Është vrarë edhe fjala jonë





images (7)Ngjarjet e ndodhura në Paris kanë tronditur mbarë opinionin publik, duke shqetësuar çdo njeri për jetën dhe lirinë e vet, por edhe për funksionimin e marrëdhënieve shoqërore, të kushtëzuara nga prania e jashtëzakonshme e diversitetit. Plumbat në Paris kanë vrarë këto ditë njerëz e madje edhe më shumë se lirinë e fjalës: ato kanë vrarë bashkëjetesën, si të vetmin mjet, për ta bërë normale këtë botë ku jetojmë, të karakterizuar nga pranëvënia e jashtëzakonshme e njerëzve me botëkuptime e kultura të ndryshme.

Më shumë se lirinë e fjalës, terroristët duan të mbajnë peng njerëzit, t’i ndajnë ata në llogore për të penguar jetën normale, e cila ecën sipas një ritmi tjetër nga ai i tyre; duan që njerëzit të mos jetojnë normalisht; duan të diktojnë jetën e tyre, të karakterizuar nga urrejtja dhe konflikti. Vetëm kështu mund të ndjehen të realizuar në këtë botë, e cila nuk ka kohë të mendojë për ta. Lajmi më i keq në këtë histori është se duket se ata po ia arrijnë qëllimit, e kjo për faj të mënyrës sesi shumë njerëz reagojnë ndaj ngjarjeve.

Natyrisht, ngjarjet ishin dramatike kur mendon që përballemi me njerëz të cilët kanë këtë zhvlerësim për jetën. Ata na bëjnë të ndalemi për të kuptuar se çfarë monstruozitetesh ziejnë në kazanin e shoqërive moderne. Megjithatë, përdorimi i tyre për t’ia faturuar gjithçka fesë në përgjithësi, dhe Islamit në veçanti, janë shfaqje ligësie që kontribuon në nxehjen e këtij kazani. Nga ky kuptim, mund të themi se përpjekjet për të fajësuar myslimanët dhe Islamin çojnë ujë në mullirin e terroristëve, në mullirin e krimit.

Në këto kushte, përpjekjet e sinqerta të çdo myslimani për t’u solidarizuar me viktimat e për të dënuar krimin zhvleftësohen. Kur njerëzit të drejtojnë gishtin e fajit, distancimi nga dhuna humbet kuptimin. Myslimanët ndjehen sot të vrarë, jo vetëm nga terroristët, por edhe nga ekstremistët që përdorin ngjarjen për të zgjeruar fajin, edhe nga ata që u drejtohen për pendesë. E sidomos në Shqipëri, nga ata që bëjnë thirrje e teorizojnë për të braktisur xhamitë dhe besimin, me pretekstin se kështu na radikalizohet shoqëria, që e bëjnë Islamin vrasës, që e reduktojnë botëkuptimin islam te dhuna. Është vrarë edhe fjala e myslimanëve, bashkë me lirinë për të mos u turpëruar nga besimi përkatës islam, me lirinë për ta shprehur. Pati edhe editoriale të mediave shqiptare, ku fajësoheshin në mënyrë përgjithësuese dhe aspak të përgjegjshme xhami, shoqata e blogje.

Myslimanët që kanë vendosur të jetojnë në harmoni me ligjet, me liritë dhe me të drejtën e njeriut për ta jetuar rregullin hyjnor të ndërtuar mbi diversitetin nuk ia kanë për borxh askujt distancimin, sepse janë të distancuar në zgjedhjen e tyre. Në të kundërt duket sikur i përkasin një kategorie nga e cila duhet të shkëputen, ndonëse ithtarët e terrorit janë shkëputur publikisht prej tyre. Viktimat më të shumta në numër nga terrori në pellgun irakeno-sirian janë myslimanët, pikërisht ata që kanë zgjedhur të jetojnë në harmoni me diversitetin, duke respektuar kështu vullnetin hyjnor.

Është klimë enveriste, sepse myslimanit – i përcaktuar si “i vërtetë” ose “i pavërtetë” mbase nga ndonjë komision disiplinor – i kërkohet të dalë para kolektivave mediatike, për të denoncuar dikë që nuk njeh dhe për t’u distancuar nga dikush të cilit nuk i përket. I kërkohet me doemos, pa le, e madje fajësohet për heshtjen.

A ka ndonjë gazetar që, pasi vërtetohet shpifja e ndonjë kolegu, qoftë dhe e gazetës ku boton vetë, distancohet apo kërkon falje publike? Ka ndonjë politikan që distancohet publikisht nga kolegët e korruptuar apo të inkriminuar, sidomos të partisë së vet? Ka ndonjë mjek që kërkon falje kur nga pakujdesia vdes pacienti në duar kolegëve apo ndonjë tjetër që distancohet kur një e mitur abuzohet seksualisht në ambientet spitalore? Pse kërkohet distancimi pikërisht aty ku distanca është evidencë e përkryer – gjeografike, kulturore, ideologjike – e jo në rastet kaq të shpeshta të bashkëfajësive aktive e pasive që nxijnë përditë realitetin tonë të prekshëm shqiptar? Meqë i kemi hyrë absurditetit, kur do t’ia fillojmë për çdo krim të shqiptarëve jashtë Shqipërisë të distancohemi të gjithë në kor?

Ka liri fjale, por ka edhe liri për të heshtur, që është më e shtrenjte se shumëçka, konsideruar degradimin e diskursit në shoqërinë tonë.

Comments

  • E gjeta artikullin tuaj ne nje blog tjeter, dhe me respekt po perpiqem tu shkruaj nja dy fjale.

    Heshtja eshte nje lluks qe JU (si komunitet mysliman, qofte shqiptar e qofte boteror) nuk mund ta keni tashme. Doni apo nuk doni ju, feja islame ka probleem te renda sot. Ne menyre te vazhdueshme dhe konstante po perdoret per te justifikuar sulme te panumerta terroriste ne te kater anet e globit, nga Kanadaja e Nigeria e deri ne Australi. Kudo, terroriste te mbrujtur me mesime islamike po i perdorin ato per te sulmuar njerez e institucione ne menyre nga me barbaret.

    Te fusni koken ne rere dhe te thoni qe nuk ju perket ju kjo qe po ndodh eshte, duke mos dashur ta perserish shume, NJE LLUKS QE NUK E KENI!!! Insititucionet islamike dhe imamet duhet te ngrihen ne menyre te vazhdueshme e te perhershme kundra ketyre ndodhive. Me sa shoh une kjo gje as qe po ndodh. Perkundrazi, ne faqe e forume te islamikeve shqiptar e kosovar shoh pafund jo vetem justifikime po gati aprovime te veprimeve te terroristeve te Parisit. E kur ndodh kjo me islamin Shqiptar, kushedi c’ndodh ne pjesen me radikale te botes. Nje imam ne Bosnje qe kishte tentuar te fliste kundra terrorizmit ishte sulmuar.

    Me vjen keq, po per aq kohe sa nuk ka nje reagim te forte nga institucionet kryesore qe drejtojne fene tuaj kundra sulmeve te tilla apo edhe grupimeve si ISIS, Boko Haram, etj, atehere bota ka plot te drejte te drejtoj gishtin jo vetem nga dy-tre individe por nga feja ne teresi e cila po refuzon te pranoje problemet e saj.

    • Albi, institucionet myslimane ne te gjithe boten kane vite me rradhe qe e denoncojne terrorizmin me sa kane mundesi e fuqi. Nuk di c’duhet te bejne me shume! E megjithate, cinizmi i pjeses antimyslimane ne bote, vijon duke mos ua pranuar distancimin, duke u shprehur se e bejne vetem per sy e faqe.
      Perkunder kesaj, lufta kunder radikalizmit, eshte nje gje qe, me shume se kushdo e bejne vete muslimanet. Ky blog ku ti po shkruan, eshte nje hapesire e ngarkuar mire me kete debat dhe arkivi yne, ruan polemika te ashpra qe ne kemi bere me elemente qe kane tejkaluar masen. Me shume sesa antimyslimanet ne kemi debatuar me vete myslimanet ketu, dhe kete e kemi bere pa kurrefare droje e hezitimi.
      Por une nuk e bej kete lufte sepse ndihem i detyruar nga presioni shoqeror e mediatik. Une e bej sepse e ndjej, sepse keshtu me dikton e drejta, e verteta, feja ime dhe pergjegjesia qytetare.
      Sa per luksin per te heshtur, kjo eshte nje e drejte e jo nje luks. Nuk ka njeri ne bote qe ka te drejte te me drejtoje gishtin duke me kerkuar: “Pse nuk distancohesh!” Nuk mund dhe nuk ka kuptim te distancohem nga dicka qe nuk me perket. Se pari, ata qe na akuzojne, duhet te provojne perkatesine tone me radikalet apo terroristet, pastaj te kerkojne prej nesh distancim. Perkudnrazi, duke kerkuar distancim, krijohet ideja se, thelle-thelle, ne kemi lidhje me terrorin, gje qe eshte totalisht absurde.
      Ne e dime qe sot ne bote ka probleme te renda dhe se shume te rinj myslimane jane agresive, dhe se terrorizmi ka marre permasa te rrezikshme. Por, te perpiqesh ta gjesh fajin tek feja eshte gjeja me e gabuar qe mund te besh.
      E para nuk ka asnje fakt qe provon se eshte feja qe e prodhon terrorizmin, per arsye teologjike por edhe historike (terrorizmi eshte dukuri fare e vone ne boten Islame, dhe i perket periudhave moderne, e jo tradicionale).
      E dyta duke e bere kete, prodhon armiqesi qyteterimore dhe e shtuar radikalizmin, ne vend qe ta frenosh ate.
      Duhet kuptuar se shkaqet e kesaj klime vijne nga nje bote e tensionuar, e prodhuar nga politikat e mbrapshta qe luhen ne planin nderkombetar. Padrejtesite dhe dhuna politike, sjellin pakenaqesira, te cilat shtohen e shtohen, derisa shperthejne. Edhe radikalizmi ne shoqerine shqiptare vjen pikerisht per shkak se myslimanet diskriminohen, perjashtohen dhe paragjykohen e shantazhohen nga shteti i tyre dhe shoqeria civile.
      Ne keto kushte, kur shtetet vete prodhojne paudhesi te tilla qe provokojne kete klime ekstremizmi, perse u dashka te japim llogari ne, per marreziarat qe bejne psikopate te shperndare andej-kendej neper bote, qe pretendojne se jane myslimane?!

      • Dy komente te shkurtra per dy pika me te cilat nuk bie dakord, dhe qe besoj jane thelbi i ketij diskutimi.

        Ju thoni: “Albi, institucionet myslimane ne te gjithe boten kane vite me rradhe qe e denoncojne terrorizmin me sa kane mundesi e fuqi. Nuk di c’duhet te bejne me shume!”

        Fatkeqesisht nuk kemi nje matje objektive per kete gje, por perceptimi im eshte qe reagimi i komunitetit mysliman pas tragjedive te tilla ka qne me pak se sa i bute! Here here inekzistent. Edhe pas ngjarjes se Parisit, shumica kundershtonin pak vrasjen dhe pastaj harxojne paragrafe te tere duke na shpjeguar se “ofendimi i profetit” eshte nje krimi i rende. Per aq kohe sa prioritete te tilla vazhdojne te permenden dhe pranohen brenda komunitetit mysliman, per mua ka probleme te medha.

        Ju thoni:”Duhet kuptuar se shkaqet e kesaj klime vijne nga nje bote e tensionuar, e prodhuar nga politikat e mbrapshta qe luhen ne planin nderkombetar. Padrejtesite dhe dhuna politike, sjellin pakenaqesira, te cilat shtohen e shtohen, derisa shperthejne. Edhe radikalizmi ne shoqerine shqiptare vjen pikerisht per shkak se myslimanet diskriminohen, perjashtohen dhe paragjykohen e shantazhohen nga shteti i tyre dhe shoqeria civile.”

        Kjo eshte pjesa tjeter e semure e mendimit aktual brenda botes islame per mendimin tim. Eshte krijuar nje klime viktimizimi duke kujtuar se ka nje komplot boteror kundra jush ku e ka fajin Amerika, cifutet, perendimi, etj etj…. Eshte koha te zgjoheni e te kuptoni qe halle e probleme kane shume njerez ne kete bote, po vetem fondamentalistet islamik zgjedhin ne menyre te vazhdueshme ti zgjidhin hallet me lufte. Mjaft permendet keto probleme sepse nenkuptohen si justifikim per dhunen.

        Bilet ti thua se paska dhe ne Shqiperi diskrimin, qe per mua eshte cmenduri se nuk di se c’kerkoni ju me shume ne ndryshim nga komunitetet e tjera. Nuk e di a vini re apo jo se sa rregullisht sulmohet Janullatosi si njeri qe rrezikon sigurine kombetare, dhe me te drejte per mendimin tim. Per ju as qe behet fjale te kete kritika te tilla. Apo konsideroni diskrimin problemin e tokes se Xhamise, te ciles vete nuk i keni dhene zgjidhje? Ah po, nese imam mysliman dergojne shqiptare per tu bere terrorista ne Siri, jo te ndalohen po te burgosen e te mos dalin me nga burgu. Sepse ky eshte reagimi i nje shoqerie, asaj shqiptare e jo myslimane ne kete rast, qe nuk lejon qe nje grup kriminelesh ti perfaqesojne. Po ky reagim duhet te vinte nga ju fillimisht, jo nga shteti shqiptar, duke publikuar e duke kundershtuar haptazi njerezit dhe idete ekstremiste qe jane perhapur ne Shqiperi.

        • Jam shume dakort me Ezanin qe nuk na takon ne, muslimaneve te thjeshte, te marrim persiper perfaqesimin e krejt bashkesise tone fetare dhe te dalim me deklarata e denoncime sa here qe ndodhin akte te tilla kriminale, sidomos kur keto akte nuk kryhen nga anetare te bashkesise sone fetare (shqiptare muslimane). Dhe nuk ka pse na kerkohet me kaq kembengulje dy distancim e denoncim tani, kur ne fakt Ezani ka vite qe me pune krejtesisht vllnetare ka krijuar nje forum te mirefillte intelektual ku jane shprehur dhe mbrojtur idete me perparimtare islame, ku dhunes e ekstremizmit jo vetem qe i eshte thene gjithmone ndal, por eshte mundesuar krijimi i nje diskursi alternativ islam, totalisht i pranueshem per shoqerine e sotme shqiptare dhe europiane, qe synon emancipimin dhe zhvillimin e bashkesise islame shqiptare ne shume drejtime. Prandaj para se ti kerkohet llogari Ezanit, besoj se kontribuesit e Ezanit duhen falenderuar per punen qe kane bere gjithe keto vite ne kundershtimin e retorikes se mbrapshte esktremiste mes shiptareve muslimane.
          Por me duhet ti jap te drejte Albit deri diku, sespe ushtrimi i te drejtes per te heshtur nganjehere kthehet ne luks, sic thote ai, sidomos ne raste si ky, kur po cenohet rende imazhi i islamit, kur zerat islamofobe jane duke u cjerre me lloj lloj akuzash te pabaza ndaj shqiptareve muslimane, dhe kur dihet se nese nuk degjohet zeri i moderuar (pavaresisht komplikimeve me kete term), do degjohet zeri ekstremist i atyre pak (shpresoj te jene vertete pak) shqiptareve muslimane qe arrijne te shohin ndonje justifikim moral tek aktet e dhunes ne Paris.
          Nga ana tjeter, edhe pse e di qe institucionet muslimane shqiptare kane kohe qe distancohen dhe denoncojne aktet e dhunes te kryera ne emer te islamit, e kuptoj shqetesimin e Albit dhe te tjereve si ai qe ky reagim eshte, ose duket si teper i mekur. Sepse po te shkosh ne faqen zyrtare te KMSH.al, nuk sheh asnje deklarate zyrtare dhe vetem nje referim ndaj ketij reagimi te fshehur ne reportazhin rreth pjesemarrjes se KMSH ne marshin e solidaritetit ne Paris. http://www.kmsh.al/al/2015/01/kmsh-ne-marshimin-e-solidaritetit-ne-paris-2/
          Po ashtu, gazeta zyrtare Drita Islame, nuk ka lajm te dedikuar rreth deklarates zyrtare te KMSH, por ka intervisten e kryetarit te KMSH dhene per BIRN, ku nga titulli i lajmit nuk duket menjehere nese ka te beje direkt me ngjarjen e Parisit, megjithese intervista dhe distancimi aty jane shume te qarta http://www.dritaislame.al/kreu-i-komunitetit-mysliman-nje-mysliman-i-devotshem-eshte-njeherazi-nje-individ-qe-kontribuon-ne-zhvillimin-e-kombit/
          Bie ne sy pra fakti se ky denoncim zyrtar nuk eshte aq prominent sa c’duhet te ishte, dhe shperndarja e deklarates ne mediat shqiptare le shume per te deshiruar (Deklarata gjendet por duhet ta kerkosh http://lajmifundit.al/2015/01/komuniteti-mysliman-shqiptar-denon-sulmet-terroriste-ne-france/ ). Kjo ndoshta ka te beje me mungese profesionalizmi apo zelli nga ana e stafit mediatik te KMSH, por sigurisht qe jep pershtypje te gabuara.

        • Albi, diskutimi qe ti ben eshte paksa shterpe per ne si musliman pasi duket qarte se ke nje botekuptim rreth Islamit dhe muslimaneve te ndikuar nga industria mediatike – thene me pak fjale,ke nje imazh te mediatizuar – e jo te formuar nga njohja nga afer e Islamit dhe gjendjes se muslimaneve. Te keshilloj mos ta shikosh boten veten nepermjet tv, por te hulumtosh.Dhe pretendimi se “heshtja eshte nje luks” per muslimanet, vjen nga nje mentalitet islamofob dhe muslimanofob. Muslimanet kane boll probleme me terrorizmin ne vendet e tyre. 12 milion viktimat muslimane ne 10 vitet e fundit kush i qajti, kush marshoi per ta?

  • E di si eshte puna sa do qe te distancohemi ne skenaret mediatike jane pergatitur ne ate forme qe imazhi i keq te bie mbi islamin dhe muslimanet ne pergjithesi.
    Problemi me i madh sot nuk eshte terrorizmi por pergjithesimi qe perendimi deshiron te godase mendjen e perendimoreve me qellim qe Islami te jete dicka i hauj per to.
    Nese kerkon ne google termin Euroarabia do te shikosh qe shumica e analizave te vete perendimoreve sot tregojne per rritjen e perhapjes se Islamit ne Perendim.Perendimoret jane popull i plakur, njerez qe rrine me qene e me mace, qe nuk lindin femije ose ato qe i lindin ne mynyre ilegale i hudhin neper kazane plehrash apo i abandonojne.Ndersa muslimanet kane nje pjellori premtuese per ta rianuar dhe njehere kontinentin e plakur.Rinia Islame eshte ajo qe do jete e ardhmja e Perendimit.Rini aktive larg veseve dhe larg te keqijave, rini e edukuar me moral, besim dhe duke u bere trasheguese e shkences do te paraprije botes ne te gjithe drejtimet e saj.Ja per kete frikesohet perendimi dhe nderton skenare qe fillojne me karikatura e qe mbaron me iskenime aktesh terroriste per te drejtuar gishtin diku por mbi vete mbajne 3 gishtat e tjere.

    Supozojme se perendimi dhe Islami nuk ka asnje konflikt.Po Perendimi dhe Rusia cfare konflikti ka?Nuk do Perendimi qe Rusia te behet e madhe, iskenon revolucione portokalli, ben protesta per te rrezuar qeveri dhe si perfundim shkakton nje lufte ne nje vend shume larg per te kercenuar paqen boterore per ndodhjen e nje lufte berthamore midis Rusise dhe Perendimit.

    Supozojme se perendimi ka konflikt vetem me terroristet qe vete i krijoi po atehere cfare ka perendimi qe do te godase Erdoganin kur ai njihet si musliman modernist apo i moderuar.Po me Turqine cka perendimi, a ka bere ndonjehere Turqia akte terroriste?

    Atehere duke analizuar qe perendimi ka konflikt me veten te brendshem dhe jo me te tjeret sepse ai mendon se do ti humbe dominanca e tij ne bote, se do humbe tregjet financiare qe sot i pushton Kina, se do humbe njerzit e vete laike apo krishtere te konvertuar ne muslimane, se ka frike nga konkurenca, nga megalomania Ruse ajo Turke ne ndertim.

    Pse duhet te kete frike?Pse ka inat qe Turqia po ecen perpara me rritje ekonomike nderkohe shtetet europiane po zhyten ne kriza financiare?Kush ja ka fajin perendimit qe bankat cifute u grabisin djersen njerzve cdo dite?Kush ja ka fajin perendimit qe prostitutat i quan pornostare?Kush ja ka fajin perendimit qe e ben zezakun te urreje lekuren e tij dhe pastaj te beje operacione plastike? e shume te tjera si keto….

    Pra perendimi nuk ka problem me terroristet por ka problem me talljen ndaj profeteve sepse i ka humbur shpirti i besimit dhe nderimit te se shenjtes.Aty ku kristianizmi eshte bere thjesht etikete dhe jo cilesi aty ndodhet laiku perendimor i cili tallet me Jezusin, Muhamedin, Papen etj por nuk mund te tallet me holokaustin.

    Kjo pra eshte hipokrizia qe muslimanet se durojne dot dhe do vazhdojne ta kritikojne me metoda paqesore.

    A e dini pse Franca hyri me trupa ne Mali? A mendoni se atje ka me shume terrorizem apo flori?Jo jo ka shume flori qe veriu i Malit ja shperndante popullsise dhe kolonizatoret ishin te lidhur me jugun dhe e shpallen veriun qe grup terroriste sepse u kishte rrembyer pushtetin vasaleve te frances.

    E pra keshtu eshte edhe Amerika shkon ne irak jo se sdo Sadamin dhe do demokraci atje por sepse Iraku ka shume nafte.Nese do ishte qe sduan Sadamin nuk do ta quanin operacionin me emrin “dhelpra e shkretetires” por “lepurushi i shkretetires” sepse veshet e leprit simbolizojne palyboy me dy gishtat lart.Edhe me e keqa eshte kur heqin Sadamin vendosin Malikin nje diktator shit kur vete keto bertasin se jane ne lifte me Iranin.

    He pra kush po e krijon terrorizmin e puseve te naftes ne Irak?
    Kush po i ofendon profetet?
    Kush sulmon Dasmore?
    Kush sjell lufte ne Ukrahin?
    Kush do rrezimin e Erdoganit?
    Kush i vret presidentet e vet?Kush e marton Sarkozin ?
    Kush i jep pushtet Berluskonit 70 vjecar te shkoje me femije ne shtrat?

    A mos kane fajin muslimanet? Apo vete perendimi duhet te rregulloje vetveten.

    • C’mu desh qe lexova kete faqe heren e pare se lexova dhe postime si puna e ketij ketu siper. A e kuptoni o moderator qe nuk ua ka fajin njeri?! E fillon tjetri me teori konspirative per skenare mediatike dhe vazhdon me skenare per sundim bote nga te rinjte mysliman – te cilet kuptohet jane edukuar dhe shkolluar ne perendim.

      Kur pastaj myslimanet bejne apologjeun e Putinit qe ka vrare e prere mysliman sa ka dashur ne Ceceni e Kaukaz, nderkohe qe ai shtypi i lire evropian e konsideronte monster pikerisht per keto veprime, i vihet kapaku muhabetit!!!

      • Teorikisht ke te drejte qe perfshirja me disa forma komunikimi ne blogje mund te jete acaruese, por nese komentet ne kete hapsire te duken te tilla, s’do kesh vizituar faqet e gazetave te Tiranes. Per Putinin I ke Rene kokes

  • Albi.O je teper naiv o je vetem pjese e inercionit,qe e kane ideuar qarqet antiislame.Po te jesh pakez me i kthjellet dhe ti besh ca llogari me siguri qe bilanci do te tregonte shumeqka ndryshe nga perceptimi i yt i pare.E gjith kjo vorbulle nuk eshte me siguri per shkak te perfqesuesve te fese islame gjithandej neper bote e te cilet nuk perputhen shume mire me kallepet e shoqerise perendimore e qe don te thote nese k probleme le te mbahen ato me larg(Europes).Kjo me larg dmth Lindja e Mesme apo burimet e naftes.Qka eshte sipas jush kur dikush me mijera kilometra larg nga vendi juaj vjen dhe ju ben rrafsh.A keni patur guximin ,qe jo me larg se muajt qershor-korrik 2014 kur Izraeli vret mbi 2000 persona,ta ngritni zerin se paku nga ndjenjat humane sepse ka patur aty edhe shume femije,gra e pleq.Nuk ka dyshim se kesi ngjarjesh do te kete derisa muslimanet qendrojne ne vend te gabuar dhe ne kohen e gabuar,mbi burimet e naftes.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *