140527-pope-francis-930a_7c376809e99a01f79b0787e1a223e8d0Huffington Post 

“Liria e besimit është thelbësore dhe nuk mund të vrasësh në emër të Zotit. Liria e besimit është një e drejtë, por edhe një detyrë. Besimi nuk mund të ofendohet, por as edhe të reagohet me dhunë”, thotë Papa në udhëtimin e tij drejt Manilës.

“Të dyja janë të drejta themelore. Nuk mund të dhunohen. Por, le të flasim hapur: nuk mund të fshihet një e vërtetë, që të vrasësh në emër të Zotit është lajthitje. Besimi duhet praktikuar në liri, pa ofenduar, pa imponuar, pa vrarë. Ndërsa e drejta e fjalës është një e drejtë dhe detyrë pasi jemi të detyruar të themi atë që mendojmë për t’i ardhur në ndihmë të mirës së përbashkët. Nëse një deputet, apo senator, nuk shprehet, atëherë ai nuk vepron për të mirën e përbashkët. Prandaj, kemi detyrë të shprehim mendimin tonë, por pa ofenduar. Me të vërtetë, nuk mundet dhe nuk duhet ofenduar.”

Për t’u shpjeguar më mirë, Papa Francesku kalon në një shembull konkret, duke përfshirë Alberto Gasbarrin, organizator i udhëtimeve papnore, një person i butë dhe shumë i qytetëruar. “Nëse doktor Gasbarri, që është miku im, thotë një fjalë të pisët kundër mamasë time, është normale që të presë një grusht”, pohon Papa. “Nuk mund të provokosh, nuk mund të tallet besimi i dikujt tjetër. Nuk shkon.”

Papa Benedikti XVI ka folur në lidhje me një metafizikë post-pozitiviste që trajton besimet sikur të ishin nënkultura të toleruara, “Kjo sepse nuk jam në kulturën e iluminuar: është trashëgimia e iluminizmit. Kështu, ka njerëz që përflasin, tallin e vënë në lojë besimin e të tjerëve”, por, vjen reagimi: “mund të ndodhë si doktor Gasbarrit, nëse thotë diçka kundër mamasë time”.

“Çdo besim ka dinjitet e unë nuk mund të tallem me të. Në lirinë e shprehjes ka kufij”, pohoi Papa. Kështu, Papa Francesku dënon masakrën e Parisit, edhe pse dukshëm nuk ndihet “Charlie”. “Gjithsecili”, përsërit ai, “ka të drejtë të praktikojë besimin e tij, pa ofenduar. Dhe kështu duam të bëjmë të gjithë. Nuk mund të ofendosh, apo të luftosh, apo të vrasësh në emër të besimit tënd, në emër të Zotit. Habitemi me këtë që ndodh sot, por sa e sa luftëra kemi pasur në emër të besimit, ja të mendojmë për natën e Shën Bartolomeut”

Papa shton, “a kam une frikë të vritem nga një sulm i ekstremistëve islamikë? Që ta dini, kam një difekt, jam pak i pakujdesshëm. Nëse do më ndodhë diçka, i kam kërkuar Zotit që shpirtin të ma marrë pa dhembje, pasi nuk jam i guximshëm para dhembjes. Jam shumë frikacak”. Ai më tej nënvizon se ka më shumë frikë për të tjerët, sesa për veten, e shpreh besimin në masat e sigurisë që e rrethojnë atë.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *