Rohingia, pa shtetësi





rohingyas_025Warda Mohamed

Që nga viti 1982, zyrtarisht rohingiat nuk janë birmanezë. Pa shtetësi, kjo pakicë muslimane është vënë në shënjestër të fushatave të urrejtjes dhe i janë mohuar të drejtat më themelore. Që prej pavarësisë së Burmës në 1948, fuqitë vendore që kanë ndërmarrë politika delegjitimimi që kanë çuar deri në spastrim etnik të “një prej grupeve më të persekutuar etnike në botë” – për të cituar një formulim të Kombeve të Bashkuara.

 

Rohingiat janë bërë që nga 2012 cak i sulmeve të budistëve rakhinë – grupi dominues etnik në krahinën e Arakanit, ku jetojnë gati një milion rohingia – sulme ku përfshihet dhe lëvizja e quajtur “969”,e  murgut Ashin Wirathu, e cila pretendon kësisoj të “mbrojë identitetin budist” – ndërkaq që muslimanët përfaqësojnë më pak se 5% të popullsisë së Birmanisë pesëdhjetë një milion banorëshe.

 

Organizata joqeveritare Human Rights Watch (HRW) akuzoi qeverinë e presidentit Thein Sein, i cili u zgjodh në 2011, autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë si të përfshirë në sulme të shënjestruara. Organizata liston abuzimet: sterilizimi i detyruar, privim i ndihmesës, shkatërrimin e fshatrave, instalim në kampet e paraburgimit, skllavërim, përdhunim dhe torturë seksuale kryer nga efektiva ushtarake, pogrome dhe arrestime arbitrare.

 

Po si ka mundur të arrijë situata deri në këto ekstreme? “Një epokë e obskurantizmit dhe totalitarizmit ka goditur vendin me grushtin e shtetit të gjeneralit Ne Win [në 1962],” shpjegon gazetarja Sophie Ansel, i cili “imponoi budizmin si fe shtetërore në këtë vend ku bashkëjetojnë besime të ndryshme. Ai gjithashtu filloi një propagandë raciste në shkolla dhe media para se të kryejnë operacione pastrimi, me qëllim shpëtimin e vendit prej “të huajve”. Fushatat e 1978 dhe 1992 çuan në arratinë e rreth dyqind mijë rohingiave drejt Bangladeshit.

 

Në 1982, gjenerali Ne Win vuri në zbatiim një ligj mbi shtetësinë. Njëqind e tridhjetë e pesë fise mundën ta ruajnë shtetësinë birmane, meqë i përkasin, sipas ligjit, “racave kombëtare” – domethënë atyre që ishin të pranishëm në territor përpara 1823, data e ardhjes së kolonëve britanikë. Rohingiat nuk përfitojnë nga ky trajtim, në bazë të një interpretimi të kontestuar të historisë. Për disa historianë, ata vijnë nga Arakani (Birmani); të tjerët i shohin ata si pasardhës të tregtarëve dhe ushtarëve arabë, mongolë, turq, bengalë, madje dhe portugezësh të konvertuar në Islam në shekullin e pesëmbëdhjetë. Për të gjithë, prezenca e tyre në tokën birmane prej shekujsh, është e mirënjohur. Por sipas propagandës zyrtare, ata kanë mbërritur në vend vetëm prej fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, si pasojë e politikave koloniale të emigrimit. Britanikët i kishin favorizuar mbi grupet e tjera etnike, sipas praktikave të fuqive koloniale “përça e sundo” – çka është e vërtetë në vetvete, por në asnjë mënyrë nuk e vërteton tezën e një pranie të vonë në truallin birman. “Budistët janë duke u përpjekur të fshijnë të gjitha gjurmët e një historie të përbashkët me muslimanët” komenton Ansel, e cila shton: “Rohingiat përfaqësojnë minoritetin etnik më të madhe mysliman në vend. Kjo është ndoshta arsyeja pse qeveria vendosi t’i shndërrojë ata në grup pa shtetësi”. Që nga koha e zbatimit të ligjit për shtetësinë, autoritetet u kërkojnë rohingiave të vërtetojnë praninë e tyre në Birmani para vitit 1823, ndërsa në të njëjtën kohë djegin shtëpitë e tyre (së bashku me kartat e tyre të identitetit) dhe xhamitë shekullore, duke i detyruar të nënshkruajnë dokumentet që i shndërrojnë në bangladeshas.

 

(…)
Ligji mbi birman mbi shtetësinë shkel Deklaratën Universale të të Drejtave të vitit 1948, një parim themelor i të cilit thotë se gjithkush ka të drejtën e një shtetësie. Pashtetësia cilësohet nga OKB-ja si një nga shkeljet më të rënda, pse ajo mohon një të drejtë elementare. Dhjetë milionë njerëz janë aktualisht pa shtetësi sipas Agjencisë për Refugjatë të OKB-së (UNHCR), kryesisht në Azi dhe Afrikë. Në një raport të prillit 2014, Tomás Ojea Quintana, raportues i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut në Birmani (2008-2014), detajon kushtet e jetesës së rohingiave. “Kufizimet e ashpra diskriminuese të lëvizjes ndikojnë mbi të drejtat e muslimanëve, duke përfshirë të drejtën për jetë,” shkroi ai. Ai e quan “geto” lagjen muslimane të Aung Mingalarit, që e vizitoi në shkurt 2014. Në shtatë muaj, 1600 njerëz janë arratisur nga kjo lagje. “Shumë rrezikuan jetën e tyre nëpër mjete lundrimi të improvizuara për të arritur vendet fqinje. Ata që mbijetuan u ishin nënshtruar shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë trafikimin”. Rojet e armatosura dhe tela me gjemba pengojnë nga lëvizja të mbeturit në lagje. Ata nuk kanë ushqim, qasje në arsim, kujdes shëndetësor dhe spitale, shënon Quintana. Znj Celestine Foucher, e organizatës joqeveritare “Info Burma” evokon diskriminime të tjera “Rohingiat nuk mund të votojnë apo të mbajë funksione të caktuara dhe duhet të informojnë autoritetet mbi lëvizjet e tyre, përkundër ndëshkimit me gjobë. Ata nuk kanë të drejtë pronësie, tokat e tyre janë konfiskuar dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara”. Ligje të tjera janë duke u diskutuar – përfshirë një për “parandalimin e grave rohingia që të kenë më shumë se dy fëmijë. Çiftet duhet tashmë të kërkojnë autorizim për t’u martuar“.

 

Sipas raportuesit të OKB-së, persekutimi përfshin “elemente gjenocidi. Bëhet fjalë për krime kundër njerëzimit”. Megjithatë, në prill 2012, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara hoqën embargon dhe shumë prej kufizimeve kundër Birmanisë, në fuqi që nga viti 1986.

 

Përveçse me gaz dhe naftë, disa rajone të përfshira në dhunë – të tilla si Arakan i cili lufton kundër qeverisë qendrore – janë “të pasur në drurë, gurë të çmuar  dhe minerale, si dhe potencial hidrik. (…) Bashkësitë etnike lokale të luftojnë për të mbrojtur territoret e tyre nga plaçkitja prej ushtrisë dhe konglomerateve të afërta me të – ose nga kompanitë e huaja, “shkruan Renaud Egreteau. Dhe shton: “Çështja etnike ka të bëjë me probleme territoriale dhe ekonomike. (…) Paqësimi I periferisë është në kundërshtim me interesa më të gjera. »

 

Hapja modeste demokratike dhe projektet e reformave birmane ishin të mjaftueshme për t’i bindur fuqitë që dëshirojnë të përfitojnë nga tregu. Fjala është të rivalizohet Kina dhe India, të cilat kanë pasur qasje në burimet birmane që gjatë embargove. Total është kompania franceze më mirë e ngulitur në Birmani, dhe dhjetëra duan të ndjekin shembullin e tij. Në maj 2013, presidentët François Hollande dhe Barak Obama pritën homologun birman Thein Sein. Situata e rohingiave u cek shkurtimisht përkundër kërkesës së shprehur të këtij të fundit, që kjo të mos përmendej. Presidenti birman flet për “lajme të fabrikuara” dhe nuk pranon ndërhyrjen e komisioneve të pavarura hetimore, duke parandaluar kështu të mësohet shkalla e saktë të represionit. Duke mos e fshehur agresivitetin e vet ndaj rohingiave, ai kërkoi prej OKB ndihmë që t’i instalojë ata në kampe ose t’i dëbojë nga vendi; OKB natyrisht nuk e pranoi këtë kërkesë.

 

Gjatë dy viteve të fundit, rreth 140,000 rohingia janë zhvendosur – pjesa më e madhe  mbyllur në kampet në Arakan dhe Bangladesh, në kufirin me Birmaninë. Gati tetëdhjetë e gjashtë mijë e kanë ikur nga vendi sipas UNHCR-së. Të mbyllurit në kampe, viktima të trafikimit apo në qendrat e paraburgimit për shkak se nuk kanë dokumente, ata nuk janë të mirëpritur në vendet fqinje, si Tajlanda dhe Malajzia. “Ata nuk marrin ndihmë ekuivalente ndërkombëtar ndaj grupeve tjera Burmese etnike“, thotë Ansel. “Ka më pak risistemim të rohingiave në Australi sesa  të etnisë chin apo birmanëve të tjerë. UNHCR mbështet integrimin e tyre në vendet myslimane të tilla si Malajzia, por dhe aty ata janë të privuar prej të drejtave. (…) »

 

Por heshtja është pothuajse e plotë për fatin e këtij komuniteti. Shpesh qarkullojnë lajme, por censura dhe dezinformimi janë shumë më të fuqishme. Udhëheqësja e opozitës Aung San Suu Kyi, përfshirë në procesin politik, rrallë rrezikon t’i përmendë ata të cilëve u është ndaluar emri. Faktorë të tjerë shpjegojnë këtë heshtje: kompleksiteti i konflikteve territoriale dhe etnike, fakti se budizmi shihet si fe e paqes, simbol i të cilës janë murgjit, ndryshe nga Islami. Ideja se budistët masakrojnë muslimanë është pothuajse e pakonceptueshme. Megjithatë, siguron Ansel: “Me këtë ritëm, rohingiat do të zhduket nga Birmania. »

 

Burimi: http://www.monde-diplomatique.fr/2014/11/MOHAMED/50923

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *