Xhihadi mesjetar
Duhet t’i hedhim një sy revolucionit Francez nëse duam të kuptojmë burimin e ideologjisë dhe dhunës së Shtetit Islamik.

Kevin McDonald
Gjatë javëve të fundit ka patur një zhurmë të vazhdueshme që e konsideron Shtetin Islamik (ISIS) dhe ideologjinë e tij si një kthim pas në një kohë tanimë të tejkaluar. Hera-herës kjo është e ligjëruar edhe nga, fjala vjen, Nick Clegg, i cili u shpreh se ISIS është “mesjetar”. Në fakt, mënyra e mendimit të grupit terrorist ngjan më shumë me traditën perëndimore moderne.
Ndërhyrja e Clegg nuk është e habitshme. Duke pasur parasysh dhunën e luftëtarëve të ISIS dhe imazhet e trupave me kokë të prerë, është shumë e kuptueshme që ne të përpiqemi t’u japim kuptim këtyre akteve duke i parë si veprime radikale të huaja, jashtë nesh.
Por kjo nuk është e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë po ngjet realisht. Në veçanti, ajo ka si qëllim që të pranojë një nga pohimet themeltare të xhihadizmit bashkëkohor, që i ka fillesat e saj në Islamin burimor, siç shprehet me krenari edhe nga një prej mbështetësve të ISIS-it që unë ndjek në Twitter: “Bota ndryshon, Islami nuk ndryshon”.
Kjo nuk është një çështje që ngrihet në diskutim akademik, por ka një impakt real. Një nga gjërat më tërheqëse të ideologjisë xhihadiste për shumë të rinj është se ajo e zhvendos fuqinë e gjeneratave në komunitetin e tyre. Xhihadistët, e akoma më shumë islamistët, e prezantojnë besimin e tyre të vërtetë ekskluzive, ndërsa prindërit e tyre, i shohin të lidhur e të gënjyar nga tradita apo “kultura”.
Duhet përmendur këtu me bindje të plotë se: xhihadistët kontemporanë nuk janë një kthim në të shkuarën. Përkundrazi janë modernë. Ideologjia anti-tradicionale i ka një borxh të madh historisë politike dhe kulturore të perëndimit.
Kur ai mbajti fjalimin e tij në korrik në Xhaminë e Madhe të Mosulit duke deklaruar krijimin e shtetit Islamik e duke u shpallur kalif, Ebu Bekr el Bagdadi citoi një pasazh nga mendimtari Indiano-Pakistanez Abul A’la Maududi, themeluesi i partisë Xhemati Islamije në 1941 dhe krjuesi i termit bashkëkohor Shteti Islamik.
Shteti Islamik i Maududit është thellësisht i formuar nga idetë dhe konceptet perëndimore për të. Ai merr një postulat, që Islami e ka të ngjashëm me të gjitha traditat monoteiste, i cili mbron bindjen se vetëm Zoti është gjykatësi suprem i njeriut, dhe e transformon këtë – duke riformatuar apo shndërruar zotërimin e gjykatësisë së Zotit në zotërim apo monopol të “sovranitetit”. Maududi gjithashtu hedh një ide mbi një botë të qeverisur globalisht nga ligjet që shprehin fuqinë e Zotit – ide këto që janë në zemër të revolucionit shkencor të shekullit të 17. Ai i kombinon këto vizione të sovranitetit të Zotit, e më pas vazhdon t’i përcaktojë në terma politikë, duke afrimuar se “Vetëm Zoti mund të qeverisë” (Mënyra Islame e Jetës). Shteti dhe hyjnorja në këtë mënyrë puqen së bashku, kështu që Zoti bëhet politik dhe politika bëhet e shenjtë.

Një sovranitet i tillë është totalisht i paqenë në kulturën mesjetare, me botën e saj të fragmentuar dhe burimet e saj të shumëllojta të fuqisë. Origjina e tij shfaqet në sistemin Vestfalian të shteteve dhe në revolucionin shkencor modern.
Por borxhi që Maududi ka ndaj historisë moderne të politikës Evropiane shkon përtej këtij kuptimi të sovranitetit. Një pikë kyçe në mendimin e tij është edhe kuptimi i tij për revolucionin Francez, për të cilin ai besonte se ofonte premtimin për një “shtet të ndërtuar mbi principe”; ky i fundit do të kundërshtonte një shtet të ndërtuar nga një komb apo një grup njerëzish. Për Maududin ky potencial i vyshkur në Francë; do të krijonte mundësinë që të ringjallej Shteti Islamik.
Në Francën revolucionare, është shteti që i krijon qytetarët e tij dhe asgjë nuk mund të qëndrojë mes shtetit dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse qeveria e sotme Franceze e ka të ndaluar me ligj që të mbledhë të dhëna mbi etnicitetin, i cili konsiderohet një potencial për të ndërmjetësuar shtetin me qytetarët e tij.
Ky qytetar universal, i ndarë nga komuniteti, kombi apo historia, ndodhet në zemrën e vizionit që Maududi ka për “qytetarinë në Islam”. Ashtu sikundër shteti revolucionar Francez ka krijuar qytetarët e tij, me një qytetar që e ka të pamundur ta mendojë veten jashtë shtetit, kështu edhe shteti islamik krijon qytetarët e tij. Kjo është baza e pakundërshtueshme e argumentimit të Maududit për tezën se në një shtet Islamik duhet të jesh vetëm një mysliman për të qenë qytetar i tij.
Mos u përpiqni të lexoni Kuranin për të kuptuar atë – shihni revolucionin Francez dhe më pas idenë e sekularizimit që ka gjetur fillesën e saj në Krishtërimin Evropian: extra eçlesiam nulla salus (jashtë Kishës nuk ka shpëtim), një ide që ka filluar të transformohet me lindjen e shteteve të reja Evropiane në extra stato nulla persona (jashtë shtetit nuk je një person legal). Kjo ide ende ka një fuqi të paimagjinueshme sot e kësaj dite; është burimi i asaj që ne quajmë refugjat.
Nëse shteti ISIS është thellësisht modern, e tillë është dhe dhuna e tij. Luftëtarët e ISIS-it nuk vrasin; ata përpiqen të poshtërojnë viktimat, siç e pamë javën e shkuar, se si ata i grumbulluan rezervistët Sirianë për t’i çuar drejt vdekjes, të veshur vetëm në të mbathura. Ata përpiqen, gjithashtu, të çnderojnë trupat e viktimave, sidomos përmes manipulimeve postmortum.
Manipulime të tilla tentojnë që të shkatërrojnë trupin si diçka unike. Trupi shndërrohet në një manifestim të kolektivitetit që duhet zhdukur. Ky manipulim, atë çfarë më parë ishte një qenie njerëzore, e shndërron në një “të huaj të tjetërsuar”. Praktika të tilla janë thellësisht të dallueshme sot në luftë.
Në qendër të programit të ISIS-it është të pohojë trashëgiminë e tij Islame – shihni veshjen e El-Bagadadit. Për t’iu përgjigjur kësaj duhet një kuptim i mirë i burimeve bashkëkohore të ideologjisë dhe dhunës së tij. Në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si një rikthim në origjinën e pastër Islame. Kjo është teza kryesore e mbështetësve të tyre, një tezë që në fakt, nuk duhet të ketë asnjë besueshmëri.
The Guardian

Comments

  • Amerika dhe aleancat e cuditshme te saj.. drejt ku?
    ———————————————-
    Adil Sulejman ( ekspert per ceshtjet ushtarake) egjipt
    13 shtator 2014
    ===================
    I filloi amerika aleancat e saj rajonale dhe nderkombetare me qellime e objektiva ushtarake te kufizuara dhe te perkohshme ne fillim te viteve `90 te shek. te kaluar qysh ne luften e gjirit midis kuvajtit dhe irakut te sadam hysejnit , nje lufte qe dihet qe perfundoi me clirimin e kuvajtit dhe me nje ballance , ekuiliber te forcave te rajonit sipas parime apo standarteve amerikane e cila nuk lejon asnje force ushtarake duke perfshire edhe izraelin , te kaloje kufijte ushtarak pa bekimin e amerikes dhe pa qene ne interes te perfitimeve te amerikes.. por per kete i duhej nje mburoje arabo-rajonale per te futur trupat e saja ushtarake ne tokat arabe .. qe keshtu filloi sulmin ne kuvajt me nje sere objektivash per te cliruar kuvajtin dhe per ti dhene nje goditje irakut te sadamit .. dhe per kete i duhej nje alenace rajonale-nderkombetare ushtarake. per kete mblodhi, grumbulloi forcat e perbashketa arabe ne saudi nen udheheqjen strategjike te amerikes dhe me vendosjen ne menyre simbolike te disa prej udheheqesve ushtarake saudite ne krye te operacioneve dhe ku ky operacion u quajt stuhia ( furtuna ) e saharase ku moren pjese ushtrite e sirise, egjiptit dhe saudise me ushtaret e komandantet me te mire , ashtu sic edhe nxituan me dhjetera shtete per te marre pjese ne kete aleance per te siguruar perfitime pas mbarimit te luftes..dhe kjo ishte aleanca e pare qe krijoi amerika , nje aleance e cuditshme ne llojin e vet qe ndermori nje sulm ne `91 e shek. te kaluar nen emrin ” stuhia e saharase ” , nje stuhi qe nuk eshte qetesuar ende ne kete rajon..
    dhe nuk kaluan as 10 vite nga kjo lufte, kur ndodhi 11 shtatori 2001 , sulmi terrorrist mbi 2 kullat e tregtise ne new york dhe sulmi ne pentagon, dhe ku amerika do shpallte luften e saj boterore kunder terrorrizmit, dhe ku per here te dyte do shpallte krijimin e aleancave
    nderkombetare per tu zhytur ne kete lufte ; ashtu sic edhe u perdor motoja e famshme ” kush nuk eshte me ne, eshte kunder nesh” .. dhe pas 1 muaji filloi luften kunder afganistanit i cili ishte nen qeverisjen talebane dhe ku ishte streha kryesore per organizaten Al-kaeda e cila akuzohej qe qendronte mbrapa sulmeve te 11 shtatorit..dhe filloi lufta kunder afganistanit, dhe akoma vazhdon, nen emrin e aleances nderkombetare , por kur nderkohe aktori kryesor eshte amerika ..
    dhe nuk kaluan as 2 vjet kur amerika beri thirrje per krijimin e nje aleance te re rajonale-nderkombetare ku qellimi kete rradhe ishte sulmi dhe pushtimi ushtarak i irakut ku nuk ishte qellim vetem rrezimi i sadamit , por edhe rrezimi i sistemit ekonomik-politik , organizatat e institucionet shteterore .. edhe kete here sulmi filloi ne emer te nje aleance nderkombetare por kur ne te vertete aktori kryesor eshte amerika..nje sulm qe filloi ne 20 mars 2003..keto jane 3 aleancat qe krijoi amerika dhe ku filloi lufterat te cilat nuk kane te mbaruar, luftera te hapura ne vende te cilat asaj i sjellin kokedhimbje dhe ku nuk ka rendesi se ku jane ne azine qendrore, apo azine qendrore te vjeter e deri ne lindjen e mesme te re;
    po akoma nuk kemi afganistan pas nje lufte te gjate mbi 13 vjet, vertet jane hequr talebanet por nuk eshte zhdukur Alkaeda..dhe nuk kemi as irak pas 11 vjet lufte, pa sistem politik te formuar dhe me dallime etnike – fetare..ka ekstremizma.. dhe ajo qe vlen per tu theksuar megjithe aleancat e cuditshme, te habitshme qe krijoi amerika ne dac rajonale apo nderkombetare ajo nuk e zhduku ate flaken e fshehte te njohur per terrorrizem megjithe perpjekjen e 4 presidenteve dhe administratave here republikane e here demokrate …
    dhe ne fund na vjen obama qe e mbushi boten me deklarata per te terhequr trupat amerikane nga afganistani e iraku, me deshiren e tij per te mbyllur burgun guantanamo , ashtu si edhe per te anulluar ” luften kunder terrorrizmit”.. por kete here terrorrizmi e ka emrin DA`ISH ( tandhim deul islamije ).. ISIS..
    filluan shtetet rajonale te deklarojne pjesmarrjen, perfshirjen e tyre ne kete aleance qe eshte edhe me bizarre se ato me perpara , dhe pikerisht krijimi i kesaj aleance u shpall ne 13 vjetorin e 11 shtatorit , nje aleance e gjere e papercaktuar sakte se cilat do jene shtetet qe do marrin pjese , e vetmja gje qe dihet eshte qe jane me dhjetra…
    po a do armatosen keto ushtri per te nderrmarre nje ofensive ne token e rafidinjeve , ne ato zona ku ISIS i ka nen sundimin e saj per ta shkaterruarr kete sundim dhe per ti cliruar dhe per ti dorezuar keto zona nen qeverisjen e Hajdar Elbagdadit ne Bagdad ?.. kush do te aranxhoje ushtrite midis ketyre dhjetera qe jane, kush do ti udheheqi ,apo thjesht do emerohet nje figure e respektuar ne aparence apo do jete ne udhehqje ushtarake ne operacionet logjistike strategjike nga toka dhe ajri
    ; apo do mjaftohet me nje mbulese arabo-rajonale-nderkombetare..dhe kjo mburoje perse sherben?.. nderkohe amerika ka deklaruar qe nuk do dergoj trupa te saja per here te dyte ne kete rajon? ..
    po keshtu ka edhe nje ceshtje tjeter: ISIS ka nje shtrirje te gjere dhe te fuqishme ne disa nga zonat kyce dhe te rendesishme ne siri aq sa ka arritur te kete nen kontroll edhe prefektura te tera si Rukka etj? qe keshtu del pyetja si do sillet me ISIS ne Siri? a do kordinohet me regjimin e Basharit? apo do kordinohet me hizbullahun qe lufton ne Siri ? apo me iranin ? apo me Nusra qe eshte degezim i Alkaedes? ..
    dhe pasi ta kene sulmuar e luftuar dhe ti kene cliruar keto zona, cfare do bejne me keto zona: do ia dorezojne sirise ?
    pra kemi nje pyetje te shtruar: cfare do babai yne ne washington nga thirrja apo ftesa per krijimin e nje aleance te re te cuditshme , i cili po takon per kete ceshtje ministrat e jashtem te vendeve arabe : egjipt, saudi, vendet e halixhit deri edhe turqine ne takime te vecanta me 11 shtator .. dhe ajo qe e ben te habitshme kete aleance eshte bashkimi i vendeve qe kane konflikjte te qarta ndaj njera tjetres sic eshte sistemi i egjiptit i cili eshte ne konflikt me katar dhe turqine ..
    por po ashtu kemi edhe nje thirrje te habitshme nga amerika per krijimin e nje aleance me bosht : rusi-kine-dhe regjimi i basharit te sirise ..
    keto aleanca edhe mund te kene sukses ne goditjen ndaj organizates se ISIS apo ta dobesojne ate, por kurresesi nuk do ta zhdukin ate “flaken e fshehte ” te quajtur terrorrizem per arsyen me te thjeshte se terrorrizmi nuk eshte si varferia qe tha Ali radi All-llahu anhu ” sikur varferia te ishte njeri, do e kisha vrare” .. por ti duhet te kapercesh varferine , ta luftosh ate …keshtu eshte edhe me terrorrizmin , duhet te luftosh shkaqet e tij ..Terrorrizmi del si rezultat i padrejtesise dhe poshterimit .. eshte femija i ligjshem i sistemeve totalitare, autoritare, diktatoriale e cila fshin dinjitetin njerezor dhe ia mohon te drejtat natyrore ne lirine per te zgjedhur ..
    qe keshtu ai i cili eshte i ulur ne shtepine e bardhe, a e di kete te vertete ? ne menyre qe te nxitoje te krijoje aleanca me pozitive dhe frytdhenese, me te llogjikshme ne menyre qe te realizohet demokracia e vertete ne keto vende , te veproje ligji dhe te drejtat e njerezve . dhe ne kete menyre te largohen njerezit nga terrorrizmi dhe ekstremizmi.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *