Ateizmi, semundje mendoreThe Daily telegrapgh
Sean Thomas

Në saj të disa vëzhgimeve, qarkullon në disa ambiente mendimi se ateistët kanë IQ (koeficient inteligjence) më të lartë se sa besimtarët. Ky mund të jetë ose mund të mos jetë rasti, por ky argument ka një problem, pasi në qoftë se ju pranoni “diferencat mesatare mes grupeve në IQ” ju futeni në të gjitha llojet turbulluese të debateve të cilat ateistët e palëkundur majtistë mund të mos i pëlqejnë. Kështu, le të mos ecim kësaj rruge dëshpëruese. Le të lemë mënjanë metrikën e trashë të IQ-ve dhe të hedhim shikimin tek jetët e ateistëve dhe besimtarëve dhe të shohim se si janë ato. Me fjalë tëv tjera: le të shohim se cilët jetojnë në mënyrë më inteligjente.
Dhe merreni me mend: janë besimtarët. Kërkime të shumta, të mbledhura përgjatë dekadave të fundit tregojnë se besimi fetar është fizikisht dhe psikologjikisht me përfitim – në një shkallë mjaft të madhe.
Në vitin 2004, studiuesit e UCLA (Universiteti i Kalifornisë Los Angels) zbuluan se studentët e kolegjeve të përfshirë në aktivitete fetare kanë më shumë gjasa të kenë shëndet të mirë mendor. Në vitin 2006, kërkues mbi popullsinë në universitetin e Teksasit zbuluan se sa më shpesh ju shkoni në kishë, aq më gjatë jetoni. Në të njëjtin vit kërkuesit në Universitetin Duke në Shtetet e Bashkuara zbuluan se njerëzit besimtarë kanë sistem imunitar më të fuqishëm se sa ata që nuk janë fetarë. Gjithashtu ata vunë re se ata që shkojnë në kishë kanë presion më të ulët të gjakut.
Ndërsa në vitin 2009 një ekip psikologësh të universitetit të Harvardit zbuluan se besimtarët që mjekoheshin në spital për thyerje të kupës së gjurit raportonin më pak depression, qëndronin më pak në spital dhe mund të ecin dhe kërcejnë më shumë pasi dalin nga spitali – krahasuar me personat e tjerë që kanë patur të njëjtën patologji. Lista vazhdon…
Gjatë viteve të fundit shkencëtarët kanë zbuluar se besimtarët, krahasuar me jo besimtarët, kanë rezultate më të mira në trajtimin e kancerit të gjirit, sëmundjeve koronare, sëmundjeve mendore, AIDS-it dhe artritit reumatoid. Besimtarët kanë madje rezultate më të mira edhe në FIV (fertilizim in vitro). Gjithashtu besimtarët raportohen se janë më të lumtur, janë shumë më pak të ekspozuar ndaj vetvrasjes dhe përballen shumë më mirë me ngjarjet apo situatat stresuese. Besimtarët kanë më shumë fëmijë gjithashtu.
Këto përfitime janë të dukshme madje, edhe në qoftë se ju mendoni vetëm faktin që besimtarët kanë më pak gjasa të pinë cigare, alkool dhe të marrin drogë. Dhe të mos harrojmë se besimtarët janë më të këndshëm. Ata japin më shumë para për bamirësi se sa ateistët, që janë, sipas vëzhgimeve më të fundit, shumë më egoistë. Kështu cilët janë më të zgjuar këtu? Janë ateistët, që jetojnë më pak, janë egoistë, kanë jetë stresuese – shpesh edhe pa fëmijë – para se ti afrohen pa shpresë dhe me dëshpërim vdekjes dhe trupat e tyre të pavlerë të futen në një gropë (ose, të shkojnë në ferr, në qoftë se kanë qenë gabim)? Apo janë besimtarët, që jetojnë më gjatë, më të lumtur, kanë jetë më fisnike, më të shëndetshme, kanë më shumë fëmijë dhe që shkojnë në prehjen e tyre me rite dinjitoze duke pritur të përshëndeten nga buzëqeshja e Zotit bamirës? Qartësisht, janë besimtarët ata që janë më të zgjuar. Gjithkush që mendon ndryshe është mendërisht i sëmurë.
Dhe unë e them këtë literalisht: provat sot tregojnë se ateizmi është një formë e sëmundjes mendore. Dhe kjo për shkak se shkenca po tregon se mendja njerëzore është e ndërtuar të besojë: si specie ne kemi nevojë të besojmë, që është një arsye madhore pse besimtarët janë më të lumtur – njerëzit fetarë i kanë të gjitha aftësitë e paprekura, ata janë qenie njerëzore që funksionojnë në gjithë plotësinë e tyre. Kështu, të qenit ateist – të të mungojë aftësia jetësore për besim – duhet parë si një sëmundje dhe një mungesë tragjike: diçka pranë verbërisë. Një gjë e tillë e bën Richard Dawkins-in të barazvlefshëm me një të gjymtuar, që hedh në ajër rrasa duke theksuar se nuk ka duar.

Comments

  • ky shkrim eshte argument per ateistet, ose me sakte keshtu mund ta shohin ata kete shkrim. besimi eshte trajtuar thjesht si placebo.

  • Ne qofte se nuk e keni kap ironine e holle te autorit, lexojeni edhe njehere, me nje sy tjeter.
    Qellimi i shkrimit eshte te talle menyren sesi gjykojne ateistet, te cilet e mbajne veten per me racionale se teistet. Duke legjitimuar kete teknike ai nderton diskursin, fiks sic e nderton ateisti per veten. Tjeter pune pse jemi mesuar me budallekun e logjikes antifetare dhe na vritet syri kur shohim te njejten logjike ne krah te nje retorike antiateiste. Jo pa qellim ne shkrim permendet Richard Dawkins, per te orientuar se ke synon te thumboje ironia.

  • Mushkonja, të parodizosh një argument të dobët është të mos parodizosh dot një argument të fortë e aq më pak një argument perfid. Thelbi i problemit është tek ajo që thotë sh-ja më sipër, tek konceptimi i besimit si pilulë (jo detyrimisht plasibo). Nuk e di ç’thonë studimet e Harvardit për këtë, sa % e të anketuarve kanë ndaluar në kishën që u ka dalë rrugës për në psikiatrik, e ç’do të thotë kjo për vetëdiagnozën e prognozën e besimtarit, por anketa me siguri titullin e ka “vlerat borgjeze dhe rruga drejt tyre”, që për shumicën dërrmuese të ateistëve nuk përbën synim, meqë kush vë në dyshim qëllimin e jetës qëllimin e institucioneve e ka vënë me kohë. Tek ateistët nuk po fus shtresën e mesme shqiptare e të ngjashmet produkte totalitarizmash. Për t’iu kthyer habisë sime origjinale: nuk ka përse të sulmohet pala tjetër duke i reduktuar as jetën, as arsyetimin, duke u vetëkënaqur se ke fituar betejën “kush është më i mangët” me mjetet e dobëta të kundërshtarit. Artikulli është një thikë e tillë me dy presa të mpita që aq sa presin aq edhe tregojnë dëshirën për të prerë diku diçka çfarëdo, një sharje nga motra ashtu në përgjithësi, jo po s’e kisha me ty se ti s’ke motër, pastaj ti je për seksin e lirë. Për ta mbyllur, artikulli nuk ekziston pa publikun, që ndryshon shumë mes kësaj faqeje e Telegrafit: a pret vërtet ironia del në pah po të bësh një tjetër anketë, për shembull një me lexuesit e e-zanit, për të parë sa nga ata mendojnë se jobesimtari është i mangët boll (pa e vënë fare dorën në zjarr për telegrafistët). Dmth, ironi është kjo, apo vetironi?

      • Le të themi se ke të drejtë: argumenti më sipër jo vetëm është i sforcuar por edhe i dobët, meqë sillet nga sillet, përfundon tek gjyqi i qëllimeve. Puna është se një tekst provokativ si artikulli që diskutohet e ka në natyrë kontekstin; provokimi e ka në përbërje premisën mbi natyrën e lexuesit si dele me vullnet të lirë. Ky ndërtohet fillimisht si dele duke iu kërkuar të ndjekë në mirëbesim, pastaj diku, me lajmës emrin Dawkins me drita neoni po të ndjekim mushkonjën, i kërkohet të arrijë anagnorizën se edhe pse është dele, ai është një dele e llojit të veçantë, një dele me sens kritik dhe me shpresë se do të shpëtojë falë arsyes. Këtu humori i krijuar nga absurdi është i shkëlqyer: arsyeja, duke qenë mjeti i vetëm i ateistit, është njëkohësisht dështimi dhe shpëtimi i tij. Pra arsyeja vetë është një dele e llojit të veçantë. Argumenti im i dobët, që bie në të njëjtën gropë thjeshtimi mashtrues, përpiqet të sugjerojë se vatha vjen rrathë-rrathë. Në çdo përpjekje tonën për të vënë në dukje cektësinë e kundërshtarit, arrijmë të vëmë në dukje më së pari cektësinë tonë, ose ndryshe deles nuk i del era kollaj. Të gjitha fijet e këtij argumenti janë rrathë. Çdo lidhje me argumente të tjera është tërësisht rastësore.

    • Kjo ironi, ka te beje me atesitet… dhe eshte e perkthyer ne shqip (per te ironizuar ateistet dhe per ti inkurajuar besimtaret) sa per te pare ateisti dhe besimtari shqiptar se s’mendon perendimi, se fundja shqiptari syte dhe mendjen andej e ka, nga perendimi. Dhe ta platise mendjen njehere e mire: ateizmi eshte rruge qorre, por jo e pa shprese dhe meqe burimin e ka ne mendjen e semure, do Zoti qe secilit ateist vec e vec ja ben sebep sherimin.

  • Ja ja ka dhene pergjigjen Bernard-i kesaj pacavureje:
    “The fact that a believer is happier than a skeptic is no more to the point than the fact that a drunken man is happier than a sober one. The happiness of credulity is a cheap and dangerous quality of happiness, and by no means a necessity of life.”

    Bernard Shaw

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *