Akidja e tahaviutQendra studimore fetare Erasmus ka nxjerr ne treg librin e saj më të fundit. Libri në fjalë është akidja e famshme e Imam Tahavit. Ky tekst klasik i kredos islame është, i konsideruar një nga manualet më të rëndësishme në sferën e akides islame dhe është sjellë në shqip i pajisur me komente dhe shënime nga Hamza Jusuf. Ky i fundit i ka bërë një shërbim të vyer tekstit duke e pajisur atë më një parathënie të shkëlqyer në të cilin ka shpjeguar pozitën e akides midis shkencave islame,vendin që akidja e Imam Tahaviut zë në historinë islame si edhe jetën dhe kontekstin në të cilin ka jetuar dhe vepruar Imam Tahaviu.

Po ashtu ai e ka pajisur tekstin me komente deri diku të detajuara, të cilat kanë si synim lehtësimin e kuptimit të tekstit si edhe përthyerjen e shumë koncepteve tradicionale islame në një gjuhë të saktë dhe të kuptueshme bashkëkohore. I përkthyer në mënyrë mjeshtërore nga Edvin Cami teksti është sjellë në gjuhën shqipe në formë bilinguale (arabisht-shqip), për ti mundësuar çdo lexuesi të interesuar krahasimin e versionit shqip me tekstin origjinal.

Libri është botimi i parë i serisë “Themelet e Islamit” të nisur nga “Qendra Studimore Fetare Erasmus”. Kjo seri librash synon të sjellë në gjuhën shqipe manuale cilësore, tradicionale dhe moderne, në fushat kryesor të fesë islame, si p.sh. në shkencën e akides, atë kuranore, në fushën e etikës islame, atë të jetës së Profetit (a.s.) etj. Manualet e kësaj serie do të përbëjnë një shtjellim të kënaqshëm, githpërfshirës dhe lehtësisht të kuptueshëm të koncepteve themelore të Islamit dhe të disiplinave kryesore islame. Kjo seri do të jetë një burim i paçmueshëm për çdo mysliman në veçanti si edhe për lexuesin e përgjithshëm të interesuar në njohjen themeleve të islamit.

Libri mund të gjendet në libraritë kryesor fetare të Tiranës dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe në Maqedoni dhe Kosovë.

Comments

  • Ju ndricofte Allahu shpirtrat, e ju shtofte ne dituri e ne te mirat qe e pasojne, te gjitheve qe kane punuar per ta perkthyer Akiden e Imam At-Tahawit R.H. ne shqip.

  • Leave a Reply to lejla Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *