Ndryshimi i historise me GreqineE-zani

Qeveria shqiptare i ka dhënë OK kërkesës greke për të ndryshuar tekstet e historisë, duke premtuar se do të ndryshojë cdo element që do të konsiderohet antigrek. Vendimi lidhet me një marrëveshje të lidhur që në vitin 2007 ku përcaktohet një komision i cili do të rishohë të gjitha tekstet, por deri tani komisioni nuk ka funksionuar. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në takim me homologun grek, Andreas Lovredos, u shpreh se gjithcka do të vihet në funksionim dhe se «do të merremi dhe më studimin e teksteve shkollore për historinë, gjerografinë, kulturën dhe ekonominë”. Ministrja u shpreh:

“Ka një rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe një nivel të ri të marrëdhënieve, që përkthehet në përfitim mes dy vendeve në arsim dhe sport. Armiqtë e fëmijëve tanë, janë papunësia, borxhi publik, varfëria. Sfida jonë është investimi, dhe një luftë ndaj këtyre armiqëve.  Shkollat e minoritetit grek janë pajisur me tekste shkollore para fillimit të shkollës, ka dhe rritje të cilësisë së librave. Gjuha greke është pjesë e provimeve të Maturës Shtetërore. Do të ketë investime në projekte në infrastukturë shkollore ku studiojnë fëmijë të minoritetit grek. E kemi deturim dhënien e një arsimi cilësor.”

Kur të njëjtën gjë e kërkoi qeveria turke, në Shqipëri e Kosovë u ndez një reagim i jashtëzakonshëm, ku akademikë, intelektualë, gazetarë e politikanë, reaguan me tone të ashpra, nëpër gazeta e peticione. Gjuha ishte e ashpër e revolucionare duke thirrur një kushtrim mbarëkombëtar rreth flamurit e heroit kombëtar për të mbrojtur historinë.

Sot, kur kjo gjë kërkohet nga Greqia, duket se patriotizmi në Shqipëri qenka zhdukur plotësisht sepse asnjë reagim nuk pamë të artikulohet, ndërsa lajmi u kalua thuajse në heshtje. Nuk pamë askund shkrime, akuza, kërcënime, peticione në mbrojtje të historisë sonë. Ata që dje brohorisnin e hidhnin parrulla në mbrojtje të kombit, sot duket sikur bëjnë sikur nuk e kanë mendjen, e sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kjo tregon hipokrizinë e atyre reagimeve dhe tendenciozitetin që fshihet pas këtij patriotizmi të shtirur. Në mënyrë krejt të qartë ata kërkojnë të godasin tërthorazi komunitete fetare, duke identifikuar “armiqtë shekullorë” (turqit) me kategori sociale brenda vendit dhe asgjë patriotike nuk ka në këtë debat. Kjo është vërtetuar në mënyrë të vazhdueshme nga një mori rastesh të tjera. Gjithsesi, për hir imazhit të tyre, të paktën sa për sy e faqe, duhet të kishin thënë nga një llaf.

Më poshtë po listojmë emrat që nënshkruan peticionin kundër ndryshimit të teksteve të historisë të kërkuar nga Turqia, duke iu kërkuar zotërinjve që, për hir të së drejtës që pretendojnë se mbrojnë, të reagojnë në këtë rast, ose në mos, të sqarojnë pozicionin e tyre.

 

Ismail Kadare (shkrimtar)
Ardian Ndreca (filozof, Universiteti Urbaniana në Rome, Itali)
Artan Shkreli (arkitekt)
Maks Velo (piktor)
Lazer Stani (shkrimtar)
Agron Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Imer M. Mushkolaj (publicist)
Aleksandër Çipa (kryetar i Unionit të Gazetareve, poet, publicist)
Romeo Gurakuqi (historian, UET)
Rudolf Marku (shkrimtar)
Flaka Surroi (publiciste)
Fahri Xharra (publicist)
Arbana. F. Xharra (publiciste, gazetare)
Albert P. Nikolla (antropolog, Universiteti i Tiranës)
Afrim Krasniqi (politolog, Universiteti i Tiranës)
Persida Asllani (kritike e letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)
Sadik Bejko (poet)
Visar Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh)
Virgjil Kule (publicist, studiues)
Flutura Açka (shkrimtare)
Behar Gjoka (shkrimtar, studiues),
Zenel Kelmendi (ish rektor i Universitetit të Prishtinës)
Ndue Ukaj (kritik i letërsisë, shkrimtar)
Romeo Çollaku (shkrimtar, përkthyes)
Dorian Koçi (publicist, Universiteti i Tiranës)
Begzad Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)
Kolec Traboini (poet, kineast)
Anton Berishaj (kritik i letërsisë, poet, Universiteti i Prishtinës)
Lis Bukuroca (Naser Aliu) (publicist)

 

Renditja e meposhtme sipas rendit alfabetik

Akil Koci (Kompozitor, muzikolog)
Adem Gashi (shkrimtar)
Anton Gojcaj (shkrimtar)
Arian Krasniqi (dramaturg)
Agreta Gashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Antonio Gashi (violonçelist, Universiteti i Prishtinës)
Aida Dismondy (poete)
Ardian Haxhaj (shkrimtar)
Avni Zogiani (aktivist i shoqërisë civile, publicist)
Aljula Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranes)
Angjelin Shtjefni (Universiteti i Tiranës)
Arlind Dobërdolani (student)
Anila Malile (diplomate)
Adnan Mustafa (farmacist)
Alfred Duka, avokat)
Alda Bregasi (kardiologe, Universiteti i Yale)
Asllan Muharremi (përkthyes)
Beqë Cufaj (shkrimtar, publicist)
Brunilda Ternova (gazetare, përkthyese)
Bujar Kapllani (skulptor)
Bardhyl Matraxhiu (kritik, Universiteti i Tiranës)
Bardh Frangu (shkrimtar, publicist)
Bardhyl Londo (poet, Mjeshtër i Madh)
Blerina Suta (kritike e letërsisë, Universiteti Aleksander Xhuvani)
Donika Gervalla-Schwarz (veprimtare, publiciste)
Daut Demaku (shkrimtar)
Durim Çaça (poet)
Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar)
Elida Buçpapaj (poete, publiciste)
Edita Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese)
Entela Kasi (shkrimtare, presidente Albanian Pen Center)
Erion Hasanbelliu (inxhinier elektrik)
Franco Altimari (albanolog, zv. Rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)
Femi Cakolli (kritik letrar)
Francesco Marchianò (pedagog në Spezzano Albanese Calabri)
Fatmir Terziu (shkrimtar, kritik arti)
Flamur Shehu (kompozitor, Mjeshtër i Madh)
Gëzim Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali)
Giuseppina Turano (albanologe)
Gëzim Alpioni (sociolog, Universiti i Birmingham-it)
Gezim Basha (poet, përkthyes)
Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë)
Gjergj Filipaj (gazetar, shkrimtar)
Gjon Keka (publicist)
Gjergj Bajram Kabashi (publicist)
Halil Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)
Iris Elezi (regjisore)
Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar)
Ilire Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare)
Irena Gjoni (poete)
Ismail Rugova (bibliotekar, përkthyes)
Jahja Drançolli (historian, ligjërues)
Jonila Godole (përkthyese, shkrimtare)
Kujtim M. Shala (kritik i letërsisë, Universiteti i Prishtinës)
Kole M. Berisha (ish kryetar i parlamentit të Kosovës, publicist),
Lucia Nadin (albanologe)
Lush Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)
Leonard Seiti (poet)
Ledia Dushi (poete, përkthyese)
Lediana Stillo (poete, përkthyese)
Matteo Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali),
Majlinda Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)
Martin Berishaj (politikolog, Universiteti i Lublanës)
Monica Genesin (albanologe, Universiteti i Salentos – Lecce, Itali)
Mentor Quku (historian i letërsisë)
Migena Kapllani (arsimtare)
Mira Tafani (arsimtare)
Natasha Lushaj (poete, kritike letrare)
Ndue Gjika (shkrimtar)
Nexhat Latifi (biznismen)
Pandeli Çina (mjek)
Preveza Abrashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Prend Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),
Petrit Palushi (shkrimtar, kritik letrar)
Peter Tase (përkthyes)
Petrit Ruka (poet, kineast)
Qibrie Demiri- Frangu (poete, Universiteti i Prishtinës)
Qazim Namani (historian)
Ragip Syla (shkrimtar)
Rita Salihu (poete, veprimtare)
Rexhep Shahu (poet, publicist)
Sali Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës)
Skender Zogaj (shkrimtar, publicist)
Skender Buçpapaj (publicist)
Sabit Rrustemi (poet)
Shaip Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit, poet)
Shpend Bengu (Pedagog i historise se artit dhe multimedias)
Shpend Sollaku Noe (shkrimtar)
Trina Gojani (poete, përkthyese)
Uk Lushi (shkrimtar, publicist)
Vlora Baruti (muzikante)
Vladimir Beja (ish komandat i flotës)
Visar K. Berisha (mjek, Universiteti i Prishtinës)
Zef Gjeta ( ILB)
Xhavit Beqiri (poet, Universiteti i Prishtinës)
Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist).

Comments

  • Maksi eshte thjesht ushtar, ke gjeneralin ne balle, kryeracist, kryeantiislamik, kryeantishqiptar: Kuzhinieri i urrejtjes dhe percarjes kombetare ne kete vend.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *