TheTurke-zani. 

“Haraçi në gjak ka qenë që çdo familje e krishterë e cila nuk ka dashur ta pranonte fenë myslimane, ka qenë e detyruar që si formë tatimi t’i jepte sulltanit një djalë. Shumë familje i kanë gjymtuar fëmijët e tyre, ia kanë thyer dorën ia kanë nxjerrë sytë, i kanë gjymtuar në pjesët e trupit për të mos i dorëzuar tek sulltani”, tregon ish mësimdhënësi Gjergji.

Pasazhi i mësipërm është marë nga një intervistë e botuar në gazetën Express të Kosovës. Na duhet të pranojmë që nuk e njohim punën studimore të ‘ish mësimdhënësit Gjergji’ si i referohet Express, ku ka mbrojtur doktoraturën, cilat arkiva ka përdorur, studimet e botuara apo të prezantuara në konferenca shkencore dhe as Express nuk e ndihmon lexuesin në këtë fushë pasi nuk ofron prezantim të të intervistuarit, përvec titullit se ‘Turqit bën konvertime të dhunshme.’

Gjon Gjergji përmend dy aspekte në mbështetje të këtij pretendimi: ‘Haraçi në gjak’ (janë të lutur studiuesit e historisë të sqarojnë se ku gjendet ky emërtim në literaturën historike) i referohet devshirmes. Nuk po e trajtojmë këtu këtë pasi po përgatisim një botim më të gjatë dhe të hollsishëm, por po adresojmë aspektin e dytë: ‘Ndër arsyet e tjera që ndikuan në konvertim, ai përmend se kanë qenë edhe tatimi dhe taksat e larta që ishin shumëfish më të mëdha për shqiptarët katolikë në krahasim me shqiptarët që tashmë ishin konvertuar në islam.’

Po sjellim këtu një fragment nga libri i historianit Anton Minkov, Conversion to Islam in the Balkans:

Për sa i përket xhizjes, e cila konsiderohet të ketë qenë shenja e inferioritetit të jo-muslimanit dhe shenjë e statusit të tij të ulët, Inalcık gjithashtu vëren se taksa mbi të ardhurat që egzistonte në Ballkan përpara osmanëve shërbeu si baza e imponimit të xhizes. Pas pushtimit, xhizja fillimisht u mor në nivelet e taksës lokale të para-pushtimit – zakonisht një flori – edhe pse ligji Islam lejonte autoritetet të vendosnin sasinë 2 ose 4 florinj respektivisht për shkallën e mesme dhe të pasurit. Për këtë arsye, ka pak mundësi që të krishterët e Ballkanit, me përjashtim të disa nga paria, do kenë parë xhizjen si ndonjë barrë të rëndë apo shenjë inferioriteti fill pas pushtimit.

Për të konkluduar, unë pranoj si historikisht më të saktë qëndrimin se nuk ka patur ndonjë çoroditje të madhe të ekonomisë ballkanike apo jetës sociale si rezultat i pushtimit. Për më tepër, sistemi Osman i administrimit siguroi hapësirë për vazhdimësinë e traditave lokale dhe mënyrën e jetesës; për rjedhojë, mund të thuhet se popullsitë vendase të Ballkanit në përgjithësi nuk vuajtën ndonjë huajsim apo diksriminim të madh nga prej zotëruesve të tyre të rinj. Me fjalë të tjerë, konvertimi në Islam në Ballkan në shekujt pasues ishte pikë së pari një “konvertim social” dhe pritet të ketë ndjekur fazat e përcaktuara nga Bulliet për territoret qendrore të Islamit.

Kemi shkruar dhe më parë se disktutimet për konvertimin në Islam në hapsirën publike shqiptare nuk janë me shtysë shkencore, por si retorikë në politikat identitare të rekonkuistës që bëjnë thirrje për ‘kthim në fenë e të parëve,’ dhe në delegjitimin e Islamit. Gazeta Express është ndër kalorësit në ballë të kësaj kryqzate. Përgjigja ndaj kësaj literature kalorsiake për fatosa dhe pionierë, nuk mund të jetë krijimi i një tjetër literature me osmanë – shenjtorë, por edukimi me studime të mirëfillta historike. Ky fragment i mësipërm është një kontribut modest në një kohë që bashkësitë muslimane nuk kanë munguar të botojnë debate me mutazilat që nuk egzistojnë më, por kanë lejuar të pasfiduar këtë retorikë që kërkon të delegjitimojë prezencën e Islamit ndër shqiptarët sot.

Comments

  • Avah avash ne literaturen e rikonkuistes do te futet termi “taksa e streçeve”. I lihet liri fantazise per te kuptuar se çfare benin subiektet per te mos paguar taksen.

  • Shih çfarë shkruan Tahir Dizdari te Fjalori i Orientalizmave për të drejtën e gjakut, ose devshirmenë:

    (oo) “Janë të shumtë historiografët që emërtimin “devshirmè” e shofin me nji sy… dhe e paraqesin sikurse ky princip i asht nënshtrue dhunimit dhe detyrimit fizik në të mirë të ardhunave shtetnore etj. Tue e pa në këtë prizëm, principin e devshirmès kanë arritë t’a gjykojnë si nji prej egërsinave që njollosën njerëzimin. Por, në të saktën, kurr s’ka qënë nevoja e përdorimit të dhunës, sepse kërkuesit kandidatë kanë qenë gjithmonë ma të shumtë se 1000 individë përballë numrit të paravendosun për t’u rekretue. S’kanë mungue raste sa të konkurojshin njani me tjetrin. Për këtë arsye, jo të jetë nji njollë për qytetnimin osman sikur kanë thanë disa historiografë; përkundrazi, në çdo pikëpamje ishte nji prej veprave të përparimit e të përsosunisë.”
    (Mehmet Murad, Tarih-i Eb’ul Faruk vol. I, 84).

  • Te gjithe historianet qe perdorin kercenimin ose dhunen si shkaktar te konvertimit ne islam te shqiptareve, deshtojne te na japin nje model te qarte historik te fakteve. Ne vend te modelit na japin tregime te arira artistikisht por qe prap mbeten ne kuadrin e “Fiction”.
    Akoma mbetemi te pa qarte se si zona fusharake si shkodra lezha myzeqeja nuk u islamizuan dot me dhune. Ndersa zona luftarake malesore qe ishin edhe zemra e kryengritjeve antiosmane ne shekullin 19 u islamizuan te parat dhe ne masen nga 70-100%, perjashtim mbeten vetem krahinat autonome Suli, Himara, Mirdita (keta mernin pjese ne ushtri dhe benin kariere ushtarake duke qene te krishtere.)
    Atehere modeli im eshte i thjeshte dhe historik. Krahinat malesore shqiptare (Mat, Tomorice, Mallakaster, Laberi) nuk u islamizuan nga dhuna e ushtrise por nga ambiciet e malesoreve per te bere kariere ushtarake. Duke qene se islamizmi ishte e vetmja rruge per te bere karriere ushtarake keto krahina ne menyre pragmatiste zgjodhen islamizimin.
    Kryengritjet antiosmane ndodhen pikerisht kur struktura ushtarake e krijuar gjate shekujve 15-19 u shkatrua nga sistemi i tanzimatit (kryengritjet antiosmane).
    p.s Nuk ka shqiptar qe njeh terenin qe te besoj se “Lalet” e myzeqese jane “trima” dhe i bene rezistence osmaneve (edhe pse kishte ushtri te rregullt osmane ne myzeqe), ndersa leberit, skrapalinjte apo mallakstriotet qe drejtoheshin nga kapedane (pa pushtim te rregullt ushtarak) u tremben dhe nga dhuna ose frika u islamizuan.

  • Gomari gomar mbetet,pa qka se i fsheh veshet.Edhe Expresi qfaredo qe mund te shkruaj kunder islamit nuk do te kete me shume se 10 lexues.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *