Xhihadi Kundra… Mevludit





ISIS-rebels-marching-in-syriaKëto ditë të muajit hënor të Rabi el Aual, muaji i lindjes së Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi Të, raportohet se Shteti (anti) Islamik ka ndaluar festimin e ditëlindjes së Profetit, paqja qoftë mbi Të. Imamëve në zonat nën kontrollin e bandës së ISIS, ju tha që as të mos e përmendnin Mevludin në hutbet e së Premtes. 50 imamë janë detyruar të largohen nga xhamitë e tyre dhe janë vendosur në arrest shtëpie, pasi nuk ju bindën urdhërit të ISIS.

Një sulm tjetër ndaj Mevludit të shenjtë erdhi nga Myftiu i Arabisë Saudite dhe stërnipi i Muhamed Abdul Vehabit, sheh Abdul Aziz el Sheh. Ai e cilësoi mevludin mëkat. Myftiu foli kundra Mevludit gjatë hutbes së të Premtes në një xhami të Rijadit. Myftiu nuk ka folur kurrë kundra – fjala vjen – festimit të festës kombëtare të Arabisë Saudite edhe pse ai dënon Mevludin bazuar në besimin se të vetmet festa të lejuara janë dy Bajramet.

Vlen të theksojmë se debati akademik mbi legjitimitetin e këtij kremtimi është i respektuar në pavarësi nga bindja e gjithësecilit. Ajo që është e dënueshme është përpjekja për të imponuar një qendrim të caktuar, duke përjashtuar legjitimitetin e tjetrit. Një pozicion i tillë përjashtues, është shkak i dëmtimit të vëllazërisë midis njerëzve. Për sa kohë që historikisht dijetarët e ummetit kanë diskutuar për këto probleme, kushdo që mundohet ta mbyllë këtë diskutim, nuk bën gjë tjetër vetëm se krijon trazira dhe radikalizëm midis njerëzve, gjëra këto që Profeti ynë i nderuar dhe feja që ai ka predikuar, i dënon rreptësisht.

Cilido qoftë qendrimi ynë, mevludi tashmë ka krijuar një traditë të gjerë, e cila është bërë pjesë e praktikave festive në shumë vende të botës dhe përpjekjet puritane për të luftuar këto praktika, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se sterilizojnë zbatimin e fesë kudo në botë duke zhdukur trashëgiminë, e duke e zhveshur besimin nga kultura ku feja zbatohet. Një përpjekje e tillë u implementua për dy dekada në Shqipëri dhe përfundimi është alienizimi i Islamit në realitetin e sotëm dhe largimi i shumë njerëzve nga lidhjet me këtë fe. Siç kemi skruar edhe më parë, kjo ditë, edhe tek ata që nuk e festojnë, përçon një mesazh dashurie, për të cilin kemi shumë nevojë në një kohë si kjo, te ngarkuar me probleme e vështirësi të shumta.

Comments

  • Besoj se ju e kuptoni ndryshimin mes ndalimit te Mevludit, nje feste me karakter fetar, dhe festimit te nje feste me karakter kombetar. Nje feste kombetare, edhe pse mund te jete e ndaluar ne varesi te rrethanave, e si e tille mund te konsidetohet mekat, ajo gjithsesi mbetet dicka qe nuk i mvishet fese. Ndersa ne rastin e Mevludit kemi te bejme me nje risi ne Fe, e cila pranohet nga te gjithe se eshte risi e shek.VII hixhri, e qe nuk ka qene e njohur si praktike ne kohen e brezave te pare.E bidati sipas Ibn Kajimit e te tjereve, konsiderohet me i rende se gjynahu, pasi ne rastin e pare kemi te bejme me prishje te fese, ndersa ne rastin e dyte vetem me nje shkelje ndermjet robit dhe Zotit. Festimi i ditelindjes se Profetit (paqja qofte mbi te)konsiderohet nga praktikuesit e saj si nje lloj forme adhurimi (ose afrimi ndaj Zotit), e si i tille duhet patjeter te jete e ligjeruar ne menyre te qarte nga argumente te drejtperdrejta nga Kurani ose Suneti. Argumentimi i atyre qe thone se nuk ka argument (delil) qe e ndalon si praktike, eshte ne kundershtim me logjiken e Usul-l-Fikh, ku rregulla nga tregon qarte cdo lloj forme adhurimi eshte e ndaluar ne origjine, derisa te vije argumenti qe e ligjeron nje praktike te ckatuar. Ndersa ne ceshtjet jo-fetare (ato te dynjase) cdo gje eshte e lejuar ne origjine, derisa te vije argumenti fetar per ndalimin e saj.
    Prandaj, thene me pak fjale, pretendimi se nuk ka argument qe e ndalon, nuk perben argument te vlefshem sheriatik. Selam.

  • Nuk eshte cudi,qe ISIS-i te jete kunder manifetimit apo perkujtimit te Pejgamberit a.s., se rrenjet i ka te Vehabizmi Vehabo-Saud, po edhe Myftiu dhe vete Arabia Saudite jane me rrenje Vehabiste.
    Ky Myftiu e pranon vete kete duke iu drejtuar Haxhilereve te vitit 2003, duke thene: ‘Vehabitet i kane korrigjuar principet e sheriatit dhe se ato nuk kane asnje lidhje me terrorizmin’, kjo publikohet ne revisten arabe El-Vatan (Nr.11.2.2003).
    Masa dermuse e dijetareve islam jane per manifestimin apo perkujtimin e Pejgamberit a.s. ne prejashtim te dijetareve dhe ithtareve te Vehabizmit (Petrol-Dollareve Vehabo-Saud), qe po leshojne rrenje edhe ne trojet tona.

    • ibnu Tejmija, ibnul Kajimi, Shatibiu, etj e etj dijetare te umetit qe kane qene kunder mevludit a kane qene vehabo-saudita dhe petrol-dollare?
      sahabet dhe brezat e pare te umetit a kane qene vehabo-suadita qe nuk e kane vepruar mevludin me bindje se adhurimet kane nevoje per argument, derisa erdhen fatmitet ubejditet qe perhapen batinizmin, shiizmin dhe besime qe s’kane lidhje me Islamin?

      • @ Mehmet: ke derguar tre komente me te njejten ide. Arsyeja qe nuk do kalohen te tjeret eshte thjesht sepse te njejtat gjera jane thene ne ete faqe edhe me pare. Ne artikullin per Mevludin shqip ke linkun e artikujve dhe komentet ku thuhen te njejtat gjera qe po thua e prandaj nuk shtojne asgje te re.

        • kjo nuk eshte e drejte. nuk dua te bej replike, por @Ahmedi ben dy komente me te njetin mesazh dhe permend vehabistat e petrol-dollarin disa here, perse nuk ia hoqet te dytin sic vepruat me mua?
          une nuk eshte se kam perseritur veten kur kam sjelle pese a gjashte thenie te dijetareve maliki si e kane kuptuar ata mevludin. madje kjo eshte shume e rendesishme per te gjithe ne per te pare historikisht ecurine e ketij fenomeni.
          deshira per te bere mire me percimin e mesazheve tuaja te myslimanet shqiptare dhe pastaj censurimi i komenteve duke marre rolin e gjykatesit (megjithese nuk jeni hoxhallare, kjo persa i perket ceshtjeve fetare), te dyja keto s’mund te bashkohen. ka ardhur koha ta kuptoni kete.

          • @ mehmeti. E vetmja arsye pse nuk sollem komentin tuaj eshte se ai debat eshte i bere dhe gjendet ne linkun ku sugjeruam e per rjedhoje nuk shohim vleren e perseritjes se te njejtit debat. @ Ahmedi, edhe komenti yt me i fundit nuk sillet per te njejten arsye. Perseritja e te njejtave argumente per kete debat nuk po sjell asgje te re qe nuk eshte thene me pare.

  • Gjithemon siq thuhet gjate historise, pra nga praqitja e levizjes Vehabiste (Vehabo-Saude) dhe levizjeve tjera qe kane ndikim Vehabist apo qe jane te ngjajshem me keta.
    Pra keta i luftojne dhe terrorizojne vetem Muslimanet, por se fundi edhe me ane te Peroll-Dollareve Vehabo-Saud duke iu dhene Paga te majme Xhematit qe te duken si kete, te falen si kete, te urrejn si keta, etj. etj. etj..

  • E cuditshme eshte heshtja e KMSH per kete muaj te rendesishem te kalendarit Islam. KMSH qe trumpeton me te madhe ndjekjen e tradites, duket qe kesaj here nuk i intereson shume ndjekja e tradites popullore shqiptare, tradite qe i duhet te luftoje me dy fronte, nga njera ane vehabite, nga ana tjeter gylenxhite ( te cilet kane perllogaritur qe lindja e Profetit ka ndodhur ne muajin prill, dhe kesisoj mevludet nuk festohen me kalendarin henor, por vetem gjate muajit prill )

  • Mua me vjen cudi pse nje debat qe eshte midis muslimaneve duhet te sillet si nje titull ku njerzit te kuptojne se ato qe e luftojne mevludin apo se pranojne ate eshte ekstremist.
    Kjo do ishte e njejte sikur deklaraten e dr.Kardavit qe ebu beker bagdadi kryetari i isisit ka qene ikhaun atehere ikhaunizmi te shpallet not grada.
    Apo imagjinoni sikur te thonim qe sufistet e Kurdistanit duan te shkatarrojne Turqine.

    Keto jane metoda te uleta qe ne syrin e lexuesit gjithmone do ngelen te percmuara dhe pa pike vlere.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *