Dudaj

E-zani

Libri Vargjet Satanike sapo ka dalë në treg, si urim për Kurban Bajramin, dhe menjëherë, siç pritej, filluan edhe shejtanlleqet. Sot botuesja i rikujtoi lexuesit se e kishin kërcënuar, ndërsa e mbylli intervistën me kronologjinë e anatemave dhe refuzimeve ndaj librit, të ekspozuara në vite, ndërsa për librin fliste pak e aspak. Edhe kur Arlinda Dudaj deklaroi se kish vendosur ta botonte, përdori të njëjtën retorikë: kërcënimet, demonstratat, dënimet ndaj autorit etj. Nuk kuptohet nëse ofrohet libri apo sherri, liria apo përfitimi personal!

Gazetat e përcollën me tituj publicitarë. Panorama fliste për dilemë, në një kohë që libri është në treg! Titulli i Temës ishte më simpatik: “Vargjet satanike” tani në librari. Si do reagojnë myslimanët shqiptarë ndaj autorit të dënuar me vdekje?”. E pra, nga burime të mirë-informuara kemi mësuar se nuk do ta rruajnë fare, as dashin e kurbanit e as mjekrën që mbajnë për 150 dollarë. Tamam si para dy vitesh, kur Arlinda u përpoq të rrëzohej në një lëkurë bananeje, duke drejtuar gishtin nga “ekstremistët”: të paktën nëna e Magdalena Kwiatkowska-s, kur akuzoi pishinën se ia kish lënë gocën shtatzënë, gjeti audiencë, por Arlinda nuk rrëshqiti as në lëkurën e bananes që hodhi vetë. Megjithëse nuk i dihet, nganjëherë e ‘mbush shejtani’, siç thoshte Dashnor Diko.

Sidoqoftë, problemi në vetvete është se edhe ekstremistët e morën vesh sot nga Arlinda që e paskëshin kërcënuar me e-maile, e për të mbrojtur statusin tyre, u hodhën në sulm të menjëhershëm. Po nga burime të besueshme mësohet se kërcënimet janë të llahtarshme:

  1. Libri do të rrëmbehet e do t’i ofrohet biznesit të qofteve, si letër konfeksioni.
  2. Nëse ka fragmente me germa me kaçurrela, ato do të ambalazhohen si nuska-hajmali.
  3. Nëse Selmani shkel në Shqipëri, do t’i nxirret shejtani, me ose pa hir, me metoda të sofistikuara ekzorcizmi tek tempulli i Shën Eleonorës.
  4. Arlinda do të detyrohet të mbulohet me shami edhe më të zezë se deputetet Doda, Topalli, Shamku e Kryemadhi, në meshën e Papës.
  5. Sapo të dalë nga shtëpia, asaj do t’i lëshohet një mace e zezë që t’i presë rrugën.
  6. Emri i universitetit Marin Barleti do të shndërrohet në ‘Ebu Beker Al-Amriki’, kështu, më në fund, Shqipëria do ketë një universitet islam.

Ne distancohemi plotësisht nga deklarata të tilla ekstremiste, që nuk lidhen me islamin tonë, ndërsa mbështesim tërësisht Arlindën. Pasi dolëm vendi më tolerant në botë e më katolik se Papa, le të bëhemi edhe vendi i lirisë, më të lirë se SHBA, por kujdes të mos bëhemi edhe vendi i budallenjve për medalje ari, se mjafton një e-mail dhe ‘Selmani i Dudajve’ bëhet best-seller, siç u bë ‘Ishulli i Benit’ apo ‘Enveri i Opinionit’.

 

Post Scriptum – sot thënë ndryshe, ‘LSI’:

Në momentin që po përfundohej ky shkrim, na erdhi gjithashtu një kërcënim me e-mail, paradhënie për reagimin tonë ndaj botimit të librit.

 

 

Comments

  • Agjencia e lajmeve L’espresso di mezzanotte ben te ditur se kercenimi i Arlinda Dudajt ka alarmuar shtetin shqiptar. Presidenti i Republikes ka thirrur nje keshill kombetar, per krijimin e nje grupi ekspertesh qe do te hartojne planin sesi te mbrojne znj Dudaj. Zedhenesi i Presidentit u shpreh dje se do te merren te gjitha masat qe kjo zonje, qe paraqet profilin me perfaqesues te heronjve te se nesermes (se bashku me personazhe shume te dashur per publikun si Nora Oratorja, Geri Supernuhatesi, Edi Gishtshpejti dhe Andi Zemergjeri), te jete e qete dhe e sigurte ne misionin e saj per mbrojtjen e fjales se lire. Per kete shteti shqiptar do te vendose ne dispozicion te gjitha kapacitetet e tij te rendit dhe sigurise.
    Flitet se ka shume mundesi qe ky rast, t’i ktheje mendjen kryeministrit Rama per te anulluar vendimin e tij per shkrirjen e Gardes se Republikes. Thuhet se tashme Kryeministri eshte ndergjegjesuar se garda eshte shume e nevojshme ne raste te vecanta si ky, ndaj ajo duhet te vazhdoje te ekzistoje, pavaresisht efekteve anesore, sic ishte 21 janari.
    Se shpejti, grupi i emergjences do te beje te diture te gjithe planin e punes, nderkohe qe Presidenti i Republikes pritet te dekoroje znj. Dudaj me Medaljen e Shqiponjes, me motivacionin “per trimeri te larte ne mbrojtjen e fjales se lire”.
    Ka zera qe thone se policia po heton edhe pista te tjera. Thuhet se gjithcka mund te jete kurdisur nga drejtuesi i shtepise botuese Toena (botuesi i Rushdise shqiptare: Ben Blushi), per arsye xhelozie, per faktin qe Dudaj, nder te tjera, i ka vjedhur edhe panairin e librit, te zhvilluar tashme ne pjesen e pare te vitit, me mbeshtetjen e qeverise. Vargjet Satanike, mund t’i garantojne nje sukses te jashtezakonshem Dudajt, ne panairin e dyte, qe Toci vazhdon e mban ne kembe me kokefortesi. Thuhet se ai e shikon futjen e ketij libri ne panairin e tij, si nje dorashke sfide, e cila rrezikon ta vere perfund ne shtepine e tij, ne panairin qe organizon vete. Kercenimi ka pasur si qellim te trembe botuesen, per ta bere ate te terheqe botimin, duke dale e humbur nga beteja. Megjithate keto jane vetem spekulime dhe nuk duket te kete asgje te vertete. Fundja presidenca ka gati tashme dekoratat dhe kjo tregon se faktet jane kokeforta ne ekzistencen e presionit te jashtezakonshem qe botuesja po has ne botimin e kesaj vepre.

      • @ Tani: kete sygjerim ne fakt na e kane bere edhe me pare miq te tjere. Por mendimi yne ka qene se pse mos shprehet pelqimi (LIKE) apo mospelqimi (DISLIKE) qofte me nje fjali te shkurter e ndoshta te shpresohet qe komentuesi te thote edhe ndonje fjale me shume per arsyen se pse i pelqen ose jo. Qellimi eshte te kete komunikim nepermjet shkembimit te ideve. Ne te kundert opsioni LIKE mbetet e lidhur me faqen tone ne FB.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *