o-LUTZ-BACHMANN-570BERLIN, 21 Janar (Reuters). Udhëheqësi i lëvizjes PEDIGA, një levizje anti-muslimane në Gjermani që po rritet në mënyrë të shpejtë, dha dorëheqjen të Mërkurën pas një fotografie të tij ku pozonte si Hitler dhe raporteve se i quan emigrantët ‘plehra’ – nxitën prokurorët ta investigojnë për nxitje urrejtjeje.

Bachmann, një 41-vjecar i dënuar më parë për vjedhje, u shfaq në faqen e parë të një gazete të përditshme shumë të shitur, Bild, të Mërkurën, me një model mustaqesh dhe flokësh prej Hitleri. Bild dhe një gazetë tjetër thanë se ai quan ata që kërkojnë azil ‘kafshë’ dhe ‘plehra.’

Oertel tha se dorëheqja e tij nuk kishte të bënte me foton prej Hitleri por qe e lidhur me komente të postuara në internet.

PEDIGA është imponuar në axhendën politike me sloganet e veta anti-emigrantë, të cilat kanë tëhequr dhjetra mijëra në protesta të rregullta në Dresden. Lëvizja si motër në Leipzeg, LEGIDA, pritej të marshonte të Mërkurën në mbrëmje pasi policia ndaloi një marshim të PEDIGA në Dresden të hënën për shkak të një kërcënimit të një sulmi.

Bachmann, i cili mohon se është racist, kish dëgjuar të Mërkurën se po përballej me një investigim për nxitje urrejtjeje rracore. Prokurorët në Dresden thanë se procedurat paraprake kanë nisur pas raportit në Bild.

*Huffington Post

 

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *