyre patologjike. Natyrisht, duke iu referuar fjalëve të tij në shkrim “para bishtit duhet shtypur kokën”, këtu duket se Mushkolaj ka të drejtë. Lavdrimët janë bishti i kësaj historie. Kokat janë janë pikërisht ata: Imer Mushkolajt, Enver Robellët, Halil Matoshët, Alma Lamat, Baton Haxhinjtë etj. Këta janë përgjegjësit kryesorë, për klimën e urrejtjes fetare të përhapur në Kosovë e cila ka sjellë edhe radikalizmin fetar.

Ata e kanë helmuar në mënyrë permanente klimën e debatit publik, duke prodhuar një diskurs përjashtues, përçarës, që nuk pranon arsye e debat, por që vetëm demaskon e vjell vrer, duke tensionuar marrëdhëniet ndërfetare, si dhe marrëdhëniet e shoqërisë me muslimanët praktikantë. Ata dhe mediat ku ata militojnë janë përpjekur për disa vjet rresht të gërmojnë nëpër skutat e bashkësisë myslimane, për të gjetur ekstremistë e injorantë, në mënyrë që t’i përdorin si sebep për të shfryrë urrejtjen e tyre, e cila në fakt nuk iu drejtohej vetë atyre, por të gjithë bashkësisë.

E kështu, pak nga pak, i shndërruan këta njerëz nga anonimë në personazhe përfaqësues të xhematit. Prej këtej, shumë njerëz prej xhematit, të gjendur në mes të batareve, ca nga padituria e ca nga indinjata e shkaktuar nga gjuha e tyre, filloi t’i shohë këta hoxhallarë “katundesh” si përfaqësuesit e vet në këtë betejë. E kështu, janë pra këta vetë që i kanë bërë VIP-ë hoxhallarët ekstremistë, të cilët as e kanë menduar më parë se do të jenë në qendër të vëmendjes. Kush e njihte Irfan Salihun para se lukunia e kësaj kategorie lehësish, përfshirë këtu edhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile dhe politikës, ta gradonin hero të rezistencës kundër islamofobisë?

E pra shtimin e ekstremizmit e kemi peshqesh nga ekstremizmi antimysliman i mushkojave & co. Dhuna sjell dhunën dhe normalisht dhuna mediatike antimuslimane e intensifikuar në mënyrë histerike në Kosovë nuk bën gjë tjetër vetëm se prodhon ekstremizëm dhe këtë e di çdo qenie me dy pare mend, që ka lexuar disa gjëra nga teoritë më bazike mbi shoqërinë, politikën e kulturën moderne. Jo më kot, vende shumë herë më të avancuara se Kosova, siç është Gjermania, e kanë parë të arsyeshme që, përkundrejt fenomenit të të rinjve gjermanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri, të mos ndërmarrin arrestime e linçime, por të përfshijnë mësimin e fesë në shkollat publike, në mënyrë që qytetarët gjermanë të besimit musliman ta mësojnë fenë në shkollë e të mos bien viktimë e propagandave ekstremiste.

Ne besojmë tek një shtet demokratik. Ne besojmë se kultura e dialogut, kultura e mirëkuptimit dhe e trajtimit me kujdes të problemeve është e vetmja rrugë për shëndoshjen e një shoqërie. Bota ka dhënë prova se zhvillimi i dialogut dhe garantimi i lirisë për të marrë pjesë me dinjitet në shoqëri, i zbut tensionet dhe i vendos njerëzit më pranë njëri-tjetrit. Demokracia në kuptimin e vet më qenësor është gjithpërfshirje e jo përjashtim. Kjo vjen ngase demokracia në thelb përmbledh të drejtën për të gabuar dhe ajo nuk mund të ketë kuptim nëse nuk pranon gabimtarin. Ky rend ngrihet mbi bindjen se gabimi zbutet dhe zvogëlohet kur atij i bëjmë vend të dialogojë me të vërtetën. Ky rend ngrihet edhe mbi parimin se askush nuk është pronar i së vërtetës dhe palët diskutojnë duke konsideruar mundësinë që të jenë vetë gabim. Përndryshe çdo rend tjetër është diktaturë.

Ajo që predikojnë Mushkolajt, Robellët, Lamat e Jahjagat është pa diskutim diktaturë fetare kundër fesë. Ata shfaqin me gjuhën e tyre mentalitetin e tyre totalitar, prej të cilit nuk shkëputen dot. Ne besojmë se Kosova i ka të gjitha mjetet për të ndërtuar një shoqëri të arsyeshme dhe të mençur, sikur hijenat e gazetarisë dhe politikës të mos ushqehen me viktimat e urrejtjes së tyre. Fatkeqësisht opinioni publik në Kosovë është marrë peng nga robërit e epshit të urrejtjes. Thirrjet e tyre janë totalisht në shpërfillje të faktit që ky vend ka ligje dhe rregulla dhe njerëzit dënohen vetëm kur ka shkelje penale.

Fatkeqësisht vetë Presidentja e Kosovës tregon se nuk e ka kuptuar këtë kur i kërkon Prokurorit të Shtetit të vërë në plan të parë “luftën kundër ekstremizmit”. Sipas Jahjagës shteti ka për detyrë të pengojë me dhunën e prokurorisë bindjet individuale të njeriut dhe madje kjo është detyrë parësore. Po kështu Matoshi ka hedhur vazhdimisht ide që do të bënin të qeshte edhe vetë Hitlerin, duke kërkuar heqjen e shtetësisë për bashkombas të lindur e të rritur në Kosovë. Në të njëjtën vijë janë sot edhe Mushkolaj dhe Robelli, të cilët japin pretenca që dalin mbi prokurorinë dhe synojnë të servirin gjyqe popullore mediatike ndaj njerëzve, që presupozohet se kanë frymëzuar njerëz “të dyshuar” për lidhje me terrorizmin. Sido që të jetë, këta njerëz nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se e intensifikojnë infeksionin që kanë përhapur vetë.

Situata nuk zgjidhet me shtypje kokash, por me angazhime serioze për të promovuar gjuhën e dialogut, por për këtë duhet fillimisht që institucionet të dëshmojnë seriozitet duke i bërë muslimanët praktikantë të ndjehen se janë pjesë e këtij shteti (i cili deri më tani i ka trajtuar si të njerkës). Natyrisht, shteti duhet të veprojë me rreptësi kundër çdo shkelësi të ligjit pa asnjë kompromis. Por shteti gjithashtu duhet të tregohet i kujdesshëm për të mos krijuar klimë terrori tek besimtarët, e aq më tepër, për të mos krijuar bindjen se shteti është duke i luftuar ata. Një gjë e tillë do të ishte fatale për çdo shtet normal.

Ndërsa përsa i përket diskursit publik, nëse mendojmë vërtetë se ka nevojë të shtypen kokat që predikojnë urrejtje dhe ekstremizëm, atëherë duhet filluar me kokat e gazetarisë që provokojnë urrejtje fetare në vend. Nëse shtypet vetëm njëra palë (ajo e muhaxherëve), gjërat nuk rregullohen. Klima ekzistuese do të prodhojë muhaxherë të tjerë dhe vendi nuk do të gjejë kurrë qetësi. Ndaj, nëse u dashka që zgjidhja të bëhet me shtypje kokash, është e domosdoshme të paktën të shtypen të dyja palët.

Për ilustrim, kur Gold AG doli në treg me këngën e fundit Mushkolaj shkruante: “Gjuha e përdorur në këngën e Gold AG ka kaluar çdo limit të shprehjes artistike, duke u kthyer në një ftesë të pështirë për linç, dhunë e urrejtje ndaj kategorive e personave të caktuar të shoqërisë […]. Gjuha e përdorur nga “Gold AG” ndaj grupeve shoqërore e personave të caktuar – gjithë kjo përcjellë me videoklipin e neveritshëm me koka në thasë e shkop bejsbolli në krah – nuk ka të bëjë asgjë me lirinë e shprehjes, as me lirinë e besimit“.

Sa shpejt harroi Mushkolaj dhe u bë xhelati i videos!Mirë Gold-i na qenkësh fashist, po ky ligjërimi që bën thirrje për shtypje kokash, ky është imazh i demokracisë? Kufiri që kalon mes Muhaxherit dhe Mushkolajt është vërtet elastik.

Comments

    • Nuk e paske kuptu fare, ose nuk ke dashur ta kuptosh.
      Nuk thuhet askund ne shkrim se ekstremizmi vjen per shkak te antiekstremizmit, por thuhet se njeri ekstremizem intensifikohet dhe perhapet per shkak te klimes se urrejtjes qe prodhon esktremizmi tjeter. Antiekstremist ne kete mes eshte vetem ky shkrim, ndersa Mushkolaj me shoke jane ne vetvete po aq radikal sa muhaxheret. Ata jane kunder ekstremizmit islamik, sepse i perkasin nje ekstremizmi tjeter, jo pse jane antiekstremiste.

  • Fatkeqsisht edhe autori i këtij shkrimi nuk e ka kuptuar shkrimin “Shtypni kokat”, ose nuk i intereson ta kuptojë alegorinë e ‘kokës’ e të ‘bishtit’.
    Në se nuk e ka kuptuar t’i lej vendin ndonjw tjetri.
    Në se e ka kuptuar është ai që manipulon esencën e shkrimit “Shtypni kokat”, e në gjithë shkrimin nuk bë gjë tjetër veç thirrjes për hakmarrje, duke justifikuar ekstremizmin islamik, si pasojë e një ekstremizmi tjetër.
    Kjo është nxitja për paqtim që bën autori.

  • Mesa duket shkrimi i E-zanit i paska djeg mushkoles se paska fillu me kalu ne kundersulm, ne menyren e ulet si gjithnje ne keshtu rastesh.

    Nëpërmjet portaleve e blogjeve të ndryshme, ata hedhin “fatwa” dhe kërkojnë kokën time. Arrijnë deri aty sa mua dhe disa të tjerëve na quajnë fashistë. Krejt për shkakun se përpiqemi t’ua dekonstruktojmë të vërtetën dhe agjendën e tyre. Krejt për shkakun se nuk pajtohemi me kauzën e tyre të dëmshme, të rrezikshme. Krejt për shkakun se nuk mendojmë si ta, nuk përshtatemi me matricën e tyre. Kërcënues dhe banalë janë treguar edhe këto ditë, pas deklarimeve tona për rastin e arrestimit të të dyshuarve për terrorizëm.

    Ata me qëllim i keqinterpretojnë dhe keqlexojnë ato që flet e shkruan. Me qëllim iu japin tjetër konotacion. Të vënë në log të sulmit e të godasin nga të gjitha anët. Bëjnë me gisht kah ti, kërkojnë burgosjen tënde, kërkojnë kokën tënde. Të bëjnë mish për top. Pastaj thonë se besojnë në kulturën e dialogut e të mirëkuptimit. Pastaj flasin për demokraci.

    Nuk ke si të bësh dialog me ta, sepse ata nuk e dinë çfarë është dialogu. Provon të kesh mirëkuptim në raport me ta, por s’e dinë çfarë është mirëkuptimi. As demokracia.

    Ata provojnë të të frikësojnë e kërcënojnë, sepse kërcënimin e kanë të vetmen kauzë. Por më fisnike është kauza për ta shprehur mendimin e lirë, për ta thënë të vërtetën.

    http://www.gazetaexpress.com/oped/kercenimi-si-kauze-37337/

  • Shume dakort me thirrjen tuaj: #ArrestoniImerMushkolen
    dhe Enver Robellin e Alma Lamen, nxitesit e vertete te urrejtjes fetare ne Kosove

  • O jo veq me iu shtyp koka e bishti duhet me i cfaros me helm te mijve…brravo e madhe per Moshkollajn Robelon Lamen si dhe shum te tjere qe talibanet si dhe mixbahedinet i urrejn

    • Ky koment u percoll per ty z. Marin, qe shikon alegori aty ku ka urrejtje. Ja se c’prodhon kjo alegori. Ky soj dominon ne komentet e mjaft gazetave kosovare e ne disa faqe on-line te aneve tona. Mushkolaj duket se eshte kuptuar drejte. Nga ana tjeter vetem ti mund te mendosh se termi “shtyp” i thene ne nje moment kaq delikat eshte demokratik. Mushkolaj aludon per struktura te BIK-ut madje. Aty jane kokat per t’u shtypur. Pretendon komunikim demokratik, por ua ka bere gjyqin “kokave” dhe u ka dhene edhe denimin me “shtypje”.

      • Sikur të isha në vendin tënd do vija shenjën e barazisë ndërmjet ‘A’-së dhe ‘Leshi’-t, por ty nuk të intereson kjo.
        Shkrimi “Shtypni kokat” ka karakter krejtësisht politik. Ai kritikon qëndrimin, politikën e Qeverisë dhe kryesisht, të numrit 1 të saj.
        Ndërsa shkrimi “Arrestoni I.Mushkolën” trasformon debatin Politik në debat me ngjyra Fetare.
        Kjo sipas meje, quhet manipulim dhe nuk sjell asnjë të mirë.
        Nga ana tjetër, ti si administrator i blog-ut, më vë para reagimit të ‘Leshi’-t, duke më atribuar reagimin e tij si pasojë e opinionit tim, duke anashkaluar opinionin e ‘A’-së.
        Edhe kjo formë e përdorur nga ti quhet manipulim.
        Historia dhe faktet e fundit nga bota tregojnë se kur Feja, Shteti dhe Atdheu konsiderohen si njësi e pandashme, lind radikalizmi, ekstremizmi. Sejcili nga këto nocione po të ngatrrohet me tjetrin sjell pshtjellim në mendjen e ndividit të thjeshtë.
        Në shkrimin e më sipërm shkruhet:
        “I vetmi ndryshim midis tij dhe muhaxherëve xhihadistë është se muhaxherët janë njerëz periferikë, pa shkollë e pa formim, të cilët i viktimizon mbi të gjitha injoranca e tyre,”
        atherë ju, që nuk jeni as periferikë, as pa shkollë ju mbetet të jeni pa formim, pasi në vend që të sqaroni “gjinden pa shkollë”, i fryni zjarrit.
        Në Shqipri, ndërmjet shqiptarve, (shqiptarve, popullit, njerzve të thjeshtë) kurrë nuk ka patur urrejtje, kurrë nuk ka patur luftë ndër mysylman e kristian, gegë o toskë.
        Ndasitë mes tyre i krijojnë ata që vetquhen intelektualë e kjo është pë të ardh’ keq.
        Ndaj juve, gazetarë, opinionistë, admin blog-esh, ju mbeten dy alternativa:
        ose t’i leni vendin ndonjë tjetri, kur nuk kuptoni thelbin e ngjarjeve dhe pa dashje sillni pshtjellim në mendjen e njerzve;
        ose të mbani turpin para popullit e historisë, kur bëni sikur nuk i kuptoni.

        • S’ka dyshim se me ty eshte humbje kohe, per shume arsye. Po kufizohem te evidentoj vetem dicka te thjesht nga moralizmi yt demaskues i keqintepretimeve tona. Shkruan se reagimi i L(l)eshit eshte pasoje e komentit tend, por dicka te tille nuk e pohuam gjekundi. Kjo tregon se as qe ke nder mend te kuptosh, por thjesht vjen ketu plot paragjykime dhe qendrime qesharake.

    • … dijetari dhe muhadithi Lavdrim Muhaxheri… ose kjo eshte ndonje shaka shume e lige, ose punet kane vajtur per lesh fare.

      • Kufiri midis shakase dhe mizorise eshte ngaterru aq keq sa nuk po dime a me qesh apo me qa nga cfare shohiim rreth e rrotull.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *