430417561_640Dr. T. J. Winter (Abdul Hakim Murad)

Octavio Paz: “Ideali i një civilizimi të vetëm për gjithkënd, i cili gjendet në mënyrë implicite në kultin e progresit dhe teknikës, na varfëron dhe gjymton. Çdo pikëpamje për botën, që shuhet, çdo kulturë që zhduket, pakëson një mundësi për jetë.”.

Larmia kulturore imiton diversitetin gjenetik, i cili nga ana e tij garanton stabilitetin gjenetik. Alternativa (ndaj monokultures? / zgjidhja) është të jesh i natyrshëm. Prej këtej vjen edhe mendjemprehtësia e Ahmet Davutoğlu-së se “krizat e civilizimeve të mëparshme janë tejkaluar përmes injektimit të vlerave të reja nga civilizimet e tjera…në ditët tona, nuk kemi më një alternativë të tillë, sepse, në kontrast me civilizimet historike, kulturat autentike nuk mund të bashkekzistojnë dhe të mbijetojnë nën karakterin hegjemonik të civilizimit modern perëndimor.”.

Myslimanët duhet të jenë shuhada ala el-nas, ‘dëshmitarë për njerëzimin’ (2:143). Si pasojë ata duhet të dëshmojnë larminë e cila, si nga ana kuranore, ashtu edhe nga ana historike, është një aksiomë për humanitetin tonë. Disa myslimanë të merakosur presin krahët e shqiponjës së ligjit të Zotit, derisa e bëjnë atë të duket si pulat e rritura nga monokultura nëpër kafazë me dritë artificiale. Të tjerë e përdorin Islamin si një megafon, përmes të cilit të deklarojnë mendimin e tyre të vetëm: se feja është e vërtetë, ngaqë është e ndryshme. Megjithëkëtë, Suneti urdhëron kremtimin e ma’dabat Allah: banketit të shenjave të Zotit. Nëse një kulturë nuk mund të arrijë të zbulojë erëza të reja, ajo të do të rrisë të rinj të zbrazët dhe letargjikë, si edhe një art introspeksioni të shplarë, cili shikon përbrenda dhe nuk gjen tjetër vetëm se një dëshirë për ndryshim, por jo një drejtim të vendosur në të cilin duhet të kanalizohet ndryshimi.

Nuk është vokacion i Islamit që të përputhet me epokën. Në vend të kësaj, ai e përkujton Perëndimin për besimin e paraardhësve të tij: “Mos u konformoni me këtë botë”. Monokultura shumëfishon materien dhe nuk mund të shquajë shpirtin; dhe Islami, disidenti i madh global, është i thirrur që të shërojë pasojat. Hixhabi tregon thirrjen e lartë të një humaniteti gjinor, lutja tregon se si duhet t’i përgjigjemi kësaj thirrjeje. Kurse monokultura nuk ka as kibël (drejtim) dhe as namaz (lutje rituale).  Ajo, jo vetëm që shfuqizon kulturat e tjera, por gradualisht shfuqizon edhe vetë kulturën.

 

Përktheu: Rezart Beka

 

[*] Abdal Hakim Murad, “Commentary on the Eleventh Contentions”, Quilliam Press, 2012, f. 171

http://www.masud.co.uk/ISLAM/ahm/contentions11.htm

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *