Alma Lama modeli politik i qorr-belasë





Alma LamaA. Cara

 

Alma Lama ka sulmuar Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusarin, duke e ironizuar për urimin që ajo i bëri komunitetit Bektashi me rastin e ditës së Qerbelasë si dhe të hyrjes së muajit Muharrem. Ajo e konsideron këtë si shkelje të laicitetit, pasi, sipas saj, një zyrtar nuk u dashka të urojë qytetarët për eventet fetare, por u dashka të përkujtojë vetëm ngjarje që i përkasin shtetit. Lama shkruan:

“Kosova eshte shtet laik, le te ndriçojne mendjen te gjithe ata qe se kane te ndriçuar ende.
Ndersa perkujtimi i betejes se Qorrbelase dhe kalendareve arabe, nga zyrat e shtetit nuk ka te bej asgje me shtetesine, e as me shqiptarine. Zyrtaret duhet te merren me punet shteterore, dhe ta ngrene zerin kur fenomenet negative rrezikojne shtetin.”

Ajo sulmon me tone agresive Kryetaren e Komunës për urimin e saj me rastin e hyrjes së muajit Muharrem, gjë që ajo e sheh, jo vetëm si shkelje të laicitetit, por edhe si ndërrim të orietimit qytetërimor:

“Injoranca s’ka fund. Kjo zonje i fton qytetaret te jetojne me kalendarin e Arabise. Mjerim!”

Në fakt, rasti i znj. Lama është tipik rasti i njerëzve që  injorancën e tyre të thellë, si dhe atë të njerëzve që i rrethojnë, e përdorin për kapital politik. Natyrisht që nuk ka asnjë përkufizim në botë që ta shohë si shkelje të laicitetit urimin e popullit për festat fetare. Përdorimi i laicizmit në këtë mes është thjesht mediokritet që, i veshur me këtë nivel agresiviteti, tregon shumë për nivelin e autores.

Nga ana tjetër, urimi për muajin Muharrem, është solidaritet me besimtarëst për një event fetar dhe nuk ka të bëjë aspak me rivalitet kalendarësh, siç gjykon me mendjengushtësi znjonja në fjalë. Fakti që ky event është një muaj, nuk do të thotë aspak se ky muaj (muaji Muharrem) po përdoret për të asgjësuar muajin Tetor ku jemi praktikisht, sipas kalendarit diellor. Muajt e shenjtë janë mjete të kultivimit të sipirtualitetit të besimtarit në rrugëtimin e tij drejt Zotit, dhe nuk kanë lidhje me përkatësitë konlfiktuale të stereotipizuara, si ato që shqetësojnë znj. Lama. Urimi i znj. Kusari bëhet për të respektuar eventin fetar që sjell ky muaj tek besimtarët, jo për të prodhuar një konflikt kalendarësh. Mënyra sesi e shtron çështjen znj. Lama tregon vetëm se çfarë katrani zjen në kazanin e botës së saj kongitive, si dhe paditurinë e thellë, të potencuar me ekstremizëm dhe kokëfortësi histerike.

E gjithë kjo thellohet më shumë nga ironia e saj qesharake, e rivalizimit të betejës së Qerbelasë me betejat e Skënderbeut:

“Te gjithe atyre politikaneve qe e kane nuhatur mundesine e zgjedhjeve, e po duan qe te mashtrojne votuesit duke iu perkujtuar beteja fetare si ajo e Qerrbelase, iu rekomandoj t’i ftojne per te evokuar dhe perkujtuar ndonje nga dhjetera betejat e Skenderbeut, per te çliruar dhe mbrojtur truallin e Arberit.
Betejat i kam nxjerre une nga historia, pra ja ku i kane te gatshme. Me kaq e mbyll debatin me hipokritet qe e perdorin fene per vota, nga zyrat e shtetit laik.”

Më tej znj. Lama rreshton një listë të gjatë të betejave të Skënderbeut, të cilat, sipas saj, duhen përkujtuar në vend të asaj të Qerbelasë.

Por edhe këtu ajo tregon formimin e saj primitiv e provincial të mbushur me qendrime ekstremiste, përjashtuese e konfliktuale, që tregojnë paaftësinë e saj për të ofruar solidaritet njerëzor me qytetarët. Natyrisht, çdo mendje e shëndoshë e kupton se, përkujtimi i Qerbelasë nuk përjashton domosdoshmërisht përkujtimin e betejave të tjera, përfshi këtu edhe ato të Skënderbeut dhe gjithashtu kjo nuk përbën kurrfarë mohimi të shqiptarisë. Shembulli më i shkëlqyer i kësaj na vjen nga poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, i cili na ka lënë nga një poemë për të dyja ngjarjet Historike: për Qerbelanë edhe për Skënderbeun. Natyrisht Naimi nuk ka parë asgjë si antagonizëm këtu. Lama thjesht gjen rastin të dëshmojë stofin e mjerimit intelektual e politik që mban me krenarinë e injorantit.

Përtej gjithë kësaj, duhet evidentuar se rivaliteti dhe inati i Alma Lamës me znj. Kusari është bërë tashmë i një el clasico e betejave femërore politike në Kosovë. Ndryshe nga Lama, znj. Kusari ka pasur vërtetë një karierë të suksesshme duke qenë e para grua në Kosovë që arrin të bëhet kryetare komune, e për më tepër në një qytet të rëndësishëm si Gjakova.

Të dyja gratë paraqesin dy profile të ndryshme të të bërit politikë. Të dyja paraqiten si politikane plot grintë dhe ambicioze, por teksa znj. Kusari përpiqet të ofrojë një vizion unifikues për qytetarët në planin social, kulturor e fetar, znj. Lama ka zgjedhur të bëjë politikë nëpërmjet përdorimit të urrejtjes fetare e klisheve idologjike, teksa shfaq hapur konformizmin ndaj koniukturës ideo-kulturore antifetare në fuqi, duke u bërë flamurtare e antagonizmit, polarizimit dhe konfliktualitetit. Znj. Lama është pasqyrë e gjallë e modelit të dështimit politik, dhe shembull i përkryer i protagonizmit nëpërmjet paaftësisë.

Comments

  • Urime per cilesine e shkrimit dhe shpejtesine e reagimit. Permendja e mosnjohjes se vepres se Naim Frasherit duhet ti djege shume pseudo intelektualeve

    • Te falemnderit. Eshte fatkeqesi kur sheh qe ka kaq gaflet sa, njerez kaq prezent ne media e politike nuk mberrijne dot as tek Naim Frasheri. Nuk di a u skuqet faqja kur lexojne reagimet tona, por cdo njeri me pak cipe, ne mos do te ish terhequr nga kjo menyre veprimi, te pakten do te duhej te tregoej shume i matur here te tjera. Me keqardhje verejme se, megjithese znj. Lama e shume te tjere si ajo, megjithese kane ngrene goditje te tilla te herepashershme, perseri vazhdojne me te njejtin sportivitet ne injorancen e tyre.

      • pyetja eshte a i lexon reagimet tuaja. se mungesen e cipes se tyre pas idiotesirave te herepashershme e kam lidh me faktin qe ezani nuk eshte shume i njohur.

        • E-zani eshte i njohur aq sa duhet. Te pakten ne Shqiperi, te gjithe njerezit qe angazhohen ne debatin publik, sidomos ata qe perfshihen ne debate te tilla e njohin dhe e konsultojne. Sigurisht, ne Kosove njihemi me pak, por te jesh i bindur qe ia dergojne te tjeret shkrimet tona. Na ka ndodhur qe ia kemi postuar vete ne facebook-un e saj, ndaj mosreflektimin e shoh si shenje te paaftesise intelektuale per te pervetesuar gjuhe tjeter.

  • Kush e di, ndoshta ka ardhur koha te investojme dicka me shume, ne organizma te tipit Shoqata e mbrojtjes se konsumatorit, dhe te lozej mire pervec denoncimit publik, edhe ndonje psh hedhje ne gjyq per fyerje psh te poetit kombetar. Dhe ky rast duket ideal per ta cuar deri ne fund maskaraden, plus qe ka goxha partizane te idese se Skenderbeu ka qene nje prej atyre qe e festonin ashuren dhe qerbelane.

  • duhen disa reagime si ky lart, reagime te forta .. ndoshta ka mbetur pa fonde dhe deshiron te terheqe vemendjen duke sulmuar ne kete forme Lama, dhe te rimbushe xhepat..

  • Fotoja siper artikullit ka dy dite qe me kujton dicka po sja veja dote gishtin cfare. Tani me erdhi….Montgomery Burns tek The Simpsons!!!!

    Charity yes…hmmm….mother….of course! 🙂

    Artikulli tek po e lexoja me kujtoji dicka tjeter gjithashtu. Sa ngjajne Alma Lame me ISIS. Ekstremistet cfaredo qofshin ekstremiste mbeten, menyra e mendimit dhe gjuha eshte gjithnje e njejte ndryshojne vetem nuancat e tonet.

  • Leave a Reply to iman Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *