Vehabizëm ilegal!!!





Mr. WahaBeanBesnik Sinani

Në pasim të valës mediatike që ka pasuar debatin publik mbi shqiptarët nga Kosova që i janë bashkangjitur ISIS, lexojmë edhe një propozim ‘nga politikanë dhe përfaqsues të Bashkësisë Islame,’ që kërkon të adresojë këtë problem duke shpallur jashtë ligjit ‘vehabizmin.’ Propozimi sigurisht është absurd.

Problemi i parë është që askush në botë nuk vetë-identifikohet si ‘vehabi.’ I vetmi rast kur përdoret në literaturën serioze studimore në Perëndim është për të dalluar një degë të selefizmit, selefizmin saudit. Pra është më e saktë të përdoret termi ‘selefizëm.’

Selefizmi, sic vë në dukje Bernard Haykel i Universitetit Princeton, dallohet pikë së pari nga teologjia, mënyra si kuptohet Zoti dhe tekstet fetare, si dhe nga një qasje legaliste që nuk pranon autoritetin fetar tradicional të Islamit suni si dhe nga qëndrimi politik.

Një shtet sekular, sic pretendon të jetë Kosova nuk mund të imponojë, ndalojë, apo promojë forma të besimit mbi Zotin, sepse shteti sekular nuk njeh kredo ‘të drejtë’ apo ‘të gabuar’. Si propozojnë këta politikanë të interogojnë ‘vehabitë’, duke pyetur nëse – fjala vjen – përmedja e atributeve të Zotit në Kuran është tekstuale apo metaforike? Sipas cilit kuptim të sekularizmit shteti kosovar pretendon të interogojë kredon fetare të një qytetari dhe të vendosë se kush është kredoja e drejtë?

Dimensioni tjetër i rëndësishëm e më viziv ka të bëjë me mënyrën se si selefitë falen, në dallim nga muslimanë jo-selefinjë, e që reflekton qasjen e tyre ndaj teksteve. Sipas cilit ligj apo parim të një shteti sekular, politikanët e Kosovës pretendojnë të krijojnë një polici fetare për të dalluar se si falen njerëzit e për përcaktuar më pas se cila mënyrë e mbajtjes së duarve gjatë faljes është legale e cila e jashtëligjshme?

Së fundmi vimë tek aspekti politik, që lidhet edhe me bindjet politike të shqiptarëve që i janë bashkangjitur grupeve si ISIS. Shumica e selefive janë apolitikë, në kuptimin se nuk besojnë në përzjerjen në proceset politike (sidomos ato që quhen si selefitë medkhali). Ideologu i lëvizjeve xhiahadiste në epokën moderne në fakt konsiderohet Sejid Kutub, një egjiptian që nuk ishte në fakt selefi apo vehabi por që eksperienca e burgut dhe torturave gjer në ditën e ekzekutimit të tij e shtyu të shihte botën në mënyrë shumë të errët. Shumë simpatizantë të tij, përfshi të vllain, pretendojnë se shkrimet e tij janë keqkuptuar, por është e mirënjohur se ideologë të Al Kaidas si Ajman Zauahiri u influencuan nga shkrimet e tij si dhe nga vetë eksperienca e tyre në burgjet e Lindjes së Mesme.

Ka arsye të tjera pse ideja e shpalljes së ‘vehabizmit’ si të jashtëligjshëm në Kosovë po mbështetet edhe nga vetë përfaqsues të Bashkësisë Islame, dhe kjo duhet trajtuar herë tjetër, por një shtet sekular nuk mund të dallojë bindjet e njerzve por vetëm veprimet e tyre, se përndryshe nuk është më sekular e aq më pak demokratik.

Nuk do habitesha në fakt, se nëse do imagjinohej një situatë absurde kur të aprovohej një ligj i tillë, të kishim rritjen e të deklaruarve selefi që të mund të kërkojnë strehim politik në Perëndim në bazë persekutimi fetar.

Comments

  • Besnik une mendoj, qe ne vend ti referohesh perendimoreve per islamin, duhet ti referohesh islamit per perendimoret.Por ne pamundesi per te bere te dyten je munduar ta besh te paren e cila shpesh here eshte absurde tek shkrimet e muslimaneve.Si mund ti referohesh perendimorit per Islamin nderkohe qe Islami eshte vete Kriteri i referimit.

    Se dyti pse perdor fytyren e mr bean ne artikull?
    Se treti ti banon vete ne Arabi Saudite cfare te ben pershtypje ty ne kete vend si dicka e papranueshme per nje musliman?

    • Po te me degjosh mua Besnik, sa te harxhosh kohen kot duke i kthyer pergjigje ketij me lart, na shkruaj ndonje gje tjeter kaq te mire sa kjo.

    • @Kritike. A ka ndonje gje ne referimin tim ndaj perendimoreve qe e konsideron si te gabuar, te pavertete, te rreme? Ne cfare pjese ti sheh qe une flas per cfare eshte e pranueshme apo e papranueshme per nje musliman ne lidhje me Arabine Saudite? Ne fakt nuk banoj ne Arabine Saudite, por puna me con edhe ne Arabine Saudite.

      Po mundohem te shpjegoj dicka qe duhet te ishte e qarte per kedo qe ka lexuar artikullin, i cili nuk ka lidhje me Arabine Saudite por me Kosoven (mund te ndihmoje leximi i tags me lart). Nje vend qe pretendon te udhehiqet nga sekularizmi – si Kosova – eshte absurde te konsideroje ndalime te propozuara ndaj te ashtu-quajturit ‘vehabizem.’ Po ne Kosove, per shume njerez ‘vehabite’ jane ata me mjekra, e prandaj edhe loja e imazhit, ku edhe Mr. Bean mund te vendose mjeker e mbulesen saudite, po a ben kjo Mr. Bean ‘vehabi’? Nga komenti yt me duket sikur po flet per ndonje artikull tjeter, por jo per ate te postuar me lart. Cdo te mire.

  • Eshte e drejte kjo qe thote Keshille. Ajo qe thote Kritike eshte nuk ehste kritike por dicka qe nuk po e peerkufizoj dot. Bes, shkrimin e ke ngordh, eshte nje perle. Po deshe nje kritike: fjales interogoj mund tai gjeje nje gjegjes ne shqip. jam i bindur qe mund te gjeje sa te duahs.

  • Un mendoj që pretendimet e disa qeveritarëve për ta shpallur ‘vehabizmin’ të jashtëligjshëm, nuk kanë të bëjnë aspak me anën teologjike e as atë të disa ritualeve fetare të ‘vehabive’ që duken ndryshe, ani pse ato po potencohen kohëve të fundit në media. Mua nuk më duket se politikanët dhe disa zyrtarë të tjerë të Kosovës, në përgjithësi, dinë të bëjnë dallime midis teologjisë ‘vehabite’ dhe asaj ‘jovehabite’. Ata më shum flasin nga aspekti viziv për disa besimtarë me mjekra dhe besimtare me shamia mbi kokë. Kurse politikat kundër ‘vehabizmit’ duket se po i ndërtojnë me dirigjime nga lartë dhe copy-paste të disa raporteve ndërkombëtare të cilat vënë theks të veçant mbi këndvështrimin ‘vehabit’ ndaj xhihadit. Sa i përket rreshtimit të disa përfaqësuesve të BIK-ut prapa disa qeveritarëve kundër ‘vehabizmit’, pa vënë në pikëpyetje nijetin, sinqeritetin dhe kredibilitetin e tyre te xhemati në përgjithësi, një temë e tillë brenda muslimane do të na shpiente sa në debatin e kamotshëm doktrinar sa në atë të mëvonshëm politik (p.sh. rrënia e Perandorisë Osmane).

  • Se pari nuk e nevojshme qe te marresh foton e kryemyftiut shejh Abdulaziz Al Shejh per te vendosur fytyren e nje klloni.

    Se dyti nuk ka selefizem medkhalij. Ngase selefizmi ka qene para (shejh Rabia el) medkhalij dhe do vazhdoj te
    jete.prandaj nese do permendesh gjera te tilla atehere do beje mire dhe sqarimin e tyre.

    Se treti ajo qe ka propoganduar Sejid Kutubi ne librat e tij nuk eshte xhihad dhe as nuk i afrohet xhihadit legjitim aq sa mund te afrosh lindjen me perendimin. E nuk kishe pse perdorje fjalen xhihad.

    se fundmi shkrimi juaj eshte shume i varfer nese vertet keni pas qellim te sqaroni te verteten. Ngase nuk ka islam vehabi etj. Ajo qe duhet bere eshte qe njerezve tu afrohen shkrime se nuk ka islam vehabiste apo rryme te tille. E dihet mire se anglezet e shpiken kete gje dhe po ashtu dihet dhe arsyeja pse ata e ben.

    • 1- Ne fakt eshte fotografia e nje humoristi, e nuk e di si e bere lidhjen me ish-myftiun saudit.

      2- ka pasues te Rabia Medkhaliut qe kane qasje metodologjike te ndryshme nga selefinje te tjere, e per ti dalluar ne ‘medhhebin’ e tyre jane quajtur sipas shehut te tyre, praktike e njohur edhe ne literaturen islame.

      3- nga disa lexues, libri ‘shenjat ne rruge’ eshte mare te justifikoje dhunen ndaj nje shteti qe sipas Kutbit, eshte xhahil. Duhet trajtim me I gjate po ka literature te bollshme per kete.

      Pika e fundit adresohet ne paragrafin e dyte. Eshte interesante se po atakon ate pjese te artikullit ku kam shkruar ate qe ke thene dhe ti.

      Ne te kundert, ideja qe ‘vehabizmi’ eshte ‘shpikur’ nga anglezet s’eshte hic e vertete, pasi eshte e njohur qe referimi si ‘vehabi’ ka ardhur nga muslimane te tjere qe I pane pasuesit e M. AbdulVehabit si te devijuar dhe te dhunshem.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *