Xhamia e namazgjaseKjo është një MASKARADË!
KMSH duhet të pranojë se ka marrë pjesë dhe është palë – duke nxitur dhe frymëzuar një GRABITJE Prone, në dëm të tjetrit dhe në emër të një interesi profan, formal e të pajustifikueshëm – krejt i kundërt me Kodet Islame të së Drejtës dhe me parimet fetare që KMSH promovon.
Mëse dy vjet më parë KMSH i ka kërkuar pronareve kufitare me pronën vakf të saj bashkëpunim për ndërtimin e Xhamisë së Madhe. Ky bashkëpunim u arrit – dhe u trupëzua në një marreveshje mes palëve. Kjo marrëveshje shërbeu si bazë që KMSH dhe pronarët kufitarë të merrnin një Leje të përbashkët ndërtimi. Ndërtimi privat pranë Xhamisë u dizajnua si formë, si strukture ndërtimore dhe u kushtëzua në shërbime ashtu sic kërkoi KMSH.
Asnjëherë KMSH nuk tregoi gjithë të vërtetën në lidhje me këtë.
KMSH nuk foli kur leja e përbashkët e ndërtimit u prish pa asnje arsyetim nga Qeveria e re e z. Edi Rama. KMSH nuk pohoi se Kryetari i bashkisë z. Lulzim Basha ushtroi presion ndaj pronarëve privatë që të arrinin sa më shpejt dhe me cdo kusht një marrëveshje me KMSH duke u bërë palë me komunitetin fetar në dëm të pronarëve.
KMSH nuk deklaroi asnjëherë se vendimi i Qeverisë për Prishjen e pambeshtetur të Lejes së Ndërtimit ishte i padrejtë dhe në dëm të interesave të saj. Pronarët privatë të tokës pranë Namazgjasë hodhën në gjyq dhe e rrëzuan vendimin e Qeverisë për Prishjen e Lejes së Ndërtimit – duke i hapur rrugën ndërtimit të Xhamisë së Madhe sipas projektit të KMSH – por dhe objektit të tyre. KMSH nuk foli kurrë për këtë ngjarje, as e përshëndeti. Ky gjyq vazhdon ende në Apel.
Në mënyrë absurde, Qeveria atakoi në Gjykatën e Tiranës titullin e pronësisë së pronarëve kufitarë me KMSH, mbi një vendim që daton në 15 gusht 1994 (20 vite më parë). Ky ishte një paralajmërim i qartë për grabitjen e pritshme të pronës private.
KMSH dhe kryetari i tij i ri z.Skënder Brucaj u ftuan që të paralajmërojnë Qeverinë se grabitja e tokës nga ana e ekzekutivit nuk përmbushtë nevojat fetare të bashkësisë islame, sepse kushti për ndërtimin e Xhamisë është “pranimi në paqe i veprimit administrativ„ – statusi Hallall i pronës se vënë në dispozicion. Ata kurrë nuk e ndërmorrën këtë hap.
KMSH dhe kryetari i tij z.Skënder Brucaj morën prej pronarëve një Kërkesë me Shkrim për të vlerësuar me Këshillin e Dijetarëve faktin se Xhamia e Madhe nuk mund të ndërtohet mbi kushtet e pronës së grabitur. Ata kurrë nuk ju përgjigjen kësaj kërkese. Z.Brucaj madje nuk e informoi as Këshillin e Teologëve që ai drejton, mbi këtë Kërkesë.
Në përpjekje të përsëritura Ekzekutivi shqiptar dështoi që të grabiste pronën dhe të ndërtonte një proces dëmshpërblimi të ndershëm për pronarët, në përputhje me kërkesën e KMSH. Alibia e Muzeut mbi të cilën u ndërtua procesi i grabitjes finale të pronës së pronarëve të ligjshëm është një mashtrim i madh dhe një MASKARADË publike.
Një metër tokë në qendër të Tiranës nuk mund të shpronësohet me cmimin në gropë të një apartamenti në Mëzez. Një metër tokë në qendër të Tiranës nuk mund të aneksohet me një të tretën e asaj që shteti njeh si tarifë minimale të shitjes së një metri katror apartament në të njëjtën zonë.
Për asnjë cast dhe në asnjë rrethanë Pronarët legjitimë nuk kanë penguar vizionin për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, nuk kanë bllokuar negociatat, nuk janë tërhequr pas kërkesash absurde dhe nuk kanë shfrytëzuar asnjë rrethanë favorizuese. Gazmend Aga – kryenegociator për KMSH dhe nënkryetari aktual z.Ali Zaimi- janë në gjendje të pohojnë vërtetësinë e kësaj që unë thashë.
Unë i kërkoj KMSH që të distancohet publikisht dhe sa më parë nga vendimi shtetëror për shpronësimin e pronarëve të ligjshëm ne emër të tyre.
Si besimtar praktikant, unë i kërkoj KMSH që të gjejë një zgjidhje për sigurimin e statusit Hallall të pronës që ata kërkojnë të kenë – në përmbushje të detyrimeve që parashtron e Drejta Islame. Përndryshe, ju bëj me dije se Xhamia e Madhe e Tiranës, në këto kushte, do të ngrihej mbi HARAM.
Ata që s’kanë frikë Zotin dhe nuk kanë turp përpara Tij s.u.t., le të bëjnë si të duan.
Heshtja e KMSH pas prishjes së Lejes (tetor 2013) dhe heshtja e tyre pas rifitimit të Lejes së ndërtimit në Gjykatë është qartazi një Dhunim i Veprimit në Mirëbesim mes palëve, dëshmi e interesit të KMSH për grabitjen e pronës së tjetrit me shume sesa për ndërtimin e Xhamisë së besimtareve.
Nëse heshtja e tyre ndaj pronarëve të ligjshëm të familjes KRUJA – si palë të cilën ata e thirrën për të arritur një marrëveshje, ata e përfshinë në një proces administrativ në favor të tyre dhe më pas e prenë në besë në mes të rrugës, – do të vazhdojë e njëjtë, unë kam të drejtën që moralisht ta akuzoj KMSH si bashkëpjesmarrës në një vjedhje të organizuar e te realizuar me dhunë shtetërore.
Deri në distancimin publik nga kjo ngjarje dhe në refuzimin e pseudo-zgjidhjes së ofruar nga Qeveria, KMSH është dhe mbetet ideator dhe mbështetës i një akti të paprecedent, bashkëpunëtor dhe pjesmarrës në një grabitje fizike të pronës, veprim me dëme të pallogaritshme morale dhe ekonomike në dëm të një familjeje të ndershme, e cila trashëgon një tradite të fortë e të thellë islame. Prej sot deri në Ditë të Gjykimit, unë dhe të gjithë ata që i kemi besuar Zotit Një, do t’ju kërkojme llogari përpara Zotit për këtë veprim të shëmtuar, të qëllimshëm e anti-fetar.
Unë besoj se këtij vendi nuk i kanë munguar kurrë as modelet e mira, as prishësit e moralit shoqëror. I takon KMSH të zgjedhë se cilin rol synon të përfaqësojë prej sot e tutje.
Kam besimin më të thellë se besimtarët islame shqiptare nuk do të pranojnë të bien në shtrat me të keqen. Me mjafton Allahu si dëshmitar mbi gjithcka!
Paqja e Zotit qoftë me të devotshmit!


Alban Bala

_______________________________

Titulli është i redaksisë

Comments

  • Dy rruge ka per KMsh; ose te ndertoje vetem ne token qe ka ne pronsi te saj, dhe me kete do te prishte nje marrveshje me pronaret kufitar qe u mbajt larg syve te publikut, ose te blej/kembej truallin e komshiut me nje nga format qe njeh ligji. Druaj qe mund te ndodhe nje nga te dyja variantet. Druaj se ajo xhami nuk do te ndertohet ndonjehere ne ate vend. Fillim me te mbrapshte per lidershipin e ri te KMSh nuk mund te kishte. Pasi jane abuzuar rende te gjitha pronat me potencial te Vakfit, mbetet te pranosh ofertat e pamoralshme te politikes. Kurthi eshte perfekt: Laku ne fyt e …… ne …..

  • ne rradhe te pare pergezoj e-zonin e ulet per mos devijim te linjes se saj te shkrimeve. jeni gjithmone ndezes se konflikteve te mundshme ose zmadhimin e problemeve kur kan te bejne me kmsh. se dyti doja te pergezoja albanin se paska fol si teolog i devotshem. nese do te ishte kaq i devotshem kuy albani nuk e kishte zvarritur gjendjen e besimtareve per kaq viti e te pretendonte vazhdimisht te fitonte ne kurrizin e islamit (he se me ka hipur lepuri ne qerre) por e dhuronte ose me e pakta e jepte me nje cmim te arsyeshem e jo te kerkonte shifrat qe fliten gjith andej e qe jan marramendese. e kuptoj mire se si e perdor fene tani per ceshtje personale nga qe ska nga ja mban me. do ti kerkoja te gjitha paleve qe te mos i acaronin me ceshtjet nderkohe qe projekti eshte drejt perfundimit. uroj qe ky koment te me postohet se zakonisht nuk me postohen

    • Nese do te ishit te devotshem ju gylenxhinjte, do ta kishit zgjidhur qesen per ti dhene hakun tjetrit, e do na i kursenit keto cinizma te felliqura ketu. Ti kerkosh devotshmeri me dhune tjetrit eshte cinizem nga ai me i neveritshmi. Nderkohe ju te pagabueshmit e hizmetit na e quakeni ceshtje te vogel te ndertosh haram nje xhami te madhe.
      Ec e merre vesh kete pune!

      Familja pronare e truallit, ka te drejte te kerkoj hakun e vet dhe, sa per informacion per te gjithe te thartuarit nga trute ne KMSH, hizmet, e xhamite e Tiranes, i keq nuk eshte ai qe kerkon hakun, por ai qe nuk e jep ate.

  • Pa i hyre interesave te biznesit te njeres apo tjetres pale, diskutimi eshte i shterpte qe ne fillese. Se pari qeveria e Berishes e perdori dhe e mashtroi komunitetin mysliman me vite per ndertimin e xhamise se re. Se dyti ky thote “toke haram” – po ku kane pasur prona shqiptaret? pronat kane qene te administrates turke, i merrnin dhe i jepnin sipas pergjegjesise dhe besnikerise ndaj perandorise. Nuk ka pasur prona te trashegueshem. ti hysh asaj prone, pronar eshte ketri apo kermilli. Dakord qe ai e fut ne nje kontekst fetar. Por jemi shtet i se drejtes (sekulare). Pyetja eshte: a e perligj kjo praktike e dhurimit te tokes vjedhjen e pronave te komunitetit, sic ka ndodhur ne gjithe Shqiperine? A krijon kjo nje precedent qe neser qeveria te mohoj te drejtat e pronesise komunitetit mysliman? Pa per Albanin & Co, pak i intereson komunitetit mysliman.

  • I lutem ketij vellait pronar te tokes, qe pronesine e ketij trualli tjua dhuroje tipave si ky ciniku qe shkruan me siper. Te jete I sigurte qe pasketaj do degjoje nje kope hienash kunder KMSH dhe kunder qeverise.

  • E sa larg jemi me besimtaret e para 1944, ato jepnin cdo gje per Islamin, kurse ne besimtaret e sotem kerojme te perfitojme ne maksimum po ne emer teketij besimi. I nderuar pronar i truallit! Nese nuk je i kenaqur me kompensimin atehere drejtohuni myslimaneve praktikante ose jo, qe te japin kontribute, se shumica e ketyreve individeve besoj qe nuk do kursehen per te dhene kontribut ne baze te mundesive finaciare qe kane, dhe qofte ju dhe pronaret e tjere mos te dalin te pakenaqur nga ky shpronesim.Ju lutem, mos u beni ju te pakten pengese e ndertimit te keesaj xhamie, qe kewmi 20 vjet qe po e presim. Zoti na bashkofte ne xhenet!

    • I nderuar Hysen, eshte e vertete ajo qe thate per largesine tone nga besimtaret e mehershem. Por nuk pajtohem me ty qe pronari i truallit t’u kerkoje kompensim besimtareve, meqe shteti po ia merr truallin per Xhamine me nje cmim te ulet. Kete kompensim duhet ta kerkoje KMSH te besimtaret apo dhe te donatore te tjere, sepse perfituesi eshte KMSH, jemi ne si besimtare. Megjithate mendoj se ky do ishte nje veprim sa per te lare gojen, sepse cmimi i tokes duhet te jete shume i larte dhe nuk mund te arrihet me lemoshat dhe sadakate tona. Po te kishte mundesi reale qe ai truall te blihej me kontributin e te gjithe besimtareve, sigurisht qe KMSH do ta kishte ndermarre me kohe nje fushate per mbledhje fondesh.

    • pashi Zotin e Madh o ju te Hizmetit e te Fetullahut, mos na e sillni ne maje te hundes me keto patetizma. kur ju leverdis permendni ligjin, kur s’ju leverdis permendni drejtesine hyjnore, kur ju ka ndokush nje detyrim s’pyesni per asgje. Zoti ju udhezofte, vetem kaq mund t’ju thuhet juve, sepse sa per argumentet hyjnore dhe ligjore ju myslimanet qe falen ne xhamia dhe qe e shfaqin fene haptazi i cilesoni si njerez te dores se trete a te katert.
      selam
      Zoti vente drejtesine ne vend me kesi punesh

    • Hysen efendi! Sic tha edhe Xha Brahoja i shkrete, “kemi thene ta japim jeten per partine, por jo te na e marrin”.
      Njeriu mund te beje sadaka ku ti doje shpirti, por nuk eshte ne te drejten e vet, te mos beje aty ku nuk do. Eshte e bukur, ti kerkosh tjetrit te shkrije te gjithe pasurine qe ka, per te na bere neve me xhami!
      Ne kemi 20 vjet qe e presim kete xhami, por nuk presim nje xhami haram. Me mire rrime pa xhami, se nuk kemi per te vdek dhe nuk ka mbet Islami tek kjo xhami.

    • “Xhenet, xhenet, po xheneti do hyzmet”.

      Ne xhennet nuk shkohet me “xhami bosh”. Kush eshte besimtar me zemer te lare, sexhden e do qelibar.
      Ju gylenxhite ‘mazAllah’ nuk faleni dot aty se larg qofte ju zbulojne te tjeret se jeni mysliman.

      E po te beje vaki ‘xhami’ pa njeri, kjo i bie me ndodh vetem ne Shqiperi.
      Larg qofte! Na mbro o Allah!

  • I kerkoj falje cinikut qe e vecova, qenkan shume te tille. Taksirati i Albanit ( nqs degjon keshillen time) qe ti beje dhurate ketij grupi certifikatat e pronesise. Ndersa cifti KMSH & KR minister, jane bere si Cekja dhe gruaja e tij, kur Cekja luante rrolin e mjekut popullor, te jepte patkoin po lek s’merrte, edhe ky cift I ri jeten e ka perpara, I urojme suksese ne cpronesime akoma me te medha, Porte , Pyje, toka, lumenj etj. Prite kur te na dali Rama te mbaje hutbe, ose anasjelltas…..

  • Epo Alban, kur u bene pazaret per qendrat tregtare ne krah…ishte dicka hallall nderkohe qe tani na qenka vetem haram? Jo, mendoj qe edhe atehere edhe tani eshte haram. Lus Zotin mos te ndertohet nje xhami e tille….

  • Ne fakt nuk jam dakort me diskutime cinike, po idea e Lejles mu duk e bukur, vetem qe do e ndryshoja pak dmth Albani tjua dhuronte pronen, Artan Shkrelit dhe Artan Lames, meqe ishin edhe kunder prerjes se pemeve, te shohim si do e mbrojne gjelberimin para kryeministrit.
    Ndersa jashte sarkazmes do keshilloja qe te gjehet kanali dhe ti cohet nje raport i bukur Fetullah Gylenit, sepse jam i sigurt qe nuk di gje per corben qe gatuajne hyzmeqaret e tij ne KMSH

  • Eshte e lehte t’i besh llogarite tjetrit, po kur vjen puna tek gjëja jote, gëlltitesh ca. Edhe rreth Qabesë jane prishur shtepi, është zgjeruar rrethimi, e janë ndërtuar gradaçela/hotele luksoze.
    Marrëveshjet janë hallall, e grabitjet jane haram.
    Na është qepur dikush që të na ndërtojë një xhami mbi pronë të grabitur, sa mbrapa pallatit të kulturës, sa poshtë parlamentit. Njëri e ndërton, INUK-u i tjetrit e prish.
    E kanë vendosur të na nënçmojnë, e ne vazhdojmë të nënshtrohemi.
    Jemi bërë si zhgabat që turren e hanë kalbësirat e mbetura të njëri-tjetrit.

    Ndërtoni diçka për bashkësinë, e mos u merrni me llafe. E kur them ndërtoni, nuk e kam vetëm për xhami, por për çdo gjë që i shërben bashkësisë së muslimanëve.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *