islamic art - pImam Suheib Webb

Sot është dita e parë e muajit hënor të Dhul Hixhes. Zemrat tona janë me ata që kanë marrë rrugën e vështirë të pelegrinazhit gjatë këtyre ditëve. Për ata prej nesh që nuk do kryejnë pelegrinazhin, gjithsesi ka ka shumë mënyra për të përfituar në këto ditë të bekuara.

Virtytet e 10 ditëve të Dhul Hixhes

Sa herë kemi dëgjuar recitimin e Sure ‘Fexhr’ në shtëpitë tona apo duke e memorizuar atë në xhami? Duke qenë se është një sure e shkurtër, ajo mund të recitohet shpesh prej nesh në namazet tona, por kur ndalemi të reflektojmë qoftë në disa vargje të saj, atëherë zbulohet thesari i kuptimit.

Në dy vargjet e para, Zoti thotë:

 

‘Betohem në Agun; dhe në dhjetë netët.’

Sipas dijetarëve të Kuranit, dhjetë netët e përmendura me domethënie kaq të madhe saqë Zoti betohet në to janë dhjetët ditët e Dhul Hixhes.

Duke përshkruar se si këto dhjetë ditë janë ndër më të bekuarat, Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, tha: “Nuk ka ditë në të cilët punët e virtytshme janë më të dashura tek Zoti se sa këto dhjetë ditë.” Ai u pyet,: “As lufta në rrugë të Zotit?” Ai tha: “As lufta në rrugë të Zotit, përvec dikujt që shkon me jetën e pasurinë e tij e nuk kthehet me asnjë prej tyre.” (Buhari).

Profeti, paqja qoftë mbi të, gjithashtu tha: “Nuk ka punë të virtytshme që janë më të vlefshme përpara Zotit apo më të shpërblyera se sa një vepër e mirë e bërë në dhjetë ditët e (para) të Adha.” Ai u pyet: “As lufta për hir të Zotit?” Ai tha: “As lufta për hir të Zotit, përvec një njeriu që shkon me jetën dhe pasurinë e tij e nuk kthehet.” (Darimi).

Këto dhjetë ditë janë më vyera se të gjitha ditët e tjera të vitit, qoftë edhe dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. (Dhjetë netët e fundit të Ramazanit kuptohen të jenë më të vlefshme se netët e Dhul Hixhes meqënëse ato përfshijnë Natën e Kadrit, më e rëndësishme një mijë muaj). (Kurani, 97:3)

Kësisoj, kushdo nuk është i mundur të shkojë për Haxh, duhet të përdorë këtë kohë të bekuar për të përmbushur edhe më shumë vepra të virtytshme se zakonisht. Kjo mund të përfshijë bamirsinë, nderimin ndaj prindërve, ruajtjes së lidhjeve të farefisnisë, udhëzimin për tek e virtytshmja dhe ndalimin e të ligës. Agjërimi dhe dhikri (përmendja e Zotit, recitimi i lutjeve profetike) janë vecanërisht të rekomanduara:

  1. Agjërimi i Nëntë Ditëve, vecanërisht ditën e Arafatit.

Është sunet për muslimanët të agjërojnë nëntë ditët e para të Dhul Hixhes, sepse agjërimi është një prej akteve më të virtytshme. Në një hadith kudsi, Zoti thotë: “Të gjitha veprat e fëmijës së Ademit janë për të, përvec agjërimit, që është për Mua dhe Unë do e shpërblej atë” (Buhari).

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka pas agjëruar në nëntë ditët e para të Dhul Hixhes. “Profeti, paqja qoftë mbi të, agjëronte nëntë ditët e para të Dhul Hixhes dhe ditën e Ashures dhe tre ditë të cdo muaji, të hënën e parë të muajit dhe dy të Enjte” (Ebu Daud).

Dhjetë ditët e Dhul Hixhes përfshijnë Ditën e Arafatit, në të cilën Zoti plotësoi Fenë e Tij. Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Agjërimi i ditës së Arafatit pastron mëkatet e dy viteve, atij që ka kaluar dhe atij që vjen. Agjërimi i Ashures pastron mëkatet e vitit të kaluar” (Muslim).

  1. Dhikri – Përkujtimi i Zotit

Është sunet për recitosh tekbire (Zoti është më Madhështori), tahmide (Gjithë Falenderimi I takon Zotit), tahlile (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përvec Zotit) dhe tesbih (Zoti është I Madhërishëm) gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes duke i recituar këto me zë në xhami, shtepi e kudo ku është e lejuar të përmendet Zoti.

Profeti, paqja qoftë mbi të, shpjegoi “Nuk ka ditë më të vyera përpara Zotit në të cilat veprat e mira janë më të dashura për Të se sa këto dhjetë ditë, prandaj recitoni shumë tehlil, tekbir dhe tahmid në këto ditë” (Ahmed).

Zoti është më Madhështori, Zoti është me Madhështori, nuk ka të adhuruar me të drejtë vec Tij, Zoti është më Madhështori, Gjithë Falenderimi i takon Atij

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *