Shteti shqiptar më katolik se Vatikani





Vizita e Papes
E-zani

Kur priten vetëm 3 ditë nga vizita e Papa Françeskut, i gjithë shteti është në këmbë, i angazhuar plot zell në organizimin e ceremonisë. Shpenzime marramendëse, krejt të paarsyeshme dhe një shpërthim i pakuptimtë religjioziteti që buron drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore, duke shkelur me të dyja këmbët parimet më elementare të laicitetit, janë shenjat më të dukshme në këtë aksion mbarëkombëtar për pritjen e Papës.
Mediat tregojnë se shpenzimet për vizitën e tij kanë shkuar në mbi 2.5 milion dollarë, një faturë e çmendur kjo për vizitën e një njeriu të vetëm për një ditë, aq më tepër në një vend kaq të vogël e të varfër sa Shqipëria. Mes shpenzimeve, shteti do të dekorojë qytetin e Tiranës me fotot e 40 dëshmorëve të katolicizmit, ndërsa do të ekspozojë postera, flamuj xhepi e byzylykë dore me mesazhe të pastra predikuese që i ftojnë njerëzit në besimin e vërtetë. “Së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen”, do të jetë slogani që do të shoqërojë kudo fushatën e mirëseardhjes, i cili e shndërron shtetin në predikues të katolicizmit.

Zelli i qeverisë shqiptare ka çuar në një shpërthim qesharak servilizmi që më shumë e dëmton sesa e mirëpret Papa Françeskun. Duke shfaqur një zell kaq të shtirur, shumë njerëz janë ndjerë të “habitur”, ndërkohë që nga shumë të tjerë ia faturojnë Vatikanit të gjitha veprimet e qeverisë. Në fakt, vetë Selia e Shenjtë ka bërë të ditur se arsyet e vizitës së Papës kanë të bëjnë pikërisht me mesazhin e përvujtnisë që ai kërkon të përçojë. Gjithashtu ai vjen për t’i predikuar botës tolerancën fetare, nga një vend me traditë bashkëjetese, ndërsa shteti ynë ofron spektakle të tilla në kundërshtim me laicitetin, në funksion të dëshirës për t’u shfaqur më katolik se vetë vizitori i shumëpritur. vizitaepapes3Duke ditur se sa larg parimeve fetare janë ata që sot brohorasin ardhjen e “shpetimtarit”, realiteti bëhet cinik.

Siç kemi thënë edhe më parë, ky zell fetar, i shfaqur nga një klasë politike që nuk reflekton fije besimi e spiritualiteti – e madje nuk reflekton as një fije të respektit të elementeve më bazike të moralit si respektimi i dinjitetit njerëzor – le një shije shumë të hidhur. Ne po e përdorim Papën për interesat e vockëla të batakut të një politike inferiore e provinciale. Si materialistë të vërtetë në shpirt, ne po e presim Papën me shpenzime e potere, por aspak besim. Në të njëjtën mënyrë, por jo fort të mediatizuar, politikanët tanë iu bëjnë temena, iu japin selam e iu dëshmojnë shehadet arabëve që vijnë duarzgjidhur për projekte të ndryshme qeveritare, ndërkohë që po kaq të dashur e përkushtuar jemi edhe ndaj “vëllezërve izraelitë”, të cilëve, përveç lidhjeve historike në mbrojtjen e çifutëve nga nazizmi, nuk ngurrojmë t’iu kujtojmë me këmbëngulje se nuk jemi një vend mysliman. Kushdo që ka parë në fakt temenatë poshtëruese të Enver Hoxhës ndaj Hrushovit, apo edhe të vëllezërve kinezë, e kupton pse bijtë e tyre sot sillen kaq pa dinjitet.

 

Comments

    • Po, vetem se keto thanat e xhamise nuk kane akoma kokrra. Cudi, pra, gjith ky zell, sic thua vete! Edhe nese ndertohet ajo xhami, leja do te shitet shtrenjte, nderkohe qe duhet te paguajme edhe per te degjuar populizmin e harmonise.

  • Tani, vertete taksat e 53% muslimane po perdoren per propagande katolike per ardhjen e Papes. Apo, sic tha nje nga organizatoret e festimeve ne Lezhe: Katolike e muslimane jane te gezuar dhe mezi presin ardhjen e Papes!!!
    Nje vajze muslimane shkon ne shkolle me shami dhe eshte shkelje e laicitetit te shtetit. Vizita e Papes… Epo lexuat me siper.
    Per mua, ne muslimanet e dime qe jemi ne disavantazh politik dhe udheheqes. Paria mbeshtet krishterimin EU-Joiner. Fundi i fundit, kete pari e ka zgjedhur shumica.
    Nuk duhet te xhelozohemi per shkeljet e rregullave, prape se prape ne do drejtojme kerkesat tona, plotesojme kerkesat tona brenda rregullave te vendosura.
    Jemi nje minorance e shtypur, por me detyre per te shfaqur ate te drejte te cilen besojme. Le te fokusohemi ketu, dhe mos te humbasim ne xhelozi.
    P.S. Nuk jam kunder evidentimit, mjafton qe keto ceshtje mos te na shqetesojne me shume sesa plotesimi i detyrave tona. V.

  • Ne darken e fundit (iftar) qe beri Rama per Ramazan u tha te pranishmeve qe une nuk besoj ne Zot… Te shohim nese do ti thote edhe Papes dhe shoqeruesve te tij te njejten gje!

  • Ne fakt Papa Francesku ka thene se vjen ne Shqiperi meqe vendi ka vuajtur nga regjimi komunist, po ama shikoni se si i ka patur lidhjet me nje regjim, jo dhe aq mizor, me junten ushtarake ne argjentine:

    http://www.theguardian.com/world/2013/mar/15/pope-francis-argentina-military-era

    (se keta te guardian jane xhihadista, do te thonin)
    asnje fjale nuk ka folur per vrasjet e regjimit fashist ne argjentine, edhe pse ka qene nga figurat me te larta katolike ne vend.
    ajo qe me habit me teper eshte shkaperderdhja e temenase nga keta “majtistet” e rames, pavaresisht se theksojne laicitetit e me the te thashe

    • Rama eshte nje individ qe mund te kete perkatesine e vet fetare – tradicionale ose laike. Mund te jete konfesional, per ashtu siç e kuptojme laicitetin ne kete faqe. Ndersa shteti shqiptar nuk eshte as individ e as mund te jete konfesional. Ndonese nuk eshte, ka mjaft raste qe anon nga konfesionaliteti. I tille eshte rasti i pritjes se Papes. Ky vend eshte vizituar nga Presidenti Bush. Dhe e di çdo te thote apo jo? Papa nuk e rivalizon ne asnje aspekt rendesine e Presidentit amerikan per Shqiperine. Mbase per disa shqiptare qe i perkasin besimit katolik po, por per interesat e Shqiperise, te shtetit shqiptar dhe te shqiptareve ne kuptimin e identifikimit me qytetarine dhe kombesine, vizita e nje Pape eshte simbolike. Ashtu siç ka qene vizita e Gjon Palit II ne 1993. Ju kujtohet apo jo? Kur lexova nje interviste te marre historiantit Bernd Fischer, ishte nenvizuar se me viziten e Papes pranoheshim ne gjirin e kombeve. Po pas vizites se Gjon Palit II ku kishin perfunduar? Ja pra sa retorika boshe lexojme keto dite.
      Te mos harrohet se Presidenti Bush me ate vizite sanksionoi pavaresine e Kosoves, qe Vatikani nuk e njeh per arsye te kuptueshme politike e jo shpirterore. Do te thote se Vatikani luan ne lojen politike nderkombetare dhe konkretisht çeshtja shqiptare nuk hyn ne optiken e interesave te tij. Kjo ka rendesi per shqiptaret si shqiptare. Kisha, xhamia, shkolla me orientim ose drejtim fetar ka rendesi per komunitetet fetare, qe mund te perkthehet sigurisht ne avantazhe qytetare, por vetem indirekt. Ndersa direkt, Vatikani mbetet i orientuar nga interesat fetare, qe ne Shqiperi perkojne me nje 12-15% te popullsise. Prandaj dalldia institucionale ka kete tipar anshmerie te padrejte. Ka ndoje rast kur per hire te perqindjeve te tjera konfesionale eshte regjistruar ndonje dalldi e tille institucionale? Mund te replikohet se leja e ndertimit te Xhamise se Namazgjase eshte diçka e ngjashme, por ajo leje, sidoqofte e vonuar, permbush vetem detyrat e shtetit shqiptar ndaj te drejtave kushtetuese te nje komunitetit fetar dominues ne kete vend.

      Papa ka rendesine e vet, e dikush si Albert Nikolla e krahasoi me Krishtin, por shteti shqiptar nuk nje Krisht e Allah, dhe mire ben. Prandaj te pritet nje Pape me me shume buje se Presidenti i superfuqise se botes, kjo nuk konsiderohet me kortezi institucionale, por perfshirje konfesionale, sepse perveç konfesionit te vet, Papa nuk ka se çfare te ofroje. Te tjerat jane dekor emocional.

      Pastaj duhet nenvizuar se paqja e harmonia nuk jane produkte fjalesh e buzeqeshjesh, por veprimi dhe bashkeveprimi, qe sinqerisht i shikojme shume larg. Ngritja e kryqeve, kerkesat per perfaqesim institucional te tarafit katolik neper media serioze nga persona publike serioz, jane sinjale te qarta te vullnetit per t’u diferencuar brenda te qenurit qytetar e nenshtetas.

  • Keto heshtje jane emblematike tek Nene Tereza. Eshte ceshtje politike, ndersa denoncimi eshte ceshtje imazhi.

    Per kronike: u trumpetua fillimisht se Papa kish thene qe ne Shqiperi ishin shkaterruar 1.800 kisha, por aq nuk kane qene gjithsej ne 1967. Mbase informacionin e ka nga Artur Zheji, qe vetem katedrale dhe veten ne njecopez te Veriut, numeronte 300.
    Te gjitha mediat e sollen citimin si lajm, çka tregon serish nivelin tone mediatik.

  • mjaft e politizuat, e rendesishme eshte qe po flitet per besim e fe prej disa javesh. Vetem kjo mjafton per 2.5 milion te shpenzuara

    • Nese i ke syzet e pastruara po mundohemi pikerisht kunder perfshirjes se fese ne politike. Pastaj, nese u dashkan 2,5 milion per te biseduar per fe, kjo hap precedentin e “bisedave fetare me lek publike” dhe madje ne menyre te pabalancuar. Per rrjedhoje duhen edhe ca miliona per balancim: do te duhen edhe ca miliona per ato qe nuk besojne, e ca te tjere per ato (rasti im e jo vetem) qe ne raport me shtetin jane laike. Per ndryshe, te shpenzosh aq per NJE fe dhe asgje per te tjerat eshte me shume se politizim.

      Nje shtet qe perfaqesohet nga oligarki te ndryshme e maskarenj (disa madje te denuar) qe politiken e konsiderojne investim personal, nuk me duket edhe aq moralisht i denje per te na biseduar per fe. E as me duket Papa personi ne gjendje per t’i ndryshuar keto anomali shqiptare.

  • Byzylyku eshte tregues rengjethes per situaten mendore e shpirterore te vendit. Shprehja “Se bashku me Zotin ne nje te ardhme qe nuk zhgenjen” me shume se sa te tregoj besim ne Zot apo dashuri per Te, tregon botekuptimin faranoik qe kane politikanet dhe shoqeria jone me gjere per Zotin, dhe vetveten.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *