Shkatërrimi i Mekës





images (4)Ziauddin Sardar

 

Kur Malkom X vizitoi Mekën më 1964-ën, ai u mahnit. Qyteti iu duk “i lashtë sa vetë koha”, dhe shkroi se zgjerimi pjesërisht i përfunduar i Xhamisë së Shenjtë “do ia kalojë bukurisë arkitekturore të Taxh Mahalit.”

50 vjet më pas, dikush zor se mund ta përshkruajë Mekën si të lashtë, apo të shoqërojë bukurinë me qytetin më të shenjtë të Islamit. Pelegrinët që kryejnë Haxhin këtë javë do kërkojnë më kot për historinë e Mekës.

Objekti arkitekturor dominues në qytet nuk është Xhamia e Shenjtë, ku ndodhet Qabja, fokusi simbolik i muslimanëve kudo në botë. Është hoteli i neveritshëm Meka Royal Clock Tower, i cili, me 601 metra lartësi, është mes ndërtesave më të larta në botë. Ai është pjesë e një kompleksi gjigand ndërtesash të larta që përfshin qendra tregtare luksoze dhe hotele për super të pasurit. Horizonti nuk dominohet më nga vija e thyer e majave rrethuese. Male të lashta janë sheshuar. Qyteti tani rrethohet nga brutaliteti i strukturave drejtkëndëshe prej çeliku dhe betoni – një amalgamë i Disnejland dhe Las Vegas.

“Kujdestarët” e Qytetit të Shenjtë, liderët e Arabisë Saudite dhe klerikët, kanë një urrejtje të thellë ndaj historisë. Ata duan që çdo gjë të duket akull e re. Ndërkohë, infrastruktura po zgjerohet për të akomoduar numrin në rritje të pelegrinëve, i ardhur në 3 miljon sot nga 200 mijë në vitet 60.

Faza fillestare e shkatërrimit të Mekës filloi në mes të viteve 70, dhe unë isha atje për ta dëshmuar. Ndërtesa të shumta të lashta, përfshi xhaminë e Bilalit, që datonte nga koha e Profetit Muhamed, u rrafshuan me buldozer. Shtëpitë e vjetra osmane, me mashrabijet elegante – penxhere me rrjeta të thurura–dhe dyer me gdhendje të ndërlikuara, u zëvendësuan me shtëpi të shëmtuara moderne. Brenda pak vitesh, Meka u transformua në një qytet “modern” me rrugë të gjera me shumë korsi, mbikalime të koklavitura, hotele të shtrenjta dhe qendra tregtare.
Ndërtesat e pakta dhe vendet me rëndësi fetare dhe kulturore që mbetën u zhdukën kohët e fundit. Meka Royal Clock Tower, e mbaruar në 2012-n, u ngrit mbi rrënojat e gati 400 objekteve me rëndësi kulturore dhe historike, përfshi ato pak ndërtesa të mbetura të mijëvjeçarit të kaluar. Buldozerët erdhën në mes të natës, duke zhvendosur familjet që jetonin aty prej shekujsh. Kompleksi qëndron mbi Fortesën Axhjad, e ndërtuar në 1780-n për të mbrojtur Mekën nga banditët dhe pushtuesit. Shtëpia e Hatixhes, gruaja e parë e Profetit Muhamed, është shndërruar në një bllok banjash publike. Hoteli Meka Hilton është ndërtuar mbi shtëpinë e Ebu Bekrit, shoku më i afërt i Profetit dhe Kalifi i parë.

Përveç Qabes vetë, vetëm bërthama e brendshme e Xhamisë së Shenjtë ruan një fragment historie. Ajo përbëhet prej kolonave të mermerit të gdhendura me shumë detaj e të zbukuruara me mbishkrime kaligrafike të emrave të shokëve të Profetit. Të ndërtuara prej disa sulltanëve Osmanë, kolonat datojnë që prej fillimit të shekullit të 16. Por planet po përgatiten për t’i shembur ato bashkë me krejt pjesën e brendshme të Xhamisë së Shenjtë e për t’i zëvendësuar me një ndërtesë ultra-moderne në formë gjevreku.

E vetmja ndërtesë tjetër me rëndësi fetare në qytet është shtëpia ku ka jetuar Profeti Muhamed. Gjatë shumicës së periudhës saudite ajo është përdorur në fillim si një treg bagëtish, pastaj u kthye në një bibliotekë e cila nuk është e hapur për publikun. Por edhe kjo është e tepërt për klerikët radikalë sauditë të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që ajo të shembet. Klerikët kanë frikë se, nëse hynë brenda, pelegrinët do i luten profetit e jo Zotit – një mëkat i pafalshëm. Është thjesht çështje kohe para se ajo të rrafshohet dhe të kthehet, me të gjitha gjasat, në një parking.

Shkatërrimi kulturor i Mekës e ka transformuar radikalisht qytetin. Ndryshe nga Bagdadi, Damasku, apo Kajro, Meka nuk ishte kurrë një qendër e madhe intelektuale apo kulturore e Islamit. Por ishte gjithmonë një qytet pluralist ku debati mes sekteve të ndryshme muslimane dhe shkollave të mendimit nuk ishte i pazakontë. Tani është shndërruar në një entitet fetar monolit ku vetëm një interpretim literal e jo-historik i Islamit lejohet, dhe ku të gjitha sektet e tjera jashtë rrymës selefiste të Islamit saudit konsiderohen si false. Me të vërtetë, fanatikët shpesh kërcënojnë pelegrinët e sekteve të tjera. Vitin e kaluar, një grup pelegrinësh shiitë nga Miçigani u sulmuan me thika nga ekstremistët, dhe në Gusht, një koalicion i muslimanëve amerikanë i shkroi Departamentit të Shtetit dhe kërkoi mbrojtje gjatë Haxhit të sivjetshëm.

Fshirja e historisë së Mekës ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm mbi vetë Haxhin. Fjala “haxh” do të thotë përpjekje. Është nëpërmjet përpjekjes për të udhëtuar në Mekë, për të ecur nga një vend rituali tek tjetri, për të takuar e angazhuar njerëz nga kultura e sekte të ndryshme, dhe për të thithur historinë e Islamit që pelegrinët dikur fitonin dije sëbashku me përmbushjen shpirtërore. Sot, haxhi është një paketë turistike, ku ti lëviz, i ngjitur me grupin tënd, nga hoteli në hotel, dhe rrallë takon njerëz nga kultura apo etni të ndryshme. I tharë nga historia dhe pluralizmi kulturor e fetar, haxhi nuk është më një eksperiencë transformuese shpirtërore që ndodh njëherë në jetë. Është shndërruar në një ushtrim të rëndomtë ritualesh dhe bërje pazari.

Meka është një mikrokozmosin e botës muslimane. Ajo çka ndodh aty ka një efekt të thellë mbi muslimanët kudo. Zemra shpirtërore e Islamit është një enklavë ultramoderne, monolite, ku ndryshimi nuk tolerohet, historia nuk ka kuptim, dhe konsumizmi është parësor. Atëherë nuk është për tu habitur që literalizmi, dhe interpretimet vrastare të Islamit që vijnë me të, janë bërë kaq dominuese në vendet muslimane.

Ziauddin Sardar është redaktori i revistës tre-mujore Critical Muslim dhe autor i “Mecca: The Sacred City.”

 

Marrë nga New York Times

Përktheu A.T.

Comments

  • Ky shkrimi me ngjason me protestat e Stambollit per mos ndryshimin e Sheshit Tahsim.Tre gjera do ngelen te paprekura.Islami(dija) Kabja dhe uji i Zemezemit.Sa here qe shkoj ne Meke nuk me vjen mire kur sufi dhe shia nga vende te ndryshme te botes fshihen tek muri i Kabes, ferkojne rrobat e tyre bashke me injorancen qe kane, kerkojne miresi prej mureve te saj apo copes se saj duke e djersitur murin e saj nga ngushtimi dhe dyndja.
    Normalisht Islami eshte fe e cila jeton me kohen.Ne rastin kur nje qytet e viziton rreth 5 miljon vete per vetem 5 dite normalisht kerkohet nje organizim dhe nje infrastrukture e persosur.Teksa shikoja tavafin e Haxhit dhe miliona njerez ne dyndje duke mos levizur lirshem e duke shtypur njeri tjetrin, nuk me vjen aspak keq per reliket historike qe dikujt i interesojne si pjese e besimit te tij sufist, por me vjen keq per ato haxhinj te cilet se shpejti do gjejne lireshmerine e levizjes ne Meken e Bekuar.
    Te ishte per bjkun Meka duhet te ishte si nje parcele, te ishte per marangozin Meka duhet te ishte me parket, por si duhet te jete Meka ate me mire e thojne haxhinjte te cilet kerkojne lireshmeri veprimesh dhe jo gjendje kaotike, pikerisht projekti i rregullimit te saj dhe jo i shkatarrimit sic ka vendosur autori qellimisht me lart, do jape hapesirat e duhura qe asnje shpirt besimtari mos vihet ne rrezik atje.Sic thote profeti a.s me mire per mua eshte te prishet Kabja gur gur se te derdhet gjaku i nje muslimani.

    • Per nje çast me kujtove Carlo Verdone-n ne nje sekuence te filmit Gallo Cedrone, ku ai, aktor protagonist dhe regjizor, flet si politikan per sistemimin e qarkullimit. Dhe propozon tharjen e lumit Tevere, simbolit te Romes, ku edhe eshte ngritur qyteterimi, mbase me domethenes i njerezimit, per te ndertuar nje tip unaze qytetare me disa korsi.

      Reliktet historike mund te lidhen me sufizimin aq edhe me nostalgjine, por eshte e sigurt dhe e provuar gjithandej se njeriu dhe komunitetet kane nevoje per memorie kolektive. Kjo vjen nga ato qe ti quan relikte. Ato jane gjurme, deshmojne nje te shkuar, flasim dhe transmetojne perkatesi. Qabja ka nje histori dhe nuk eshte vetem objekt per t’i bere xhiro rreth e rrotull me nga 8 korsi. Me kete logjike, i bie qe ne nje te ardhme tavafi te behet me makina golfi, per korsine e bosave, dhe me tren ose autobus, per turmen. Keshtu Qabja vizitohet, dhe rremuja eshte e kontrolluar sipas korsive, mundesisht me kate.
      Eshte ndryshe te kryesh namazin ne nje kapanon ose ndertese moderne me shume kate, dhe krejt ndryshe ta konsumosh adhurimin ne nje ndertese qe perçon rrenje dhe vazhdimesi, ashtu si feja, uji i Zemzemit dhe Qabja. Islami eshte sistem jete dhe si i tille krijon tradite. Nese ne e fshijme traditen, te mos kemi shume iluzione se feja nuk cenohet. Tjeter eshte besimi. Ja Shqiperia. Ka ndonje gjurme islame ne kete vend? Cfare emocioni dhe pershtypjeje transmetojne xhamite e viteve ’90?

      • Problemi me “selefinjtë” e tipit të të sipërshkruarit është fobia ndaj kujtesës dhe ndërgjegjes historike, e cila rezulton nga keqkuptimi fatal se gjoja kjo kujtesë dhe ndërgjegje mund të adhurohet dhe të zëvendësojë në këtë mënyrë vetë fenë. E para, këta “selefinj” nënçmojnë aftësitë gjykuese të myslimanëve në përgjithësi për të dalluar ndërmjet adhurimit të Allahut s.t. dhe respektit ndaj historisë islame. Prandaj ata janë në vetvete ofendim për arsyen e myslimanëve. E dyta, obsesioni i “selefinjve” me shmangien e çdo mundësie të adhurimit të çdo gjëje tjetër përveç Allahut s.t. ka krijuar pikërisht kontraefektin e hiperfokusimit tek rituali, duke zëvendësuar në mënyrë të pavetëdijshme vetë adhurimin e Allahut, e thënë thjesht: Adhurim i Islamit, në vend të Allahut s.t. I sipërshkruari përshkruan me precizion ritualet e haxhit, por nuk përmend se këto janë mjeti për tek qëllimi. Dhe e treta, nuk më duket fare çudi që për arsye të këtij antihistoriciteti që ka pushtuar zemrën e botës islame të përmbushet skenari profetik i harresës së traditës në Ditët e Fundit. Gjithsesi, për “selefinjtë” garimi i beduinëve për ndërtimin më të lartë mund të jetë shenjë e kiametit, por nuk është shkak i tij. Kush argumenton në mënyrë kaq legaliste rreth shtyllave të besimit e ka kollaj të mos shohë pjesë të fesë në gjurmët e historisë islame.

        • keta, ne fakt, kur te vije ceshtja se si te frenohet shthurja morale ne dynja do te propozojne tredhjen e te gjithe meshkujve dhe femrave e dynjase, sepse pikerisht aty shtrihet burimi

        • Bobe, mos e ngit mo sepse e paske hap muhabetit tamam si koke qingji, acik fare. Problemi qendron se e ke konsumu komplet vaftin saqe nuk ka mbet hic me u mllacit nga ne te tjeret.

        • Jo per te te kundershtuar ne teresi, por “adhurimi” i ritualit/Islamit, thene ndryshe “madherimi i simboleve dhe i riteve te fese” eshte pjese e devotshmerise se zemrave. “Kush madheron shenjat e fese se Allahut, tregon perkushtimin e zemres se tij” (Surja Haxhxh: 32)
          Edhe dicka, mos e nenvlefteso lidhjen emocionale me persona a objekte te se kaluares qe mbartin vlera fetare, si rruge per penetrimin e paganizave ne fe. Ibn Abbasi tregon se per dhjete brezat e pare njerezore nuk ka pasur idhujtari. Me pas njerezit filluan t’u ngrene permendore e statuja figurave te shquara si fetare te devotshem, ne shenje perkujtimi per vepren e tyre. Me kohe njerezit filluan viziten e ketyre permendoreve dhe kryerjen e lutjeve aty, derisa filluan t’i adhurojne vete keto permendore. Dhe mos harro qe per fat te keq injoranca mbizoteron akoma ne shoqerite islame. Vetem shih pelegrinazhet qe zhvillohen ne varre dhe vende historike si Qerbelaja (vendi i vdekjes se imam Hysejnit), Nexhefi (l=ku supozohet se eshte varri i imam Aliut), varri i kokes se imam Hysejnit (Siri), varri i Zejnebit (Egjipt), varri i Ebu Ejub Ensarit (Turqi), Sari Salltiku ketu te ne etj.
          Nuk desha qe me kete te justifikoj prishjen e vendeve dhe objekteve historike ne Meqe Medine, sepse mendoj se kjo prishje ka ardhur per arsye materialiste (hotele e pallate pa fund) dhe eshte justifikuar nga zelli per te ruajtur fene. Eshte ne vazhden e raportit te ndertuar qe ne fillim mes familjes Saudite dhe M. Abdulvehabit: e para i ofron fuqine te dytit dhe perdor justifikimet fetare te tij, per te rritur edhe me shume pushtetin dhe pasurine e vet. Dhe besoj qe ka qene e mundur te ruheshin keto vende historike duke shmangur rrezikun e venerimit te tyre nga injorantet. Kthimi i tyre ne objekte muzeale do te pamundesonte cdo veprim te natyres rituale.

  • Te lexosh kete shkrim, dhe shkrime te tjera me te hershme si ky eshte shume e dhimbshme per nje besimtar. Por pervec ketyre ankesave te dobeta e te mekura, a ka ndonje gje qe komuniteti i besimtareve ne gjithe boten mund te beje per t’i kerkuar llogari sauditeve per kete qe po bejne? Apo edhe per t’i detyruar te ndryshojne kurs, te konsultohen me perfaqesues te besimtareve nga e gjithe bota para se te prekin qofte dhe nje objekt tjeter historik ne Meke?
    Mendoj se nje iniciative do ishte bojkoti total i haxhit vitin qe vjen (ose paralajmerim per bojkot) si mesazh i qarte ndaj sauditeve qe Meka na perket te gjitheve e nuk mund te bejne me te si tu thone mendjet e tyre te mbyllura vehabiste…

  • Admin pergjigje ne lule te ballit. Ne fakt, cfare stambolliu me siper nuk kupton eshte qe ne fakt projektet e reja ja kane veshtirsuar goxha haxhinjve duke mare frymen e xhamise, duke e mbuluar me betonin e hoteleve te turizmit fetar te sauditeve. Ja vlen te shihet kjo videohttps://www.youtube.com/watch?v=eunG8J3usZQ

  • Para ketij shkrimi tek faqa e Ezanit ka qene dhe shkrimi i nje sufiu tjeter qe i vinte keq per shtepine e hatixhes apo per shtepine e nje sahabi tjeter.

    Shenjat islame te haxhit jane te qarta, Kabja, Mekami Ibrahim,Safa dhe Merwa, Arafati, Muzdelifeja, Minaja etj

    Dikush mund te doje ndonje barake ne mes te sheshit ku vizitojne miliona haxhi pastaj te gerryen e zhgerryen rrobat e tyre tek ajo shtepi me qellimin e sjelljes se bereqetit sic bejne sufite tek Kabja, nderkohe qe asnje nuk flet per demtimin qe sufite i bejne kabes duke fshire rrobat e tyre, apo duke u ferkuar me duart e tyre rreth saj.
    Me e keqe me e madhe eshte zhgerryetja ndaj Kabes sepse e demton ate dhe njekohesisht eshte besim i kote se do te vije miresia prej saj.Ky ne fakt eshte besimi i shume sufive te coroditur qe ne vend ti besojne Allahut lart ne qiell i besojne mureve dhe shtepiave te vjetra.
    profeti a.s ka thene se profetet skane lene as dinar e as dirhem por kane lene dituri kush ka mundesi ti marre ato ne shkallen me te madhe.

    Zakonisht per hapesira te cilat jane te vogla por qe frekuntohen nga nje numer i madh njerzish nevojitet shfrytezimi i hapesires.
    Pra siperfaqa e haremit te Mekes per te mbajtur 5 miljon njerez ne 5 dite kerkon nje infrastrukture inxhinierike dhe urbanistike te perkryer.

    Gjithashtu sherbimet qe duhet ti ofrohen 5 miljon njerzve ne ate hapesire shume te vogel duhet kerkojne nje urbanistike te perkryer.Permbushja e nevojave per ushqim, tualet, levizje, qendrim, dhe sherbime te tjera te domosdoshme jane arsyet pse Meka po ndryshon dhe po rregullohet.

    Nga projekti i ri qe pritet te perfundoje ne 2020 eshte vendosur ne saje te konkursit nderkombetar kur firma dhe arkitekte me prestigjoze te botes moren pjese dhe dhane idete e tyre.

    Ngrihet nje sufi tani dhe thote ku eshte varri apo shtepia e vjeter qe me duhet te marr bereqet prej saj.Ky eshte kulmi injorances.

    Duke pare qe faqa Ezani promovon sufizimin me shkrimet e Rezart Bekes apo me llustrat e Besnik Sinanit, apo me perkthimet e Armir Taraj per relike te vjetra te varreve dhe shtepiave mendoj se ka akoma pjese te vjetra qe mund te shkoni e ti merrni atje ne Meken e bekuar dhe pastaj ato relike ti vendosni tek kafeneja.

    Te gjithe derdimenet qe ularisit per tradita fetare jane ato qe me se shumti dalin kunder traditave fetare te mesimeve profetike me mesimet e sufizmit injorant qe i con njerzit neper qoshe muresh per tu ferkuar ne vend qe te adhurojne Zotin.
    Hotelet i sherbejne haxhive qe vijne nga e gjithe bota dhe jo arabeve.Injoranca e mos njohjes se gjerave, planeve dhe qendra urbanistike me dendesi banoresh shume te larte ju con te kerkoni gjilperen sufiste ne kashten e haxhinjve.

    • Dhe per inat te sufisteve do te promvojme modernizimin e Mekes deri sa haxhi te kryhet me face-book. Keshtu Zemzemi, Mekami etj etj, mbeten aty, nuk vdes njeri, mund te pranohem me shume se 5.000.000 ne nje dite dhe sufistet nuk bejne ze. Kjo eshte idealja.

      Madje, gjithmone per te ecur me hapat e ‘modernitetit komod’, prpozojme qe hutben e xhumase te na e dergojne me twiter, as me mail jo se shkon gjate. Jemi qe jemi, heqim edhe minaret fare, se duken per ibret, duhen ly e rregullu: i ktehjme ne antena telefonie, rigorozisht per Igllin, ndersa ne, per rehati, degjojme ezanin me kufje. Qe Bajrami i ardhshem te na gjeje me komod e me te shumte ne numer, te marrim TEG-un me qera ose aeroportin e Gjadrit – apo nuk eshte bere tamam modern tani me blloqet prej betoni dhe avionet green – se fundja bakllavaja e haxhimakullet i ngelen. Po ajo xhamia e Et’hem Beut? Te vishet brenda me gips, kurse jashte te dekorohet me afrekse me Iphone. Po ai portiku i rrethues, me ato materiale te shemtuara? Te pajiset me rafte me shume kate, per te sistemuar besimtaret. Xhamia e Plumbit ne Shkoder, meqe mbushet rregullisht me uje, te kthehet ne pishine ose ne lavazh hallall, keshtu i sherben nevojave te kohes.

      Keto duhet te kete pasur ne koke edhe Enver Hoxha. T’i besojme Zotit ne qiell pra dhe te prishim muret. Ej, po nje sekonde, se na bere çorap! Zoti sikur eshte edhe ne toke! Toka eshte prej dijes se Zotit. Prej asaj dijeje, siç e nenvizon vete, qe profetet na lane disa mjete per t’ia njohur Autorin.
      Ah mor mik, do Zoti e nuk ka shume qe e mendojne si ti.

      Nga ana tjeter une e aprovoj plotesisht idene tende per nevojen e pajisjes se vendeve te shenjta, e nese do edhe ato turistike, me infrastrukture sa me te pershtatshme, por edhe ti kuptoje se kjo nuk do te thote qe duhen shkaterruar tradita, memoria dhe historia. Mund te studiohen rastet dhe mund te gjendet nje kompromis.

      PS
      Jo per te hyre ne punet e tua, po si shpjegohet qe ke zgjedhur te identifikohesh si Istambul dhe jo si Las Vegas?

    • ke burim tjeter nga sajtet islamike?
      keta nuk merren shume per baze…mund te thone te verteten ne kete rast, por kaq shume kane genjyer kunder myslimaneve aqsa nuk besohen me.quhen fasik.. dhe fasikut dihet qe nuk i merret fjala.. ky eshte urdher ne Kur`an dhe jo ne hadith ku te rrime e te pyesim: i sakte apo i pasakte, zinxhiri i transmetimit etj etj

  • Admin, i ke rene kokes. Por hallin me te madh qe une kam eshte ai qe sufistet me fshirjet e tyre ne muret e qabes po e gerryejne dale-ngadale, dhe me pas do na dali nje studim tjeter nderkombetar dhe ta ndertoje prej celiku keshtu sufistet-gerryesit skan se ca ti bejne.
    Edhe kur te vete inshaAllah per haxh apo umra, kismet , te mar aparatin Digital me vete e te bej nne foto-kujtim me Clock tower-in e mekkes, e ta kem kujtim.
    Nje pyetje do kisha une; pse hotelet luksoze e gjigande nuk i ndertuan ne periferi te mekes me kushte optimale per haxhinjte, dhe evitonin ate kullen e sahatit qe duket sikur do i dali perpara qabes???
    Apo mos valle ne hotelet luksoze do shiten dhomat e hoteleve me pamje ngà qabja me cmime te mira dhe kjo eshte marketing?
    Une pyes pse ne historine e islamit para se te vinin saudet nuk u ngrit ndonje sulltan apo halif i koheve te hershme ti hynin me dajak ketyre sufisteve qe po na marin me qafe???
    Apo ndoshta ato halife dhe drejtues e njihnin mire islamin dhe e jetonin ate me ndergjegjesimin e nje muslimani!!

  • Qendra e qyteteve qe e kane nje memorie arkitektonike nga e kaluara, ne asnje rast nuk mund te justifikohet fshirja e kesaj memorie, vetem ne rastet e dukurive natyrore, dhe lufterave mund te ndodhe dicka e tille. Te eklipsosh vendin e shenjte, duke ngritur ngjitur me te, hotele me keto lartesi qe thote artikullshkruesi, kjo nuk mund te justifikohet me numrin ne rritje te haxhinjve. Qeverite ne vendet islame kane kohe qe e kane humbur drejtimin e vendeve te tyre, dhe kjo gje duket edhe ne kete rast

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *