erdogan and gulenNë rrjete sociale e portale të muslimanëve shqiptarë ndihet se goxha vëmendje po i kushtohet konfliktit në Turqi midis qeverisë së kryeministrit Erdogan dhe pasuesve të hoxhës Fetullah Gylen. Sigurisht që kjo vëmendje nuk kufizohet vetëm tek muslimanët, por ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të tjera. Por ajo që vërehet midis muslimanëve është tifozëria për njërën palë apo për tjetrën, që kthehet më pas në inkriminime toksike midis vetë tifozëve.

Ky transportim artificial dhe i padobishëm i përplasjeve brenda llojit në Turqi kthehet në konflikt midis muslimanëve në Shqipëri, Maqedoni apo Kosovë. A thua nuk kanë mjaft telashe bashkësitë muslimane në këto treva, e vendosin të marin hua ca të tjera nga Turqia.

Përplasja në Turqi është reflektim i historisë së vonët dhe politikave të Turqisë, e për rjedhojë larg aftësisë tonë të mirëfilltë qoftë për ta kuptuar apo për të luajtur ndonjë rol të dobishëm në të. Hoxha i nderuar Gylen dhe politikani i sukseshëm Erdogan nuk na pyetën ne as kur krijuan partneritet me njëri-tjetrin, e as kur i shpallën luftë njëri-tjetrit, e as kishin pse të na pyesnin.

Për rjedhojë, nëse nuk bëjmë dot gjë në shuarjen e këtij konflikti – e as nuk kemi fare se çfarë të bëjmë – le të lutemi që të dyja palëve Zoti tu japë urtësi e maturi, e t’i udhëzojë drejt rrugës së mirëkuptimit e paqtimit vëllazëror.

Në të njëjtën kohë, le të heqim dorë nga krijimi artificial si dhe tejet i dëmshëm i konflikteve brenda nesh.

Comments

  • Une do kisha deshire te me sqaronte dikush se kush e ka kete gazeten TodaysZaman? Kjo eshte gazeta qe u mbyll koheve te fundit per lidhje me Gylenin apo eshte tjeter?

    http://www.todayszaman.com/columnist/emre-uslu/is-tika-funding-radical-islamists_359772.html

    Artikulli me lart godet ne mynyre te padrejte disa OJQ si ajo Tika dhe Akea dhe Logos ne Shkup.

    Mesa duket dhe Mero Bazes i paska pelqyer artikulli dhe e ka botuar.

    http://www.gazetatema.net/web/2014/09/30/historia-e-radikaleve-ne-kosove-qe-ngaterron-tre-shtete/

  • kjo perplasje per mua nuk duhet shikuar thjesht si spektator. Ndryshimi i qeverise turke ( ne nje skenar te ikjes se erdoganit ) nuk do sillte ndonje ndryshim ne politiken e jashtme te Turqise dhe si rrjedhim nuk do ndihej as ne rrethet e ndryshme shwiptare. Ndersa ikja e Gylenit nga skena ka rrezik te permbyse perandorine e ngritur prej tij, perandori qe ka shtrire kufijte e saj edhe ne shqiperi, jo vetem ne aspektin ekonomik, arsimor po ajo qe eshte me e rendesishme edhe ne komunitetin musliman. Fatkeqesisht hoxhallaret shqiptare ( nqs ka te tille ) nuk jane gati te marrin ne kontroll institucionin e tyre, edhe nqs rastesisht “uzurpatori” i sotem, gylenxhi iken nga skena. Keshtu qe ndonese parimisht jam me Erdoganin, praktisht bej tifo per Gylenin.

  • Nga te gjithe gylenxhite me i apasionuari per gylenin eshte gazmendi djali nen obrelle i cili mbasi vendosi sistemin gylenxhi ne KMSH shkoi te marre frenat e dores ne Kosoves per te mundesuar dhe atje nje sistem tjeter gylenxhi ne institucionet fetare.
    Une ju kujtoj vetem disa fakte.
    Gyleni u largua nga Turqia kur Turqine e more laiket dhe shkoi ne amerike nderkohe kishte nje proces kunder tij.Si ka mundesi qe Laiket nuk e kerkuan gylenin per ekstradim?Si ka mundesi qe gyleni jeton me perandorin e tij ne amerike pa iu frikesuar fare nje ekstradimi tjeter ne turqi.
    Si mund te jetosh me nje perandori arsimi ne gjithe boten dhe me njerez qe te bejne lepe peqe dhe nuk te hyn gjemb ne kembe.Rruget jane dy ose je i lidhur me ate vend dhe te kane blere ose ai vend eshte ne kaos dhe nuk e kupton poziten tende.Pse Gyleni mbeshteti nderhyrjen e Izraelit tek anija Marvara.Pse Gyleni donte te rrezonte Erdoganin pikrisht me nxjerrjen e shiritave pikerish para zgjedhjeve dhe jo me pare apo jo me mbrapa?
    Une cuditem me sistemi Gylenxhi qe nuk mesojne asnje gje per fene por e kane mendjen sipas tyre te prodhojne shkence apo te marrin pushtetin me mjete jo te duhura.Pse nuk hyn Gyleni ne zgjedhje ta shikojme sa vota do marri?Pse do ta marri pushtetin me puc?
    Ja vdiq Gyleni se palk eshte , eshte sot seshte neser me ke do lidhet organizata e tij ?

    Si ka mundesi kur gjithe agjenturat e huaja vepruan ne protestat ne taksim dhe Gylenxhite nuk ndejten pasive?
    Si ka mundesi qe para se te zgjidhej Skender Mucaj kryetar ambasadori i USA shkon dhe i len disa porosi Selim Muces?

    A do kemi ndonje nderhyrje Gjinishore ne KMSH apo jo kjo ngelet per tu pare, megjithese keto nderhyrjet Gjinishore mund ti sjellim dem Islam ne reputacionin qe ai ka formuar tashme ne publik dhe pse mund te kete nje plan nen rogoz kur Gjinishoret me shoke mund te bejne ndonje tratative per marrjen e KMSH.

    Si ka mundesi pyeti njeri qe gjithe Kryetaret e KMSH e kane emrin me S ? Hahahaha

    • Nga te gjitha pyetjet/insinuatat qe sjell kjo e fundit me duket me seriozja, shkronja S. Per t’ju pergjigjur ketyre pyetjeve qe ngre duhet shkruar nje carcaf artikull por me duket se eshte nje nivel shqetesimi i pajustifikuar.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *