MGk1Ax7nNga Orla Guerin BBC News, Cairo

Nëse doni të dini se ç’u bë me revolucionin e vitit 2011, që ndezi Egjiptin dhe rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Hosni Mubarak, pyesni liderët e tij. Ose përpiquni t’i gjeni. Disa janë në ekzil, të tjerët në burgje.

Aktivistja liberale dhe fituese cmimi, Asmaa Mahfouz është akoma e lirë, por shumë larg lirisë. Kohët e fundit iu ndalua të largohej nga vendi.

“Regjimi është armiqësor ndaj revolucionit,” – thotë ajo “- dhe po përpiqet ta fshijë atë nga historia.” Të shumtë janë ata që mendojnë si ajo.

Në janarin e vitit 2011, znj. Mahfouz – asokohe 26 vjece- ndihmoi në shpërthimin e revoltës nëpërmjet këtij apeli të fuqishëm në video.

  • “Unë jam një vajzë që po shkoj në Sheshin Tahrir dhe do të qëndroj e vetme atje,” – tha ajo drejtpërsëdrejti në kamera. “Do t’i them jo korrupsionit, jo këtij regjimi. Ejani me mua dhe kërkoni të drejtat.”

Një javë më vonë turmat mbushen sheshin dhe rrëzuan Mubarakun. Pothuaj pas katër vjetësh, situata është shumë më e keqe se tre dekadat e qeverisjes se tij – thotë ajo.

Gjithashtu, Mahfouz shprehet se: “Kur protestuam, regjimi i Mubarakut na rrahu nëpër rrugë. Disa edhe u torturuan. Por tani, njerëzit po vriten në mënyrën më brutale të mundshme”

“Ky është një regjim që shtyp çdonjeri që e kundërshton atë ose që mendon se po i kundërvihet atij.”

Ne e takuam znj. Mahfouz pas derës së mbyllur në shtëpinë e prindërve të saj. Në këto ditë, ajo dhe revolucionarë të tjerë margjinalizohen dhe përshkruhen nga media egjiptiane si armiqtë e shtetit.

Buzëqeshja e Mubarak-ut

Kur Gjykata e Cairo-s hodhi poshtë akuzat penale kundër Mubarak-ut për vrasjen e qindra protestuesve gjatë revolucionit të nëntorit, vendimi u duk si dënim me vdekje për revoltën.

Gjykata nuk mori parasysh çështjen kundër ish-shefit ushtarak, sepse akuzat u paraqitën shumë vonë. Shtatë nga zyrtarët e tij të sigurisë u liruan nga akuzat. Mes ngazëllimit dhe brohoritjeve në sallën e gjyqit, Mubarak-u fytyrëzymtë i lejoi vetes një buzëqeshje. Megjithëse ai vuan një vendim me tre vjet burg për përvetësim të paligjshëm – në një spital të rehatshëm ushtarak -, avokati i tij thotë se shumë shpejt ai do të jetë i lirë.

Deri më tani, gjykatat e Egjiptit nuk kanë nxjerre asnjë përgjegjës për vdekjen e më shumë se 800 protestuesve gjatë revoltës 18-ditore. Një gazetar vendas sugjeron përmes Tëitter-it se tani revolta do te duhet te quhet “vetëvrasje në masë”.

Pak orë pasi Mubarak-u u shfajësua nga akuza për bashkëpunim, turmat e zemëruara dhanë verdiktin e tyre nëpër rrugë. Rreth 2000 protestues u mblodhën në Sheshin Tahrir, që ishte dhe qendra e protestave të vitit 2011.

Aty pamë grupe të ndryshme liberalësh dhe islamikësh që thërrisnin pa pushim për dhënien fund të regjimit. “Kështu filloi edhe në 2011” – thotë një djalë i ri, me buzëqeshje.

Por, teksa fliste, ajri i ngrohtë i natës u mbush me re gazi lotsjellës. Forcat e sigurisë lëviznin me topa ujëhedhës dhe qëllonin me breshëri mu në qendër të Cairo-s.

Dëgjonim zjarr me breshëri, teksa vraponim për t’u fshehur – kur raporton për demonstrata në Egjipt, të duhet të vraposh shumë. Në kaosin e asaj nate u vranë dy protestues, por zor se do t’i fusë kush në llogari.

“Faraoni” i ri

Lideri i ri i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, po përdor strategjitë e regjimit të vjetër. E kjo nuk përbën habi, përderisa ai drejtonte shërbimin sekret ushtarak të Hosni Mubarak-ut. Ishte pikërisht ky njeri, i cili hoqi nga pushteti Mohammed Morsi-n e Vëllazërisë Muslimane, të parin president të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Qeverisja katastrofike e Morsi-t provokoi protesta masive në vitin 2013. Al-Sisi, asokohe kryekomandant i ushtrisë, e largoi atë me anë të një grushti shteti – një fjalë e cila akoma i trazon zyrtarët e këtushëm.

Popullariteti i Al-Sisit u rrit dhe ai u zgjodh president në maj të këtij viti. Shumëkush mendoi se ai do të ishte “më i mirë se Mubaraku”. Por numri i të vdekurve na thotë krejt të kundërtën. “Faraoni” më i fundit i Egjiptit flet me përdëllim për demokracinë, ndërsa shtyp disidencën.

Ai ka drejtuar vendin duke shtypur masivisht opozitën. Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojne se të pakten 1400 demostrues janë vrarë nga forcat e sigurisë dhe 40 000 të tjerë janë arrestuar – shumica prej tyre islamikë. Një oficer i sigurisë pranoi se më shumë se 20 000 janë burgosur.

Tashme Vëllazëria Muslimane është nxjerrë jashtëë ligjit dhe është etiketuar si grup terrorist – megjithëse autoritetet nuk kanë paraqitur asnjë provë qe ta vërtetojë këtë. Shtypja e VëllazërisË Muslimane është përshkruar si luftë kundër “terrorizmit”.

Në kontrast të fortë me gjyqin e Hosni Mubarak-ut dhe gardës së tij, islamikët janë dënuar me varje, sikur të ishin vendime me normë punë.

Rreth 1400 burra janë dënuar provizorisht me vdekje në gjyqe masive – më i fundit i zhvilluar javën e kaluar. Ata u dënuan sepse morën pjesë në “trazira vdekjeprurëse”. Mes të dënuarve me vdekje kishte adoleshentë, njerëz me aftësi të kufizuar dhe të vdekur.

Akuza të montuara

Në ditët e sotme mund të të çojë në burg edhe pjesëmarrja në protesta paqësore, ose thjesht duke kaluar andej.

Sipas ligjit drakonian mbi protestat në Egjipt kërkohet që për grumbullime prej më shumë se 10 personash të merret leje nga autoritetet.

Shumë ikona të revolucionit gjenden pas hekurave. Njëri prej tyre është edhe blogisti i njohur Alaa Abdel Fattah.

“Cdo javë ngrenë akuza të reja kundër meje,” – thotë 33-vjecari, kur e takuam në prill- “Prokurori i grumbullon rregullisht me synimin e vetëm që të më burgosin për një kohë shumë të gjatë. ”

Fushata për ndryshim është një çështje familjare. Motra e tij, Saaan Seif, studente 20-vjecare, vuan dënimin prej 3 vitesh burg për shkak të protestës. Nëna e tyre, Laila Soueif, një aktiviste veterane dhe profesoreshë matematike, e kalon kohën sa nëpër seanca gjyqësore, sa nëpër vizita në burgje. Ajo thotë se djali dhe vajza e saj janë të sigurt në burg, aty ku policia nuk mund t’i vrasë, si shumë të tjerë.

“Thuajse çdo të premte vriten të rinj” – thotë znj. Souef, në apartamentin e saj të mbushur me libra. “Demostratat në universitete janë të shpeshta, dikush vritet, dikush humb njërin sy, por më e keqja është numri i të zhdukurve gjithnjë në rritje. Disa prej tyre shfaqen pas disa muajsh, të torturuar.”

Protestuesit – sekularë apo islamikë- nuk janë të vetmit në vijën e zjarrit. Grupet e të drejtave të njeriut po përballen me kufizime të mëdha dhe kërcënime për burgosje. Një amendament i ri dhe i paqarte për financimet e huaja nënkupton se stafi mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Por dyert janë akoma të hapura në zyrat e Iniciativës Egjiptiane për të Drejtat Personale (EIPR) në një periferi të Cairo-s. Ky grup i respektuar, që ka arritur të punojë edhe në kohën e Mubarak-ut, thotë se duhet ta mbyllin aktivitetin brenda disa javëve, ashtu sic kanë bërë edhe organizata të tjera.

“Ata duan të kontrollojnë aktivitetet tona” – thotë drejtori Khaled Mansour. “Kontrolli i financimit shërben si pikëhyrje për ta në aktivitetet tona, kështu që ata mund të vijnë e të na thonë: Nuk mund të punoni nën torture, jemi në lufte me terrorin, ose: Mos punoni për këtë gjë se minon paqen publike”.

Por ata nuk ta thonë kurrë se kush është paqja publike. Për ta paqja publike është heshtja publike. Për këtë militant të sinqertë, Egjipti i ri është shumë më keq se i vjetri.

“Nën regjimin e Mubarak-ut nuk kishim shpresa për ndryshim ” – thotë ai. “Më e keqja është se në këto 4 vitet e fundit kishim shumë shpresa dhe ato u goditën të gjitha. Përfunduam duke patur më shumë njerëz në burgje, më shumë njerëz të torturuar, dhe më shumë të burgosur.”

‘Rivendosja e besimit’

Pas mureve hijerënda të ministrisë së brendshme, morëm deklarimin e një zyrtari ndaj pretendimeve të grupeve kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për represionin e paprecedentë shtetëror.

“Po ndërtohet shteti dhe po rikthehet besimi i qytetarëve. Është shkruar një kushtetutë që thekson shumë liri-” thotë ndihmës Ministri i Brendshëm për të Drejtat e Njeriut, gjeneral Abu Bakr Abdul Karim- “Nëse do të kishte qenë shtet policor, nuk do t’i kishte bërë të gjitha këto.”Policia përballet me protestuesit “e dhunshëm” sipas ligjit- vazhdon gjenerali Abu Bakr Abdul Karim

Megjithë numrin në rritje të të vdekurve nëpër rrugë, gjeneral Abdul Karim insiston se forcat e sigurisë janë më të buta se kudo tjetër. “Kur protestuesit bëhen të dhunshem, forcat e sigurisë përballen me ta sipas ligjit dhe policia nuk është me ta më e dhunshme se policia e vendeve të tjera që shohim TV” – përsërit ai.

Një mendjemadhësi e tillë zor se i shkon përshtat një vendi që pretendon se po përqafon demokracinë. Por, ka edhe shumë egjiptianë që përkrahin dorën e rëndë të qeverisë. Ata duan më shumë stabilitetin se lirinë.

Mos prisni që qeveritë perëndimore të bëjnë më shumë kundër autoritarizmit në rritje në vendin arab me popullsinë më të dendur në botë. Traktati i paqes midis Egjiptit dhe Izraelit, e bën atë një aleat të domosdoshëm për SHBA-në. E me kaosin që ka përfshirë Libinë, Sirinë dhe Irakun, ai shihet si mburojë stabiliteti në rajon.

Aktivistët shpresuan për të tjera rezultate, kur u mblodhën në Sheshin Tahrir në 2011. Ata deshën reforma fundamentale dhe fundin e shtypjes.

Dhe shumë prej tyre thonë se vetëm presidenti ka ndryshuar, por regjimi jo.

Asmaa Mahfouz thote se Egjipit po kalon ne kunderrevolucion, kur, si nene nje vajze te vogel, e sheh te ardhmen me frike. “Perpiqem te jem e qete dhe optimiste per te – thote ajo- por nese vazhdojme keshtu, do te shkojme drejt erresires. Ata po perpiqen te vrasin endrrat tona.

 

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *