n-BINBAYYAH2-large570Huffington Post

Washington – Kundërshtimi ndaj grupeve ekstremiste si Shteti Islamik nuk ka nevojë “për më pak, por për më shumë fe,” thotë një klerik musliman i shquar, i cili u citua nga Presidenti Barack Obama në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara në fillim të kësaj jave.

 “Ata po bëjnë cfarë po bëjnë për shkak të injorancës së tyre fetare,” thotë Sheh Abdullah Bin Bejah, një dijetar që jeton në Arabinë Saudite, i cili po viziton Shtetet e Bashkuara këto ditë, për grupet ekstremiste muslimane. “Ata kanë një kuptim shumë të cekët: ata përdorin disa vargje jashte konstksti dhe pjesë nga tekstet fetare dhe shembuj historikë… Ata ngrenë një rrymë dhune dhe ne duhet të ngrëmë rezistencën ndaj tyre.”

Bin Bejah adresoi Institutin Amerikan per Paqe në Ëashington nëpërmjet një përkthyesi. Ky takim shënoi fundin e një konference një-javore rreth luftës kundra radikalizmit, takim i cili solli sëbashku udhëheqës fetarë nga besime të ndryshme e nga shumë vende.

“Islami ka brenda vetes mekanizmat për të promovuar paqen,” tha Bin Bejah, duke shtuar se ai beson se udhëheqësit fetarë duhet “të denoncojnë natyrën e rrejshme të argumenteve” të përdorura nga rekrutuesit e ekstremistëve.

Duke folur përpara Asamblesisë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara të mërkurën, Obama citoi Bin Bejan si shembulli i një udhëheqësi musliman që po punon për të kundërshtuar thirrjen e grupeve si Shteti Islamik.

Intelektualët muslimanë nuk janë të sigurtë nëse duhet të fokusohen tek rrënjët e arsyeve të ekstremizmit, apo të fokusohen në mënyrën se si mund ta ndalojnë atë, tha Bin Bejah. Ai shtoi se për të, për të është tejet e rëndësishme të fokusohet vëmendja tek mënyra se si mund të ndalohet e kjo për shkak të “rrethanave urgjente.” Ai nuk përmendi ndonjë grup me emër.

“Nëse në kushtet aktuale, ne themi se nuk ka paqe pa drejtësi, atëherë, në bazë të sasisë së pakënaqsive me të cilat po përballemi, do duhej të harronim tërësisht mundësinë e arritjes së paqes,” tha Bin Bejah. “Ne duhet të ndërtojmë paqen në zemrat tona në mënyrë që të punojmë më pas drejt adresimit të pakënaqsive në një atmosferë paqeje.”

Dijetari that se teksa udhëheqës fetarë si ai vetë nuk duhet të preokupohen me arritjen e aprovimit të qeverive, ata duhet, gjithsesi, të bashkëpunojnë me “njerëz në pushtet” për të siguruar se ata janë të mbrojtur nga kërcënimet e ekstremizmit dhe për të arritur paqe.

Duke përshkruar fushatën e tij të re në Lindjen e Mesme, administrata Obamës ka thënë që nuk është në luftë me Islamin, por me atë që Presidenti përshkruan si një kuptim i devijuar i fesë. Një nga manyrat se si ai është përpjekur ta qartësojë këtë është duke përfshirë vende arabe në koalicionin që po bombardon Shtetin Islamik dhe militantët e Al Kaidas në Siri. Megjithatë, ka patur prej atyre që kanë thënë se aleanca me qeveri që kanë kuptimin e tyre kontraversial të Islmait dhe të cilat dihen se kanë përdorur fenë si vegël strategjike për motivet e tyre mund të kërcënojnë më tej imazhin e Amerikës në botën muslimane.

Bin Bejah ka patur poste qeveritare më parë në vendlindjen e tij në Mauritani. Ai tashmë është kryetar i një organizate të quajtur Forumi për Promovimin e Paqes ne Shoqëritë Muslimane. Më 14 Shtator Bin Bejah deklaroi nje fetva, apo promemorje fetare, e cila përpiqej që një mënyrë gjithëpërfshirëse të kundërshtonte ideologjinë e Shtetit Islamik. Kjo promemorje me titull “Kjo nuk është rruga për në parajsë,” fillon kështu: “Kjo i adresohet të rinjëve që kanë marë armët kundra vendeve të tyre dhe shkatërrojnë vendin dhe bashkëatdhetarët. Ju keni abandonuar të gjitha vlerat dhe jeni kthyer në armiqë të të gjithë botës. Ne ju bëjmë thirrje të ndaloni, të reflsktoni, dhe të dëgjoni këshillën për hir të të gjithë atyre që duan të mirën e bashkësisë tonë.

Dijetarë të tjerë muslimanë në SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera të botës muslimane kanë nxjerrë deklaratat e tyre kundra pretendimeve të Shtetit Islamik se përfaqsojnë Islamin. Në fillim të këtij viti, Bin Bejah shkroi një fetva tjetër kundra grupit ekstremist Nigerian, Boko Haram.

E megjithatë, mediat konservatore amerikane e kanë sulmuar në të kaluarën për lidhje të pretenduara me një udhëheqës të Vëllazërisë Muslimane të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA.

Comments

  • Fox News nuk vonoi ta kritikonte Obamen pse citoi “klerikun kontrovers” ne fjalen e tij ne OKB http://foxnewsinsider.com/tag/sheikh-abdallah-bin-bayyah

    Problemi me keta te Fox-it eshte se edhe te duash te behesh “musliman i moderuar” nuk te lene. Si puna e Netanjahut qe del e thote “Abbass is Hamas” … i shkreti Abas, sado i urryer te behet per popullin e vet me mungesen e kurajos per ti dale zot halleve te palestinezeve, nuk ka per tu bere ndonjehere i pelqyeshem per izraelitet.

  • Gjithsesi, sepse dola pak nga tema, nuk mund ta shpreh mjaftueshem falenderimin dhe vleresimin per Shejh Bin Bejen (dhe ezanin qe na e sjell ne shqip) per qendrimin e tij dhe per perpjekjet intensive per ta bere te ditur kete qendrim.

    • mesa duket nuk paske kaluar nga faqet qe kane folur per qendrimin e Karadawit, ganushit etj etj ne lidhjen boterore te dijetareve qe u mbajt aty nga 20 gushti ne turqi ne lidhje me ngjarjet ne siri e irak e sidomos per ISIL..
      kurse sa per kete shehun lart, ai nuk ka nevoje te lodhet hic per te shpalosur mendimin e tij; ka te tjere qe ia shpalosin dhe ia bejne te ditura publikut.. nga keta eshte Saudia, emiratet etj etj ku ne mars te ketij viti ne emirate , lideret e emirateve perzgjodhen teologe me ne krye shejhun lart qe te themelohet nje tjeter lidhje dijetaresh… une mund ta sjell linkun, por politika e kesaj faqeje eshte qe nuk pranon ne gjuhe me shkrim jolatin.. po sqarojme edhe ato hamendesimet e lena ne mes aty nga fundi i shkrimit: Bejah ka qene zevendes i Karadawit ne lidhjen boterore te dijetareve dhe ku ai ne nentor te vitit te kaluar, dha doreheqje.. puna e tij dhe as nuk me intereson ta di se pse iku.. cdo njeri zgjedh vete rrugen e tij…
      por te ulet krah per krah me ata qe jane nder organizatoret e gjithe ketyre masakrave ne LM,dhe te behet pjese e ketyre lojrave ( uroj e shpresoj qe te mos ngaterrohet, jo per mua.. por per veten e tij , ne keto lojra politike te ndyra ku po derdhet gjak njerezish te pafajshem ne LM)..

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *