E-zani

Members of the Kosovo Security Forces (KSF) stand guard during a ceremony in PristinaForcat e Sigurisë së Kosovës ndalojnë faljen e namazit në mjediset ushtarake. Lajmi është bërë i ditur pas ankesave të shumë pjesëtarëve të FSK-së, të cilët nuk mund të kryejnë ritualet e tyre prej kohësh. Bëhet e ditur se kjo ndalesë ka ardhur që prej muajit gusht pas arrestimit të imamëve. Mesa duket dyshimet për veprimtari të kundërligjshme të imamëve, qenkan shoqëruar edhe me efekte anësore në sektorë të tjerë krejt pa lidhje.

Kjo masë ndalese është pohuar nga vetë Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, i cili ka thënë se ky është një vendim i përkohshëm, derisa kjo çështje të shqyrtohet plotësisht. “Jemi duke u konsultuar me Bashkësinë Islame, me ekspertë, me juristë për ligjet, Kushtetutën dhe me specifikat e ushtrisë, praktikat e ushtrive të NATO-s, kështu që është një vendim i përkohshëm derisa të marrim një vendim të ri. Mendoj që brenda këtij viti do të përfundohet kjo çështje”, – është shprehur ai.

Kosova vazhdon të sillet në mënyrë amatore në raport me fenë, pa kuptuar aspak rëndësinë e trajtimit me kujdes të problemeve të tilla, si dhe pa kuptuar aspak një aspekt kaq të rëndësishëm për shoqërinë, siç është ai që ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Duket qartë se institucionet dhe Kosovës autoritetet politike e kulturore kanë probleme serioze me perceptimin dhe pranimin e lirisë së individit, duke shfaqur mentalitet totalitar.

Fakti që ushtarët kanë falur namaz përpara se kjo të ndalohej, trajtohet në media si problem që shkon në kundërshtim me kushtetutën, duke iu referuar përcaktimit të laicitetit të vendit. Por ata nuk na shpjegojnë nga ana tjetër faktin që kushtetuta garanton lirinë e besimit. Në mënyrë krejt naive, ata nuk kuptojnë se nuk ka kurrfarë cënimi të laicitetit kur individi ushtron një liri themelore të tij. Këta nuk bëjnë dot ndarjen midis shtetit dhe individit dhe nuk kuptojnë se laik është shteti e jo individi. Pra një shtet laik nuk nënkupton se pranon doemos individë afetarë. Shteti laik nuk cënon lirinë e besimit. Përkundrazi e garanton atë. E meqë i duan muhabetet trashë, po vemë në dukje si shembull se ushtarakët muslimanë e falin namazin lirshëm në ushtrinë amerikane, ashtu si edhe ushtarakët të të krishterë mbajnë mesha pa kurrfarë problemi. Kjo nuk shihet aspak si cënim i laicitetit, në një shtet, gjithashtu laik, siç janë SHBA-të.

Mënyra sesi shprehet z. Çeku, bëhet humoristike kur thotë se kjo gjë është e përkohshme dhe se po kryhen konsultime me Bashkësinë Islame, dhe ekspertë të ligjit. Sa kohë i duhen z. Çeku për të kuptuar nëse ushtrimi i lirisë fetare në një institucion laik bie apo jo në kundërshtim me kushtetutën? Nuk mjaftojnë tre muaj për këtë? Shpresojmë të paktën që, me marrjen e vendimit të kemi një vepër shkencore në këtë fushë, sepse një studim kaq i gjatë në kohë nuk ka sesi të justifikohet ndryshe.

Nga ana tjetër, sipas Çekut, nuk ka problem nëse një e drejtë themelore e njeriut mohohet përkohësisht. Fakti që do të rilejohet më vonë (nëse rezulton të jetë e drejtë kjo), ndalimin e padrejtë. Kjo është më shumë se qesharake. Me të njëjtën logjikë mund të themi edhe se ndalimi i fesë në Shqipëri gjatë komunizmit ishte i përkohshëm, sepse zgjati vetëm 23 vjet. Dhe lejimi i saj në 1990 shlyen imponimin me dhunë të ateizmit gjatë regjimit komunist.

Nga ana tjetër, nga një fjali e vetme mund të kuptojmë mentalitetin e ministrit. Një parim themelor në lidhje me të drejtat, është lejimi i ushtrimit, derisa të vërtetohet legjitimiteti i ngushtimit të tyre. Për Çekun është ndryshe, derisa ministria të vlerësojë nëse është apo jo shkelje e laicitetit falja e namazit në kazerma, po e ndalojmë njëherë. Pastaj, nëse del se e kishim gabim, na fal Zoti.

Kjo është një tjetër arsye përse këto institucione e kanë hak të rrijnë pa qeveri. Më mirë pa shtet fare sesa me një qeverisje të tillë.

Comments

  • si gjithmone vlen te pergezohet puna e e-Zanit ne denoncimin e islamofobise ne trojet shqiptare. Vetem me nje gje nuk jam dakort, me perdorimin e termit “…sillet ne menyre amatore…”. Mu kujtua ajo shprehja e famshme e Ndrek Luces : thashe ka humbur per delikatese…
    Ne kosove nuk ka amatore, ka profesionista ne zanatin e urrejtjes fetare, sidomos te islamit. Nqs komunistet shqiptare ngelen me kurse ne Rusi, dhe pastaj me nje gjysem shkolle partie, komunistet kosovare kane mbaruar neper shkollat me famekeqe te komunizmit ne jugosllavi.
    atyre ju shkon leng per goje per te realizuar nje 1967 si vllaznit ne Tirane, po meqe erdhen nderkombetaret kane zgjedhur stilin e 1990. Harruat librat per nje shoqeri te hapur, qe mbushen shqiperine pas 1990 ? Komunistat-ateistet kosovare jane ku e ku me lart se autoret e atyre librave, dhe padiskutim lexues shume te zellshem te ketyre teksteve.
    Keshtu qe ajo qe po ndosh ne kosove eshte goxha e menduar holle, thjesht po i japin vetes kohe per goditje me te renda

    • Kjo nuk hyn me as ne Islamofobi, kjo eshte shqeto e qarte ndalim i te drejtes se besimit. Kaq thjesht. Problemi eshte se ne Kosove perfaqsuesit publike te muslimanet jane kthyer ose ne apologjete kokeulur, ose personazhe bombastike qe krijojne fishekzjarre mediatike. Pse nuk eshte hedhur ne gjyq urgjentisht ky rast nuk e kuptoj.

  • Ndoshta ti ke te drejte, por ajo cfare shfaqin hapur eshte injoranca dhe kokefortesia. Nese e kane nga budalleku apo shejtanlleku, kjo eshte ceshtje e tyre e brendshme. Une ne fakt mendoj se i kane te dyja, ndonese dashakeqesine e kane me te madhe.
    Gjithsesi te falenderoj per vleresimin!

  • Me pelqeu shkrimi.Koha kur eshte bere ndalesa korespondon me “aksionin” e MPB (lexo:qeverise se Kosoves) per ndalimin dhe burgosjen e imameve te respektuar dhe aktivisteve politike me arsyetimin e “pjesmarrjes” ne vepra terroriste.Personalisht mendoj se aksioni ka qene shume mire i orkestruar me te vetmin qellim per frikesimin e nje pjese te mire te popullates se Kosoves qe jane musliman dhe te provokohet ndonje reaksion qe eventualisht do te mund te ndermerrej nga xhemati apo anetaret e partise politike per organizimin e protestave ku patjeter qe ishin infiltru edhe elemente te AKI me qellim te shkaktimit te ndonja kaosi per te cillin ishin shpall fajtore imamet e burgosur.Kjo mbase nuk u perputhe me klishene e gatuar qe te vetmin qellim afatshkurter ka luftimin e islamit ne trojet shqiptare.

  • Ne Janar te ketij viti Pentagoni ka qartesuar rregulloren e tij per te bere te qarte lejimin e artikujve fetare ne uniformen apo paraqitjen e ushtareve, si mjekra, turbani etj.
    Gjithashtu, sic permendet me lart, ushtaraket amerikane jo vetem qe e kane te lejuar te kryejne ritet fetare, por vete Pentagoni u garanton ambjentet fetare dhe kapelanet (imamet, prifterinjte, pastoret etj).

    http://www.washingtonpost.com/local/pentagon-clarifies-rules-on-beards-turbansfor-muslim-and-sikh-service-members/2014/01/22/13b1fc22-83a9-11e3-9dd4-e7278db80d86_story.html

    Ndoshta dikush duhet t’ia coje Agim Cekut dhe kete per kerkimet qe po ben.

  • populli shqipatrë është themeluar dhe ritur me naamaz.Nëse ndonjë Ministrie i duhet namaza atëherë është Ministria e Mbrojtejes.Ndalimi i namazit nga ana e Ministrisë së Nbrojtjes është mungesë e njohurive themeltare të teologjisë dhe një vonesë esistemit dhe institucionit të integrimit hidajetit apo dobisë së përgjithshme njerzore. Feja islame dhe praktikimi i namazit për poppullin shqiptarë do të thotë njerzimi i plotë .Andaj mungesa e njerzimit arrihet përmes mungesës së Namazit .Në mungesë të namazit kapacitete e potencialit biologjik të çdo njeriu dobësohen . KJo sot vërtetihet nga shumë studime medicinale tëmedicinës moderne në evropë .Edhe ateistër dhe joreligjiozët të cilat në disciplina të ndryshme të sportit kanë motivuar susksesine tyre përmes momenteve motivuese religjoze. Mëngjesi i lutjeve në shtëpinë e bardhë në Amerikë është një dëshmi konkrete e cila beson në diplomacinë e cila do të udhëhiqet nga mbrendia e lujeve fetare për të bashkuar botën . Ushtria e Kosovës për namaz ka nevcojë më shumë çdo popull tjetër . Namzai në esencë kërkon ujin tokën dhe përgatitjen trupore të praktikuesit .Nëse Ushtris♪7 sëKosovës nuk i duhet uji , toka dhe trupi i përgatitur fizikisht , atëherë dakortë le të nmdaloj namazin !!!

  • Leave a Reply to A Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *